Lajmi i fundit

Alarmohet Policia nga telefonata e rëndësishme: Në Kombinat ka rrezik, një makinë po…

Policia gjatë 24 orëve të fundit ka proceduar 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 të papajisur me patenta.

Qytetarët kanë sinjalizuar Policinë Rrugore, duke e informuar se në rrugën “Konferenca e Pezës”, në zonën e Kombinatit, një automjet po ecte në mënyrë të parregullt dhe bënte manovra tejet të rrezikshme, duke u bërë rrezik potencial për jetën e tij dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Menjëherë pas sinjalizimit u organizuan shërbimet e Policisë Rrugore, të cilët arritën të konstatojnë dhe ndalojnë në kohë drejtuesin e mjetit me iniciale T.K., 31 vjeç. Nga verifikimi me aparat Drager, ky shtetas rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 1,09 mg/l në testin e parë dhe 1,10 mg/l në testin e dytë. Në këto kushte u bë kapja në flagrancë dhe arrestimi i këtij shtetasi, për veprën penale të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”.

MASAT

25 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara,

17 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit,

111 masa administrative për përdorim celulari,

67 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,

43 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,

9 masa administrative për shkelje të semaforit.

Në rrugën “Don Bosko”, shtetasi me iniciale D.Z 45 vjeç, është konstatuar dhe arrestuar se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.73 mg/l.

Në rrugën “Hamdi Pepa”, shtetasi me iniciale A.T ,39 vjeç, është konstatuar dhe arrestuar se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masë 0.53 mg/l testi i parë , testi i dytë 0.57 mg/l.

Në rrugën interurbane dytësore Durrës-Tiranë, shtetasi me iniciale A.C 43 vjeç, është konstatuar dhe arrestuar se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.50 mg/l, testi i parë, testi i dytë 0.50 mg/l.

Ndërkohë gjatë kontrolleve policore në zonën urbane dhe interurbane, deri në keto momente janë konstatuar dhe proceduar 6 shtetas të tjerë, të cilët drejtonin motomjete, të papajisur me Leje Drejtimi, dhe konkretisht:

Në rrugën “Skënderbej” shtetasi me iniciale H.V., 54 vjeç është konstatuar dhe verifikuar se drejtonte motomjetin pa Leje Drejtimi.

Në rrugën “Skënderbej” shtetasi me iniciale B.D., 61vjeç është konstatuar dhe verifikuar se drejtonte motomjetin pa Leje Drejtimi.

Në rrugën e “Dibrës” shtetasi me iniciale H.XH., 43 vjeç është konstatuar dhe verifikuar se drejtonte motomjetin pa Leje Drejtimi.

Në rrugën “Marikaj”, Vorë shtetasi me iniciale E.K., 31 vjeç është konstatuar dhe verifikuar se drejtonte motomjetin pa Leje Drejtimi.

Në rrugën “Hamdi Pepa”, shtetasi me iniciale K.Ç 28 vjeç është konstatuar dhe verifikuar se drejtonte motomjetin pa Leje Drejtimi.

Në Paskuqan, shtetasi N.F është konstatuar dhe verifikuar se drejtonte motomjetin pa Leje Drejtimi.

Policia Rrugore e Tiranës edhe njëherë falënderon qytetarët për adresimin e shqetësimeve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke kontribuuar të gjithë së bashku për sigurinë rrugore.

Alarmohet Policia nga telefonata e rëndësishme: Në Kombinat ka rrezik, një makinë po… Read More »

O Zot, e tmerrshme! Shqiptari masakron barbarisht vajzën 15 muajshe, i thyen brinjët sepse…

U kthye në shtepi i dehur dhe qe te merrte hak, nisi të rrihte me shpulla vajzën 15-muajshe.

Behet fjale per një 48-vjecar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i cili jeton ne Itali.

Familjarët e tij lajmeruan policine të shpetonin te mituren nga duart e babait.

Vogëlushja u transportua në spital dhe sipas medieve italiane, ka dy brinjë të thyera dhe një dëmtim të rëndë në daullen e veshit. Ajo ka edhe plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

ilustruese

Babai u arrestua nga karabinierët. Ai punon në një kompani transporti.

