Lajmi i fundit

Do vriste prindërit e ish gruas, kërkohet ekstradimi nga SHBA i 36 vjeçarit( emri)

Qëlloi për të vrarë prindërit e ish-gruas para një viti në Ballsh pasi i kishte kërcënuar me parë me jetë, kërkohet ekstradimi nga SHBA i 36-vjeçarit nga Patosi pasi tentoi të vriste prindërit e ish-bashkëshortes pasi i kishte kërcënuar që të ndikonin tek e bija në SHBA që kjo e fundit të tërhiqte padinë për ushtrim të dhunës, organi i akuzës kërkon ekstradimin e tij për t’u gjykuar në Shqipëri për krimin e kryer.

Prokuroria e Fierit ka kërkuar ekstradimin nga SHBA drejt Shqipërisë të të pandehurit Lulëzim Sinaj 36 vjeç nga Patosi, i akuzuar për veprat penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” kundër dy ose më shumë personave, e mbetur në tentativë dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake”, pasi ky i fundit arriti të largohej në vendin përtej Atlantikut, pas krimit që kreu në qytetin e Ballshit mbrëmjen e 12 marsit të vitit të kaluar. Nga hetimet një vjeçare të Prokurorisë për Krime të Rënda e më pas Prokurorisë së Fierit, është arritur të konkludohet se Lulëzim Sinaj qëlloi për të vrarë prindërit e ish-bashkëshortes, Ludmidha dhe Edmond Xhaferraj, duke i qëlluar disa herë me pistoletë, shkruan faxweb.

Ngjarja mësohet se më datë 12 mars 2017, rreth orës 20:00, në lagjn “28 nëntori” të qytetit të Ballshit, Lulëzim Sinaj, akuzohet se ka trokitur në derën e ish-vjehrrit të tij. nga deklarimet e të dëmtuarve është mësuar se kur Edmond Xhaferraj kishte hapur derën, ishte përballur me një person veshur me të zeza, me fytyrë të mbuluar, i cili mbante në dorë një armë të mbuluar me qeskë, të cilës i shihej vetëm tyta. Ai i kishte thënë të dëmtuarit të të futej brenda dhe të ulej. Sipas deklaruesve, personi që mbante pistoletën në dorë kishte sytë dhe zërin e Lulëzim Sinajt, ish-bashkëshortit të vajzës së tyre. Të plagosurit kanë deklaruar para hetuesve se personi i armatosur që kishte hyrë në banesën e tyre kishte hequr për një moment kapuçin e më pas e kishte rivënë duke u thënë se do t’i vriste të gjithë. Më pas, Ludmidha i është afruar agresorit dhe ka tentuar ta nxjerë nga banesa.

Ndërkaq, Lulëzim Sinaj kishte bërë disa hapa prapa dhe kur ndodheshin në shkallët e pallatit, Edmond Xhaferaj i ka thënë Lulëzimit se çfarë kishte ndërmend të bënte, ta realizonte mbi të. Në këtë moment ai ka kërhequr këmbëzën por nuk i ka shkrepur. Më pas ai ka shtënë dy herë të tjera ndaj Ludmidhës dhe tre herë ndaj Edmondit duke i plagosur të dy rëndë. Pas kësaj, autori ka ikur me shpejtësi duke humbur çdo gjurmë. Një banor i qytetit të Ballshit ka dorëzuar në polici pistoletën me silenciator, një dorezë plastike, dy çorape të zeza, dy papuçe ngjyrë blu, një leckë e disa qese që janë gjetur nga një fëmijë në një degë peme poshtë pallatit.

