Lajmi i fundit

Vlora zë vendin e parë për shpërthime makinash, ja sa raste regjistrohen

Shkojnë në tetë rastet e e rregjistruara gjatë këtij viti sa i përket shpërthimit të automjeteve në Vlorë. Rasti i parë i rregjistruar këtë vit i përket muajit shkurt dhe pikërisht datës 2 shkurt të vitit 2018.

Automjeti tip benz mercedez në pronësi të shtetasit Ilirjan Yzeiraj shpërtheu pasi ishte vendosur një sasi tritoli,ku automjeti ishte parkuar pranë banesës së tij në fshatin Kaninë ,vetëm disa km larg qytetit.

Ndërsa rasti i dytë u rregjistrua ,në datë 25 mars,teksa një automjet tip benz mercedez shpërtheu në autostradën Vlorë-Levan,në këtë rast djegia ishte për shkaqe aksidentale.

Ndërkohë rasti i tretë u rregjistrua të shtunën,data 7 prill,në banesën e Everest Mecorapaj,ndërsa djegia e makinës u quajt e qëllimshme nga policia.

Dy rastet e fundit u rregjistruan gjatë natës së 9 prillit në qytetin e Vlorës dhe fshatin Bishan të Vlorës.Raste të shtuara dhe një situatë alarmante sa i përket shpërthimit dhe djegies së automjeteve në qytetin e Vlorës.

Vlora mban vendin e parë për rastet e tilla,një problematikë shqetësuese,ndërkohë që nuk ka asnjë rast identifikimi apo arrestimi të autorëve nga policia. Tre makinat e fundit i perkasin ditës së sotme 14 prill, dy në Vlorë dhe një në fshatin Bishan.

Vlora zë vendin e parë për shpërthime makinash, ja sa raste regjistrohen Read More »

Paralajmërohet ‘tërmet’ në politikë/ PD bllokon hetimin e Shkëlzen Berishës dhe lidhjeve të LSI me Balilin, zbardhen përplasjet

Partia Demokratike po bllokon hetimin e Sali Berishës, djalit të tij dhe lidhjeve të të shumëkërkuarit Klement Balilit me LSI. Pak kohë më parë, me kërkesë të opozitës u ngrit një komision hetimor për të hetuar rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe fenomenin e kultivimin e drogës. Në vijim të punës së këtij komisioni, anëtarët e Partisë Socialiste, ndryshe nga demokratët, kanë kërkuar që hetimet të shtrihen edhe para vitit 2013.

Për të vijuar hetimet, deputetët e PS para disa ditësh përgatitën 8 shkresa, të cilat do t’ia dërgonin institucioneve të ndryshme, përfshirë edhe SHISH, për të kërkuar informacione dhe detaje në lidhje me çështjet e mësipërme. Që këto kërkesa të dërgohen në institucionet respektive duhet që më parë të firmosen nga kryetari i komisionit, Edi Paloka. Mirëpo deri ditën e djeshme demokrati Edi Paloka nuk e ka kryer një gjë të tillë, duke bllokuar kështu hetimet.

PS në planin e saj do të hetojë ish-kryeministrin Berisha, i cili sipas tyre lejoi drogën në Lazarat. Po ashtu do të hetojë disa deklarata të ish-truprojës së tij, Izet Haxhisë, i cili ka thënë se Shkëlzen Berisha është i lidhur me trafikantët e drogës. Objekt i hetimit do të jetë dhe zbardhja e lidhjeve të LSI me Balilin, i cili ka përfituar benefite nga ish-ministrat e emëruar nga Meta. Por PD duket se po sjell pengesa për këtë proces. Një gjë të tillë e konfirmoi për gazetën edhe socialistja Ermonela Felaj, e cila u shpreh se kjo pengesë tregon se PD ndjehet e frikësuar.

“Kërkesat tona drejtuar institucioneve të ndryshme lidhur me të dhëna për komisionin hetimor, nuk janë nënshkruar nga Z. Paloka duke sjellë për pasojë së pari, mospërcjelljen e tyre në kohë. Pengimi i anëtarëve të mazhorancës së këtij komisioni, për të kërkuar të dhëna apo informacione të ndryshme, nga opozita, veçse një përpjekje e dështuar dhe në flagrancë me ligjin për komisionet hetimore, është shprehje e qartë e frikës se çfarë mund të zbulojë ky komision për ish-qeverisjen e PD dhe përfaqësuesit e saj më të lartë shtetërorë, që lejuan që kultivimi dhe trafiku i drogës të shtrihej gjithandej duke u ngritur në sistem, falë mosveprimit dhe bashkëpunimit haptazi të tyre me grupe ose individë kriminalë”, citon “Sot”.

