Lajmi i fundit

Vendimi/ Ministria e Brendshme jep një lajm të mirë për të gjithë punonjësit e policisë së shtetit

Ministria e Brendshme deklaron se ka hequr tarifat e vendosura për vettingun e policisë. Ky reagim erdhi pas shqetësimit të ngritur nga Sindikata e Policisë, se qindra policë po enden nëpër zyrat e institucioneve për të marrë dokumentet që nevojiten për plotësimin e formularëve të vetingut.

Por sipas Ministrisë së Brendshme një pjesë e këtyre dokumenteve nuk janë të nevojshme.

“Sindikata thotë se duhen 20 dokumente, unë ju them që nuk janë të nëvojshme. Ligji lë si opsion që kush i ka, ose do i tërheqë për saktësi mund t’ja bashkangjisë. E rëndësishme është formularët t’i plotësojnë të saktë dhe të vërtetë. E kuptoj që efektivët mund të jenë në stres edhe për shkak të këtyre keqkuptimeve”, deklaron Julian Hodaj, zv.ministër i Brendshëm.

Ministria e Brendshme ka arritur marrëveshjen edhe me disa banka për të hequr tarifat për vërtetimet që kërkojnë policët. “Kemi patur një problem me nje bankë, e cila mbante një tarifë të lartë sipas nesh, 2000 lekë të reja”, thotë Hodaj.

5 maji është afati i fundit për plotësimin e 3 formularëve që rreth 11 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit duhet të plotësojnë.

Vendimi/ Ministria e Brendshme jep një lajm të mirë për të gjithë punonjësit e policisë së shtetit Read More »

Vetëvrasja e policit në Fier/ Reagon zv/ministri i Brendshëm: Ngjarje e rëndë, polici i kishte marrë juristes…

E ka quajtur një ngjarje të rëndë vetëvrasjen e efektivit të policisë në Fier, por për  zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hiodaj duhet pritur që hetimet të zbardhin të vërtetën.

Në një intervistë të dhënë për  Neës 24, Hodaj deklaron ky rast është në hetim ndërsa zbulon se polici kishte marrë disa dokumente nga juristja.

Pyetja dhe përgjigja

A ka patur presion, sepse vetëm sot një polici të paktën sipas familjarëve vetëvrasja erdhi sipas vettingut?

Rasti është tragjik, siç është në çdo rast kur një punonjës policie humbet jetën dhe kur një qytetar humbet jetën. Unë e kuptoj dhimbjen e familjarëve, që kanë humbur njeriun e tyre të dashur, por gjithsesi ka një hetim që do ec përpara, dhe do të zbuloj të gjithë ngjarjen dhe shkaqet që çuan në vetëvrasje. Polici kishte folur me juristen dhe kishte marrë dhe dokumente që  nuk duheshin.

Vetëvrasja e policit në Fier/ Reagon zv/ministri i Brendshëm: Ngjarje e rëndë, polici i kishte marrë juristes… Read More »

Arta Marku vë nën përgjim komunikimet elektronike për të dyshuarit për korrupsion, krime dhe trafiqe. Dridhet politika, sistemi i drejtësisë dhe policia

Arta Marku ka depozituar në Kuvend një strategji për luftën kundër korrupsionit dhe krimit në javët dhe muajt në vijim.

Dhe me këtë rast, të gjithë ata të cilët janë në dyshim për abuzim me pushtetin, akte korruptive, kriminale dhe trafiqe të ndryshme do të vihen nën përgjim dhe komunikimet elektronike.

Nën përgjim do të jenë rrjetet sociale dhe të gjitha aplikacionet elektronike që ky kontigjent krimi merr nga kompanitë celulare dhe google, youtube, facebook, twitter etj.

Përgjimi do të jetë pa kufizim, përderisa nën Vetting do të jetë sistemi i drejtësisë, policia por dhe politika, gjithnjë nën asistimin e prokurorit që ndjek një çështje të caktuar.

