Lajmi i fundit

Xhafaj paralajmëron, së shpejti do goditen grupet kriminale në këto qytete

Paralajmërimi ka ardhur nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili tha se në sajë të operacionit “Forca e Ligjit”, janë goditur 7 grupe kriminale.

Së shpejti do të goditen grupet kriminale në Fier dhe Lushnjë.

I pranishëm në Forumin Qytetar për Sigurinë, në Fier, Xhafaj tha se do të sekuestrohen edhe pasuritë e grupeve që ushtrojnë veprimtari kriminale.

“Jo vetëm ndëshkimin penal të tyre, por dhe goditjen e pasurive kriminale që këto grupe kanë vendosur.

Nga njëra anë, ndëshkimi penal i tyre, dhe nga ana tjetër heqja e bazës ekonomike. Jemi të vendosur për luftë pa kompromis ndaj këtij fenomeni. Deri më tani kemi goditur 7 grupe kriminale.

Shumë shpejt do të shihni rezultate konkrete edhe në Fier edhe në Lushnje ku ka dukuri të kësaj natyre”, tha Xhafaj.

Pak ditë më parë, në një forum të ngjashëm në Elbasan, ministri tha se kriminelëve do u nxihet jeta përpara forcës së ligjit. /noa.al

Xhafaj paralajmëron, së shpejti do goditen grupet kriminale në këto qytete Read More »

Rikthehet ish-kryepolici, Haki Çako emërohet këshilltar tek Mbrojtja

Haki Çako është rikthyer në administratën shtetërore, këtë herë në një dikaster tjetër të kabinetit qeveritar.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është emëruar këshilltar për çështjet e emergjencave në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ky emërim i Çakos konfirmohet nga burime brenda këtij dikasteri, që thonë se ish-kreu i Policisë së Shtetit e ka marrë prej 10 ditësh detyrën e tij të re.

Çako u shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm në ditët e para të janarit të këtij viti, ndërkohë që gjatë ushtrimit të detyrës është akuzuar në më shumë se një rast nga opozita për lidhje me trafikantët e drogës.

Vetë Ilir Meta, gjatë fushatës elektorale, që e zhvilloi si President i Zgjedhur, e quante drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Haki Droga”./javanews

Rikthehet ish-kryepolici, Haki Çako emërohet këshilltar tek Mbrojtja Read More »

Investimi madhor i Qeverisë Shqiptare për Vlorën e Vjetër

Investimi madhor i Qeverisë Shqiptare për Vlorën e Vjetër, parashikon ndërhyrje të rëndësishme në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve në këtë zonë.

Në kuadër të këtij investimi, në rrugën “Justin Godard”, sot ishte drejtori i Ujësjellës Kanalizime, Dorian Xhelili, i shoqëruar nga një grup inxhinjerësh për bashkërendimin e punës me firmën zbatuese e cila eshte kontraktuar nga kjo Ndermarrje per kryerjen e ketij inevstimi.

Kreu i Ujesjelles Kanalizime, Xhelili, tha se ky investim ne rrugen “Justin Godard”, do te sjelle permiresim te situates se furnizimit me uje te pijshem, por edhe te rrjetit te kanalizimeve./6+1

Investimi madhor i Qeverisë Shqiptare për Vlorën e Vjetër Read More »

Bëhet nami në administratë – Rama heq nga ministritë 182 persona

Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për rishpërndarjen e numrit të punonjësve në njësitë e qeverisjes qëndrore për vitin 2018″>2018.

Sipas VKM nw profilin e kryeministrisw, numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, reduktohet me 92 veta, kurse numri i punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018″>2018, shtohet me 182 veta.

RISHPËRNDARJEN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ORGANIKË NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE, PËR VITIN 2018″>2018

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11, të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018″>2018”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

  1. Numri i punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018″>2018, shtohet me 182 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335.

  2. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 10 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 14 146.

  3. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 997.

  4. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Drejtësisë, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 5 681.

  5. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 92 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 5 726.

  6. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 970.

  7. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 8 971.

  8. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 035.

  9. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Kulturës, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1 003.

