Lajmi i fundit

Kryhet me sukses transplanti total i penisit

Kryhet me sukses transplanti total i penisit në një ushtar të plagosur në Afganistan. Në SHBA është kryer me sukses transplanti i parë total i penisit.  Kirurgët e universitetit Johns Hopkins, në Baltimore, Maryland performuan operacionin në një ushtar i cili ishte plagosur nga një bombë në Afganistan. Penisi për transplant u mor nga  një dhurues i vdekur.

Mjekët thonë se ushtari do të jetë në gjëndje të fitojë funksionet seksuale i cili ishte i pamundur me rindërtimin e penisit. Skuadra e mjekëve përbëhej nga 11 kirurgë të cilët performuan një operacion transplanti që zgjati 14 orë më 26 mars.

Ky është operacioni i parë i transplantit në një ushtar veteran i cili është plagosur në detyrë si dhe bëhet fjalë për një operacion transplanti tërësor të penisit. Ushtari i cili iu nënshtrua transplantit përmes një deklarate për median tha: “Kur u zgjova pas operacionit për herë të parë u ndjeva se tani jam në rregull”, shkruan BBC.

Kryhet me sukses transplanti total i penisit Read More »

Luigi Lunari “zbret” në teatrin “Petro Marko” me “Senatorin Fox”

Ajo çfarë mendohet se e deformon jetën, nga pikëpamja sociale, është pikërisht përqasja e politikës në përgjithësi me jetën e shtetit, me sjelljen ndaj ligjit dhe ndaj zgjedhësve. Përpara se ajo të kthehet në sherbëtore të interesave të njerëzve dhe mbarëvajtjes së shtetit, ajo tenton të bëhet një përfituese, dhe vetëm e tillë, e parasë, pasurive, që nuk i perkasin duke u përlyer fund e krye në zhulin e korrupsionit, pa opsionin e mëvonshëm për tu pastruar. E gjithë fasada që ata paraqesin është një falsitet, dhe poshtë suvave të bukura dhe plot shkëlqim, ka një strukturë të kalbëzuar, që ata nuk munden ta riparojnë dot, dhe, që në fund do ti zërë edhe ata vet brenda.

Është pikërisht kjo tema që merr përsipër të trajtojë komedia e Luigi Lunarit “Senatori Fox” që në datën 26 prill e në vazhdim do të paraqitet para spektatorit vlonjat me trupën e Teatrit “Petro Marko”dhe me regji të Roland Mingës.

Duke e përqasur në mënyrë të figurshme para spektatorit se politikanët nuk janë asgjë më tepër nga vjedhesit ordinerë që dalin nga kënëtat dhe basifondet e qyteteve, teatri “Petro Marko” jep kontributin e vet në kthjellimin e mendjes së shikuesve, se çfarë ata me të vertetë i bën të vuajnë ekonomikisht, shpirtërisht dhe moralisht. E paraqitur kjo në mënyrë metaforike nëpërmjet skenografisë së Drini Shehut, muzikës së Artur Dhamos, të inerpretuara me finesë nga regjisori Minga, japin një spektakël të këndshëm që shihet me ëndje nga publiku artdashës.

E servirur nga karakteret e interpretuara me mjeshtëri nga aktorët Astrit Mamaj, Artan Islami, Jorgaq Tushe, Matilda Avduli, nga e reja Bruna Belaj, dhe Lavdimir Abilaliaj, ju jep spektatorëve mund ësinë edhe pse mund të duket cinike të qeshin më në fund me ata që i kanë bërë të vuajnë në jëtën e tyre të përditëshme. Në fund të fundit ja që politika e ka një të mirë në këtë rast, na bën të qeshim.

Foto nga provat në Teatrin “Petro Marko”:

Luigi Lunari “zbret” në teatrin “Petro Marko” me “Senatorin Fox” Read More »

Izet Haxhia deklaratë të fortë nga qelia e burgut: Do përballem me kuçedra, që do të shkundin themelet

Nga qelia e burgut në Turqi, ku u vetëdorëzua dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, Izet Haxhia bën thirrje të jemi së bashku me të në këtë përballje me “kuçedrat”, siç i cilëson ai.

“Unë nuk dua te hyj në politike, por e dua Atdheun tone, si ne te gjithe! E bej pjese tek njerezit optimiste( per disa, naive) qe besojne se nese secili nga ne e ngre zerin, indinjohet, kerkon pergjegjesi, bertet per drejtesi, nuk kenaqet me pak, ben zhurrme e potere ne emer te amaneteve te te pareve tane, ne emer te se drejtes per te patur nje Atdhe te denje per femijet tane,atehere… dikush, dikur, do te shkundet nga themelet, do te lëvize e do të jape pergjegjesi!”, shkruan Izet Haxhia.