Në këtë kontekst, politika, sistemi i drejtësisë dhe policia do të jenë nën një monitorim të jashtëzakonshëm, për të arritur në këtë mënyrë pastrimin e shoqërisë shqiptare nga fenomenet që i kanë marrë frymën tërë këto vite.

Ndërkohë vetë Kryeprokurorja e përkohëshme Arta Marku paralajmëroi përdorimin më me efiçencë të përgjimeve të komunikimeve elektronike.

“Ka qenë një objektiv i vazhdueshëm i prokurorisë realizimi i veprimeve teknike të përgjimit nga oficerët e policisë gjyqësore nën drejtimin dhe kontrollin e prokurorit që heton, duke vlerësuar si një pikë të fortë në rritjen e eficencës së hetimit, mundësinë e ndjekjes në dinamikë të përgjimit dhe nga ana tjetër ngushtimin e rrethit të subjekteve që marrin informacion.

Ndryshimet ligjore të vitit 2017, i hapën rrugën këtij procesi dhe hapat e mëtejshëm synojnë: Krijimi dhe funksionimi i strukturave të posaçme dhe të specializuara për kryerjen e përgjimit të komunikimeve elektronike pranë prokurorive; Pajisja e strukturave të mësipërme me mjetet teknike të nevojshme dhe trajnimi për përdorimin; Zgjerimin e kapaciteteve për përgjimin aktiv”, parashikon strategjia./Pamfleti.com

Arta Marku vë nën përgjim komunikimet elektronike për të dyshuarit për korrupsion, krime dhe trafiqe. Dridhet politika, sistemi i drejtësisë dhe policia Read More »

Hapet në Vlorë klinika e parë ligjore për viktimat e dhunës në rritje

Qendra Psiko-sociale Vatra hapi në Vlorë të parën klinikë ligjore në mbështetje të viktimave të dhunës.

Bashkimi Europian po financon një seri projektesh të tilla, të cilat po zbatohen nga organizata Save the Children në bashkëpunim me Qendra Shqiptare e Praktikave Ligjore te Integruara.

Klinika është pjesë e projektit të Qendrës “Vatra” për mbështetjen e viktimave të gjithë llojeve të dhunës para organeve të drejtësisë dhe shërbime ligjore për to.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave po bëhet një problem shqetësues për gjithë vendin, një plagë për shoqërinë dhe Vlora është një nga zonat më të vështira, dhe nga viti në vit janë shtuar rastet e vajzave dhe grave që dhunohen në familje” – tha Brikena Puka, drejtuesja e qendrës psikosociale Vatra.

Numri gjithnjë në rritje i rasteve të cilat Vatra mbështet tregon praninë dhe rritjen e dukurisë dhe ndërgjegjësimin e viktimave për ta denoncuar atë.

Gjate 3 viteve te fundit Vatra ndihmoi me shërbime sociale e ligjore 95 raste të reja dhe 39 fëmijë në vitin 2015, 125 raste dhe 43 fëmijë në vitin 2016 dhe vitin e fundit 2017 gati dy herë më shumë se vitet e tjera, 212 raste të reja dhe 85 fëmijë.

Rritja e numrit të denoncimeve dhe viktimave bëri të domosdoshme shtimin e psikologëve dhe juristëve për ndihmë ligjore e psikologjike, si dhe hapjen e klinikës ligjore pranë institucioneve të ligjit, aty ku denoncueset kërkojnë drejtësi.

Qendra Vatra po ndihmon fëmijët me shërbim psikologjik në Gjykatë, kryesisht me çështje të kujdestarisë, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Zhvillim dhe Promovim Social në Vlorë, e specializuar për shërbime sociale për femijet.

