Lajmi i fundit

Kuvend, përjashtohet ministri Bushati dhe 6 deputetë të opozitës

Byroja e Kuvendit vendosi të përjashtojë për 10 ditë 6 deputetë të opozitës dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati. Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të opozitës u bë nga deputetët e PS. Ndërsa kërkesa për përjashtimin e Bushatit u bë nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Seanca e sotme e parlamenti u zhvillua mes tensioneve të forta në sallë. Deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa më pas disa prej tyre hodhën miell, vezë e shishe uji në drejtim të tij. I ulur në krah të kreu të qeverisë, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u kundërpërgjigj duke hedhur dhe ai ujë drejt deputetëve të opozitës.

Pas vendimit, deputeti socialist Ervin Bushati tha se në seancë nuk u thye vetëm rregullorja, por u konsumuan edhe elementë të veprës penale. “Deputeti Flamur Noka ka qëlluar me sende të forta drejt ministrave, gjë që është edhe vepër penale. I takon prokurorisë të vendos”,- tha Bushati.

Ndërkohë deputetët e opozitës e cilësuan vendimin si një farsë. Kreu i deputetëve të PD-së, Edi Paloka tha se vendimi është vazhdim i turpit të Kuvendit. “Vendimi që pritej. U dënuan deputetët e opozitës, megjithëse ishin atje sot thjesht në një reagim krejt normal në mbrojtje të qytetarëve të burgosur të Kukësit që edhe vet Rama i ka shpallur të pafajshëm dhe në mbështetjen e kërkesës sonë logjike për përjashtimin e një kryeministri që ka fyer popullin e tij. Një kryeministër që krahason popullin e tij me organin gjenital të mashkullit ndodh vetëm në Shqipëri. Nuk ka ndodhur edhe me politikanin më bastard”,- tha Edi Paloka.

Ndërkohë vendimet e sotme të Byrosë duket se nuk do të sjellin normalizmin e situatës. Deputetët e opozitës thanë se në seancën e radhës nuk do të qëllojnë vetëm me miell, por edhe me sende të tjera.

Pas vendimeve të Byrosë ka reaguar dhe Kryeministri Edi Rama. Në një koment në Facebook ai thotë se përjashtimi i Ministrit Ditmir Bushati është shembulli që jep Partia Socialiste, se kur shkelet rregullorja nuk heziton të ndëshkojë edhe njerëzit e vetë.

Në votimin në Byro, përjashtimi i Bushatit është votuar vetëm nga deputetët e PS dhe jo të opozitës.

NJOFTIMI I KUVEDIT PËR PËRJASHTIMIN E DEPUTETËVE

Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, u mblodh Byroja e Kuvendit me këtë rend dite:

1-  Shqyrtimin e kërkesës të Kryetarit të Kuvendit me numër 1316 prot, datë 14.04.2018 për marrjen e masës disiplinore “përjashtim për një periudhë deri në 10 ditë nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione” të deputetëve Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu.

2- Shqyrtimin e kërkesës së Kryetari të Kuvendit me numër 1312 prot. për marrjen e masës disiplinore “për përjashtimin e z. Ditmir Bushati deri në 10 ditë nga seancat e Kuvendit”.

3- Shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetesh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore më të rëndë “përjashtimin nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe komisione deri në 10 ditë”, me numër 1315 prot., të deputetëve Edi Paloka, Flamur Noka, Klevis Balliu, Ervin Salianji, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari

Pas diskutimeve ndërmjet anëtarëve dhe dëgjesën që Byroja zhvilloi me secilin nga deputetët (znj. Kejdi Mehmetaj dhe z. Ditmir Bushati nuk ishin të pranishëm), për të cilët ishin paraqitur kërkesa për masë disiplinore, anëtarët e Byrosë së Kuvendit vendosën përjashtimin nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione të deputetëve:

Edi Paloka, me 6 deputetë të mazhorancës pro dhe 2 deputetë të opozitës kundër;
Flamur Noka, me 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër;
Ervin Salianji, me 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër;
Klevis Balliu, me 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër;
Kejdi Mehmetaj, me 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër;

Endrit Braimllari, me 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër.
Ditmir Bushati, u përjashtua nga punimet e seancës plenare me 6 vota pro nga deputetët e mazhorancës dhe dy votat kundër të z. Paloka dhe z. Mima.

Taulant Balla: Ajo që ndodhi në Kuvend nuk u shërben negociatave

Alibeaj: Sot me miell, nesër me mjete të tjera

Deputeti i LSI, Brahimllari: Populli nuk ndalet
Paloka paralajmëron Ramën: Do reagojmë edhe më fort

FOTO NGA INCIDENTET NË KUVEND

Kuvend, përjashtohet ministri Bushati dhe 6 deputetë të opozitës Read More »

Çfarë të fshini sa më parë nga facebook

Ka disa informacione të caktuara të cilat ndoshta nuk është mirë t’i ndani me tjerët në internet.

