Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë takimit me banorët e Tiranës në kuadër të llogaridhënies publike, duke u shprehur se “me ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe të Kukësit, do të ofrohen tarifa më të ulëta për qytetarët.”
Rama është njohur në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me disa nga shqetësimet e banorëve të kryeqytetit, ku njëra prej tyre tha se çmimi i biletave të avionëve është i lartë. Në përgjigjen e tij, kreu i qeverisë deklaroi se vetëm konkurrenca mund ta detyrojë këtë aeroport të ulë çmimet, duke shtuar kështu se do të jenë aeroporti i Vlorës dhe ai i Kukësit që do të çojnë në një gjë të tillë.
“Janë më të lartat në rajon. Duhet dhe do të bëjmë konkurrencë, që do të sjellë ndryshim të shpejtë të tarifave edhe në aeroportin e Rinasit, pasi do jetë i detyruar të mbajë balancën. Dëshira jonë është që të arrimë te tarifat më të ulëta në rajon. Aeroporti i Kukësit do të jetë për avionët me kosto të ulët. Këto do të detyrojnë Rinasin të ulet më shumë. Nuk kemi asgjë tjetër në dorë, nuk mund të ndërhyjmë për të ulur tarifat e aeroportit”, – u shpreh Kryeministri./lexo.al
Një vendim tërësisht personal të Saimir Tahirit, e ka quajtur Taulant Balla, vendimin e ish ministrit për të lënë mandatin e deputetit dhe për të vijuar betejen me drejtësinë si një qytetar i lirë.
Në një deklarate për mediat, Balla ka theksuar se vendimi i marrë nga Tahiri respektohet tërësisht.
“Vendim tërësisht personal i Tahirit, e respektojmë tërësisht dhe ripërsëris atë që kemi thënë këtu e 6 muaj më parë, se kjo është një cështje tërësisht me Tahirit dhe drejtësisë, as e jona dhe as e kësaj opozitë gojështhurur që në çdo rast dhe mundësi gjen argumente për baltën e radhës kundrejt punës së rëndësishme që ka vendi në rrugën drejt hapjes së negociatave. Këta janë në beteje për t’i prishur punë vendit për vendimin e 28 qershorit”, tha Balla.
Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dorëzoi sot mandatin e tij si deputet, për t’u përballur me akuzat e përfshirjes në trafikun e drogës si qytetar i thjeshtë.
Pavarësisht fjalëve në publik, opozita nuk është e bashkuar. Jo vetëm PD dhe LSI që nuk janë në një qëndrim, por edhe brenda LSI duket se ka divergjenca.
Në seancën e sotme plenare ish-ministri Lefter Koka, aktualisht deputet i LSI së bashku me Vangjel Tavon nuk kanë ndjekur kryetaren Monika Kryemadhi dhe deputetët e tjerë të kësaj force që u larguan nga salla, por kanë vendosur që të qëndrojnë duke ndjekur punimet.
Në fjalën e tij, Balla i falënderoi dy deputetët e LSI që nuk vendosën të largohen nga Kuvendi.
Bazuar në grafikun paraparak javor të nisur më parë, kërkohen stakimet e mëposhtem: Në n/st Babicë220/110/35, për punime për zëvendësimin e celësit seksionues 35 kV (aktualisht i shuntuar) më dt 04.05.2018 ora 00:00 deri 06:00 do të stakohen AT-1,2 nga ana 35 kV. Do të mbeten pa tension linjat L35 Babicë-TEC1, Babicë-TEC2, Babicë-Smokthinë dhe Babicë-Xhyherinë gjatë kësaj kohe.
u njoftojmë mbi kërkesën e ardhur nga OST-ja, për stakim të AT1 e të AT2 në N/stacionin Babicë 220kV, për zëvendesimin e Celësit 35kV të Seksionimit, i cili aktualisht është i dëmtuar e i shuntuar, më stakim të Zbarrave 35kV, Seksioni I + II-të në N/stacionin Babicë 220kV, në datën 04/05/2018 si më poshtë:
Stakim të AT1 e të AT2 në N/stacionin Babicë 220kV, në datën 04/05/2018 nga ora 00:00’ deri në orën 06:00’. Pa energji mbeten Zbarrat 35kV Seksioni I + II-të në N/stacionin Babicë 220kV. Pa energji mbeten N/stacionet TEC Vlorë, Skelë, Uji Ftohtë, Xhuherinë, Radhimë, Orikum. N/stacioni Smokthinë do të furnizohet nga L30-45/1 Amonicë – Smokthinë. Numri i konsumatorëve që mbeten pa energji është : 18144 Abonente. Zonat pa energji në Rrethin Vlorë / Lagja Pavarësia, Uji Ftohtë, 10 Korriku, 2 stacione pompimi, 15 Tetori, zona pranë spitalit të vjetër , Spitali Rajonal Vlorë, Hajro Cakerri, Topana, Partizani, Karabash, Isa Boletini, 29 Nëntori, Prefektura , Kinoteatri , Gjykate e Rrethit Vlorë, qëndra Studentore , Ambulanca Qëndrore , Prokuroria, Kanina, Rradhimë, Orikum, Tragjas, Fushë e Fshat Dukat, Llogara, Shën Thanase, Jonufër, Baza Pashaliman, Babic, Risili, Ceprat, Bunavi, Kërkove, Bestrovë, Babic madhe, Babicë vogël, Xhyerin, Inertem, Sherishtë, Drashovicë, Vodicë, Mavroivë, Lapardha, Maxhare, Llakatund, Beshisht, Shushicë, Mekat.
