Lajmi i fundit

Dalin emrat e parë/ Ja kandidatët e Ramës për Bashkitë. Pse këto ndryshime?

Zgjedhjet vendore janë më shumë se një vit larg, por mes socialistëve kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë të atyre që mund të jenë kandidatë të mundshëm për kryetarë bashkie.

Zv/kryeministrja Senida Mesi flitet prej kohësh si një kandidate potenciale në Shkodër, por ajo vetë mohon kur pyetet për këtë. Shkodra është në bashki ku socialistët kanë pak shanse të fitojnë vetëm. Ndërsa në Lezhë, nuk është më sekret dëshira e Pjerin Ndreut për të drejtuar qytetin, ndonëse njësoj si në rastin e Shkodrës të dyja konsiderohen gara shumë të vështira.

Raste të veçanta janë Elbasani dhe Durrësi, kryebashkiakët e të cilëve po mbyllin tashmë mandatin e tretë.

Por socialistët theksojnë se ligji që kufizon në 3 mandatet e një kryebashkiaku nuk ka fuqi prapavepruese, ndaj dhe numërimi nis me zgjedhjet e vitit 2015. Përtej interpretimit ligjor, PS pritet të marrë një vendim politik për fatin e Qazim Sejdinit dhe Vangjush Dakos.

Të kontaktuar nga Top Channel, ata vetë nuk u përgjigjën nëse dëshirojnë të kandidojnë përsëri. Një zgjidhje për Elbasanin konsiderohet nga socialistët kandidimi i deputetes Evis Kushi, që njihet për miqësinë me familjarë të afërt të kryebashkiakut aktual. Ndërsa në Durrës, si një alternativë ndaj Dakos flitet Ardian Çela, që aktualisht drejton OSHEE-në.

Kamzën pritet që ta tentojë deputeti Rakip Suli, ndërsa Safet Gjici që nuk ia doli në 2015 përballë Xhelal Mziut, pritet të provojë përsëri, këtë herë në Kukës. Në Has, përveç kryetarit aktual Adem Lala pretendent është edhe ish-kryetari Liman Morina.

Përveç Erion Veliajt në Tiranë, edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, jepet si një rikandidim i sigurt, njësoj si Kastriot Gurra në Librazhd.

Një pikëpyetje qëndron mbi fatin e Dritan Lelit në Vlorë, ku nuk përjashtohet zëvendësimi me deputeten Vilma Bello, ndërsa për Korçën deri tani socialistët nuk kanë një alternativë të konsoliduar ndaj Sotiraq Filos.

Në Lushnje jepet i sigurt zëvendësimi i Fatos Tushes, për arsye shëndetësore tij.

Ndërsa në Berat, që sipas marrëveshjes së vitit 2015 iu la LSI-së, si një kandidaturë e mundshme socialiste flitet Eugen Kallfani, aktualisht drejtor rajonal për Kulturën dhe kandidat në listën PS-së për Beratin në zgjedhjet e vitit 2017.(TCH)

Dalin emrat e parë/ Ja kandidatët e Ramës për Bashkitë. Pse këto ndryshime? Read More »

DENONCIM: OSHEE vjedh qytetarët ditën për diell dhe askush nuk mban përgjegjësi (Video)