“La Repubblica” raporton se në momentin e arrestimit, shqiptari shpërtheu në lot duke thënë: “Më vjen keq, as nuk e di pse u kapa me të”. Sipas deklaratave të 48-vjeçarit, një ditë më parë, ai ishte grindur me gruan e tij dhe këtë mëngjes, para se të shkonte në punë, piu 5 ose 6 gota “Sambuca”.

Gjatë kohës kur ndodhi ngjarja, bashkëshortja e 48-vjeçarit nuk ishte në banesë.

O Zot, e tmerrshme! Shqiptari masakron barbarisht vajzën 15 muajshe, i thyen brinjët sepse… Read More »

Shkarkohet gjyqtari i Apelit, Besim Trezhnjeva

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva.

Vendimi është dhënë sot në KPK. Sipas anëtarëve të këtij institucioni, Trezhnjeva nuk justifikon dot pasurinë e tij.

Gjithashtu gjyqtari i Apelit, mësohet se ka gënjyer edhe në formularin e deklarimit të pasurisë.

Tre ditë më parë, pas seancës dëgjimore, gjyqtari Besim Trezhnjeva u shpreh se pasuria e tij ishte e ligjshme dhe ishte vendosur nga të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes.

Shkarkohet gjyqtari i Apelit, Besim Trezhnjeva Read More »

Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, të përfshirë 264 ish-zyrtarë dhe politikanë. Tentohet pastrimi i politikës shqiptare nga ish-spiunët

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, i quajtur ndryshe komisioni për hapjen e dosjeve, ka hartuar raportin e parë të veprimtarisë për vitin 2017. Në raportin e siguruar nga Shqiptarja.com, Autoriteti ka bërë një bilanc të punës për identifikimin dhe më pas grumbullimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ndër të tjera, Autoriteti ka identifikuar 264 dosje për politikanë dhe ish-zyrtarë shqiptarë, bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Këto dosje janë krijuar nga veprimi dhe zbatimi i ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”. Bëhet fjalë për ligjin, në bazë të cilit u ngrit dhe funksionoi komisioni “Mezini” dhe pas tij komisioni ‘Bezhani’.

Komisioni ‘Mezini’ pengoi kandidimin e disa figurave të opozitës së atëhershme, vendime këto që u cilësuan politike e ranë vite më vonë, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre fituan pafajësinë dhe i rikthyen në politikë. Më pas komisioni “Bezhani” tentoi pastrimin e politikës shqiptare nga ish-spiunët, por edhe ky komisionin u bllokua më vonë po nga politika. Nga zbatimi i këtij ligji, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit thotë se ka identifikuar dhe administruar 264 dosje.

Ndërkaq, sipas raportit, Autoriteti ka identifikuar 6724 dosje dhe fashikuj nga fondi i të arratisurve, nga fondi i të huajve 12392 dosje dhe fashikuj si dhe 10733 dosje për bashkëpunëtorët. Janë identifikuar gjithashtu 459 dosje agjenturore, 842 regjistra të ndryshëm (agjenture përpunimi) si dhe 1 174 fashikuj të ndryshëm për vizitorët, turistët, të dënuarit dhe specialistët e huaj.

Dosjet e SHISH

Fondi arkivor i ish-Sigurimit të Shtetit që ishte në administrim të Shërbimit Informativ Shtetëror është identifikuar dhe ka kaluar nën administrimin e komisionit për hapjen e dosjeve.

Në dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të cilat kanë kaluar në administrim të Autoritetit përfshihen dosje bashkëpunëtorësh, dosje përpunimi (2A, 2B), dosje drejtimi, dosje zbulim autori dhe dosje kërkimi, dosje objekt i rëndësisë së veçantë, fashikuj të ndryshëm me emra, dosje agjenturore, dosje me probleme të centralizuar dhe dosje të tjera operative, regjistra të ndryshëm, procesverbale, lista veçimi, statistika, kartela, evidenca, libra, studime, tema, përgjithësime, novela, informacione, analiza, plane, akte normative, kompjuterët me te dhënat e dokumenteve të ish- sigurimit të shtetit, si dhe fondi i mikrofilmimit.