Konflikti Pasi shëndeti i të plagosurve është përmirësuar ata kanë deklaruar se pesë vite më parë, Lulëzim Sinaj ishte martuar në Boston të SHBA-së me vajzën e tyre, Negisa Xheferajn. Por, pas mosmarrëveshjeve mes tyre, ata janë ndarë para dy vitesh. Vajza e të dëmtuarve e kishte denoncuar Lulëzimin për keqtrajtim dhe ndaj tij kishte nisur një proces në SHBA. Ndërkohë, sipas deklaruesve, i akuzuari Lulëzim Sinaj ishte lidhur me një vajzë nga Memaliaj. Kjo e fundit e kishte takuar Edmond Xhaferajn në qytetin e Ballshit në Janar të vitit 2017 dhe i ka thënë që të ndikonte tek e bija e tij për tërhequr padinë ndaj Lulëzimit, pasi ishte lidhur me këtë fundit dhe si pasojë e denoncimit të kryer në SHBA, dëmtoheshin të dy. Mësohet se Edmond Xhaferaj ka deklaruar se pas këtij takimi, e ka telefonuar nga Amerika edhe Lulëzimi, i cili i ka kërkuar që t’i thoshte të bijës që deri më datë 6 Mars 2017 të tërhqite padinë, në të kundërt e ka kërcënuar me jetë. Nga hetimet ka rezultuar se Lulëzim Sinaj kishte mbërritur në Shqipëri më datë 7 Mars, ka kryer krimin e tij pesë ditë më vonë dhe është rikthyer sërish drejt Amerikës, ku më pas është arrestuar dhe po vuan dënimin për dhunën e ushtruar ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Për udhëtimin e Lulëzimit drejt Shqipërisë ka qenë në dijeni edhe ish-bashkëshortja, Negisa, e cila i ka porositur prindërit që të mos e prisnin në shtëpi. Por, pavarësisht kësaj, Lulëzimi ka realizuar planin e tij të hakmarrjes, që fatmirësisht nuk mori dot jetën e dy prindërve të ish-bashkëshortes së tij. Pritet që pas ekstradimit në Shqipëri, ai të gjykohet për veprën penale vrasje në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativë që parashikon dënimin e jo më pak se 20 viteve heqje lirie ose burgim të përjetshëm.

Do vriste prindërit e ish gruas, kërkohet ekstradimi nga SHBA i 36 vjeçarit( emri) Read More »

Ndryshime në kupolen e policisë së shtetit

Të tjera ndryshime kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në radhët e Policisë së Shtetit.

Vazhdojnë ndryshime në kupolen e policisë së shtetit.

Pas marrjes së detyrës së re si Drejtor i Përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu ka nisur edhe rivendosjen e drejtuesve të saj.

Artion Duka, i cili ka qenë shefi i Komisariatit nr 1, emërohet Drejtor i Policisë së Beratit.

Sokol Sejfollari është emëruar këshilltar pranë drejtuesve të policisë së Shtetit. Më parë Sejfollari mbante postin e shefit të Antidrogës, post i cili tashme ka mbetur bosh.

Ndërsa Fran Rica emërohet shef i seksionit të krimit ekonomik në Policinë e Shtetit.

Ndryshime në kupolen e policisë së shtetit Read More »

11 kuksianët në burg, Kukësi proteston sot në 11:00

Në mbështetje të 11 protestuesve që vijojnë të jenë në paraburgim, qytetarë të Kukësit do të do protestojë. Protesta e thirrur dhe organizuar nga këshilli bashkiak i Kukësit, do të mbahet para Gjykatës së këtij qyteti në orën 11:00.

“Të nderuar banorë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Në mbështetje të vëllezërve tanë të arrestuar në mënyrë të paligjshme në protestën e 31 marsit 2018, Këshilli bashkiak Kukës ju njofton organizimin e tubimit mbarëpopullor në datë 19 prill 2018, në orën 11:00, te sheshi para Gjykatës Kukës.Ju ftojmë të merrni pjesë”.

Të premten në Gjykatën e Apelit të Shkodrës do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë të 11 kuksianëve te ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit. Avokatët e tyre, që apeluan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë lirimin e 11 protestuesve. Ndërkohë Prokuroria i qëndron asaj mase sigurie që u vendos në Gjykatën e Shkallës se Parë arrest me burg.

