Lajmi i fundit

Vlora qyteti i “tritolit”, 8 raste në katër muaj

Dy rastet e orëve të para të kësaj të mërkure, ku dy banesa u sulmuan me tritol, në Vlorë i shtohen ngjarjeve të përsëritura në këtë qytet. Makinat, bizneset, dhe shtëpitë e personave të ndryshëm, përfshi këtu edhe biznesmenë janë bërë vazhdimisht shënjestër e sulmeve të tilla. Në vetëm katër muaj, raportohen të kenë ndodhur tetë shpërthime me tritol, autorët e të cilëve nuk janë gjetur kurrë nga policia. “BalkanWeb” sjell një përmbledhje të ngjarjeve përgjatë 2018-ës, të cilat ndonëse nuk kanë shënuar viktima, kanë lënë pas, mister, panik e dëme të shumta materiale.

2 MAJ 2018/ DY SHPËRTHIME ME TRITOL NË BANESAT E DY VLONJATËVE

Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 02:30 në lagjen “Lirim”, ku i është vendosur tritol derës së banesës së shtetasit Fatjon Bana, 30 vjeç. Banesa ndodhet pranë Komisariatit. Ndërkohë shpërthimi i dytë ka ndodhur një orë më vonë, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç. Banesa e tij ndodhet pranë bashkisë së qytetit.

9 PRILL 2018/ TRITOL MJETIT “AUDI Q7” TË BIZNESMENIT TË NDËRTIMIT

Mjeti tip “Audi Q7” i biznesmenit të ndërtimit I Shehu 38-vjeç në Vlorë shpërthen me tritol. Ngjarja ndodhi më 9 prill të vitit 2018 në lagjen “1 Maji”, para banesës së biznesmenit. Policia e Vlorës bëri me dije se sasia e lëndës eksplozive që iu vendos automjetit “Audi Q7” ka qenë rreth 200 gramë.

7 PRILL 2018/ NJË TË RIU NË VLORË I DIGJET “BMW” SERIA 7 NË OBORR

Një automjet luksoz tip “BMW” Seria 7 u dogj totalisht në orët e para të 7 prillit në lagjen ‘4 Heronjtë’ të qytetit të Vlorës. Mjeti ishte i parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit Everest Meçorapaj, 27 vjeç. Policia thotë se mjeti është djegur totalisht, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët e këtij akti. Paraprakisht pronari i mjetit ka deklaruar para forcave të policisë se nuk kishte dijeni se kush mund të ishin autorët dhe se nuk kishte konflikte me njeri.

2 SHKURT 2018/ TRITOL MAKINËS NË FSHATIN KANINË

Një makinë është hedhur në erë me eksploziv mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Kaninë. Makina tip ‘Benz’ ishte në pronësi të Ilirjan Yzeirajt. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së Ilirjan Yzeirajt, ndërsa është dëmtuar pothuajse totalisht.

19 SHKURT 2018/ SHPËRTHIM NË NJË DYQAN NË FSHATIN KANINË

Mbrëmjen e 19 Shkurtit 2018 një shpërthim me eksploziv ka ndoshur në një dyqan në fshatin Kaninë në Vlorë. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar qepeni dhe xhamat e derës së banakut të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit F.Y., 44 vjeç, banues në Kaninë.

24 JANAR 2018/ TRITOL NË MJETIN TIP “AUDI” TË BIZNESMENIT SOKRAT BEQIRAJ

Biznesmenit Sokrat Beqiraj i vendosin tritol në mjetin tip “Audi”. Ngjarja në fjalë u regjistrua në lagjen “10 Korriku”. Policia sqaroi se se eksplozivi ishte vendosur me fitil, dhe ka shkuar dëmtime në pjesën e përparme të automjetit. Sokrat Beqiraj kishte një biznes privat, ndërsa pista e konkurrencës është hedhur poshtë nga policia. Thuhet se kjo ngjarje ishte thjesht një mesazh nga autorët. Sakaq, policia po heton rreth identifikimit dhe kapjen e autorëve.