Dorëzimi i dosjeve të administruar nga SHISH është bërë nga personi përgjegjës, qe ushtron detyrën për ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve të këtij fondi, në arkivin e Shërbimit Informativ të Shtetit në prezence të eprorit të drejtpërdrejtë dhe procesverbalet e marrjes në dorëzim janë përfunduar.

Problematika dhe vështirësi

Në vitin e parë të punës Autoriteti është përballur me vështirësitë dhe problematikat të ndryshme.

“Gjendja e dokumentacionit arkivor jo i gjithë i inventarizuar dhe i përpunuar, që sjell vonesa në marrjen në dorëzim dhënien e përgjigjeve. Dekodifikimi i disa prej dosjeve të bashkëpunëtoreve, vështirësohet për shkak të mungesës fizike të dosjeve dhe të mungesës së personelit për të zhvilluar metoda dhe mjete të tjera kërkimi.

Verifikimi i plotë i gjithë procesverbaleve të asgjësimit dhe pajtueshmëria e këtyre akteve me ligjin e kohës dhe mirë administrimin e vlerave dokumentare, në përputhje me rregulloret dhe evidencat në mënyrë që të dokumentohet çfarë ka ndodhur me ato për të shmangur përgjegjësitë e institucionit tonë.

Pamundësia e gjetjes së dokumentacionit mbi fatin e personave të zhdukur apo të pushkatuarve me ose pa gjyq, që nuk u dihen vendvarrimet (25 kërkesa), kur ka një interes të shtuar te publiku, partnerëve dhe faktorit ndërkombëtar, duke gjetur vetëm në një rast procesverbalin e ekzekutimit”, thuhet në raport.

Kërkesat për verifikim

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, për vitin 2017, ka zhvilluar procedurat ligjore për 46 kërkesa, të paraqitura nga institucionet kushtetuese apo autoritetet publike, për verifikimin e figurës së kandidatëve/zyrtarëve, për t´u emëruar ose ngritur në detyrë, kur kjo është kërkuar në kuadër të vlerësimit, të cilësive etike, morale dhe profesionale të tyre, sipas legjislacionit përkatës.

Po gjatë vitit 2017, Drejtoria e Informacionit ka zhvilluar procedurat ligjore për rreth 280 kërkesa individuale, të paraqitura nga subjekte individë në cilësinë e personave të prekur dhe palëve të treta, në cilësinë e të afërmeve të të vdekurve dhe të zhdukurve, në cilësinë e bashkëpunëtorëve apo të favorizuarve të ish-Sigurimit të Shtetit.

“Mbi bazën e kërkesës së kërkuesit (shprehur në procesverbalin e dorëzimit të dokumentacionit rast pas rasti) është bërë e mundur vënia në dispozicion dhe dhënia e dokumentacionit përkatës kërkuesit (duke marrë kopje apo dublikatë të dokumentacionit që ndodhet në këto dosje), sipas objektit të kërkesës së tyre, gjithnjë, pasi ishte kryer më parë procesi i anonimizimit”, thuhet në raport.

Hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, të përfshirë 264 ish-zyrtarë dhe politikanë. Tentohet pastrimi i politikës shqiptare nga ish-spiunët Read More »

Ministria zbulon mënyrën si do të kryhet Vettingu për policët

Ministria e Brendshme ka publikuar guidën e Vettingut në Policinë e Shtetit, Gardën e Republikës dhe Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Sipas një postimi të ministrisë, procesi do të jetë transparent, i paanshëm dhe i besueshëm.

Organet e vlerësimit do të jetë të pavarura, ndërsa theksohet se do të ketë asistencë edhe nga ndërkombëtarët.

Në filtër do të kalojnë mbi 12 mijë punonjës policie për integritetin dhe pasurinë.

Ministria zbulon mënyrën si do të kryhet Vettingu për policët Read More »

Pas hetimit 1 javor kapen 3 persona me kanabis nga policia e Fierit. Emrat dhe detaje nga hetimet

Policia e Fierit ndalon ne flagrance tre persona teksa po tentonin te shisnin 50 kilograme kanabis.

Ndalimi ne Roskovec u be teksa po tentohej te kryhej shitja e lendes narkotike.