11 kuksianët në burg, Kukësi proteston sot në 11:00 Read More »

Sterilizimi edhe në Vlorë, reduktohen infeksionet

Sterilizimi i instrumenteve kirurgjikalë po kryet edhe në spitalin rajonal në Vlorës. Në këtë spital kryhen rreth 5 mijë operacione në vit dhe mjekët besojnë se me këtë shërim të ri ulen infeksionet post-operatore

Pas spitaleve universitare të Tiranës, spitaleve rajonale të Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit si dhe spitalit bashkiak të Librazhdit, shërbimi i sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë ka nisur edhe në spitalin rajonal të Vlorës.

Sipas mjekëve, në këtë spital kryhen mesatarisht 5 mijë operacione. Për mjekët kirugë, sterilizimi ndikon në uljen e infeksioneve post-operatore.

“Realisht nuk kemi parë infeksione post-operatore me përdorimin e këtyre instrumenteve dhe cilësia por edhe sasia e veglave që përdorim sot nuk ka të krahasuar me ato që përdornim më parë”.

Gjithashtu ky shërbim ka ndikuar edhe në punësimin e bluzave të bardha. Autoritetet e shëndetësisë raporojnë se janë punësuar 216 vetë.

Sterilizimi edhe në Vlorë, reduktohen infeksionet Read More »

Peleshi në Vlorë: Pastrimi i zonave nuk zgjidhet me aksione, por me një plan të detajuar, nga vetë bashkitë

Menaxhimi i mbetjeve urbane, pas reformës territoriale administrative,një përgjegjësi e pushtetit vendor. Bashkitë duhet të shtrijnë sistemin e pastrimit edhe në zonat rurale. Në disa bashki një gjë e tillë është realizuar, por në disa bashki të tjera ka ende mjaft probleme, si në bashkinë e Vlorës, që ende nuk ka gjetur një zgjidhje për menaxhimin e mbetjeve në fshatra dhe zonat rurale. Menaxhimi i mbetjeve mbetet përgjegjësi e bashkisë, pavarsisht ndihmës nga pushteti qëndror.

Deklarata vjen nga Vlora nga ministri i bujqesise Niko Peleshi, i cili ka qenë i pranishëm në qytetin bregdetar të Vlorës, në kuadër të javës së tokës dhe aksionit të pastrimit. Peleshi ka prekur edhe problematika të tjera referuar situatës në zonat turistike. Mungesa e pastërtisë në zonat turistike, është një problematikë që na shoqëron ndër vite.

Pastrimi i zonave nuk zgjidhet me aksione, por me një plan të detajuar,nga vetë bashkitë. Shqipëria sa i përket pastrimit herë pas here mbetet në një situatë dramatike.  Ministri i bujqesise Niko Peleshi është ndalur në një nga zonat më problematike sa i përket pastrimit, në pyllin e sodës në Vlorë, ndërsa nuk ka nguruar të flasë rreth projekteve në letër të bashkive, të cilat nuk implementohen sa i përket situatës së pastrimit. Peleshi ka prekure dhe hapjen e negociatave duke e quajtur një lajm të mirë.

Peleshi në Vlorë: Pastrimi i zonave nuk zgjidhet me aksione, por me një plan të detajuar, nga vetë bashkitë Read More »

Tensionet në kulm, gati për luftë. Dy shtetet afër Shqipërisë që po tmerrojnë botën

Kane arritur ne kulm tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Mediat greke i kane quajtur aspak të përshtatshme deklaratat e Ankarasë e cila thotë se Imia është territor turk.

turkish_boat

“Imia, ujërat rreth tyre dhe hapësira ajrore mbi ta janë ekskluzivisht nën sovranitetin turk”, citojnë mediat greke një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

E sipas tyre, Turqia i tejkaloi limitet pasi Ministria e Jashtme turke, për herë të parë në një deklaratë me shkrim, tha se Imia është nën sovranitetin turk. Kjo deklaratë vjen pas raportit të KE mbi kursin e pranimit të Turqisë në Bashkimin Evropian

Por sot ka reaguar edhe ministria e Jashtme greke, duke iu përgjigjur kështu:

“Sovraniteti i Greqisë mbi Imian është i qartë dhe i padiskutueshëm sipas Traktatit të Lozanës të vitit 1923, Marrëveshjeve Italo-Turke të vitit 1932 dhe Traktatit të Parisit të vitit 1947”.

