Lajmi i fundit

Vlorë – Java e Tokës, vazhdojnë pastrimet këtë radhë në pyllin e Sodës

Java e Tokës, vijoi pastrimet, këtë radhë në pyllin e Sodës, Vlorë. Në kuadër të nismës “Aksioni i Pastrimit” i cili po mbahet me rastin e “Javës së Tokës”, DRKK-Vlorë duke bashkuar forcat me të gjitha institucinet e tjera që i janë përgjigjur kësaj nisme, pas pastrimit të vijës bregdetare që shtrihet nga qyteza e Orikumit deri në Parkun Arkeologjik të Orikut dhe rrethinave të kalasë së Kaninës, vijoi pastrimet, këtë radhë në pyllin e Sodës, Vlorë.

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Vlorë – Java e Tokës, vazhdojnë pastrimet këtë radhë në pyllin e Sodës Read More »

Vlorë – Dalin Lejet e Legalizimit (Emrat)

NJOFTIM PËR QYTETARËT!

Njoftojmë qytetarët që gjejnë emrat në listat e mëposhtme, të paraqiten pranë Drejtorisë së ALUIZNI-t Vlorë për të tërhequr Lejet e tyre të Legalizimit.

Ju faleminderit!

RAJONI 1

EMER ATESI MBIEMER
GJERGJI ALIL HOXHAJ
FLAMUR RAKIP LAMAJ
FERHAT RROKO SHEME
BATJAR ISLAM NAZERAJ
VILSON ELHAM DANAJ
ARANIT ABEDIN TOZAJ
FECOR ASLLAN GREMI
ELVIRA PETREF AGO
NAFIE XHEVIT CANALIAJ
TAHANAS RIZA BRAHIMAJ
LAVER SALI LLANAJ
AMET MALO BINAJ
ZIJA HYSEN SEJFULLA
BUJAR DAJLAN DINGO
VEIS JAUP JAUPI
BINO FERKO MYFTARAJ
MERFA AZBI KOKAJ
NAMIK BEKTASH BEGA
ARTUR AVNI MALASI
AHMET,KRISTINA MALIQ,VASIL LATIFI
ALBERT SULEJMAN PJETRI
MELEQ DINO ITAJ

RAJONI 2
AGIM SELAM MATAJ

RAJONI 3

QEMAL BASTRI ZINXHIRIA
LINDITA PETRAQ PLLAKA
PATRIOT QERIM BELLAJ
NIKOLLA MITI KRISTO

RAJONI 4

KUJTIM HASAN HASANAJ
XHINO FERDINANT COBO
SHABAN FECORR METKAJ
ISMAHIL AVDI LAZAJ
AGUSH ARSHIM JANKA
XHAFER XHEMAL HYSI
FATOS BAKO DEROMEMAJ
ARBEN FETAH DRIZA
MYFIT RUSHIT LIMAJ
SULEJMAN MASK TOZAJ
EDUART KUDRET QEMALI
MEHMET RAMADAN ELEZAJ
BUJAR CAUSH MUCO
HANKO SADIK BEQIRI

RAJONI 5

MELEQ KUJTIM DEMIRAJ
ZAIM RESHAT BRESHANAJ
PAJTIM HASAN ZEKAJ
FADIL ALI LIKOLLARI
FATBARDHA AVDUL XHAFERI
REFIT XHELAL LLACAJ
AGIM SABRI THUQI
FATMIR SHEFIT GACAJ
GEZIM RASIM BEJKOSALA
QANI,YLLKA RAMADAN,REXHEP MUCAJ
BEQIR KADRI MUCAJ

FSHATI AKERNI
SAIMIR MURAT ALLA

FSHATI ARMEN
LLAZI PANDELI GOLLOSHI
BLEDAR ROBERT SINAJ
BETRIT BASTRI NUREDINAJ
DILAVER HALIL HODAJ
QEMAL MYQEREM HAXHIRAJ
NEXHAT HAIR NUREDINAJ
MUIM KUJTIM HARIZAJ
MUIM KUJTIM HARIZAJ