Nga hetimi nje javor i policise dhe prokurorise se Fierit, me ane te hetimeve speciale jane siguruar prova qe implikojne tre te ndaluarit ne prodhimin dhe shitjen e narkotikeve.

Pasi ndaj te dyshuarve jane siguruar prova te mjaftueshme, prokurori i çeshtjes Petrit Vuka ka kerkuar ndalimin e tyre.

Nga burime eshte mesuar se tre te ndaluarit jane Gazmend Saliaj e Shaban Saliaj nga Ngraçani i Mallakastres dhe Klodian Ymeraj nga fshati Drenove po i Mallakastres.

Mesohet se nga hetimet eshte konkluduar se tre te ndaluarit u thoshin bleresve se mund te siguronin hashash sa te donin.

Dyshohet se te ndaluarit kane disponuar sasi te medha lende narkotike dhe po punohet per identifikimin e vendndodhjes se tyre.

Pas hetimit 1 javor kapen 3 persona me kanabis nga policia e Fierit. Emrat dhe detaje nga hetimet Read More »

Shtyhen edhe për 3 muaj hetimet ndaj Saimir Tahirit

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur hetimet edhe për tre muaj të tjerë për dosjen “Tahiri”.

Kjo është hera e dytë që prokuroria zgjat afatin e hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar për mbështetjen ndaj grupit të trafikut të drogës të Habilajve, ku pjesa më e madhe e këtij grupi janë arrestuar në Itali.

Krimet e Rëdna po presin letërporositë nga Greqia dhe Italia për lëvizjet e makinës së Tahirit, me të cilën thuhet se kanë qarkulluar grupi i Habilajve nga Vlora.

Ndërkohë, Gjykata e Lartë nuk ka vendosur ende për kërkesën e Prokurorisë që kërkon ndalimin e Tahirit për të dalë jashtë vendit.

Shtyhen edhe për 3 muaj hetimet ndaj Saimir Tahirit Read More »

Zgjaten hetimet për Tahirin, Prokuroria pret dosje nga…

Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend u priste një rikthim i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Deputeti i pavarur kishte regjistruar emrin për të folur 20 minuta, por opozita ja prishi planet.

Por lajm është bërë koha shtesë që merr Prokuroria. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur sërish kartonin, duke kërkuar zgjatje të afatit hetimor edhe për 90 ditë të tjera.

Shtyrja e hetimeve është firmosur deri në datën 18 qershor, derisa autoritetet e drejtësisë jashtë vendit të kthejnë përgjigje për dy letërporosi, të cilat pretendohet t’i shërbejnë hetimit. Në pritje të dorëzimit të dy letërporosive, njëra nga Greqia dhe tjetra nga Italia, Prokuroria e Krimeve të Rënda që po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka kryer lëvizjen e radhës.

Grupi hetimor i ka kërkuar Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive që t’i depozitojë deklaratën e pasurisë për vitin 2017 të ish-ministrit Tahiri. Ky veprim hetimor vjen në një kohë kur ish-ministri i Brendshëm sipas ligjit antimafia është edhe nën hetim pasuror përderisa, ish-zyrtari i lartë aktualisht deputet i pavarur, dyshohet për trafik e korrupsion. Më herët informacione për asetet pasurore jo vetëm të Tahirit, por edhe të familjarëve të tij janë kërkuar edhe nga hipotekat, doganat, qendra kombëtare e biznesit, por edhe agjenci të tjera.

Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë nuk ka vendosur ende një datë se kur do ta shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë që këmbëngul që Tahirit t’i ndalohet të dalë jashtë Shqipërisë. Kërkesa është regjistruar në datën 7 shkurt, pak kohë pasi akuza humbi në gjykatë me qëndrimet për bllokim të pasaportës së ish-ministrit. Hetimet në themel, ndërkohë gjenden në vendqëndro.

Prokurorët shpresojnë që të marrin nga italianët dhe grekët materiale shtesë që do të hidhnin dritë mbi dyshimet e tyre për çështjen më të bujshme të vitit 2017, e cila nisi nga botimet në media pas goditjes së grupit të Habilajve. Prokuroria kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e tij, por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca.

Zgjaten hetimet për Tahirin, Prokuroria pret dosje nga… Read More »