“Ndërsa Bashkimi Evropian i bën thirrje Turqisë të respektojë të drejtën evropiane, ajo përgjigjet me një deklaratë provokuese, duke përsëritur një qëndrim të paligjshëm, duke injoruar faktin se statusi ligjor i Egjeut është plotësisht i garantuar me të drejtën ndërkombëtare”, vijon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

Tensionet në kulm, gati për luftë. Dy shtetet afër Shqipërisë që po tmerrojnë botën Read More »

Të mbytur nga kumari! Lotot më të përhapura në qytetet e vogla

Bastet sportive dhe lojërat e fatit janë një fenomen i përhapur dukshëm në të gjithë vendin, por në qytetet e vogla dhe varfëra ky fenomen është më shqetësues.

Në qytetin e Cërrikut pikat e basteve edhe në orët e mëngjesit i gjen të mbushura plot. Aty ku njerëzit kanë humbur shpresën, i kanë kthyer sytë nga fati.

“Shkojnë nga varfëria mos fitojnë ndonjë lek ngaqë nuk kanë. Dëmton, sherr, shamatë, rrihu dhe prihu. Lekët t’i çojnë në shtëpi, nëpër familje jo në loto. Edhe 5 lekët që u marrin prindërve shkojnë e i lënë në loto. Kjo është nga varfëria”, thonë qytetarët vendas.

Sipas psikologëve, varësia që krijohet nga lojërat e fatit dhe bastet është e njëjtë me atë që krijohet nga droga.

“Kemi të rinj që kanë mungesë idealesh dhe të rinj që bëhen viktima të këtyre aktiviteteve. Të rriturit e kanë ves. Ajo që ne si shoqëri duhet të bëjmë janë orët e këshillimit në shkolla, në gjimnaze dhe gjithashtu edhe përmes edukimit familjar”, thotë psikologia Hajdina Dyli.

Ndikimi nga lojërat e fatit dhe lotot nis që në adoleshencë, ndërsa duket sikur ndryshimet ligjore të vitit 2016, që përcaktojnë distancë 100 metra nga institucionet arsimore, janë thjesht tallje.

Distanca 100 metra e përcaktuar në ligj ka bërë që përballë, apo përbri të çdo gjimnazi të jenë 2 apo më shumë pika bastesh sportive.
Top Channel

Të mbytur nga kumari! Lotot më të përhapura në qytetet e vogla Read More »

Hapja e negociatave, festë shqiptarësh në Bruksel

Shkruan Fatos Mahmutaj

Deputeti shqiptar, i parlamentit te Brukselit, Amet Gjanaj në prononcime të ndryshme për mediat e ka përshëndetur vendimin e KE dhe ka shprehur miënjohje për të.

Çelja e negociatave krijon një mundësi të re që Evropa të sjellë një administrim më efektiv dhe të drejtë të sferave publike dhe politike për një minimizim të dukurive negative që kanë 70 vjet që po mbajnë peng potencialitetet e këtij popullit dhe të këtij vendit evropian!

Në të njëjtin moment shoqata ‘Vatra’, e cila ka qenë shpeshherë promotore e aktiviteteve të shqiptarëve në Bruksel, ka organizuar aktivitete te shumta në lidhje me këtë njgjarje të shënuar.

Me festën e shqiptarëve janë solidarizuar edhe një pjesë e konsiderueshme e bar-kafeve, të cilat kanë ofruar edhe pije falas, jo vetëm për klientët e tyre, por edhe më tepër.

Fotot më poshtë flasin vetë:

Hapja e negociatave, festë shqiptarësh në Bruksel Read More »