Vlen të ceket se skandali i fundit ‘Cambrige Analytica’ ka shkaktuar që shumë njerëz ta vënë në pyetje rolin që Facebook e luan në jetët e tyre. Të shqetësuar për privatësinë e tyre, disa madje edhe i kanë fshirë krejtësisht llogaritë e tyre në këtë rrjet social. Por, nëse nuk dëshironi ta fshini rrjetin social, atëherë mund ta mbroni privatësinë tuaj duke i fshirë këto gjëra:

1) Datëlindjen

Ditëlindja është pjesë e një enigme të rëndësishme që gjithashtu përfshin emrin dhe adresën, e përmes së cilave njerëzit mund të kenë shumë lehtë qasje në llogarinë tuaj bankare dhe detajet tjera personale.

2) Numrin e telefonit

Gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë? Epo, mund t’ju thërrasin njerëzit tërë kohën dhe t’ju pengojnë.

3) Shumicën e “miqve”

Psikologi i Oxford-it, Robin Dunbar, thotë se njerëzit mund t’i mbajnë vetëm 150 lidhje stabile.

Duke i larguar personat e panevojshëm nga rrjeti social, ju do të ndikoheni më pak nga tjerët dhe do t’i forconi lidhjet me miqtë aktualë.

4) Fotografitë e fëmijëve

Victoria Nash, drejtoreshë e Institutit të Internetit në Oxford, ka bërë një pyetje shumë të mirë rreth kësaj çështje: “Çfarë lloj informacioni do të dëshironin fëmijët tonë të shihnin për veten në internet pas disa viteve?”

Gjeneratat e mëhershme nuk janë brengosur për këtë, por tani është koha t’i kushtoni më shumë rëndësi privatësisë së bebes apo fëmijës.

5) Mos e shpërndani me tjerët as shkollën në të cilën gjendet fëmija juaj

Sipas të dhënave zyrtare, numri i ngacmimeve seksuale është rritur shumë anë e mbanë botës brenda viteve të fundit.

Duke pasur parasysh këtë, gjëja që më së paku mund ta dëshironi është t’iu jepni mundësi ngacmuesve të tillë ta dinë se ku gjendet fëmija juaj gjatë ditës.

Çfarë të fshini sa më parë nga facebook Read More »

Koncert bamirësie në sheshin “Skënderbej”, të ardhurat shkojnë për kurimin e 4 fëmijëve me kancer

Një grup të rinjsh nga i gjithë vendi, gazetarë, studentë e gjimnazistë, janë bërë bashkë, si rrallë herë, duke iniciuar një fushatë bamirësie mbarëkombëtare që synon mbledhjen vullnetare të fondeve, për t’i mundësuar kurimin jashtë vendit katër fëmijëve të sëmurë me kancer.

Nismës humanitare i janë bashkuar personalitete të njohura, intelektualë, qytetarë të thjeshtë, e së fundi edhe emrat më të mëdhenj të skenës së muzikës dhe teatrit, që kanë ndezur koncertin e bamirësisë të organizuar në sheshin “Skënderbej”.

Në koncertin e madh të bamirësisë “NJË KËNGË PËR JETËN”, të mbështetur dhe nga Bashkia Tiranë nuk kishte si të mungonte zëri i mjeshtrit të madh të fjalës Mirush Kabashi, që përmes fjalëve të shenjtores shqiptare Nënë Tereza ngriti në këmbë të gjithë të pranishmit.

Prezantimi i koncertit është bërë nga vajza e vogël e Presidentit, Era Meta, e cila në krah ka patur moderatorin Florian Agalliu.

Për më shumë se dy orë sheshi “Skënderbej” është pushtuar nga atmosfera e festës, ndërsa në skenë janë ngjitur emra të mëdhenj si Sidrit Bejleri, Aurela Gace, Motrat Libohova, Bujar Asqeriu,Valbona Mema, Ylli Baka, Eli Fara, si dhe çifti simpatik Bes Kallaku e Xhensila Myrtezaj.

Për të mundësuar kurimin e katër vogëlushëve kanë kontribuar financiarisht një numër i madh biznesesh, një prej tyre edhe “Hotel Prestige”. /BW

Koncert bamirësie në sheshin “Skënderbej”, të ardhurat shkojnë për kurimin e 4 fëmijëve me kancer Read More »

Nisin hetimet ndaj deputetit të PS, Alket Hyseni

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet ndaj deputetit socialist, Alket Hyseni. Burime nga Policia thanë prej dy muaj janë duke u kryer verifikime në terren nga njësia e posaçme “Forca e Ligjit”.