Fatura e muajit mars me ka ardhur 126 mije leke, nderkohe qe nuk kam qene ne shtepi, por me protesta per transparence ne lidhje me mareveshjen “Shqiperi-Greqi”. Fatura e Janarit ka ardhur 70 mije leke dhe fatura e Shkurtit 75 mije leke. Deri ketu nuk u ankova sepse mendova se ka qene ftohte, edhe mund te kem perdorur ngrohese. Por kur erdhi cmenduria, fatura e muajit Mars 126 mije leke, kjo eshte e paparanueshme. Une perdor pak paisje elektor-shtepiake dhe nuk kam hapur as byrektore dhe as nuk jam torrnitor dhe saldator. Jam faturuar a thua se jam biznes, me mbi 1000 kilovat, o monstra. Kjo eshte vjedhje hapur e Damian Gjiknurit dhe zgjatimeve te tij. Ose eshte mbifaturim absurd, ose eshte vjedhje energjie, ose nuk eshte kolauduar sahati, por gjithsesi eshte VJEDHJE. Kush e mban pergjegjesine?! Sigurisht qe bera ankese, por me thane qe brenda 45 ditesh do te kthejme pergjigje, nderkohe qe leket m’i moren kokerrr me kokerr dhe me kercenuan se do me prisnin dritat. Zoti Minister shiko keto vjedhje galopante qe i ndodhin qytetareve te zakonshem te ketij vendi dhe mos arrestoni pleq e te rinj, qe nuk kane para per ilace dhe buke dhe ju i kerkoni leke per energjine elektrike. I detyruat madje te benin edhe vetvrasje. Ndekrohe qe bizneseve te medha nuk keni te pasme t’ia merni leket e energjise elektrike. Ju i dini keto. Po vete valle, ju o pusht-tetar a paguani?! Nuk do e le me kaq. Perballe do me keni. Nuk jam mare me ju, por ju jeni hajdute dhe gjakpiresa. Turp e faqe e zeze, o kusare me kollare.

DENONCIM: OSHEE vjedh qytetarët ditën për diell dhe askush nuk mban përgjegjësi (Video) Read More »

Mediat italiane: Del përpara gjykatës shqiptari që zbuloi bandën e Habilajve, sa vite burg rrezikon (Emri)

Pasi dosja e megaoperacionit kundër trafikut te drogës, mes klaneve mafioze siçiliane dhe Cosa Nostra ne Itali me një numër të madh të arrestuarisht përfundoi në Gjykatë. Kjo e fundit ka kerkuar në seance dënime të ashpra për anëtarët e bandes.

Mes tyre janë edhe dy shqiptarë, Erson Zhuka dhe Ermir Baja. Shqiptarëve, sipas mediave italiane, jane kerkuar denime me 18 vite burg për Erson Zhukën dhe me 12 vite burg për Ermir Baja.

Ndaj tyre rëndon akuza e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, trafik ndërkombëtar droge, realizuar mes vendit tonë, Shqipërisë dhe Italise, specifikisht provincave te Katanais, Raguzës e Sirakuzës.

Emri i Zhukes nuk është i panjohur për drejtësinë, pasi ai u cilesua si njeriu kyc, arrestimi i të cilit coi në zbulimin dhe kapjen e bandës se Moisi Habilajt dhe rrjetit të tij të fortë të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali.

Arrestimi i Zhukes zbuloi bandën e Habilajt

Autoritetet italiane të drejtësisë, duke filluar nga vitit 2013 e në vazhdim, hetuan shtetasit Moisi Habilaj, Nezar Seiti etj. si dhe bashkëpunëtorët e tyre si anëtarë të një grupi kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve.

Në kuadër të këtij hetimi, u bë i mundur sekuestrimi, së fundmi, i sasisë prej 3.5 tonëve lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, arrestimi me cilësinë e të dyshuarit të shtetasve Moisi Habilajt etj. dhe shpallja në kërkim ndërkombëtar e shtetasit Nezar Seiti.

Shtetasi Moisi Habilaj, së bashku me shtetasit Nezar Seiti, Florian Habilaj, Metan Matani etj., që nga prilli 2017 e në vazhdim, u hetuan nga Prokuroria pranë kësaj Gjykate për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.

Hetimet e autoriteteve të drejtësisë italiane e kishin fillesën e tyre te një veprimtari hetimore, e kryer në kuadër të operacionit “Odessa 2012” ndaj një organizate të degëzuar kriminale, që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike, kryesisht kanabis në aksin Shqipëri-Itali.

Nga hetimet e kryera ndaj shtetasit shqiptar Erson Zhuka, element kyç i organizatës që operonte në territorin e Raguzës, kishin rezultuar kontakte të shumta me bashkatdhetarin e tij, shtetasin Moisi Habilaj.