Pjesë e projektit është edhe informimi i të rinjve në shkolla dhe i banorëve në 13 njësi administrative të qarkut Vlorë mbi ligjet që mbrojnë viktimat e dhunës, mbrojtjes së fëmijëve. Studentë të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin Ismail Qemali të Vlorës po bashkëpunojnë me Qendrën Vatra dhe me Klinikën e saj ligjore.

Në bashkëpunim me Qarkun, bashkinë dhe institucione të Vlorës dhe me rrethet e tjera nga vijnë viktimat, Qendra Vatra po i mbështet ato në rrugën e vështirë të riintegrimit në jetën sociale./zerieamerikes.com

Hapet në Vlorë klinika e parë ligjore për viktimat e dhunës në rritje Read More »

Rrëfimi që do trondiste politikën shqiptare, avokati i njeriut “kyç” në Itali plas “bombën”

Një ditë më parë, u konfirmua se Nazer Seiti do të dëshmojë sot përpara prokurorisë italiane.

Por sot, vjen reagimi i avokatit të tij në Shqipëri, Detar Hysi.

Avokati ka sqaruar “pendesën” e klientit të tij, një informacion që qarkulloi dje në media dhe që ngrinte pikëpyetje nëse do të dilnin të tjera urdhërarreste nga Italia për çështjen Habilaj, në të cilën është përfshirë edhe emri i ish ministrit shqiptar Saimir Tahiri.

“Pyetja e Seitit sipas procedureres, nuk ka shprehur deshiren per tu penduar. Seitaj te njejtin qendrim si ne Shqiperi. Nuk eshte e vertete qe Seiti ka shprehur deshiren te bashkepunoje me drejtesine italiane”, tha Hysi.

seiti-800x450

Rrëfimi që do trondiste politikën shqiptare, avokati i njeriut “kyç” në Itali plas “bombën” Read More »

Vetëdorëzohet në Policinë turke Izet Haxhia

“Meqë nuk erdhën të më marrin, u dorëzova vetë në policinë turke”.

Lajmin e bëri të ditur vetë Izet Haxhia me ane te nje status të shkurtër në rrjetet sociale, Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës, i aluzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, lajmëron se është vetëdorëzuar në policinë turke, me qëllim ekstradimin më pas drejt Shqipërisë, sic vendosi gjykata turke pak muaj më parë.

Vetëdorëzohet në Policinë turke Izet Haxhia Read More »

Itali – Plagosen 4 muratorë shqiptarë, njeri prej tyre rëndë

Aksident i tmerrshëm në Itali, plagosen 4 muratorë shqiptarë, njeri prej tyre rëndë.

Sipas mediave italiane bëhet e ditur se katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur pasi automjeti i tyre doli nga rruga.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së hënës në Itali në autostradën A21 në Manerbio Shqiptarët udhëtonin drejt Brescia, kur makina humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Njëri prej shqiptarëve është në gjendje të rëndë, kurse tre të tjerët raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetën.

Emrat e tyre nuk janë bërë me dije, por sipas mediave italiane, të gjithë shqiptarët janë muratorë. Shkaqet e aksidentit për momentin janë të paqarta.

Itali – Plagosen 4 muratorë shqiptarë, njeri prej tyre rëndë Read More »

Bes Kondi, shqiptari që ndihmoi viktimat e tragjedisë në “Champs-Élysée”, emri i të cilit u raportua nga ‘Toronto Star’

Metropol ikanadez ishte dje në gjendje shoku total pas një akti çmendurie të një 25- vjeçari me emrin Alek Minassian. Tragjedia ndodhi pikërisht në “Champs-Élysée”-në e Torontos, Yong Street. Rruga më e famshme, që ndan pjesën Lindore nga ajo Perëndimore e qytetit.
Me dhjetra e qindra kanë qenë ata që kanë përjetuar një tmerr të vërtetë. Plot 26 minuta kanë rrjedhur nga moment i dhënies së alarmit deri tek arrestimi i të dyshuarit i cili në momentin kur ju afrua agjenti i policisw thërriste “më qëllo”.