6 JANAR 2018/ SHPËRTHIM ME TRITOL NË NJË MOBILIERI

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e 6 Janarit në një ndërtesë që më parë ka shërbyer si mobilieri në qytetin e Vlorës. Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata” dhe ka vetëm dëme materiale. Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet policore ku kanë konstatuar se në derën e jashtme të një objekti bosh ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive. Prej shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit./BalkanWeb

Vlora qyteti i “tritolit”, 8 raste në katër muaj Read More »

Punonjësi i prefekturës qëllon nënkryetarin e bashkisë së Gjirokastrës

Plas grushti, qëllohet nënkryetari i bashkisë së Gjirokastrës nga punonjësi i prefekturës.

Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambjentet e punës. Ka qenë një zyrtar i prekfekturës që ka goditur me grusht mbi drejtuesin e bashkisë, shkruan report tv. Shefqet Alikaj qëlloi me grusht mbi Aurel Lapajn.

Nuk dihen akoma shkaqet që kanë çuar në këtë përplasje midis zyrtarëve të Gjirokastrës.

Punonjësi i prefekturës qëllon nënkryetarin e bashkisë së Gjirokastrës Read More »

E përdor shpesh…/ Rama futet në 10-tshen e kryeministrave në botë që…

Rama ndodhet ne listën e 10 kryeministrave me aktive në botë për Facebook-un.

Twiplomacy, një institucion që monitorin rrjetet sociale të liderëve dhe organizatave në të gjithë botën, e ka renditur kryeministrin shqiptar Edi Rama në dhjetëshen e kryeministrave në botë si më interaktivët në faqen e tij në Facebook.

Sipas këtij listimi, më aktivi në rrjetin social është Presidenti amerikan Donald Trump.

Ja lista:

edi-rama

E përdor shpesh…/ Rama futet në 10-tshen e kryeministrave në botë që… Read More »

Mësuesi i arrestuar për ngacmim seksual nuk braktiset, në gjyq i shkoi ta mbështeste…

Mesuesi i arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nxenesen e tij, ka pasur mbeshtetje te birin ne sallen e gjyq, kur u vendos nga gjykata qe ai te rrije ne burg.

Vete mesuesi i ka mohuar akuzat e familjarëve të nxënëses së tij 11 vjeçe, duke theksuar se gjithçka është e sajuar dhe se e vërteta shumë shpejt do të dalë në dritë.

“Jam i pafajshëm. Po më marrin në qafë kot, pasi nuk kam lidhje me atë çfarë akuzohem”, është shprehur në Gjykatë mësuesi 58-vjeçar.

Dje, në Gjykatë nuk është parë asnjë familjar i së miturës, të cilët edhe denoncuan rastin, fillimisht në media e më pas edhe në Polici.

Ndërkaq, është parë njëri nga djemtë e mësuesit, i cili jeton në Itali. Ai nuk pranoi të fliste për mediat, duke theksuar se do të prononcohej në një moment të dytë. Por vetë prezenca e tij në Gjykatë dhe ardhja nga Italia, është konsideruar si një mbështetje e të atit.

Mësuesi i arrestuar për ngacmim seksual nuk braktiset, në gjyq i shkoi ta mbështeste… Read More »

Djali i denuar ne Itali per trafik droge , babait i vene tritol ne banesen ku jeton ne Vlore!

I biri i dënuar për trafik droge në Itali, vlonjatit i vënë tritol në banesë.

Dalin detaje te reja për shpërthimin e ndodhur në afërsi të bashkië së Vlorës në banesen e shtetasit G.Ç 69 vjeçar.

I biri I tij E.Ç është i dënuar për trafik droge në Itali dhe policia siç duket po heton në këtë pistë për të mundësuar edhe zbardhjen e  ngjarjes dhe ndalimin e autorëve të vendosjes së eksplozivit që tronditi qytetin bregdetar gjatë nëtës së kaluar.

Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit G.Ç nga Vlora.

Në njoftimin e policisë për ngjarjen thuhte se, “Më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale”.

Djali i denuar ne Itali per trafik droge , babait i vene tritol ne banesen ku jeton ne Vlore! Read More »

Shpërthimet në Vlorë, dalin detajet e para

Dy shpërthime të fuqishme tronditën mëngjesin e sotëm qytetin e Vlorës. Në shpërthimin e parë, mësohet se lënda eksplozive ishte vendosur në shesh-pushimin e katit të pestë të pallatit pranë policisë dhe për pasojë janë dëmtuar dyert, ndërsa një person ka përfunduar në spital 45 minuta me vonë, i traumatizuar nga zhurma e plasjes.