Mbi këtë fakt, ndaj Moisi Habilajt, filloi përdorimi i mjeteve teknike të hetimit dhe rezultoi se ai ishte importues me shumicë i lëndëve narkotike që vinin nga Shqipëria.

Në aktivitetin e tij, Moisiu ndihmohej nga shtetasi shqiptar i thirrur “Daja” dhe që është identifikuar si Sabaudin Çelaj. Përgjimi i komunikimeve të numrave telefonikë në përdorim të Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelajt, mundësoi identifikimin e subjekteve të tjera që bënin pjesë në këtë organizatë.

Mediat italiane: Del përpara gjykatës shqiptari që zbuloi bandën e Habilajve, sa vite burg rrezikon (Emri) Read More »

Humbi për 9 orë në Llogara, ja fjalët e para të turistes austriake

Pas 9 orë kontrolli në pyllin e Llogorasë është gjetur shëndoshë e mirë shtetësia austriake e cila u shpall dje e humbur.

Pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur austriakja 45-vjeçare me inicialet A. W., u ngritën grupe të posaçme të policisë dhe banorët me qëllim kërkimin dhe gjetjen e saj.

Në dëshminë e saj në momentet që u gjet nga ana e Policisë, turistja falënderon policinë dhe thotë se ata janë të mrekullueshëm.

Policët e Vlorës bashku me agjencinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e Llogorasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë.

Austriakes me inicialet A. W.,  i është bërë kontroll  mjekësor dhe ajo është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Humbi për 9 orë në Llogara, ja fjalët e para të turistes austriake Read More »

“Telegram”-i që futi në kurth “peshkun e madh” të kokainës së Maminasit

Një telefonatë me Tiranën nëpërnjet aplikacionit Telegram, mësohet se ka qenë elementi i vyer për policinë gjermane që arriti të zbulojë vendodhjen e Arbër Çekajt.

Për 20 ditë më radhë, policia shqiptare dhe DEA humbi çdo gjurmë të njeriut të akuzuar si pronari i gjysmë tonit kokainë të kapur në fillim të shkurtit në Maminas. Kjo pasi Çekaj zotëronte një dokument gjerman me emrin Arbër Jensen dhe ai shmangu totalisht transportin publik

Ai lëvizi në Hollandë ku ka qëndruar më shumë se dy javë. Më pas u rikthye në Dusseldorf të Gjermanisë Perëndimore, nga ku dhe ka kontaktuar me familjen e tij.

Policia shqiptare që e mbante në përgjim familjen ka kontaktuar urgjent me gjermanët, të cilët kanë arritur menjëherë të gjejnë vendodhjen dhe ta arrestojnë në më pak se 12 minuta nga banesa ku po rrinte.

Banesa ishte në periferi të qytetit të madh industrial të Duseldorfit, i cili është zemra industriale e landit të Nordrhein-Westfalen, që është dhe zona më e populluar në Gjermani.

Për të identifikuar Çekajn, në Gjermani kanë shkuar edhe dy oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët kanë konfirmuar se bëhej fjalë për personin kryesor të shpallur në kërkim, si dhe oficeri koordinues i DEA-s, i cili lëviz vazhdimisht.

Tek autoritetet gjermane tashmë ka mbërritur edhe dosja e Arbër Çekajt dhe pritet që procedura e ekstradimit të zgjasë 40 ditë.

Deri më tani, për sasinë prej 613 kg kokainë janë arrestuar administratori i kompanisë “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj dhe shoferi që mori ngarkesën me banane, Armando Pezaku.
Kokaina ishte fshehur në një dysheme të dyfishtë brenda kontenierit me banane dhe u zbulua nga skaneri në Portin e Durrësit.