FSHATI BABICE
SKENDER MERSIN SHAKAJ
LIRIM FIQO HANIAJ
GENCI NEKI MALE
ROBERT ZEMAN KAPAJ
BUJAR GJOLEK MERKAJ

FSHATI BABICE E MADHE
OSMEN SHASK KAPAJ
KASIM ABAS QEMALI
ARDJAN ELMAZ SULO
NAMIK ABAS QEMALI
ZINI FEIM MEHMETAJ

FSHATI BESHISHT
KOMUNITETI ORDODOKS

FSHATI BISHAN
ISUF AHMET ALIAJ

FSHATI CERKOVINE
ISMET QAZIM ISMAILAJ
NIKO TEKI SHEHAJ

FSHATI DHERMI
PETRO THODHORI KUMI

FSHATI DRITHAS
KAJO MAMAN LAMAJ
ERJON SHAQO BRAKAJ
ADRIATIK SHAHIN QATAJ
NEVRUZ HYSENJ MURA
MIKEL SHAHIN QATAJ
ASTRIT MAMAN LAMAJ
ARJAN RAKIP SERJANAJ
SHAQO SEJDI BRAKAJ

FSHATI FITORE
RUSTEM FEJZI HODAJ

FSHATI KALLARAT
ZILIDE TAFIL BOCAJ

FSHATI LLAKATUND
SPIRO MUHARREM BREGAJ
ARTAN HAMZA BREGAJ
ASQERI PULLUMB XHANAJ
ALDO ALUSH HOXHAJ
SHPETIMTAR XHEZMI ZANAJ
XHEMAL TAHIR BUSHI
NJAZI BARJAM BREGAJ
KAJO NAZIF PETANAJ
ILMI GANI BUSHI
BESNIK ISNI TORRAJ
ASTRIT BARJAM BREGAJ
VEXHI ISNI TORRAJ
ALBIN PULLUMB XHANAJ

FSHATI MEKAT
MINELLA VASIL QIRJAJ
KICO PILO NANUSHI
ARQILE JANI DOKO
FERDINANT PASKAL DOKO
ANDREJA THANAS MISHKA
ARTAN ILIA VESHAJ
ANESTI LEONIDHA QIRJAJ
ARBEN SOKRAT BIDA
MANDI,MARIO LLAZI,ILIA VESHAJ
THOMA MIHO KORETA
ARBEN,ALEKSANDRA PILO,THANAS VESHAJ
BERTI TODI LERA
GJERGJI KOZMA QIRJAJ
EDMOND LONI DOKO

FSHATI MESARAK
ILIR NOVRUS MALAJ
SKENDER MERSIN MALAJ

FSHATI MIFOL
PAVLI JORGJI NUSHI

FSHATI NOVOSELE
SOTIR GORI LEPRI
LAVDERIM VELI VELAJ
VERONIKA LLAMBI KATE
ERVIN LAMO BARJAMI

NJESIA ADMINISTRATIVE ORIKUM
FATMIR YZEIR XHELO
PIRO EMIN VELO
MEHMET SINAN PETOSHATI

FSHATI PESHKOPI
ISMAIL BEJKO ZANAJ
BESIM XHEVIT HOXHAJ
GAZMENT SYRJA BORAKAJ
GJOLEK MUSTAFA HOXHAJ
PUSHKIN VELI MUHARREMAJ
ESAT VELI HOXHAJ
LAVDOSH HASAN LICAJ
LAME SHYQYRI BROKAJ
SULO RAMADAN DALIPI
HEKTOR SABRI KAPAJ
XHEVDET KASEM HOXHAJ
MERSIN QEREM HAMZARAJ
DRITAN MUSTAFA AZIZAJ
CERCIS XHEMAL HOXHA
XHEMAL KASEM HOXHAJ
SKENDER ALI ALIAJ
KLEANTH BARJAM HOXHAJ