Tërmet në politikë

Në vijim të reagimit të saj, zv/kryetarja e komisionit hetimor “Tahiri”, Ermonela Felaj paralajmëroi se mazhoranca do të bëjë çdo gjë të mundur që kjo situatë të mos vazhdojë më kështu dhe të zgjidhet “ngërçi”. Sipas saj, anëtarët socialistë të atij komisioni do të punojnë që të nxjerrin në pah fakte që vërtetojnë akuzat ndaj PD.

“Është e paprecedentë, hera e parë në fakt, që pikërisht forca politike në Parlament që kërkon komision hetimor, pengon punën e tij, nga frika se çfarë mund të prodhojë ky komision. Sidoqoftë ju siguroj se nga ana jonë do përdoren gjithë mekanizmat ligjore dhe parlamentare, jo thjesht për të mos lejuar shfrytëzimin abuziv të drejtimit të këtij komisioni nga opozita, apo bllokimin e punës së tij, por për të zbuluar në sytë e publikut edhe me fakte shkresore, të vërtetën që ne kemi paralajmëruar publikisht të vërtetë që PD po kërkon t’i fshihet me lloj-soj artificash”, deklaroi Ermonela Felaj.

Pothuajse një javë më parë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo bëri me dije se deputetët e PS kishin dorëzuar në tavolinën e Edi Palokës shkresat për informacion, por ky i fundit nuk i kishte firmosur nën justifikimin se kërkonte kohë t’i lexonte. Siç duket, situata vijon e njëjtë, duke treguar kështu që opozita nuk është dakord me planin e PS për hetime

Paralajmërohet ‘tërmet’ në politikë/ PD bllokon hetimin e Shkëlzen Berishës dhe lidhjeve të LSI me Balilin, zbardhen përplasjet Read More »

Tentuan të mbillnin tokat me hashash, si ia prishi planin policia trafikantëve në Shkodër

Policia e Shkodrës ka goditur një grup të dyshuar si kriminal që po tentonte të bëhej gati për kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Dukagjinit. Teksa drejtuesit më të lartë të policisë folën nga Shkodra duke thënë se organizatorët dhe financuesit e kultivimit të bimëve narkotike do të goditen, këta të fundit kanë vijuar punën e tyre të pandikuar nga mesazhet e zyrtarëve të lartë të policisë. Një grup prej 5-6 personash kanë shmangur postobllokun e policisë në rrugën Shkodër-Dukagjin. Ata janë futur tek ura e Mesit dhe më pas kanë marrë rrugën malore të Shllakut, pjesë e bashkisë Vau Dejës, shkruan “BalkanWeb”.

Nga aty ky grup bashkë me materialet dhe mjetet për kultivim kanë mbërritur në fshatin Drisht të Postribës duke shmangur kështu kontrollin policor. Përmes urës së Telit kanë menduar që ngarkesën që ju duhej për të nisur kultivimin ta kalonin me krahë fizikisht përmes urës duke ecur në këmbë. Në anën tjetër të urës sipas planit do shkonte një tjetër makinë për të marrë personat dhe materialet për kultivim për t’i çuar më pas drejt Dukagjinit. Autorët përmes informacionit në rrugë operative janë zbuluar nga policia, të cilët u vunë në ndjekje të tyre. Autorët të identifikuar nga policia janë larguar në drejtim të paditur duke braktisur dy mjetet që kishin në fshatin Drisht të njësisë Postribë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe vetë drejtori i policisë vendore Vehbi Bushati bashkë me shefin e komisariatit, drejtues të tjerë, forcat Shqiponja dhe dhjetra efektivë për të mos lejuar grupin prej 5-6 personash që të realizonin planin e mirëmenduar për nisjen e punës për kultivimin e cannabisit në zonën e Dukagjinit. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punojnë për kapjen e këtyre personave që dyshohen se do mbillnin lëndën e njohur si hashash.