Menjëherë pas kapjes së Arbër Çekajt, Ambasada Amerikane publikoi një karikaturë ku një kallam peshku kishte arritur të kapte një gjysëm-peshk e gjysëm-banane, duke iu referuar ngarkesës me fruta ekzotike që kishte kontenieri me kokainë që vinte nga Ekuadori dhe pati si vend tranzit Italinë dhe Maltën. /tesheshi.com/

“Telegram”-i që futi në kurth “peshkun e madh” të kokainës së Maminasit Read More »

Berisha e Basha kërkojnë eleminimin e Dritan Zaganit, ishte pikë kontakti i trafikimit të drogës së Lazaratit në Itali. Në fillim e shpërblyen me prona e pallate

Berisha e Basha kërkojnë eleminimin e Dritan Zaganit, ishte pikë kontakti i trafikimit të drogës së Lazaratit në Itali. Në fillim e shpërblyen me prona e pallate

Dritan Zagani, i shefi i antidrogës në Vlorë po bën të gjitha përpjekjet për të përfituar sërish azil politik në Zvicër ku është instaluar sëbashku me familjen.

Nëse deri më tani kërkesat e tij për azil ka qënë e motivuar me faktin se ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është ende i fuqishëm pasi është deputet dhe mbështetet nga Rama, tashmë që pas dorëzimit të mandatit nga Tahiri kjo alibi ka rënë, organet ligjzbatuese në Zvicër janë shumë të çuditura në këmbënguljen e Dritan Zaganit për azil politik.

Por gjithçka është zbuluar jo vetëm nga vetë Dritan Zagani që i ka dhënë drejtim tjetër frikës së tij, por nga organet ligjzbatuese zvicerane.

Mësohet se Zagani ka shfaqur frikën e një eleminimi fizik nëse kthehet në Shqipëri dhe një hakmarrjeje nga grupet e drogës në këtë vend.

Por që në daljen publike ka thënë se ka frikë nga qeverisja aktuale se do të hakmerret për deklaratat e forta që ka bërë kundër trafikut të drogës, kundër ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe vetë kryeministrit Edi Rama.

Këto akuza Zagani është munduar t’i veshë dhe me nocione politike, duke hyrë dhe në përqasje dhe analiza politike, të pagjasa dhe të papërshtatshme për një oficer dhe shef antidroge në “portën” kryesore të trafikimit të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, që është Vlora.

Por mësohet se e vërteta e kulluar është se Dritan Zagani, ish kreu i antidrogës së Vlorës ka frikë nga Berisha dhe Basha se mund ta eleminojnë për t’i mbyllur gojën.

Kjo sepse Zagani, përkundër sulmeve ndaj qeverisë, di shumë për Berishën dhe Bashën dhe trafikun shtetëror të drogës së Lazaratit, një plantacion i PD i mbrojtur politikisht dhe që kultivohej cilësia më e lartë dhe sasia më e madhe e kanabisit në Evropë.

Në rastin e një ardhjeje të mundshme në Shqipëri, Zvicra mund t’i refuzojë vijimin e azilit pasi nuk ka asnjë kërcënim as ai dhe as familja e tij, Zagani mund të përballet me një hetim të fortë që do ta bëjë të tregojë se si ishte caktuar nga Agron Kuliçi, në emër të Berishës dhe Bashës pika e kontaktit të trafikimit të drogës së Lazaratit, Fushë-Krujës, Tiranës, Beratit dhe tërë Lumit të Vlorës për në Itali.

Dritan Zagani këtë punë e ka pas marrë me shumë qejf, aq sa filloi të krijonte dhe konflikte me grupe të tjera rivale të “latifondistëve” të PD në Jug të vendit dhe Shqipërinë e Mesme të kultivimit të kanabis sativa.

Konfliktet i krijoi për shkak se filloi goditjen parciale ndaj atyre që nuk financonin PD duke krijuar konflikte të forta në jug të vendit, por që kishte mbështetjen e bashkëpatriotëve të tij Sali Berisha dhe Agron Kuliçaj. Ky i fundit drejtori real i Policisë së Shtetit për tetë vitet e qeverisjes së Berishës.

