Lajmi i fundit

Arta Marku bën gati prangat për Tikun e Ilirit/ Hapet dosja e ish-kryeprokurorit/ Llalla në duar të Hajdarmatës

Çështja penale kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla e nisur dy muaj më parë për 4 akuza nga prokuroria e Durrësit, tashmë po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe se prokurorët që janë duke administruar këtë hetim mësohet të jenë Besim Hajdarmataj dhe Klodian Braho. Hajdarmataj është kreu i prokurorisë së Krimeve të Rënda, i cili së bashku me prokurorin tjetër Braho, po hetojnë Llalla lidhur me pasurinë e këtij të fundit.

Çështja penale kundër Adriatik Llallës pak ditë më parë u transferua tek Krimet e Rënda, pasi akuza e Durrësit gjatë verifikimeve të kryera ka konstatuar shkelje ligjore, për sa i përket makinacioneve që Llalla ka kryer për ritjen e pasurisë së tij, nëpërnjet shtetasve Gazmen Brahimaj dhe Edison Dushku.

Por nuk ka qënë vetëm kjo arsyeja e transferimit të dosjes nga Durrësi në Tiranë, pasi prokurorët kanë shfrytëzuar dhe një vendim të Gjykatës së Lartë, e cila udhëzon prokuroritë e rretheve që çështjet penale të rregjistruara për zyrtarë të lartë nga 1 gushti 2017 e në vijim, duhet t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi kjo e fundit ka koopetencat ligjore për të hetuar këtë kategori. Vetë posti i kryeprokurorit që mbante Llalla, konsiderohet si nivel i lartë i këtij zyrtari, që tashmë është nën hetim për 4 vepra penale, shkruan shqiptarja.com.

Veprat penale

Hetimi për Llallën është rregjistruar për “Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale“ dhe “Shpërdorimit të detyrës”. Ish-kryeprokurori Llalla prej muajsh ndan kohën e tij ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, ku jeton edhe familja e tij pas një largimi të ngutshëm në mesin e vitit 2016.

Përplasja me ambasadorin Lu
Në vitin e fundit të mandatit të tij, Llalla pati konflikt të hapur me ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu, duke e akuzuar këtë të fundit si person që kishte ndikuar tek ai për arrestimin e Ilir Metës dhe për mbylljen e një procedimi penal në Fier, që bënte fjalë për kompaninë e naftës “Bankers Petrolium”. Nga ana tjetër Lu, e ka quajtur Llallën si person të korruptuar dhe që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi.

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”. Nga ana e tij, Llalla reagoi në një media amerikane, duke thënë që “vendimi i Departamentit të Shtetit është marrë për shkak të keqinformimit me dashje që është bërë nga ambasadori Lu”.

Ndërkohë që disa javë pas vendimit të Departamentit të Shtetit, Prokuroria e Durrësit nisi hetimin ndaj Adriatik Llallës, për disa vepra që lidhen me pastrimin e parave. Tashmë kjo çështje ka kaluar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku dy prokurorët që janë caktuar për këtë hetim janë Besim Hajdarmataj dhe Klodian Braho.

Arta Marku bën gati prangat për Tikun e Ilirit/ Hapet dosja e ish-kryeprokurorit/ Llalla në duar të Hajdarmatës Read More »

Zbulohet rrjeti i pedofilëve, 40-vjeçari josh fëmijët në Facebook. Ligji i lidh duart policisë (Foto)

“Fiks Fare” ka zbuluar një rrjet pedofilësh që veprojnë në Shqipëri dhe Kosovë. Gazetarët e emisionit investigativ në Top Channel treguan mbrëmjen e së mërkurës sesa lehtë bien prè e këtyre abuzuesve fëmijët minorenë. Mangësia që ka Kodi Penal në Shipëri, i cili nuk e parashikon krimin e pedofilisë në rrjetet sociale, ka çuar në lulëzimin e këtij fenomeni kohët e fundit.

Në “Fiks Fare” erdhi një informacion për një burrë mbi 40 vjeç, i cili përdorte rrjetet sociale për t’u afruar me fëmijë, kryesisht djem të vegjël, për t’iu kërkuar më vonë favore seksuale, duke abuzuar me padijen e tyre për shkak të moshës.