  10. Numri i punonjësve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 27 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 4 262.

  11. Numri i punonjësve të Agjencisë së Prokurimit Publik, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 25.

  12. Numri i punonjësve të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 43.

  13. Numri i punonjësve të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 1 vetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 34.

  14. Numri i punonjësve të ADISA-s, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 155.

  15. Numri i punonjësve të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 3 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 46.

  16. Numri i punonjësve të Inspektoratit Qendror, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 21.

  17. Numri i punonjësve të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2018″>2018, reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 55.

  18. Numri i përgjithshëm i punonjësve organikë, buxhetorë, nuk ndryshon.

  19. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e përmendura më sipër për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Bëhet nami në administratë – Rama heq nga ministritë 182 persona Read More »

Për herë të parë, bizneset shqiptare prezantohen në panairin “Vjena 2018”

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri nesër, më datë 21 prill 2018 do të hapë panairin e parë të bizneseve shqiptare “Vjena 2018” i cili do të mbahet në kryeqytetin austriak, në Vjenë.

Punën e tyre do ta prezantojnë një numër i konsiderueshëm i bizneseve shqiptare që veprojnë në Austri, duke filluar nga gastronomia, hoteleria, ndërtimtaria, mediat, it- design, imobile, estetikë etc.

Si pjesë e panairit do të jetë edhe libri / katalogu, ku do të prezantohen firmat pjesëmarrëse të panairit.

Kryetari i Rrjetit te Bizneseve Shqiptare ne Austri dhe kryetar për Evropë, Yll Blakaj, ka thënë se “kjo është hera e parë që Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri fillon me panairin. Kjo është një mundësi e mirë që bizneset të cilat janë pjesë e “Rrjetit…” të prezantojnë punët dhe aktivitetet e tyre. Kjo është edhe një mundësi e mirë për komunitetin tonë në diasporë, që t’i vizitojnë firmat shqiptare dhe të njihen me veprimtaritë e tyre. Presim që këto takime të sjellin rezultate dhe nga panairi të krijohen bashkëpunime të reja në mes te bizneseve gjithashtu, mes bizneseve dhe qytetarëve tanë në diasporë”, thuhet në njoftimin e “Rrjetit…”, transmeton “albinfo.ch”.

Sipas kryetarit Blakaj, panairi pritet të jetë tradicional dhe me këtë rast ai fton edhe degët tjera nëpër Evropë që të organizojnë panaire të tilla në mënyrë që bizneset të jenë më afër konsumatorëve shqiptarë.

Ftohen qytetarët shqiptarë dhe bizneset tjera të cilat ndonëse nuk janë pjesëmarrëse në panair, të vizitojnë këtë manifestim që të njihen për se afërmi me njëri tjetrin dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre por, pse jo edhe të nisin bashkëpunime biznesore.

Panairi për vizitorë do të hapet nesër, 21 prill, në orën 10:00, në adresën Arena 21 –Museumsplatz 1, 1070 Vienna, mirëpo, hapja zyrtare do të bëhet në ora 11:00 ndërkaq pritet të mbyllet në orën 16:00./albinfo.ch

Për herë të parë, bizneset shqiptare prezantohen në panairin “Vjena 2018” Read More »

Vettingu në polici, 65 efektivë japin dorëheqjen pa nisur…

Data 5 maj është afati i fundit për 11 mijë punjonjëist e Policisë së Shtetit, për të dorëzuar 3 formularët në kuadër të Vettingut, por duket se ende pa nisur procesi vlerësimit, 65 efektivë të rolit bazë dhe oficerë të niveleve të larta kanë depozituar kërkesat e tyre për dorëheqje.

Më tepër se 60 efektivë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, kanë dorëzuar kërkesat për t’u larguar nga radhët e uniformave blu. Një vendim i tillë duket se është marrë nga një pjesë e efektivëve, të cilët nuk kanë mundur ende të nisin procedurat e mbledhjes së dokumenteve.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, mësohet se janë mbi 5 oficerë që kanë dorëzuar kërkesat për largim. Prej një muaji ka bërë kërkesë për t’u larguar edhe ish-kreu i bluve në Berat, Dilaver Shima. Ai sqaroi se largimi shmang kontrollin, por nëse do ta shohë të arsyeshme për t’u rikthyer, do t’i nënshtrohet vlerësimit.