Policia e Shkodrës prej ditësh ka ngritur një postobllok në rrugën Shkodër Dukagjin për të patur nën kontroll të gjithë ata që kalojnë në atë aks për të mos lejuar transportimin e materialeve dhe mjeteve për kultivimin e cannabisit. Vetëm një ditë para kësaj ngjarje në Shkodër ishte zëvendës drejtori i policisë së shtetit Gjovalin Loka i cili tha se do goditen kokat e krimit dhe bëri të ditur se që nga 6 prilli mbi Dukagjin dhe zona të tjera me risk po fluturojnë avionët e policisë italiane të Guardia Di Finanza për monitorim të atyre parcelave që mund të bëhen gati për kultivimin e cannabisit. I vendosur u tregua edhe drejtori i policisë së Shkodrës Vehbi Bushati për ta luftuar këtë fenomen shqetësues. Në fund mbetet për t’u parë nëse këtë betejë do ta fitojnë njerëzit e krimit apo policia e shtetit.

Tentuan të mbillnin tokat me hashash, si ia prishi planin policia trafikantëve në Shkodër Read More »

“Çudira shqiptare”, aplikoi për certifikatë pronësie por e “zhvendosin” tek shtëpia e komshiut

Fiks Fare trajtoi problematikën e qytetarit Petraq Dajçe, i cili prej 25 vitesh banon në një shtëpi banimi në rrugën “Thanas Mërtiri”, Pallati 40, Shk 1, Ap 6. Lagja nr 4, Korçë. Gjashtë muaj më parë, kur aplikoi për të marrë certifikatën e pronësisë mësoi, se sipas të dhënave në të, rezulton të banojë në pallatin 5 katësh që ndodhet përballë pallatit ku ai banon aktualisht.

Në certifikatën e pronësisë, ndryshonte numri i pasurisë dhe sipërfaqja. Familja Dajçe e ka blerë këtë apartament rreth 25 vite më parë, me dokumentacion të rregullt nga një qytetar tjetër. Ata disponojnë të gjithë dokumentacionin për të vërtetuar, blerjen, adresën dhe zotërimin e një apartamenti 2+1 dhe jo 1+1 siç rezulton në certifikatën e pronësisë.

korca-1

Pasi është ankuar në Zyrën e Regjistrimit Korçë, kjo e fundit nuk ka pranuar ta rregulloj këtë problem teknik, pasi sipas saj zanafilla ishte dokumentacioni i sjellë dhe i dhënë nga Enti Kombëtar i Banesave. Por Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pas ankesës së qytetarit mban një tjetër qëndrim dhe detyron zyrën e Korçës t’i japë zgjidhje. Sipas tyre, zyra, nuk është në kushtet e fshirjes, por të përditësimit apo përmirësimit të të dhënave.

Por pavarësisht këtyre përpjekjeve qytetari nuk kishte marrë zgjidhje, ndaj zgjodhi të ankohej në Fiks Fare.

Zgjidhja e problemit dhe thirrja për bashkëpunim e specialistit

Gazetarët e Fiks Fare, bashkë më qytetarin, ju drejtua Zyrës së Regjistrimit, ku intervistuan inxhinierin specialist që ishte marrë me regjistrimin e kësaj prone. Sipas tij Petraq Dajçe nuk është i vetmi qytetar që ndodhet në këtë situatë.

“Ne pavarësisht dëshirës, nuk kemi mundësi që ta bëjmë vetë çregjistrimin apo korrigjimin, pasi duhet sipas ligjit të korrigjohet nga institucioni ku është bërë ky gabim, Enti i Banesave”- theksoi ai.

Për këtë arsye dhe në bazë të shkresës që ka nisur Zyra Qendrore do të ngrihet një grup pune që në bashkëpunim më Bashkinë e Korçës dhe dy specialistë të Zyrës së Regjistrimit Korçë, do të bëjnë verifikimet në terren. Vetëm pasi të vijnë përditësimet nga bashkia, do të bëhet edhe afishimi i këtyre ndryshimeve dhe pas 45 ditëve, nëse nuk do të ketë ankesa nga qytetarë, atëherë do të procedohet me përditësimet dhe ky problem do të zgjidhet.

“Ne nuk mund të ndërhyjmë pa bashkëpunimin e bashkisë, pasi ndryshimi i gabimit tek certifikata e njërit qytetar do të kishte efekt domino. Ndaj nëpërmjet këtij emisioni që ndiqet nga të gjithë, kërkojmë ndihmën e qytetarët të punojnë me grupet e terrenit dhe të lajmërojnë për problematika të ngjashme.” – deklaroi specialisti i zyrës së regjistrimit. /TCH

“Çudira shqiptare”, aplikoi për certifikatë pronësie por e “zhvendosin” tek shtëpia e komshiut Read More »

Sulmi me armë në lokal, nipi shpëtoi dajat

Sulmi ndaj Boriqëve në Fier, të njohur edhe si fis të fortësh dështoi për shkak se nipi i pronarëve pa atentatorët. Ai bërtiti: “Largohuni se do na qëllojnë, do na vrasin”.

