Lajmi i fundit

Gjyqtarë e prokurorë në “gropën”, që kanë hapur vetë/ Kryegjyqtarja dhe burri 23 vite drejtor ‘çmendin’ me pasurinë (Dokumentet)

Gjyqtarët dhe prokurorët po bien në gropën që kanë hapur vetë, nëpërmjet pasurimit të tyre në kohë rekord.

Fenomeni është tashmë i njohur dhe CNA.al, sjell pothuajse çdo ditë raste konkrete. Ajo që bie në sy në formularët e deklarimit të pasurive të tyre, është favorizimi i bashkëshortëve përkatës, në rastet kur ata kanë humbur punën apo në rastet kur ata akuzohen për ndonjë vepër korruptive.

Deri më tani, të gjithë bashkëshortët (tet) e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë humbur punën e kanë fituar gjyqin dhe dëmshpërblimin pa u zvarritur çështja, dhe në rastet kur bashkëshortët (tet) akuzohen për vepra korruptive, kanë shpëtuar pa iu hyrë gjemb në këmbë.

Një situatë e tillë, duket se ka ndodhur edhe me Drejtorin e Ujësjellësit të Korçës, Petrit Tare, bashkëshortja e të cilit Entela Prifti është kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës.
Kujtojmë se kohë më parë, Petrit Tare u padit penalisht nga KLSH, në prokurorinë e Korçës për “shpërdorim detyre” dhe Këshillit Mbikëqyrës iu rekomandua largimi i tij nga detyra, gjë që nuk ndodhi.

Dëmi i shkaktuar, sipas KLSH-së, ishte disa milion euro, ku vetëm blerja e matësave të ujit vlerësohej 3.6 milion euro (pa TVSH).

Por hetimet e sfumuan dhe për pasojë për dëmin e shkaktuar, nga bashkëshorti i kryegjyqtares së Apelit, Entela Prifti, nuk u dha përgjegjësi.

Entela Prifti, është prej më shumë se 20 vitesh gjyqtare dhe prej më shumë se 15 vitesh punon në Gjykatën e Apelit të qytetit Juglindor.

Në këto rrethana, dyshohet se Prifti mund të ketë ndikuar që bashkëshorti i saj t’i shpëtojë drejtësisë.

Prej disa ditësh procesi i Vettingut është kthyer në ferr për gjyqtarët dhe prokurorët që kanë abuzuar dhe shpërdoruar detyrën.

Në këtë rreth “ferri” pritet të kalojë edhe kryegjyqtarja Prifti.

Kjo e fundit së bashku me bashkëshortin e saj Petrit Tare janë lakuar më herët edhe për pasurinë marramendëse.
Para pak kohësh dhe konkretisht në vitin 2015, në media doli me foto një super- vilë e çiftit Tare, rikonstruksioni së cilës, u tha se kishte kapur vlerën e rreth 500 mijë eurove.

Në katin e parë të godinës ndodhej një restorant ndërsa taraca shërben si lokal.

Por në deklaratën e pasurisë së Entela Priftit dhe Petrit Tare, për vitin 2016 nuk është deklaruar një pronë e tillë.

Ndërkohë në deklaratën e pasurisë bien në sy kredi, në vlerën 70 mijë euro të marrë në vitin 2011, hua e marrë nga motra e kryegjyqtares 550 000, shpenzime për pushime 2500 euro, shkollimi i fëmijëve në shkolla jopublike 600 000 lekë dhe mbyllje e hapje llogarish në kohë rekord.

Deklarimi i pasurisë për vitin 2016

Llogari rrjedhëse nga paga e bashkëshortit në vlerën 515 000 lekë.

Llogari rrjedhëse nga paga në shumën 671 300 lekë.

Mbyllje llogarie rrjedhëse të bashkëshortit në shumën 182.000 lekë.

Mbyllje llogari rrjedhëse të bashkëshortit në shumën 659 000 lekë.

Mbyllje llogari rrjedhëse të bashkëshortit 545 800 lekë.

Mbyllje llogarie për fëmijën në shumën 3 502 000 lekë.