Ngjarja është shënuar në lagjen Kushtrimi përballë Drejtorisë së Policisë vendore. Në katin e 5-të të një pallati, në shëshpushimin përpara banesës së shtetasit Fatjon Bata 28 vjeç, i dyshuar edhe si objektiv i ngjarjes kriminale.

28 vjeçari jetonte në këtë apartament prej dy vitesh sëbashku me nënën. E moshuara Nadire Bata, si pasojë e shpërthimit, është trasportuar në spitalin rajonal të Vlorës, për shkak të tronditjes dhe shokut të përjetuar. Fatjon Bata rezulton i paskeduar më parë nga policia.

Shpërthimi i dytë ka ndodhur në një banesë pranë bashkisë. Fatmirësisht në të dyja rastet nuk ka patur të lënduar.

Ngjarja ndodhi në lagjen Karabash, pranë bashkisë së qytetit bregdetar. Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit E. Ç nga Vlora.

Kamerat e sigurisë kanë kapur sekuencën e dy personave teksa hidhnin lëndën shpërthyese nga jashtë murit rrethues. Aktualisht uniformat blu të Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dinamikën e secilës ngjarje, pasi burime sqarojnë se në dëshmitë e tyre, “objekivat” nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me njeri apo dyshime mbi ndonjë person.

Shpërthimet në Vlorë, dalin detajet e para Read More »

Kamerat kapin dy autorët e shpërthimeve në Vlorë, banorët: Na ra dera në tokë dhe na u ndërpre energjia

Dy shpërthime të forta me lëndë eksplozive kanë ndodhur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Në të dyja rastet nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.

Në harkun kohor të 45 minutave, qyteti u trondit nga një shpërthim i dytë. Ngjarja ndodhi në lagjen Karabash, pranë bashkisë së qytetit bregdetar. Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit E. Ç, 69-vjeç nga Vlora.

Kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona që hidhnin lëndën plasësë jashtë murit rrethues.Aktualisht uniformat blu të Vlorës janë duke punuar për të zbardhur dinamikën e secilës ngjarje, pasi burime sqarojnë se në dëshmitë e tyre, “objekivat” nuk kanë deklaruar të kenë konflikte me njeri apo dyshime mbi ndonjë person.

Report Tv ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes në Vlorë ku ka ndodhur njëri prej shpërthimeve të fuqishme me eksploziv. Banorët e njërës banesë, burrë e grua janë dukur të terrorizuar nga plasja e fortë e eksplozivit. Atyre u ka rënë dera në tokë dhe iu ëhstë ndërprerë energjia elektrike. Në pamje duken dëmet e shumta materiale në pallata, si rënia e sivash dhe shkaktimi i disa gropave.

Kamerat kapin dy autorët e shpërthimeve në Vlorë, banorët: Na ra dera në tokë dhe na u ndërpre energjia Read More »

1 ton kokainë në Spanjë, ja marifeti që përdornin dy shqiptarët për të pastruar paratë

1 ton drogë e kapur në Spanjë nga DEA dyshohet se është dërguar nga i njëjti klan me atë që dërgoi drogën e kapur në Maminas.

Dyshimet janë hedhur nga gazetari Artan Hoxha në një intervistë në Neës 24, i cili thotë se droga e Spanjës, dyshohet se i përket Klanit të Gjirit. Po ashtu ai deklaroi se të arrestuarit janë sërish nga veriu i Shqipërisë.

“Trafikantët kishin themeluar dhe disa kompani sigurimi në Spanjë, dhe me këto kompani ata pastronin paratë. Ata në pako kishin logon CR7, për të treguar që kanë qenë të vendosur dhe në Madrid, pasi logo CR7 i përket sulmuesit të Realit të Madridit.

Transportimi është bërë me avion mallrash, jo me avion charter siç është thënë deri tani. Droga dyshohet se është e Klanit të Gjirit në Kolumbi. Me rastin në Mamimnas dhe me rastin në Kolumbi shqiptarët lidhen nga vendi i origjinës së tyre, pasi janë nga veriu të gjithë të arrestuarit”, deklaroi Hoxha.

1 ton kokainë në Spanjë, ja marifeti që përdornin dy shqiptarët për të pastruar paratë Read More »