Gjatë komunikimit me fëmijët, ai thotë se nuk i intereson mosha, duke i shprehur dashuri dhe duke i kërkuar të flasin nëpërmjet Facebookut, me mesazhe, por edhe me videotelefonata. Pas këtij informacioni, fillimisht u verifikua faqja e tij në Facebook. Ai kishte mbi 4.000 miq, mbi 80% e të cilëve nga fotot dukej që ishin minorenë. Nga komentet e bëra në Facebook nuk heziton të vendosë zemra, apo të shprehë dashurinë për “vëllezërit e tij”, siç edhe iu referohet atyre në shumicën e kohës.

Për të vërtetuar nëse ky ishte një rast i izoluar apo jo, gazetarët e “Fiksit” hapen dy profile në Facebook, atë të një djali dhe një vajze, përkatësisht 13-vjeçarë. Pas ftesave dhe pranimeve filloi komunikimi, ku në “chat”-in privat kërkonin informacion për moshën dhe nëse ishte aktiv apo pasiv, e më pas bënin bisedë seksuale.

Në bisedat që djali minoren, 13-vjeçari i “Fiksit”, ka bërë me djem të moshës 20 dhe burra deri në 50 vjeç, që jetojnë në Shqipëri dhe në Kosovë, i është kërkuar të bëhet: i dashuri i tyre, të dërgojë foto të vetes dhe organit të tij seksual, të japë të dhëna për vendin ku jeton, shkollën, preferencat seksuale, gjatësinë, etj.. I është kërkuar të flasë me ta në video nëpërmjet Facebookut dhe për më tepër, një 13-vjeçari i kanë dërguar foto të organit seksual, duke e pyetur nëse i pëlqen. Më pas i kanë treguar sesi do ia heqin turpin, apo sesi do të bëjnë marrëdhënie seksuale me të, nëse ai shkon t’i takojë. Madje, njëri prej tyre i tregoi djalit 13-vjeçar se ky favor kushtonte 50 euro, ose shumë të hollash në lekë.

Rasti më flagrant është ai i një 50-vjeçari, i cili i tregon djalit 13-vjeçar që është i martuar, pasiv dhe i kërkon atij ta takojë. Ai i tregon se çfarë do t’i bëjë gjatë aktit seksual dhe i lë takim në darkë për të folur. Kur djali nuk i përgjigjet, ai e merr më shumë se 10 herë në telefon nëpërmjet Facebookut, deri në orët e vona të natës.

Në profilin e vajzës, ftesat për miqësi vërshuan lumë. Nuk munguan kërkesat për favore seksuale, pavarësisht se merrnin vesh moshën e saj të vogël. Më e rënda është e një 30-vjeçari, i cili i thotë që është e njomë dhe e pyet nëse është e “prishme”, apo e virgjër. Ai i tregon se në çfarë mënyre mund të kryejë marrëdhënie me të, edhe pse është e ndaluar me ligj. Ai i tregon se ka mënyra të tjera për të bërë seks, pa humbur virgjërinë. Në Facebook mban emrin Çuni Pasiv.

 

Rreziku që vjen nga përdorimi i rrjeteve sociale nuk parashikohet në ligj

“Fiksi” u interesua edhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë lidhur me këtë ngjarje. Një specialiste e krimit kibernetik konfirmoi se, për ta është e ndaluar të stimulojnë raste si ky i “Fiks Fare”, për të zbuluar apo arritur te pedofilët apo abuzuesit. Sipas saj, denoncime të ngjashme që kanë ardhur për raste të tilla janë vetëm 2, e ato kanë ardhur nga shteti italian për dy shtetas shqiptarë. Ndërsa shumë denoncime nga Shqipëria bëhen për vjedhje të identitetit të personave.

Altin Hazizaj, drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve thotë për “Fiks Fare” se, kjo është pedofili. Ligji nuk e parashikon këtë lloj krimi që vjen nga rrjetet sociale, ndërsa specialistëve të krimit kibernetik nuk iu lejohet të stimulojnë apo të infiltrohen në rrjetet sociale për të zbuluar abuzuesit.

“Në muajin nëntor kemi kërkuar pranë Kuvendit, Komisionit të Ligjeve, ndryshimin e 13 neneve të Kodit Penal, pikërisht për këtë situatë. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Për këtë arsye do ta ripërsërisim këtë kërkesë edhe në muajin maj”, shtoi ai.