FSHATI PORO
JORGJI PAMINONDA MATA
ALBERT PANDELI MILE
EDUART KOZMA PRIFTI
VANGJEL ZOI LOSHI
ALEKS MITI NASI

FSHATI SKROFOTINE
PASKAL NIKOLLA KACANI
MINELLA MITI KACANI
KRISTAQ ZOJI LLAMBRO
MINA MITI BENA

FSHATI TREVLLAZER
NIKOLIN LULEZIM MYRTAJ

FSHATI XHYHERINE
ALBERT AJAS HASANI
FATMIR NOVRUS AZIZI
ISTREF KAPO GJONAJ
YLVI LEFTER MALAJ
PETRIT NAZO ZEQAJ
PAJTIM LEFTER MALAJ
SOKOL MITAT GJIKAJ
FERDINANT MECAN TAHIRAJ
ASTRIT ILMI BIMO
NDRICIM SHKELQIM CANAJ
PERPARIM GJON HALILAJ
GEZIM MYFIT SAKAJ
LULO PAZIT BEQIRAJ
ALGERT KAMBER METANI
MITAT MAZE GOLAJ
ISA FEIM LAMAJ
LEFTER HYSENE MALAJ
ERVEHE ADEM HITAJ
ALEM QANI CELA
CUMAN FEIM LAMAJ
SOKOL ADHURIM IDRIZAJ
HYSEN LEFTER MALAJ
MALO DERVISH SALAJ

Vlorë – Dalin Lejet e Legalizimit (Emrat) Read More »

Sot tension në Shkodër. Protestues rrethojnë Gjykatën e Apelit

Shkodra ndodhet e rrethuar nga forcat policore. Deputetë dhe aktivistë të Partisë Demokratike do të jenë ditën e sotme prezentë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës, ku janë ankimuar 23 masat e sigurisë dhënë nga Gjykata për protestuesit e Rrugës së Kombit. Këtë e ka konfirmuar edhe deputeti demokrat nga Qarku i Shkodrës, Bardh Spahia.

Ditën e sotme, në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj 23 protestuesve. Avokatët e tyre mbrojtës kanë apeluar vendimin e Shkallës së Parë të Kukësit që la në burg 11 protestues, 10 në detyrim paraqitjeje dhe 2 në arrest shtëpie.

Po ashtu sot në Shkodër do të jenë të pranishëm dhe 20 këshilltarët e bashkisë së Kukësit, të cilët janë nisur me autobus në drejtim të Shkodrës.

Avokatë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë gjetur disa shkelje nga ana e autoriteteve gjatë arrestimit të tyre, duke filluar nga falsifikimi i orës së arrestimit, apo nga shoqërimi pa njoftuar familjarët në drejtim të Tiranës.

Nëse merren parasysh të gjitha shkeljet e evidentuara, dhe fakti se protesta e tyre është legjitimuar dhe nga pranimi i gabimit nga qeveria, atëherë 11 qytetarët do të duhet të jenë sot pranë familjeve të tyre.

Seanca e mëparshme u zhvillua në Gjykatën e Tiranës për çështje sigurie. Ajo zgjati rreth 3 orë dhe u shoqërua me tensione brenda gjykatës, ku pati përplasje mes policisë dhe deputetëve të PD-së. Ndërkohë, Drejtoria e Policisë pati angazhuar rreth 1 mijë policë për mbarëvajtjen e seancës.

Gjykata e Apelit në Shkodër sot ndodhet e rrethuar nga forca sigurie të policisë të ardhura nga Tirana.

Sot tension në Shkodër. Protestues rrethojnë Gjykatën e Apelit Read More »

Vettingu/ Nis “furtuna”, ikin 66 të parët vetëm nga policia e Tiranës

Punonjësit e policisë kanë filluar të bëjnë kërkesa për largim pasi nuk po arrijnë të plotësojnë dokumentacionin për vettingunë në radhët e policisë. Deklarata u bë nga Kreu i sindikatës së punonjësve të policisë së Shtetit Sadedin Fishta për Ora News.

Fishta dha se deri tani vetëm në policinë e Tiranës 60 punonjës së policisë kanë bërë kërkesë për largim.

Deklarata e Fishtës:

Mosdorëzimi i deklaratave në kohën dhe afatin e caktuar, për kohën e pamjaftueshme që kanë në dispozicion i vendos punonjësit e policisë para një dileme ku një pjesë e tyre që kanë mbushur moshën 47 vjeç për shkak edhe të formimit të tyre dhe pamjaftueshmërisë për të plotësuar këto deklarata, ose këto deklarata do të plotësohen me të meta dhe mangësi në deklarimin e pasurisë, punonjësit e policisë rrezikojnë të humbin pensionin e parakoheshëm, pagën kalimtare dhe pensionin suplementar dhe kështu njëkohësisht humbasin pagesën për karrierën që kanë kryer në polici.