Mbyllje llogarie depozita kursimi për fëmijët në vlerën 1 882.000 lekë

Çelje llogarie kursimi për fëmijën në shumën 5 573 000 lekë

Çelje llogarie për fëmijën pas mbylljes së llogarisë parë në shumën 1 000 000 lekë.

Llogari rrjedhëse në euro në shumën 1 000 euro.

Shpenzime shkollimi për fëmijën në shkollë jopublike në shumën 600 000 lekë.

Shpenzime për pushime vjetore 2500 euro.

Kredi bankare në shumën 70 000 euro, për një fata 7 vjeçar e marrë me datë 26. 12. 2011. Pagesa kësti kredie në shumën 10 500 euro. Janë pa paguar 21 700 euro.

Kthim huaje motrës, në shumën 550 000 lekë.

Gjendje cash në banesë 50 000 lekë.

Të ardhura nga dieta e bashkëshortit nga puna si drejtor i UKKO në shumën 2 051 700 lekë.

Të ardhura nga paga, dieta, nga puan si kryetare e Gjykatës së Apelit në Korçë në shumën 1 546 500 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë dt 05.01.2016, për objektin në pronësi të bashkëshortit në shumën 2 400 000 lekë

Të ardhura nga kontrata e qirasë, dt. 07.01.2016 për objektin në pronësi të bashkëshortit dhe djalit në shumën 2 200 euro.

Djali Elio Tare, apartament banimi me sipërfaqe 77.55 metër katror, me vlerë 8438 lekë. Në bashkëpronësi me babain Petrit Tare. Privatizuar nga gjyshërisht dhe babit nga shteti më vitin 1994. 2/3 e banesës dhuratë nga gjyshërit.

Djali Elio Tare, lloggari e përbashkët kursimit me babain Petrit Tare, në shumën 5. 573 000 lekë.

Fillimisht është çelur llogari kursimi në vitin 2006 në emër të Elio Tares, nga kalimi i një shumë të hollash të ndodhura në llogarinë e kursimit të Petrit Tares. Pas hapjes së llogarisë janë kaluae çdo muaj nga llogaria e pagës së prindit Petrit Tare, në llogari të secilit prej fëmijëve në shuma 10 000 lekë në muaj deri në vitin 2015. Ndër vite janë kaluar edhe shumë të ndryshme përsëri nga të ardhurat e [gës dhe shpërblimet e punës së babait Petrit Tare si dhe kursime të mbledhura nga vetë fëmijët. Njëkohëisht janë shtuar edhe interesate bankare të akumuluara në vite. Në muajin janar 2016, e gjithë shuma e mbledhur dhe interesat e shtuara ndër vite së bashku me të ardhurate mbetura në llogaritë e prindit Petrit Tare janë mbledhur dhe janë rindarë në dy llogari të reja në emër të djalit Elio Tare dhe babait Petrit Tare si dhe një tjetër në emër të vajzës.

Gjyqtarë e prokurorë në “gropën”, që kanë hapur vetë/ Kryegjyqtarja dhe burri 23 vite drejtor ‘çmendin’ me pasurinë (Dokumentet) Read More »

Atentat me armë në Elbasan, plagoset 22-vjeçari (Emri)

Një person është plagosur me armë zjarri në Elbasan.

Ngjarja ndodhi pak më parë në lagjen ‘5 maji’.

I plagosuri është 22-vjeçari Xhon Rusta.

Policia thotë se ai është një person me precedentë penalë pasi rezulton i dënuar më parë për plagosje me armë zjarri.

Shkaqet e ngjarjes së sotme nuk dihen.

I riu është transportuar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa Policia s’ka ende asnjë të ndaluar.

Atentat me armë në Elbasan, plagoset 22-vjeçari (Emri) Read More »

Xhaçka punëson ish- ministrin e Bashës, ja si e falenderon ai …

Kolonel Dritan Demiraj, nga sot është një ushtarak aktiv në Forcat e Armatosura, pasi është kthyer në detyrë.

Këtë lajm Demiraj e ka bërë publik me anë të një postimi në Facebook dhe shkruan se  e drejta vonoi por u vu në vend.