Mediat nuk kanë rreshtur së dhëni informacion për ngjarjen minutë pas minute, duke ju referuar dëshmitarëve të drejtpërdrejtë. Një ndër më të njohurat prej tyre, Toronto Star, ka raportuar edhe emrin e një shqiptari i cili punon pikërisht në kryqëzimin Yong dhe Finch ku nisi tragjedia.

Bes Kondi, Property Manager i godinës 55 Yong Street, ka rendur menjëherë jashtë zyrës për të dhënë ndihmën e tij rreth orës 13:30, shkruante dje Toronto Star. Ai është gjendur së bashku më një agjent policie pranë njërit prej të aksidentuarve që dergjej përtokë në Yong Street, në kryqëzimin me Kempford Boulevard.

Kondi ka ndenjur pranë 60-vjeçarit të goditur nga furgoni dhe ka komunikuar me të deri në momentin kur mbërriti ambulanca. Kronika përshkruan dhe fjalët që kanë këmbyer Besi dhe i aksidentuari i cili në gjendje shoku rënkonte dhe pyeste vazhdimisht “ç’ka ndodhur,ç’ka ndodhur”. Pas largimit të ambulances në rrugë shihej ende mbi tokë xhaketa dhe këpucët e të lënduarit, raportontee përditshmja prestigjioze kanadeze.

Pas leximit të shkrimitnë Toronto Star, Flas Shqip pati një komunikim telefonik mbrëmë vonë me Bes Kondin, shqiptarin që u bë dëshmitar I drejpërdrejtë I tragjedisësë Yong Street e që asistoi jo vetëm të dëmtuarit por edhe shumë persona të moshuar që banojnën gjitur me godinën që ai manaxhon. Rrugët u mbyllën dhe të moshuarit duheshin drejtuar perms një itinerary tjetër deri në destinacion.

Por si e ka përjetuar ai ngjarjen e djeshme. Me zërin e qetë nga ana tjetër e linjës telefonike ai përshkroi kaosin e momentevetë para dhe shokun total të njerëzve të tronditur e me sytëpërlotur.
Mbresa të jashtëzakonshme i kishin mbetur nga aksioni i menjehershëm i policisë, zjarrfikëseve dhe ambulancave qe e morën në kohë record situatën nën kontroll si dhe asistuan gjithkënd në përpjekjet për të dhënë ndihmën e pare dhe evakuar sa më shpejt të plagosurit me synimin për të shpëtuar sa më shumë jetë.

“Kisha pare përmes TV ngjarje të tilla në Francë apo Gjermani, por kurre nuk e kasha menduar që një situatë të ngjashme do ta përjetoja drejpërdrejt këtu” – u shpreh Besi, me një zë plot dhimbje dhe emocion.

Bes Kondi, i lindur në Tiranë, ka emigruar në Kanada së bashku me prinderit dhe vwllain, Gazmendin, kur ishte vetëm 14 vjeç, pikërisht 18 vjet më parë. Prej dy vitesh ai punon si Property Manager pranë Kompanisë DEL Property Management.

PërBesin, si për cilindo banor të Torontos, 23 prilli 2018 nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa. Ishte dita e një tragjedie që na bëri edhe njëherë të kuptojmë se sa e kërcënuar është paqja dhe siguria e qytetarëve edhe në vendet të konsideruara më të sigurtat. Po jetojmë në një epokë paradoks eshtë e paimagjinuara më parë.Liria po kërcënohet gjithnjë e më tepër nga … vetvetja …
U prehshin në paqe shpirtrat e atyre viktimave fatkeqe që u ndodhën në vëndin e gabuar në momentin e gabuar …Amen!

Bes Kondi, shqiptari që ndihmoi viktimat e tragjedisë në “Champs-Élysée”, emri i të cilit u raportua nga ‘Toronto Star’ Read More »