Kjo i ka sjellë punonjësit e policisë në vështirësi dhe për të vendosur nëse do të qëndrojnë në polici, do të mbushin këto formularë në një periudhë kaq të shkurtër. Fakti që deri tani një pjesë e mirë e punonjësve të policisë kanë filluar të përgatisin edhe kërkesat për largim, nga informacionet që kemi vetëm në drejtorinë e Tiranës kanë bërë kërkesë për largim rreth 60 punonjës policie.

Kërkesat për largim kanë të bëjnë edhe më problemet që kanë vetë punonjësit të cilët gjatë kohës së shërbimit kanë pasur edhe problematikat e veta me gjykatat dhe prokurorinë apo edhe me aktivitetet e tjera të paligjshme, por me afrimin e datës së dorëzimit të deklaratës do të vërtetohet sa punonjës policie për shkak të mos plotësimit të këtyre deklaratave do të detyrohen të bëjnë kërkesën për largim, pasi ata rrezikojnë për mos rrezikuar humbjen e përfitimeve të tjera që parashikon ligji të pagës kalimtare dhe pensionit suplementar.

Vettingu/ Nis “furtuna”, ikin 66 të parët vetëm nga policia e Tiranës Read More »

Vlorë-Dhërmi do të lidhen me një tunel në Llogara , projekti i qeverisë ! Gjiknuri : Kalimi nuk do të jetë me …

Ditën e djeshme, gjatë vizitës në Llogara, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se, qeveria do të ndërtojë më koncesion një tunel, për shkurtimin e distanës mes Vlorës dhe Dhërmiut.

Gjiknuri u shpreh se tuneli i Llogorasë do të ndërtohet me partneritet publik privat dhe me mbështetje të buxhetit. Ministri sqaroi se kalimi nuk do të jetë me pagesë.

“Një projekt tjetër me partneritet publik privat që po e shikojmë me përparë- si është përmirësimi i infrastrukturës dhe gjetja e një zgjedhje për rrëshqitjet në zonën e Dukatit, që bën lidhjen e Orikumit me Llogaranë. Për Llogaranë në planet tona është bërja e një tuneli, për të cilin do të shikojmë një variant të kombinimit me partneritet publik privat dhe me mbështetje nga shteti, sepse aty nuk e justifikon trafikun që gjithçka të bëhet me pagesë. Atje është krejt normale që një rrugë alternative e shkurtër, një tunel, të krijohet mundësia me koncesionim privat”, -shprehet Gjiknuri.

Ai është shprehur gjithashtu se është siguruar një financim i nevojshëm për përmbylljen e rrugës Tiranë- Elbasan. Shifra e vendosur në dispozicion për rrugës është 14 milionë dollarë.

“Dje na erdhi konfirmimi për financimin shtesë të pjesës së mbetur të autostradës Tiranë-Elbasan. Pra, janë 14 milionë dollarë të tjera, të cilat do të hidhen për të përfunduar segmentin e mbetur që është nga zona e Ibës deri në tunelin e Elbasanit. Jam i bindur se nëse puna fillon shumë shpejt, duke qenë se dje erdhi konfirmimi dhe fillon edhe negocimi i kontratës për marrjen e huasë, brenda vitit do të përfundojë plotësisht ky aks”, u shpreh Gjiknuri. Për Rrugën e Arbrit, ministri tha se kompania “Gjoka Konstruksion” ka dorëzuar planin e zbatimit. Dokumenti do të miratohet nga këshillat teknike. Ndërkaq, kompania ka siguruar financimin e nevojshëm nga bankat.

Sapo të miratohet plani i zbatimit, sipas Gjiknurit, për 1 muaj do të nisë ndërtimi në terren. Gjithashtu, ministri sqaroi se është planifikuar në buxhetin e shtetit dhe shumë shpejt do të nisë puna në terren për aksin Kardhiq-Delvinë.