Ai gjithashtu ka falenderuar edhe ministren Xhaçka: “Do te ishte e padrejte te mos shprehja mirenjohjen time per MM zonjen Olta Xhacka, per qasjen dhe adresimin shtetar te rastit tim.”

Postimi i plotë

Te nderuar miq!

Sot me rastin e rikthimit si kolonel aktiv ne FA, kam deshire te ndaj me Ju disa mesazhe.

Ju falenderoj perzemersisht, emer per emer, per vemendjen, solidaritetin dhe mbeshtetjen qe me keni dedikuar ne betejat institucionale, morale dhe gjyqsore per tu rikthyer ne sherbimin aktiv te FA te RSH.

E drejta vonoi pak, por me ne fund u vu ne vend. Ketu nuk ka vend as per triumfalizem por dhe zero arrogance nga ana ime.

Do te ishte e padrejte te mos shprehja mirenjohjen time per MM zonjen Olta Xhacka, per qasjen dhe adresimin shtetar te rastit tim.

Me kete rast ju siguroj se “si ushtar i atdheut” do te vijoj te kontriboj me profesionalizem, perkushtim, perulesi dhe pergjegjshmeri ne dobi te mbrojtjes dhe prosperitetit te mbare kombit.

Artdheu, Detyra dhe Nderi do te mbeten pasaporta e vetme deri ne fund te jeten time.

Kolonel DD, PhD (Nderi i Kombit).

Xhaçka punëson ish- ministrin e Bashës, ja si e falenderon ai … Read More »

Lotaria amerikane, ja kur dalin fituesit këtë vit

Ndryshe nga herët e tjera, përgjigja për fituesit e lotarisë amerikane pritet të dalë më 15 maj 2018.

Për të konfirmuar nëse jeni fitues, aplikuesit e regjistruar në DV-2019, mund të përdorin numrin e tyre të konfirmimit dhe ta kontrollojnë atë online.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve, do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur sesi të aplikojnë për vizën e lotarisë për veten dhe anëtarët e familjes.

Departamenti gjithashtu do t’u konfirmojë të përzgjedhurve datat e tyre të intervistimit për vizë nëpërmjet Statusit të të Regjistruarve.

Lotaria amerikane, ja kur dalin fituesit këtë vit Read More »

Avokatja e Popullit befasoi me deklaratën për gjyqtaren, deputeti i Ramës e thumbon: Mbaje për vete se …

Avokatja e Popullit beri nje deklarate te forte qe u komentua gjeresisht sot ne media per gjyqtaren qe u verifikua nga KPK.

Reagimi i radhes eshte i deputetit te PS, Pjerin Ndreu. Erinda Ballanca, e cila kishte shkuar ne seancën dëgjimore me gjyqtaren Altina Xhoxhaj, tha se ajo është një ndër gjyqtaret me korrekte.

Ballanca u shpreh për mediat se i ka ndjekur të gjitha seancat, pasi sipas saj e ka konsideruar monitorimin e procesit si një të drejtë shumë të rëndësishme për të garantuar gjyqtarët dhe qytetarët se procesi është i rregullt.

Por për Ndreun kjo deklaratë është cënim i figurës publike që ajo përfaqëson dhe më shumë i ka ngatërruar punët e shoqes së saj.

ballanca

REAGIMI I NDREUT

Avokatja e popullit me duket se nuk i di limitet e detyres dhe pozites se vet ne raport me institucionet e vettingut ! Ajo nuk ka tager te ndikoje apo te jape opinione, as gjate hetimit administrarativ dhe as gjykimit. Se sa shoqe ka kjo e si i njeh kjo gjygjtaret, ti mbaje per ne jeten private jo per te dhene konsiderata apo anatemu vendimet e nje trupe gjygjesore. Nuk kam asgje me zonjen Xhoxhaj sepse “ zonja eshte e zonja e vetes”, por avokatja e popullit duhet ta dije se eshte avokate e popullit dhe jo avokate e interesave personale qe skan lidhje me detyren e saj ! Me prononcimin vetem sa ka ngaterru e jo ndihmu shoqen, pervecse ka cenu figuren e avokatit te popullit !