Postimi i tij i plotë:

Pershendetje te gjitheve ju, miq te mire te Izetit!

Dashuria ime, kaloi naten e pare ne burgun turk, naten e pare pa ne te dy, naten e pare te nje numri te panjohur ende netesh aty…

Eshte mire, eshte i forte si gjithmone,dhe me kerkoi t ‘u falenderoja te gjitheve ju, miqte e tij, per mbeshtetjen tuaj, per mos-indiferencén tuaj, per solidaritetin dhe per besimin tuaj se e keqja ka nje fund…

Une nuk dua te hyj ne politike, por e dua Atdheun tone, si ne te gjithe! E bej pjese tek njerezit optimiste( per disa, naive) qe besojne se nese secili nga ne e ngre zerin, indinjohet, kerkon pergjegjesi, bertet per drejtesi, nuk kenaqet me pak, ben zhurrme e potere ne emer te amaneteve te te pareve tane, ne emer te se drejtes per te patur nje Atdhe te denje per femijet tane,atehere… dikush, dikur, do te shkundet nga themelet, do te levize e do te jape pergjegjesi!

Heshtin dhe rrine indiferente vetem te vdekurit!

Secili nga ne ka ne dore nje gur te vogel per te levizur, nje gur te vogel per te vendosur drejtesine !

Izeti eshte dashuria ime, por eshte edhe miku juaj, eshte edhe nje shqiptar qe do te perballet me kucedra e qe s;do ta leme vetem! Kurrsesi, jo!

Shpirti im, fakti qe ti ekziston e qe merr fryme, ma ben kete bote plot shprese, plot gezim, plot drita..

Kam shume arsye per te te dashur, e ndoshta s kam asnje… kjo s ka rendesi! Sepse dashuria nuk analizohet , as logjikohet! Dashuria, dashurohet! Ti je i vetmi im!Ti je heroi im,ti je trimi im, ti je malesori im, ti je zemra e shqiptarit qe s dorezohet, ti je mrekullia ime…

Te jem dashuria jote, eshte nderi dhe krenaria ime!

Do te jem e forte, do te jem e forte sic ti me kerkove…!!!

Pavaresisht, se shpirti po me shkulet nga dhimbja, e malli eshte nje gur i rende e i zi… Por, kjo eshte tjeter teme, me perket vetem mua,e vjen me pas..

Kam nje perqafim te vecante, per nje grua te vyer, per nje malesore fisnike e me zemer te madhe, per “nanen” tende… Ja puth rrudhat e vuajtjeve e dhimbjeve, nje e nga nje♥️! Qendro e forte!

Izet Haxhia, driteza ime,te dua sot e pergjithmone!

Jam me ty, jemi te gjithe me ty, cdo shqiptar qe do drejtesine sot eshte me ty!

Kurajo e zemren plot, i bukuri im!

Izet Haxhia deklaratë të fortë nga qelia e burgut: Do përballem me kuçedra, që do të shkundin themelet Read More »

Tmerr, nxënësi hidhet nga dritarja e shtëpisë, u tremb nga mësuesja se…

Një ngjarje e rende ka ndodhur sot kur nje nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore ‘Bekim Sylka’ të komunës së Rahovecit ka kërcyer nga kati i dytë i shtëpisë së tij.

Ai sipas mediave kosovare është në gjendje kritike shëndetësore.

I mituri para disa ditëve kishte marrë një vërejtje nga kujdestarja e klasës, ngase ajo e kishte gjetur atë me një shishe me nargjile. Kujdestarja e klasës i kishte kërkuar nxënësit që ta sillte prindin në shkollë. Viktima edhe të hënën është paraqitur në klasë. Por pas orës së tretë, ai është drejtuar për në shtëpi nga kujdestarja e klasës.

I mituri gjendet në spitalin e Prizrenit dhe gjendja e tij shëndetësore është kritike.

Tmerr, nxënësi hidhet nga dritarja e shtëpisë, u tremb nga mësuesja se… Read More »

Del emri/ Kush është biznesmeni shqiptar që u rrëmbye nga dy serbë

Gazeta serbe online “veçernje novosti” gjatë ditës njoftoi se diku në Rashkë, para një jave, më 17 prill, është rrëmbyer kosovari Shaqir Paskoli nga Prishtina.