“Fiksi” intervistoi edhe Vasilika Hysin, nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila thotë se situata duhet të ndryshohet menjëherë dhe duhet filluar që nga ligji. Sipas një nisme edhe të UNICEF-it, situata në rrjetet sociale është alarmante dhe në to përfitojnë abuzues dhe pedofilë./top channel

Zbulohet rrjeti i pedofilëve, 40-vjeçari josh fëmijët në Facebook. Ligji i lidh duart policisë (Foto) Read More »

Vlorë : Skandali në Shtëpinë e Foshnjes, e frikshme ajo që kishte ndodhur 1 vit më parë

Vetem pak ore pasi ne media u transmetua dhe me pas u perhap me shpejtesi sketerre ne internet video e dhunës verbale e fizike në Shtëpinë e Foshnjes Vlorë, pesë punonjëset që janë shfaqur në video janë shkarkuar nga puna nga Bashkia e Vlorës, me motivacionin dhunë verbale dhe veprim e mosveprim për aktet e dhunës.

Por nga ana tjetër, disa shkresa të siguruara nga institucioni i Avokatit të Popullit tregojnë se situata ka qenë e njohur dhe e paralajmëruar prej tyre rreth një vit më parë.

Më datë 09.06.2017, komisioneri Ermir Kapedani iu drejtua Bashkisë Vlorë dhe Shërbimit Social Shtetëror me një shkresë, ku thuhet: “Marrjen e masave të menjëhershme për tërheqjen e vëmendjes së stafit që punon direkt me fëmijët, për një komunikim sa më etik dhe profesional me fëmijët e këtyre grupmoshave, si dhe trajnimin e stafit mbi etikën e komunikimit në punë, si dhe për parandalimin e çdo forme dhune ndaj fëmijëve”.

Por Bashkia e Vlorës nuk ka kthyer kurrë përgjigje, ndërsa Shërbimi Social Shtetëror, pasi ka realizuar monitorimin në Shtëpinë e Foshnjes, më 21.06.2017 është shprehur se nuk ishin evidentuar probleme të sjelljes së stafit ndaj fëmijëve.

Avokati i Popullit ka konstatuar gjithashtu se në Shtëpinë e Foshnjes Vlorë asokohe nuk ka patur psikolog, roje, mjek dhe infermier. Gjithashtu u vërejt se godina kishte lagështirë të theksuar dhe shumë të dëmshme për shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve.

Vlorë : Skandali në Shtëpinë e Foshnjes, e frikshme ajo që kishte ndodhur 1 vit më parë Read More »

Në Kuvendin Kombëtar të PD-së, demokratët kishin nga 2 karta anëtarësie (foto)

Partia Demokratike dhe kreu i saj Lulzim Basha pretendojnë se në Kuvendin Kombëtar që u zhvillua kanë marrë pjesë një numër i lartë antarësh. Në fakt shumë prej këtyre antarëve qe janë pajisur me mandat kanë patur nga dy të tillë duke bërë që numri i tyre të rritet automatikisht në mënyrë fiktive.

Një prej tyre që posedon dy mandate është Ardit Qylybyli, pjesë e PD Shkodër. Qylybyli ka dy mandate, i pari si pjesë e FRPD Shkodër dhe i dyti si pjesë e PD Shkodër. Ky denoncim është bërë në faqen e Monella Vagabonda. Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë dhe nga ana tjetër një fakt i pakontestueshëm për numrin fiktiv të antarëve në Kuvendin Kombëtar të PD.

Në Kuvendin Kombëtar të PD-së, demokratët kishin nga 2 karta anëtarësie (foto) Read More »

Kokaina e Spanjës, emrat e dy shqiptarëve që prisnin drogën… anëtarët e rrjetit pastronin para me kompani “security”

Një shqiptar nga Hasi dhe një tjetër nga Kosova janë dy personat të cilët do të prisnin në aeroportin e Madridit kokainën kolumbiane. Bëhet fjalë për 1 ton kokainë të kapur dy ditë më parë dhe shqiptarët e përfshirë janë Julian Deblini dhe Dritan Gradica.