DEKLARATA E BALLANCES PER MEDIAT

Unë personalisht kam qenë një nga përsonat që kam jetuar një periudhë të gjatë të kohës sime duke qenë avokate ditë për ditë dhe personalisht, pavarësisht cështjes së Komisionit të Verifikimit, unë e kam njohur Altina Xhoxhaj si një ndër gjyqtaret me korrekte që ekzistuar ndonjëherë. Sigurisht çështjet e hetimit janë çështje që kanë për tu trajtuar rast pas rasti nga Komisioni. E rëndësishme është që verifikimet të jenë të drejta të skata dhe procesi të garantojë qoftë qytetarët që duan të kenë një sistem më të mirë drejtësie ashtu edhe gjyqtarët që kanë të drejta dhe të drejtat e tyre duhen mbrojtur.

Unë nuk flas në lidhje me aspektet proceduriale. Nga pamja e parë sigurisht që u respektuan, u dha një argument u dëgjua pala tjetër. Rëndësi ka që reflektohen ato që janë prova. Avokati i Popullit ka qenë prezent në çdo seancë dëgjimore pasi ka konsideruar monitorimin e procesit si një të drejtë shumë të rëndësishme për të garantuar gjyqtarët dhe qytetarët se procesi është i rregullt.

Ju sot ishit si avokate e popullit apo si e njohur?

Erinda Ballanca:Unë jam si Avokate e Popullit. Unë e thashë përtej faktit personalisht unë nuk isha këtu si shoqe e saj për të ndihmuar, por personalisht e njohur shumë korrekte dhe kam ardhur ta dëgjojë edhe në mbrojtjen e saj. Komisioni nuk vendos çfarë them unë.

Avokatja e Popullit befasoi me deklaratën për gjyqtaren, deputeti i Ramës e thumbon: Mbaje për vete se … Read More »

“Financieri” i Habilajve trondit Tiranën, gazetari: Bashkëpunimi që alarmon, arreste të reja …

Gazetari i njohur Basir Çollaku ka dhene te tjera detaje per bashkepunimin qe thote se ka alarmuar Tiranen, me drejtesine italiane te te ashtuquajturit “financieri” i Habilajve. Ne nje postim ne rrjetet sociale ai thote se priten te tjera arreste.

REAGIMI I PLOTE

Nezar Seiti, rrefimi neser ora 14 ne Catania, bashkepunimi qe alarmon Tiranen!! Arreste te reja?!?!

Nezar Seiti, i ashtuquajturi fnancieri i bandes “Tahiri Habilaj” neser ne ora 14 do te deshmoje ne prokurorine e Catania, ku ndodhet prej 8 ditesh i transferuar nga Roma. Duket se nje marreveshje bashkepunimi me drejtesine italiane eshte gatuar mes te pandehurit dhe autoriteteve. Rrefimi i thelluar i Seitit ka alarmuar Tiranen pasi perveç Habilajve, Tahirit dhe te arrestuarve, jane dhe emra te tjere te projurorise, gjykates e policise te perfshire ne deshmi qe rrezikojne tej parashikimeve te deritanishme. Burime te besueshme te perfshhire ne proces hetimor thone se pelqimi i Nezar Seitit duket se ka mberritur dhe autoritetet jane gati per nje seance te gjate neser duke nisur nga ora 14. Avokati mbrojtes qe e ka perfaqesuar ne Shqiperi, Detar Hysi ka keshilluar klientin e tij te vijoje procesin dhe jo te bashkepunoje duke shpresuar ne pozicionin jo rendues te klientit. Dhe çuditerisht vazhdon te heshte duke mos kallzuar as penalisht ekstradimin e paligjshem te klientit te tij siç kishte premtuar. Perse ka ndodhur kjo, kane ushtruar presion apo ka bere marreveshje me autoritetet.?! Ndersa po sipas te njejtave burime avokati italian Biagio Maurizzio Catalano, ka qene pro basshkepuninit me drejtesine duke perfituar rrethana te konsiderueshme lehtesuese per klientin e tij. Jane disa episode te tjera hetimore ku Seiti dhe Habilajt jane perfshire dhe kjo e ka renduar se tepermi grupin duke rrezikuar denime ekstreme. Kjo me sa duket ka shtyre Nezar Seititin te konsideroje seriozisht bashkepunimin. Ka nje perpjekje intensive nga te tjere te perfshire ne kete dosje kryesisht nga Tirane qe bejne te pamunduren ta shtyjne deshmine dhe te mos shkoje Nezar Seiti ne kete rrefim.qe sjell me siguri urdherarreste te reja nga Italia. Kjo mund te sjelle zhvillime te forta te kesaj dosje ne Tirane duke ndryshuar ndoshta dhe statusin penal te ish-ministrit Tahiri. Gjithashtu ka pjese dosje te paardhura ne Tirane qe kane histori te reja trafiku. Kane shkuar dhe priten te shkojne perfaqesues te Krimeve te Renda duke kaluar ne nje etape te pakthyeshme te hetimit qe nuk mund ta ndaloje mazhoranca ne Tirane..