Sipas kësaj gazete, ai është rrëmbyer nga dy kriminelë serbë. Kriminelët, njëri nga të cilët është i njohur për policinë për shkak të veprave të ndryshme kriminale, thotë gazeta, sot janë dorëzuar në Prokurori. Pritet që dosjen ta marrë Gjykata e Lartë në Beograd pasi që kërkesa për lirimin e tij, 100 mijë euro, ishte bërë në kryeqytet, thotë kjo gazetë, transmeton Koha.net.

Zoran J. (48) nga Kurshumlia dhe Ivan S. (43) nga Beogradi, u arrestuan në një restorant të Beogradit bashkë me partnerin afarist të Shaqir Paskolit derisa po e merrnin “shpërblimin” për lirim.

Se çfarë ka bërë biznesmeni shqiptar nga Kosova, 50 vjeçari Shaqir Paskoli (50) në territorin e Rashkës kur ai u rrëmbye, po merren shërbimet e sigurisë. Bëhet fjalë për njeriun për të cilin në ndërkohë është konfirmuar se ka blerë toka në jug të Serbisë dhe se merret edhe m tregtimin tokës së serbëve edhe në Kosovë, thotë gazeta duke u thirrur në ato që i quan burime të sigurta.

Paskoli, sipa s”novostit”, ka partnerë afaristë dhe bashkëpunëtorë nëpër Serbi, sidomos në Nish, Bujanoc, Vranjë, Kurshumli … Me avokatë e kriminelë serbë, ai blen toka jo vetëm në Kosovë, por edhe Serbi. Ky biznesmen prishtinas është i njohur shumë në këto qarqe.

Gazeta nuk njofton nëse Paskoli është liruar nga rrëmbyesit apo dhe nëse është arrestuar me ta.

Del emri/ Kush është biznesmeni shqiptar që u rrëmbye nga dy serbë Read More »

23 mijë dosje kanë mbetur në stok, Gjykata e Lartë në kolaps

Gjykata e Lartë është futur në kolaps. 23 mijë dosje kanë mbetur në stok dhe presin që të shqyrtohen, ndërsa ankesat e qytetarëve shtohen gjithmonë e më shumë se nuk po gjejnë zgjidhje. Aktualisht në këtë gjykatë janë nëntë gjyqtarë, ndërsa kolegjet marrin gjyqtarë borxh nga njëra-tjetra për të zhbllokuar.

Në vitin 2017 stoku u rrit muaj pas muaji duke e futur Gjykatën e Lartë në gjendje kritike ndërkohë që edhe gjatë vitit 2018 situata vijon të ngelet shqetësues, madje stoku thellohet edhe më shumë.

Deri në fund të muajit mars janë regjistruar si dosje në pritje për t’u shqyrtuar 23 mijë e 900, midis të cilave janë më të shumta në numër dosjet civile nga viti 2014. Më pas vijohet me dosjet administrativet që i përkasin vitit 2015 dhe penalet që janë në pritje për vitin 2016. Me një llogari të thjeshtë, kushdo që dorëzon sot një rekurs civil apo administrativ, duhet të qëndrojë në radhë e të presë, sepse drejtësinë do ta marrë në vitin 2022.

Një i moshuar nga fshati Bubullimë, Sabri Derka gjatë një prononcimi mediatik, u shpreh se i duhet të presë për vendimin e Gjykatës së Lartë. Ai është 70 vjeç dhe u shpall fitues në proceset gjyqësore për mbi 90 metra toke në fshatin Bubullime, të cilën edhe pse e fitoi sipas ligjit 7501, ju rrëmbye me falsifikim.

I drejtuar tek Gjykata e Lartë, ai tani ankohet për kohën që duhet të presë.

“Për të marrë ma morën shpejt tokën, për ta kthyer vonohen. Unë jam 70 vjeç, do vdes, nuk di sa do jetoj. Do fle këtu, s’kam ç’bëj. Do marr batanijen, nuk kam ku të shkoj. Jam bashkë me bashkëshorten time, por mesa duket na duhet të presim pafundësisht”, deklaroi Sabri Derka, citon “Sot”.

Rekursi i palës humbëse është dorëzuar në vitin 2018, që do të thotë se i moshuari Sabri Derka, duhet të vijë katër vite më vonë në Gjykatën e Lartë për t’u njoftuar se kur do të jetë seanca e parë gjyqësore.

23 mijë dosje kanë mbetur në stok, Gjykata e Lartë në kolaps Read More »

Arrestimi i Ilir Metës emergjencë kombëtare, 400 mijë euro apartament me paratë e korrupsionit

Gjyqtarët po fluturojnë jashtë sistemit të drejtësisë për një garazh dhe një makinë, Ilir Meta President me dhjetëra milionë euro pasuri të paligjshme

Freedom House e cilësoi para disa ditësh si simbol të korrupsionit në Shqipëri.