Sipas mediave spanjolle, dy shqiptarët janë me përgatitje ushtarake dhe kanë marrë pjesë në disa luftëra në Ballkan. Tvklan.al është interesuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe ka mësuar se në regjistrat e qendrës së personelit të rekrutimit nuk rezultojnë emrat e tyre, pra dy shqiptarët e kapur në Spanjë nuk kanë qenë kurrë efektivë të Forcave të Armatosura.

Dritan Gradica rezulton me origjinë nga Hasi, ndërsa Julian Deblini dyshohet se është shqiptar i Kosovës. Sot radio spanjolle “Caracol” ka publikuar të tjera detaje nga raporti i Interpol për mafien shqiptare që vepron në Evropë dhe që janë të lidhur me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Sipas këtij raporti, bëhet fjalë për një rrjet të madh të shqiptarëve, të cilët sjellin drogë nga Kolumbia në Evropë përmes Spanjës, që shërben si portë hyrëse në kontinentin e vjetër.

“Shumë anëtarë të këtij rrjeti kanë marrë pjesë në luftimet në Ballkan dhe për këtë arsye ata veprojnë me profesionalizëm ushtarak. Ata njihen për brutalitetin dhe efektivitetin e tyre”, thuhet në raportin e Interpol.

Të dhënat e tjera për këtë rrjet mafioz të shqiptarëve tregojnë se si anëtarët fitojnë respektin e pjesëtarëve të tjerë. “Ky rrjet kriminal që vjen nga vendet e Evropës Lindore karakterizohet nga mënyra e tyre e punës, që njihet për besnikërinë e anëtarëve. Besnikërinë e tyre ata e menaxhojnë duke kontrolluar familjet e tyre në Shqipëri përmes pagesave ndaj tyre, por edhe duke i marrë peng, dhe në këtë mënyrë ata zgjerojnë lidhjet e tyre dhe shtrijnë tentakulat në të gjithë Evropën.

Personat që i përkasin rrethit të besimit të kësaj organizate, hyjnë vetëm duke dhënë prova për besnikërinë e tyre tek eprorët përgjatë disa viteve”, thuhet në një pjesë të raportit të Interpol të publikuar nga radio spanjolle. Kjo media thotë gjithashtu se anëtarët e këtij rrjeti kriminal janë tepër të rrezikshëm dhe kanë në pronësi disa kompani “security”, të cilat i përdorin për pastrim parash.

Pas arrestimit të dy shqiptarëve në Spanjë, hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri. Policia e Shtetit po shkëmben informacion me autoritetet spanjolle, Interpolin dhe DEA-n amerikane.

Kokaina e Spanjës, emrat e dy shqiptarëve që prisnin drogën… anëtarët e rrjetit pastronin para me kompani “security” Read More »

Parandalohet arratisja e bujshme nga burgu i “të fortëve” në vend

Arratisja e tre të burgosurve është parandaluar në burgun e Fushë Krujës. 3 personat kanë qenë të arrestuar për grabitje dhe ishin lënë transit në Fushë Krujë.

Ishte Elio Laze, ish-këshilltar i ligjit dhe sigurisë në Drejtorinë e Burgje, i cili denoncoi  tentativën e arratisjes nga burgu i Fushë-Krujës.

Nga institucionet shtetërore, duke nisur nga drejtori i Policisë së Burgjeve, drejtori i Përgjithshëm u Burgjeve dhe të gjitha institucionet e tjera nuk ka asnjë prononcim.

‘Ditën e djeshme në mënyrë rastësore nga burimet qe kam është konstatuar nje tentative arratisje nga IEVP Fushe Kruje.

Hekurat e dritares se nje prej qelive ishin sharruar dhe ishin kamufluar me telat e nderjes se rrobave per te mos rene ne sy. Ne momentet e fundit kjo tentative eshte parandaluar.

Që të burgosurit kane synim fitimin e lirise me cdo lloj cmimi kjo eshte e ditur, ashtu sic dihet dhe puna e shtetit per t’i mbajtur brenda izolimit’, shkruan Laze në Facebook.

Parandalohet arratisja e bujshme nga burgu i “të fortëve” në vend Read More »

Rrahu në zyrë zv.kryetarin e Bashkisë, zbulohet shkaku i konfliktit me topografin

Në një reagim për mediat Prefektura e Gjirokastrës ka reaguar lidhur me konfliktin mes zv.kryetarit të bashkisë dhe një punonjësi të saj. Shefqet Aliko, me detyrë topograf, ditën e sotme ka kërkuar leje gjysmë ore nga puna dhe se problemi që ka pasur në bashki ka qenë privat dhe jo institucional.