Referimi i çështjes është bërë nga Prokuroria për Krime të Rënda. Pritet që këto ditë deputeti i Vlorës të thirret në Prokurori për të dhënë dëshmi. Ai u denoncua nga një qytetare nga Vlora se i ka marrë pronën duke tjetërsuar dokumentet. Vet deputeti e ka mohuar këtë akuzë dhe është shprehur se pasuria e tij dhe trualli i fituar në bregdet janë me burime të ligjshme dhe konfrom rregullave. Më herët, Hyseni ka mbajtur detyrën e kreut të Task Forcës për verifikimin e abuzimeve me pronat në bregdet. Në të njëjtën kohë që ka pasur këtë detyrë, rezulton se është bërë pronar i disa tokave në bregdet.

Nisin hetimet ndaj deputetit të PS, Alket Hyseni Read More »

Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Znj, Zana Çela takim me Kryetarin e Bashkisë së Vlorës(Video)

Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Znj, Zana Çela në një takim që pati sot me Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Z.Leli vendosën lançimin e krijimit të kalendarin për turizmin kulturor, i cili do të sjellë në Vlorë të gjitha trupat artistike të TKOB në shfaqje të hapura në vendet më atraktive të qytetit të Vlorës.

Pas takimit Znj.Çela u shpres se atraksioneve turistike që ka Bashkia e Vlorës dhe komunat përreth ne duam ti shtojmë dhe vlerën kulturore. Kemi filluar punën për të identifikuar hapsirat më të bukura, aty ku njerëzit vijnë dhe Bashkia e Vlorës ka se çfarë të tregojë, për të dhënë dhe ne koncertet tona.

Zana Çela që shpjegon se cfarë do të sjellin në Vlorë. Gjithçka ka ndodhur në super premierat e operas, baletit dhe Ansamblit Popullor do të vihen në skenat e hapura në zonat më atraktive të bregdetit të Vlorës dhe jo vetëm, për të ardhur më pranë publikut dhe pushuese të Vlorës. Aktiviteteve të TKOB në qytetin e Vlorës në vijimësi I shtohet dhe një kalendar I mirëmenduar vetëm për periudhën turistike, kjo në bashkëpunim me Bashkinë e Vlorës. Zana për bashkëpunimin me Kryetarin dhe Bashkinë Vlorë. Opera në Jeans, Balet, koncerte dhe Ansambli Popullor do të sjellin në Vlorë ritmet më të bukura, ngjyrat dhe pjesët më përfaqësuese të repertorit botëror dhe atij shqiptar, duke e kthyer bregdetin e Vlorës dhe atë shqiptar, në arenën më të madhe të turizmit dhe artit të mirë.

https://youtu.be/7beYZO9HbHU

Drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Znj, Zana Çela takim me Kryetarin e Bashkisë së Vlorës(Video) Read More »

Vlorë – Vijojnë takimet sensibilizuese kundër kultivimit të bimëve narkotike (Foto)

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Vijojnë takimet sensibilizuese kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Takimi i rradhës u zhvillua në fshatin Kotë, me pjesëmarrës nxënësit e shkollës së mesme, mësuesit, dhe prindërit.

Fotografia e Drejtoria E Policisë Vlorë

Në zbatim të Planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të bashkëpunimit kundër këtij fenomeni ndërmjet DVP Vlorë dhe DAR Vlorë si dhe në vijim të takimeve sensibilizuese kundër kultivimit të bimëve narkotike, ditën e sotme në fshatin Kotë, u zhvillua takimi i rradhës sensibilizues dhe ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës së mesme “ Ali Asllani”.

Fotografia e Drejtoria E Policisë Vlorë

Në takim ishin të pranishëm, Drejtori Vendor i Policisë Vlorë, Prefekti i Qarkut Vlorë, Drejtore e Arsimit Vlorë, mësues nga shkolla të ndryshme të qytetit të Vlorës.

Gjatë takimit u theksua se parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike, është një ndër prioritetet kryesore të punës së Policisë së Shtetit dhe u kërkua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet aktorëve dhe faktorëve për parandalimin e këtij fenomeni deri në eleminimin e tij.

Fotografia e Drejtoria E Policisë Vlorë

Drejtori i Policisë Vlorë, Gentjan Shehaj, në fjalën e tij kërkoi nga nxënësit të qëndrojnë larg veprimtarisë së narkotikëve apo veprimtarive të tjera të paligjshme për të mos u bërë pjesë apo palë me krimin por ta luftojnë atë bashkarisht.