Ky ka qenë momenti kur dy vëllezërit Boriqi dhe klientët u fshehën në ambjentet e brendshme të lokalit, duke u shmangur nga rrezja e plumbave. 20 plumba automatiku u derdhën mbi fasadën e barit, por për fat nuk pati të lënduar.

Autorët u larguan me shpejtësi dhe braktisën mjetin në periferi të qytetit. Policia nuk ka zbardhur ende shkakun e ngjarjes, edhe pasi Boriqët u morën në pyetje. Ata kanë thënë se nuk kanë probleme me njeri dhe nuk dyshojnë tek askush.

Një burim i policisë tha se dëshmia e tyre mund të jetë shmangie ndaj së vërtetës. Megjithatë ende nuk janë gjetur gjurmët e autorëve të ngjarjes. Makina e cila u la afër stacionit të trenit u shkrumbua dhe policia gjeti në brendësi të saj edhe armën e krimit dhe një karikator.

Sulmi me armë në lokal, nipi shpëtoi dajat Read More »

Aksidenti me 3 të vdekur në Fier, zbardhet shkaku i frikshëm

Kthimi nga dasma u kthye në mort. Fisnik Murataj, Agustin Murataj si dhe shtetasja franceze, Nazia Aham, ishin duke u kthyer nga dasma e vëllait të Fisnikut, kur makina tip ”Suzuk”, përfundoi në kanal mëngjesin e 9 prillit.

4 ditë pas ngjarjes tragjiike, policia e Fierit ka zbardhur shkakun e aksidentit në aksin Levan-Tepelenë. Drejtuesi i mjetit ishte përgjumësh dhe po udhëtonte me 150 km në orë. Ky është shkaku i ngjarjes së rëndë, sipas ekspertizës së grupit hetimor.

Një shpejtësi shumë e madhe në një rrugë që lejohet vetëm me 80 km në orë nuk i ka dhënë mundësi shoferit të kontrollojë drejtimin duke u zhvendosur atë disa metra larg nga rruga kryesore.

Në timon të fuoristradës “Suzuk” ishte njëri nga viktimat, Fisnik Murataj. Kurse dy të tjerët, kushëriri Agustin Murataj dhe e fejuara e Fisnikut, francezja Nazia Aham ishin pasagjerë që sipas dyshimeve të policisë kanë qenë në gjumë. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Varibop në rrugën drejt Levanit.

Të afërmit treguan më pas se tre të rinjtë kteheshin nga dasma dhe do të udhëtonin drejt Greqisë. Dy kushërinjtë u përcollën në banesën e fundit nga familjarët e tyre në Kutë, kurse prindërit e vajzës në Francë kërkuan që ceremonia e saj mortore të bëhej në vendin e tyre.

Aksidenti me 3 të vdekur në Fier, zbardhet shkaku i frikshëm Read More »

Intervista/ Flet avokati i Marios

I ndjerë në rrezik dhe i pambrojtur në vendin e tij, përballë të shkuarës që e përndiqte prej 18 vitesh, Mario Majollari, i riu 28-vjeçar, i cili ra pre e gjakmarrjes, tentoi për një periudhë të gjatë t’i jepte zgjidhje situatës ku ndodhej.

 Ai ishte i bindur se një ditë, hasmi i krijuar pikërisht prej dorës së babait të tij do të lante gjakun e derdhur vite më parë.

Ndoshta Suedia ishte mundësia e tij për të pasur një jetë të sigurt. Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, avokati mbrojtës i të ndjerit, Maravgi Staifo, na tregon tentativat e shumta të Marios për të siguruar azil në Suedi. I tronditur nga lajmi, avokati shprehet se bordi i emigrimit e refuzoi kërkesën e Marios për azil me arsyetimin se të riut mund t’i sigurohej mbrojtje nga autoritetet shqiptare.

“I riu e përshkroi situatën në Shqipëri dhe tregoi se nuk ishte e mundur të merrje mbrojtje, ndoshta për shkak të traditave të vjetra që mbart vendi si në rastin e gjakmarrjes. Ai u shpreh se nuk ndihej i sigurt në situatën që gjendej. Mendoj se bordi e dinte situatën në Shqipëri, por i thanë që duhet të përpiqej në çdo mënyrë që të merrte sigurinë në vendin e tij”, tregoi avokati Maravgi Staifo. Pas refuzimit të azilit, Mario u përpoq të qëndronte larg Shqipërisë duke shkuar në destinacione të ndryshme për të jetuar si Belgjikë, Gjermani apo Oman. 28-vjeçari kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer në vendit e tij dhe mbrëmjen e 10 prillit, pikërisht poshtë banesës ku jetonte me mamanë dhe të motrën, ai u qëllua me tri plumba dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Zoti Maravgi Staifo, ju keni qenë avokati i Mario Majollarit në Suedi. Kur daton takimi juaj i parë?