Në këtë mënyrë përjashtohet mundësia që sherri të ketë qenë për shkak të detyrës. Për më tej Prefektura deklaron se do priten hetimet për një qëndrim zyrtar.

“Aliko ka kërkuar leje gjysmë ore nga puna dhe problemi që ka pasur në bashki ka qenë privat dhe jo institucional. Ne do presim përgjigjen e organeve që po merren me çështjen në fjalë”, thanë për “BalkanËeb” zyrtarë të Prefekturës së Gjirokastrës.
Sipas raportimeve të sotme, Shefqet Aliko ka shkuar në zyrën e nënkryetarit të Bashkisë Gjirokastër, Aurel Lapa dhe janë zënë me grushte. Të dy janë dërguar në spital pas sherrit, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Rrahu në zyrë zv.kryetarin e Bashkisë, zbulohet shkaku i konfliktit me topografin Read More »

Shqiptari i kapur me 1 ton kokainë në Spanjë i biri i një ish-gjyqtari: Djali im…

Një prej dy shqiptarëve të arrestuar në Spanjë për sasinë prej 1 ton kokainë është Dritan Gradica.  Ai rezulton se është djali i ish-gjyqtarit Shaqir Gradica. Nga të dhënat e gjendjes civile rezulton se me këtë emër ekziston vetëm një person i regjistruar. Ai quhet Dritan Shaqir Gradica, i datëlindjes 5 korrik 1975, lindur në Vlahej, Has dhe banues në Tiranë. Është pikërisht personi që shihni në këtë foto.

Ky person rezulton të ketë kryer shumë udhëtime jashtë vendit duke zgjedhur aeroportin e Vjenës, si tranzit, për të shkuar më pas në destinacionin final. Herën e fundit ai ka hyrë në Shqipëri, me 18 janar 2018, ora 16:06 minuta nga pika e kalimit kufitar në Kakavijë. Gradica ka zgjedhur të dalë nga territori i vendit po nga Kakavija, më 26 janar 2018, por çuditërisht, pa mjet transporti. Ai e ka kaluar kufirin më këmbë.

Sipas të dhënave të siguruara, Dritan Gradica, rezulton të jetë djali i ish-gjykatësit të Apelit Ushtarak, Shaqir Gradica, tashmë në pension. I kontaktuar në linjë telefonike nga Neës24 e e “BalkanËeb” babai i Dritan Gradicës pranon se gjeneralitetet përkojnë me ato të djalit të tij, por mohon që personi i arrestuar në Spanjë të jetë i biri, për të cilin tha se prej vitesh jeton e punon në Londër.

Ai shpjegon se rreth viteve 2000 të birit i ka humbur pasaporta dhe me gjasë, mund t’i jetë vjedhur identiteti. Nëse është i njëjti person, apo vërtetë Dritan Gradicës i është vjedhur identiteti, kjo çështje mbetet për t’u sqaruar nga autoritetet, të cilat nuk dhanë asnjë shpjegim për këtë çështje, pavarësisht se Neës 24 e “BalkanËeb” kontaktoi disa drejtues kryesorë të policisë në vend.

Shqiptarët e identifikuar si Dritan Gradica dhe Julian Deblini, u vunë në pranga tri ditë më parë në Madrid, në hollin e një hoteli, vetëm pak pasi autoritetet e policisë sekuestruan një sasi rekord prej 1 ton kokainë dhe një valixhe me 1.55 milionë euro. Droga, e cila, mendohet të jetë blerë tek “Klan Del Golfo” në Kolumbi, ishte transportuar drejt Madridit me Charter dhe në secilën prej pakove kishte të vulosur siglën CR7, me të cilën identifikohet ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo. Mediat spanjolle shkruajnë se hetimet rreth grupit kriminal nisën në nëntor të vitit të kaluar ndërsa operacioni u ndërmor nga Drejtoria e Seksionit kundër Narkotikëve të Kolumbisë, DEA amerikane në koordinim me Europol.

Shqiptari i kapur me 1 ton kokainë në Spanjë i biri i një ish-gjyqtari: Djali im… Read More »