“Do të shpallim së shpejti garën e aksit Kardhiq–Delvinë dhe kjo është e financuar me buxhetin e shtetit, duke i dhënë rëndësi zonës turistike të Sarandës. Ky investim do të sjellë që Saranda të afrohet me pjesën tjetër të vendit me gati një orë. Në këtë projekt përfshihet edhe ngritja e një tuneli. Puna në këtë kantier pritet të nisë brenda vitit”, u shpreh ministri.

Gjiknuri foli edhe për projektin Qukës-Qafë Plloçë ku, sipas tij, kërkohen edhe 50 milionë dollarë të tjera për përfundimin. “Sepse janë projekte të bëra jo mirë, projekte të bëra nga kompjuteri, si ura që nuk kombinojnë me njëra-tjetrën, kanë disnivele, projekte të bëra shumë keq”,-përfundon Gjiknuri./javanews

Vlorë-Dhërmi do të lidhen me një tunel në Llogara , projekti i qeverisë ! Gjiknuri : Kalimi nuk do të jetë me … Read More »

Gjermania kërkon punëtorë !

Punëdhënësi më i madh gjerman, aeroporti Fraport, ka njoftuar se punëtorëve të interesuar u ofron pagë vjetore midis 25 mijë dhe 30 mijë euro, shkruajnë mediet gjermane.

Punëtorët megjithatë do të duhej të kenë njohuri të gjuhëve gjermane dhe angleze, ku përpos punëtorëve të kualifikuar do të punësojnë edhe punëtorë të pakualifikuar.

Aeroporti i Frankfurtit i ka 81 mijë të punësuar, megjithatë ka ende mungesë të fuqisë punëtore, , transmeton portali “Zeri.info”.

Përpos pagës deri në 30 mijë euro, punëtorëve u ofrohet edhe banim i lirë që nuk do të kushtoj më shumë se 350 euro në muaj.

Gjermania kërkon punëtorë ! Read More »

I vodhën paratë, pasaportën dhe i dogjën makinën, nëna e emigrantit: Do i gjej dhe do i djeg…

Një emigrant që sapo ishte kthyer nga Greqia ka humbur thuajse gjithçka. Paratë, telefonin, makinën, por ajo që është më e rëndësishmja dhe pasaportën greke. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në fashtin Belorta në Korçë.

Familjarët panë makinën tip ‘Audi’ të përfshihej nga flakët, në pronësi të shtetasit D.D, 26 vjeç, (emigrant në Greqi) i cili ishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e ngjarjes. ‘Fax News’ raporton se përveç djegies së makinës 26-vjeçarit i kanë vjedhur 1 mijë euro, telefonin si dhe pasaportën greke.

Ndëkohë që nëna e djalit, Lindita Dura ka kërkuar që ngjrja të zbardhet sa më shpejt, duke thënë se djali nuk ka konflikte me askënd. “Nuk kemi konflikte me askënd. Makina u dogj rreth orës 02:00 të mëngjesit. Kanë vjedh 1000 euro, pasaportën greke të djalit dhe telefonin.

Më pas kanë djegur makinën për të humbur gjurmët. Kerkoj të zbardhet sa më shpejt. Në të kundërt do i gjej vetë autorët dhe do i djeg siç më dogjën makinën e djalit”, tha ajo. Vetëm mbrëmë në fshatin Belorta kanë ndodhur 4 vjedhje. Automjeti që u dogj, dy banesa dhe një automjet tjetër.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.04.2018, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Belorta, ka rënë zjarr në mjetin tip “Audi”, me targë IBI 4224, në pronësi të shtetasit D.D, 26 vjeç (emigrant në Greqi) i cili ishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Nga të dhënat e para, si edhe ekspertiza e kryer në vendngjarje, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

I vodhën paratë, pasaportën dhe i dogjën makinën, nëna e emigrantit: Do i gjej dhe do i djeg… Read More »

Vettingu, sindikata e Policisë letër Xhafajt e Veliut: Shtyni afatin e aplikimit

Sindikata e Policisë i ka dërguar sot një letër ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliut.

Në letrën në fjalë sindikata ka ngritur një shqetësim për vettingun, ndërsa shton se të mundësohet shtyrja e afatit të dorëzimit të formularit.

dokumenti

Vettingu, sindikata e Policisë letër Xhafajt e Veliut: Shtyni afatin e aplikimit Read More »