Prokura e avokatit italian..

“Financieri” i Habilajve trondit Tiranën, gazetari: Bashkëpunimi që alarmon, arreste të reja … Read More »

Jepet vendimi ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda për katër të pandehurit e dosjes “Treblova”

Jepet vendimi ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda për katër të pandehurit e dosjes “Treblova”, të akuzuarit për kultivim kanabisit në kuadër të grupit të strukuruar kriminal.

Gjykata dha sot dënimin me 9 vite burg për Taulant Haxhiraj dhe 8 vite burg Shkëlqim Kociaj si dhe 8 vite Marjus Bajramin dhe 4 vite për Xhivalin Bacon. Të pandehurit përfituan uljen me 1/3 e dënimit pasi përfituan nga gjykimi i shkurtuar

Dosja “Treblova” ka lidhje me një operacion antidrogë në vitin 2016 gjatë të cilit u asgjësuan 18 parcela me kanabis në fshatrat Vezhdanisht dhe Treblovë, një aksion ky që asokohe hapi debat për sasinë e sekuestruar.

Në këtë dosje janë të pandehur dhe tre të akuzuar të tjerë mes tyre edhe për efektivin e Policisë, Renato Avdyli, për të cilet gjykata ne hetimet paraprake ktheu hetimet prokurorisë pasi gjykata kërkoi që të sqarohej pozita e tyre.

Ndaj Avdylit dhe dy të tjerëve po vijojnë hetimet nga Krimet e Rënda pasi ata shikohen si bashkëpunëtorë në grup. Prokuroria dyshon gjithashtu se grupi “Treblova” ka lidhje me Habilajt, për të cilët dosja u veçua dhe vijon të hetohet.

Jepet vendimi ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda për katër të pandehurit e dosjes “Treblova” Read More »

Kokainë, kapet mat administratori i lokalit. Në hetim dhe dy të rinj pasi…

Fundjava në Tiranë por dhe në qytete të tjera i gjen lokalet e natës të tejmbushura. Por përveç konsumimit të alkoolit në shumë ambiente nuk mungon as konsumimi i drogës. Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në lokalet e kryeqytetit është arrestuar administratori i lokalit për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “ Përshtatje lokali për përdorim droge”, si dhe janë proçeduar në gjëndje të lirë dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi.

Më datë 22.04.2018, seksioni i narkotikëve pranë D.V.P. Tiranë, arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasin: – Orial Peçi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator lokali. Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në rrugën “Pashko Vaso”, shtetasit të mësipërm i janë gjetur 7 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë. Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë, pasi nuk kanë treguar për sasinë e lëndës narkotike shtetasit: – E. B., 24 vjeç, banues në Tiranë. – A. Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit O. P., për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 285/a Kodit Penal dhe për veprën penale “ Moskallzim Krimi”, në ngarkim të shtetasve E. B., dhe A. Ç., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Kokainë, kapet mat administratori i lokalit. Në hetim dhe dy të rinj pasi… Read More »