Sipas një raporti konfidencial të OSBE ai ka lidhje të forta me kriminelë si dhe ka porositur dy vrasje kur ishte zv/kryeministër.

Ambasadorë të vendeve më të fuqishme të botës kërkojnë prej vitesh arrestimin e tij, si një hap që do të afronte Shqipërinë me Bashkimin Evropian.

Ky është Ilir Meta, një ndër politikanët më të korruptuar dhe të pasur më Ballkan, me vetëm dy rroga si burime të ligjshme të ardhurash.

Ky personazh, i cili ka 27 vjet që pasurohet dhe vjedh shqiptarët, sot është President i Shqipërisë me votat e Edi Ramës.

Sot më shumë se kurrë arrestimi i Ilir Metës dhe konfiskimi i pasurisë së tij në bazë të ligjit anti-mafia është një emergjencë të kombëtare.

Çdo strategji kundër korrupsionit, çdo fjalë, çdo plan dhe çdo retorikë është një flluskë sapuni, për sa kohë Ilir Meta nuk arrestohet dhe nuk i sekuestrohen pasuritë.

Vetëm gjatë vitit 2010, Ilir Meta ka blerë një apartament tek Rruga e Barrikadave në Tiranë me vlerë 400 mijë euro.

Ilir Meta thotë ne letra se 200 mijë euro i ka marrë kredi dhe 200 mijë euro të tjera i ka kursyer.

Më vonë, bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi del edhe shet disa apartamente që nuk dihet se si i ka blerë.

Monika deklaron shitje apartamenti 345 mijë uro, shitje apartamenti 60 mijë euro, shitje apartamenti 85 mijë euro, shitje apartamenti 57 mijë euro, shitje apartamenti 64 mijë euro etj.

Këtu nuk llogarisim vilën në Bllok, vilën në Gjirin e Lalzit dhe një tjetër vilë në Golem, që e ka shitur më vonë.

Këtu nuk llogarisim pjesë në qendra tregtare, rrjete dyqanesh, gurore, pjesë pallatesh etj., të gjitha këto me vetëm dy rroga shteti.

Ditët e fundit, gjyqtarë dhe prokurorë, po fluturojnë nga sistemi i drejtësisë vetëm se kanë nga një shtëpi, një garazh, makinë apo disa dhjetëra milionë lekë të pajustifikuara.

Ilir Meta vijon të mbetet President i Republikës së Shqipërisë, duke qenë pronar i një pasurie prej dhjetëra milionë euro, e cila buron qartësisht nga veprimtaria korruptive dhe trafiqet.

Me të ardhurat e tij të ligjshme, që përbëhen vetëm nga dy rroga, Ilir Meta nuk mund të justifikojë asnjë nga parlamentet apo vilat e tij, të deklaruara apo të fshehura.

Vetëm vila në Gjirin e Lalzit, sipas përllogaritjeve të ekspertëve, ka një vlerë mbi 1.5 milionë euro.Pamfleti.com

Arrestimi i Ilir Metës emergjencë kombëtare, 400 mijë euro apartament me paratë e korrupsionit Read More »

Tronditet Saliu, Izet Haxhia në Shqipëri për të zbardhur sekretet e hidhura të familjes Berisha

Ish badigardi i Sali Berishës, i cili ka vite që është në Turqi është vetëdorëzuar ditën e sotme tek autoritet e policisë turke për rikthimin në Shqipëri. Një lëvizje e kryer me vullnetin e tij, që paralajmëron se zhvillime të bujshme pritet të ndodhin së shpejti.

Pas kësaj pritet firma e ministrit turk të Drejtësisë që ekstradimi të realizohet dhe të rikthehet në vendlindje.

Njëherësh Izet Haxhia ka paralajmëruar se do të vihet në shërbim të drejtësisë shqiptare për të zbardhur të gjithë të vërtetat e hidhura të Sali Berishës.

Duke qënë se ka qënë njeriu më i afërt i Berishës për vite e vite me radhë, Izet Haxhia që u shit nga Berisha duke e akuzuar dhe për pjesëmarrje në vrasjen e Azem Hajdarit, për të cilën dhe është dënuar me burgim, i di të gjitha sekretet e familjes Berisha.

Sekrete që konsistojnë që nga vrasjet, helmimet, masakrat, vjedhjet, sulmin ndaj institucioneve dhe ndaj ambasadës amerikane e deri tek maskarallëqet e tjera të tij dhe të të birit Shkelzen Berisha.

Tronditet Saliu, Izet Haxhia në Shqipëri për të zbardhur sekretet e hidhura të familjes Berisha Read More »