Gjithashtu në kuadër të kësaj fushate sensibilizuese vijuan aktivitetet sportive.

Takime të ngjashme do vijojnë edhe në ditët në vijim, nga Struktuarat e DVP Vlorë.

Fotografia e Drejtoria E Policisë Vlorë

Vlorë – Vijojnë takimet sensibilizuese kundër kultivimit të bimëve narkotike (Foto) Read More »

Shtyhet gjyqi për mandatin e ish deputetin, Shkëlqim Selami

Seanca gjyqësore e ish-deputeti socialist i Vlorës, Shkëlqim Selami, është shtyrë pas kërkesës së avokatit të tij për tu njohur me aktet.

Selamit iu hoq mandati i deputetit nga KQZ, pasi nuk deklaroi në formular se ishte arrestuar në vitin 2006 në Itali, në kuadër të ligjit për dekriminalizimin .

Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh për efekt të ligjit dhe formularit të dekriminalizimit. Sipas prokurorisë, nga verifikimi i formularit te vetëdeklarimit të të pandehurit, ish-deputeti iu është përgjigjur me “JO” pyetjes nësë eshte caktuar ndaj tij ndonjehere ndonje mase shtrenguese e sigurise personale në fuqi, ose jo.

Shtyhet gjyqi për mandatin e ish deputetin, Shkëlqim Selami Read More »

Më të kërkuarat – Evropa zbulon shijen e vërtetë nga fruta dhe perimet Shqiptare

Si shija e prodhimeve shqiptare nuk ka. Ndaj dhe, që bujqësia është kthyer në trend dhe në një minierë ari kjo është e dukshme. Kjo, faktuar edhe nga shifrat në rritje.

Interesi i tregut evropian për fruta perimet shqiptare po vjen gjithnjë e në rritje, kjo falë shijes së mirë, cilësisë dhe standardeve që produktet shqiptare plotësojnë.

Perimet janë ato që i kanë dhënë shtysë shifrave të eksportit, duke shënuar rritje dyshifrore, ku janë edhe kryesuese në vlerë ndaj produkteve të tjera.

Në grupin e perimeve kryeson eksporti i domateve, kastravecave, specave, sallatës jeshile por edhe lakrës së bardhë etj.

Përsa i përket frutave, kryesojnë portokallet, luleshtrydhet, mollët etj.

Sipas të dhënave , krahas prodhimeve tradicionale, shumë fermerë shqiptarë janë duke kultivuar varitete të reja perimesh dhe frutash me qëllim furnizimin tregun vendas e të huaj.

Vitet e fundit, shumë fermerë kanë pasuruar sipërfaqet e tyre me produktet që më parë vinin nga importi siç janë avokadot dhe kivit por edhe kultura të tjera.
Shifrat optimiste
Vitin që kaloi, eksportet e fruta perimeve arritën një shifër rekord me 14 për qind më shumë se importet e këtij grupi.

Sipas INSTAT, rritja me ritme dyshifrore vitet e fundit ka bërë që tregtia me jashtë në këto produkte të jetë më e lartë në 2017.

Po sipas INSTAT, eksportet e frutave dhe zarzavateve arritën në 9.6 miliardë lekë me një rritje 21 për qind krahasuar me vitin 2017.

Në pesë vitet e fundit eksportet e frutave dhe zarzavateve janë pesëfishuar, nga 1.8 miliardë lekë më 2012 në 9.6 mld lekë në 2017.
Interesi në rritje
Bujqësia dhe agro përpunimi janë sektorët që pritet të kenë një kontribut domethënës në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Shqipërisë (PBB). Këto dy sektorë konsiderohen të rëndësishëm edhe përsa i përket potencialit të madh të punësimit.

Partnerët kryesorë të Shqipërisë në eksportimin e produkteve agro-ushqimore janë vendet e Bashkimit Evropian, dhe veçanërisht Italia, Greqia dhe Gjermania.

Por aktualisht, sipas të dhënave të AgroWeb.org shumë vende të tjera Evropiane kanë kthyer sytë nga produktet shqiptare, duke kërkuar që ato të kenë standardet dhe çertifikimin e duhur.

Gjermania, Italia, Hollanda, Franca janë tepër të interesuar për të blerë prodhimet tona të freskëta, kryesisht domaten, specin, kastravecin, duke i ofruar sektorit të bujqësisë një domethënie më të madhe për rolin që ka si shtylla kryesore e ekonomisë sonë.

Më të kërkuarat – Evropa zbulon shijen e vërtetë nga fruta dhe perimet Shqiptare Read More »