Unë kam qenë avokati mbrojtës i Marios, e takova në vitin 2014 dhe ishte klienti im deri në dhjetor të 2016-ës. Kur dikush aplikon për azil, bordi i emigrimit i cakton një avokat, në qoftë se klienti nuk ka mundësi ta paguajë dhe në këtë mënyrë ai u vu në kontakt me mua.

Çfarë të tha për situatën e tij në Shqipëri, cila ishte arsyeja që kishte aplikuar për azil?

Siç e dini, ai bëri një aplikim për azil pasi ndihej i kërcënuar në vendin e tij, për shkak të gjakmarrjes. Kjo ishte arsyeja reale pse kërkonte të largohej nga Shqipëria. Bordi i emigrimit e besoi historinë e tij, por i thanë se duhet të kërkojë mbrojtje nga autoritet shqiptare. Bordi arriti në konkluzionin që në bazë të informacionit që dispononte, ishte e mundur që Mario të merrte mbrojtje në vendin e tij.

Cila ishte konkretisht arsyeja e refuzimit për përfitimin e azilit?

Bordi vendosi të refuzojë aplikimi e tij, sepse Mario duhet të kërkonte dhe të aplikonte për mbrojtje tek autoritetet shqiptare. I riu e përshkroi situatën në Shqipëri dhe tregoi se nuk ishte e mundur të merrje mbrojtje, ndoshta për shkak të traditave të vjetra që mbart vendi, si në rastin e gjakmarrjes. Ai u shpreh se nuk mund të merrte një mbrojtje në situatën që gjendej. Mendoj se bordi e dinte situatën në Shqipëri, por i thanë që duhet të përpiqej në çdo mënyrë që të merrte siguri në vendin e tij.

Kishte mungesë dokumentacioni që vërtetonte situatën e tij?

Bordi i emigrimit disponon informacione se si është situata në Shqipëri, që nuk është 100% e sigurt, por pavarësisht kësaj, i thanë që autoritetet e vendit të tij mund t’i jepnin mbrojtje. Ata nuk i thanë se nuk e besonin historinë e tij, por se nuk ishte përpjekur mjaftueshëm në vendin vet përpara se të vinte në Suedi. Nuk besoj se bordi ka një kontakt direkt me autoritetet shqiptare, ata kanë informacione nga organizata të shumta ndërkombëtare, të cilat i shpjegojnë cila është situata në shtete të ndryshme.

Si proceduat më tej?

Ne u përpoqëm të përshkruanim përpara autoriteteve suedeze se Mario nuk e kishte të mundur të merrte një mbrojtje, por nuk arritëm të siguronim aprovim për azil. Mesa kuptova nuk ishte e mundur që Mario të merrte siguri në vendin e tij, unë besova tek ai, por nuk u bë e mundur t’i ofrohej azili.

Çfarë ju tregoi Mario për të shkuarën e tij, pse ndihej ai i rrezikuar? Kishte marrë ndonjë kërcënim direkt nga ndonjë person në Shqipëri?

Klienti im, Mario, u shpjegoi autoriteteve në Suedi se ndihej i kërcënuar dhe i rrezikuar në vendin e tij për shkak të së shkuarës dhe u tregua shumë i qartë në atë çfarë e shqetësonte. Ai nuk deklaroi të ketë pasur një kërcënim direkt nga ndonjë person, por ndihej i rrezikuar prej krimit që kishte kryer babai i tij vite më parë. Rreziku ishte karshi familjes së tij për shkak të së shkuarës së të atit.

Kur e takuat për herë të fundit, si mund ta përshkruani gjendjen e Marios, ndihej i frikësuar?

Marion e takova për herë të fundit në dhjetor të vitit 2016, u përpoqëm shumë që atij t’i ofrohej një zgjidhje. Kur dëgjova çfarë i kishte ndodhur, u trishtova shumë. Jam shumë i pikëlluar. Ky është një demonstrim i qartë se kishte të drejtë në atë që na tha. Do dëshiroja shumë t’i ishte ofruar një zgjidhje.G.SH

Intervista/ Flet avokati i Marios Read More »