Zyrtarisht Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme nuk kanë dhënë shifra të efektivëve që kanë kërkuar largimin.

Vettingu në polici, 65 efektivë japin dorëheqjen pa nisur… Read More »

Pesë fshatra të bregdetit të jugut së shpejti furnizim 24 orë me ujë

Rreth 6 mijë banorë të pesë fshatrave të bregdetit të jugut, Kuç, Kudhës, Pilur, Qeparo-Fushë dhe Qeparo-Fshat do të furnizohen me ujë të të pijshëm 24 orë falë një financimi prej 2 milionë euro të qeverisë shqiptare.

Projektet “Për rikonstruksionin e ujësjellësit në fshatrat Kuç, Kudhës dhe Pilur” si dhe “Për Rikonstruksionin e Ujësjellësit në fshatrat Qeparo-Fushë dhe Qeparo-Fshat”, do të realizohen nga FSHZH. Bashkia Himarë është bashkë-financuese në masën 10% të këtyre investimeve.

Punimet për ndërtimin e këtyre ujësjellësave parashikohet të fillojnë gjatë vitit 2018.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit zhvilloi këto ditë konsultime publike me komunitetin e këtyre fshatrave për fizibilitetin e investimeve, për rikonstruksionin e dy ujësjellësve, që do të furnizojnë banorët jo vetëm me 24 orë me ujë, por edhe higjenikisht të pastër.

Takimi u zhvillua në mjediset e Bashkisë së Himarës, ku përfaqësues të FSHZH, Bashkisë Himarë dhe kompanisë projektuese, informuan të pranishmit nga fshatrat përfitues të projekteve lidhur me investimin.

Banorët e këtyre fshatrave do të përfitojnë drejtpërdrejtë nga ky investim që parashikon furnizimin me ujë me rënie të lirë nga burimet e Kuçit. Linjat e furnizimit dhe rrjeti i shpërndarjes do të ndërtohen rishtas, ndërsa parashikohet rikonstruksioni i rezervuarëve dhe komponentëve të tjerë të infrastrukturës.

Kërkesa për ujë sipas studimeve arrin në 120L për frymë dhe nëpërmjet këtij investimi synohet që të sigurohet qëndrueshmëri në furnizimin me ujë, kjo sipas standardeve më të mira.

Konsumatorët do të pajisen me matësa uji, ndërsa funksionimi dhe mirëmbajtja e ujësjellësve do të bëhet nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve pranë Bashkisë së Himarës./ATSH

Pesë fshatra të bregdetit të jugut së shpejti furnizim 24 orë me ujë Read More »

Vlorë : Protestë për lirimin e 11 kuksianëve

Edhe në qytetin e Vlorës po zhvillohet një protestë për lirimin e 11 kuksianëve.

Në Shkodër është duke i zhvilluar edhe seanca gjyqësore, ndërsa dhjetëra vlonjatë kanë dalë sot në protestë dhe kanë kërkuar lirimin e protestuesve kundër taksës së Rrugës së Kombit. Protestuesit nga Vlora kanë bërë thirrje për lirimin: Të lirohen banorët e arrestuar të Kukësit.

Protetsues të shumtë po ndjekin nga gjykata e Apelit në Shkodër procesin ndaj 11 protestuesve kuksianë.

Familjarët e të arrestuarve janë të irrituar me mbajjtjen në burg me njerëzve të tyre të afërt. Ata kanë paralajmëruar publikisht Ramën për pasojat direkte që do të ketë në rast se nuk do të lirohen sot protestuesit.

“Pasojat do ti ketë direkt Edi Rama. Po i themi nuk do të gjejë vrimë ku të futet në rast se nuk lirohen protestuesit”, thanë familjarë të tyre para duerve të gjykatës së Apelit në Shkodër./rd.al

Vlorë : Protestë për lirimin e 11 kuksianëve Read More »