VO: Ky stakim do të realizohet vetëm nëse kanë përfunduar punimet, për zbritjet e përcjellësave në Linjën L110-53 Babicë – Sarandë.
OST-ja të njoftojë në media për Zonat e ndërprerjes të energjisë. Veç njoftimit të dhënë nga OST-ja , Njësia TL Rajoni Jugperëndim, Drejtoria Rajonale Vlorë, për konsumatorë të rëndësishem ti rinjoftojnë përseri mbi ndërprerjen e energjisë.
Në kuadër të orjentimit dhe ndihmesës të fermerëve të zonës së Lumit të Vlorës lidhur me aplikimet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural 2018, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë financim të drejtpërdrejt nga këto skema, mora pjesë në takimin e zhvilluar pranë Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.
Në këtë takim, në prani të kryetarit të Komisionit të veprimtarive prodhuese, tregëtisë dhe mjedisit z.Eduart Shalsi, koleg deputet dhe drejtues të Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, u ndalëm tek përfituesit e masave direkte si dhe sygjerimet për përmirësimin e kësaj skeme.
Ndërkohë, ju bëj me dije se është publikuar lista paraprake e fituesve për masat direkte, aplikimet e të cilave janë kryer online në Agropika. Midis tyre, ka fitues paraprakë të cilët janë asistuar dhe shoqëruar prej zyrës sime juridike, në lidhje me proçedurat që duhet të ndjekin në të gjitha fazat.
Më poshtë, po publikoj listën e fituesve paraprakë të Bashkisë Selenicë, dhe të Njësisë Administrative Horë-Vranisht, ndërkohë ka shumë aplikues të tjerë nga Qarku Vlorë të cilët janë shpallur në listen paraprake të fituesve, duke përfshirë Bashkinë Himarë, Sarandë, Konispol, Delvinë dhe Finiq, të cilët nuk po i publikoj për shkak të madhësisë së listës. Çdo aplikant, mund të marë informacion në adresën e faqes zyrtare të AZHBR-së, azhbr.gov.al nëse është përfshirë në listën paraprake të fituesve, e cila është publikuar online.
FITUESIT PARAPRAKË TË BASHKISË SELENICË JANË:
-Për masën nr.4: Mbjellje e lajthisë dhe shegës me kultivarë të kërkuar nga tregu, janë shpallur fitues:
• Elvi Ormënaj
• Etem Islamaj
-Për masën nr.13: Instalimi i ujitjes me pika në ullishte, vreshta, pemtore etj, janë shpallur fitues paraprak :
• Avni Skëndaj
Këta aplikantë, në fazën e dytë të verifikimit duhet të kenë gati vërtetimin e bankës për numrin e llogarisë bankare, projektin e mbjelljeve si edhe dokumentacionin e pronësisë. Ndërkohë, nëpërmjet portalit E-albania, do të bëhet verifikimi lidhur me kriterin e shlyerjes së sigurimeve shoqërore.
Për masën nr:38: Mbështetje për kosheret e bletëve, është shpallur fitues:
• Astrit Balilaj
Lidhur me takimin e zhvilluar në AZHBR, propozim që u diskutua ishte ulja e numrit minimal të krerëve, të gjedhëve, të imtave dhe të koshereve të bletëve, në mënyrē që të kenë mundësi të aplikojnë për subvencione sa më shumë fermer.
Një tjeter sygjerim që ngrita ishte përfshirja në skemën e subvencionimit edhe e qumështit të deles, duke pasur parasysh se zona jonë është kryesisht zonë blegtorale.
Gjithashtu, gjeta rastin në ketë takim të vija theksin tek problematika e pronësisë mbi tokën pasi titulli i pronësisë që pjesa me e madhe e fermerëve disponojnë, është Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi, i cili është në bashkëpronësi të gjithë familjes bujqësore dhe rrjedhimisht për të aplikuar për mbjellje, duhet dakortësia e gjithë anëtarëve të familjes bujqësore .Në kushtet kur shumica prej janë të larguar ka vështirësi për t’ u plotësuar ky kriter.
Një tjetër propozim i ngitur ishte mundësia që subvencionimi për të imtat dhe gjedhet, të behët për çdo krerë, dhe jo vetëm për lindjet e reja.
Le të jemi optimist se mbështetja për fermerët po mer drejtimin e duhur, për t’u gjendur atyre sa më pranë dhe vitin e ardhshëm të meren masat për tu bërë pjesë e skemës sa më shumë fermerë.
Kjo është përgjigjja më e mirë që mund t’ju jepja të gjithë mosbesuesve dhe atyre që me keqdashje shanë dhe ofenduan pa të drejtë në takimin me Zv/ Ministrin e Bujqësisë, që publikova në faqen time.
Ky është respekti që tregon Edi Rama për të gjithë ata që i besuan timonin e qeverisjes, për ta çuar tepsinë për skrap dhe për të ndërtuar “Shqipërinë që duam”
Duke e mbyllur doja t’ju rikujtoja se në muajn Maj hapen aplikimet për IPARD. Mos nguroni të aplikoni ! Janë 75 milon € të Komunitetit Europian në dispozicion të Fermerëve shqiptar. Suksi i radhës na pret. Forca !
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një deklaratë për media nga Kryesia e Kuvendit ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij si deputet.
Ai tha se nuk ia ka nevojën as PS, as Ramës dhe as mandatit për tu mbrojtur.
Tahiri në fjalën e tij tha se nuk pranon që ti bëjë gjyq politik djalli (Sali Berisha) që ka vrarë dhe ka grabitur vendin për 27 vite, as Basha dhe as Meta me Kryemadhin.
Ai shtoi se ka heshtur për 6 muaj sepse po pret drejtësinë që të flasë.
‘Më bën gjyq moral, rraca që ka shkatërruar vendin për 27 vjet. Nuk jam ëngjëll. Kam punuar dhe kam bërë gabimet e mia. Unë nuk e pranoj kur gjyqin ma bën djalli (Sali Berisha).
Më kanë thënë se më ka mbrojtur mandati dhe Edi Rama. Nuk me duhet të më mbrojë askush dhe prap kanë thënë që këta më kanë shpëtuar nga burgu.
Tani dëgjoj që unë jamë bërë pengesë për Integrimin e Shqipërisë. Për 27 vite që kanë vjehdur çdo gjë, deri në të ardhmen e fëmijëve, tani dal unë si pengesë e integrimit. Unë nuk fshihem pas Parlamentit dhe nuk rri për të marrë rrogën kot. Kam 6 muaj që hesht dhe dëgjoj akuza përtej çdo imagjinate.
Çmimi i të vërtetës është më i madh se kariera. Sa kanë folur dhe shpifur për mua, është hsumë pak nga ajo që i kanë bërë njerëzve në 27 vite. Suksesi më i madh i djallit, ishte që të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Kam heshtur sepse po pres drejtësinë. Unë akuzohet si trafikant.
Më akuzon Lulzim Basha, ministri i Brendshëm që vrau 4 njerëz në mes të Bulevardit dhe vodhi 200 milionë euro, mori drogën e Lazaratit dhe as nuk u gjykua dhe as u dënua.
Më akuzon Sali Berisha, që është ende pas murit të pandërshkushmërisë për vrasje dhe plaçkitje.
Më akuzon Monika dhe Iliri, që Zoti e di që nga ku ti kapësh nuk ka ujë të shenjtë që i lan mëkatet. Unë nuk jam dorëzuar dhe as nuk e kam ndërmend ta bëj.
Shqiptarët e dinë se në këto vite ka patur politikanë që janë akuzuar për vjedhje dhe për vrasje, por nuk janë dënuar. Unë nuk jam si këta. Unë nuk i shmangem drejtësisë. Kam fuqi për të vërtetën time. Kam 6 muaj që hesht dhe pres.Opozita më ka akuzuar për trafikant droge pa u bërë ministër.
Këta që më akuzojnë mua sot, Lazaratin e kishin aty për 20 e kushur vjet plot me drogë, Shkodren, Berati dhe Tiranën, të mbjellura me hashash. Tani u thonë njerëzve se i bëra unë. Mbajtja edhe palaçot e politikës në kurriz duke më bërë moral. Nuk e përmend asnjë suksesin tim kundër drogës as Xhafaj dhe as kryeministri dhe nuk e di pse’-tha Tahiri.
Ish ministri Saimir Tahiri, deputeti i pavarur tashme ne Kuvendin e Shqiperise, ka paralajmeruar nje konference shtypi ne Facebook e tij ne oren 10:00.
“Ne mundsh, me ndiq pas 1 ore ketu, Live “, shkruan shkurt ai, duke vendosur edhe nje emoji qe tregon muskujt.
Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, deklaroi se Dritan Gradica është identiteti i një prej dy shqiptarëve të arrestuar në Spanjë si pjesë e grupit prej 5 personash që trafikoi 1 ton kokainë kolumbiane.
Lala u shpreh në studion e emisionit ‘Opinion’, se nga të dhënat e gjendjes civile rezulton se me këtë emër ekziston vetëm një person i regjistruar, ndërsa dyshohet se i është vjedhur identiteti.
Ajo u shpreh se Dritan Gradica ndodhet në Angli dhe ka mbaruar dy universitete, kurse ditën e sotme ka folur edhe me të atin.
Sipas saj, ai quhet Dritan Shaqir Gradica, i datëlindjes 5 korrik 1975, lindur në Vlahej, Has dhe banues në Tiranë.
Lala tha se ky person rezulton të ketë kryer shumë udhëtime jashtë vendit duke zgjedhur aeroportin e Vjenës, si tranzit, për të shkuar më pas në destinacionin final.