Dritan Zagani madje krijoi konflikte për çështje pazaresh dhe me palën italiane të trafikut të drogës që kërkonin komunikim direkt me prodhuesit dhe tregtuesit e drogës së Lazaratit, pa pasur nevojë për pikë kontakti Zaganin.

Pikërisht kjo e prishi tërë punën dhe më pas dhe ardhja e PS në pushtet.

Dhe sidomos “gabimi” i pafalshëm i Saimir Tahirit që shkatërroi plantacionin e PD të kultivimit të kanabis sativa, me cilësinë dhe sasinë më të lartë në Evropë.

Por Zagani e kishte marrë shpërblimin, pikërisht në fund të mandatit të qeverisë “Berisha”. Ai kishte marrë me vendim të këshillit të Ministrave tokë në Orikum të Vlorës, aty ku ka prona dhe Shkelzen Berisha dhe miku i tij ndërtues Rrahmanllari.

Por nuk është mjaftuar me kaq shpërblimi në pasuri të patundshme nga ana e Berishës e Bashës për Zaganin.

Në mes të qytetit të Vlorës, në një pallat 8 katësh, në katin e fundit ndodhet shtëpia tjetër e Dritan Zaganit, ish-shefit të antidrogës në Vlorë.

Apartamenti prej 180 metër katrorë  dhe me një papafingo druri, tanimë është i boshatisur sepse Zagani ndodhet në Zvicër, aty ku ka përfituar strehim politik por që pritet t’i revokohet për shkak të ndryshimit të situatës në Shqipëri.

Apartamenti i Zaganit në Vlorë, ndodhet pak metra larg “Denis Bar”, lokali i cili është në bashkëpronësi  të tre vëllezërve Habilaj.

Zagani është përfolur shumë në mediat shqiptare, sepse ai publikoi para pak vitesh informacione, që sipas tij implikonin zyrtarët e lartë të policisë dhe Ministrisë së Brendshme në trafik droge.

Nga ana tjeter, është përfolur edhe për pronat e shumta në Vlore, të cilave ju shtohet edhe kjo shtepi.

Shumë  persona e kanë akuzuar ish-liderin e PD, Sali Berisha, që në këmbim të  informacioneve sekrete për bandat rivale të PD dhe të përmbushjes me sukses të pikës së kontaktit për trafikimin e drogës së Lazaratit në Itali, i ka ofruar Zaganit prona në Vlorë.

Këto akuza dikur janë mohuar, por ish-kryeministri Berisha e ka pranuar që Zagani ka përfituar tokë në Orikum, që sipas tij, ishte parcelë nga ato qe ju jepen të gjithë oficerëve.

“Kjo nuk është e vërtetë, pasi ne u jepnim oficereve parcela për strehim dhe kjo nuk ka qenë vetëm për Dritan Zaganin, por për gjithë ushtrinë pa diskriminim.

Nuk e kam njohur kurrë Dritan Zaganin. Atë e kam njohur për herë të parë kur u publikua në media. Nuk kam asnjë lidhje me të”, tha Berisha në një dalje televizive për bashkëpatriotin e tij  Dritan Zagani.

Nga ana tjetër apartamenti në Vlorë, rezulton të mos jetë i vetmi apartament i Zaganit, pasi në një seancë parlamentare kreu i PD, Lulzim Basha nxori pa dashje edhe një tjeter, qe Zagani posedonte në Fier.

“Dy vjet më parë, para një pallati të rrënuar në Fier, ia behën në orën 01:00 të natës, një varg me makina me xhama të errët të ardhur nga Tirana.

Mbi 20 inspektorë dhe policë të Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë të drejtuar nga Saimir Tahiri, hynë në një apartament të thjeshtë, në tre dhoma ku jetonin 7 shpirtra në një gjendje pothuajse të mjeruar.

Ata kontrolluan shtëpinë pa asnjë dokument dhe pa asnjë lloj urdhri kontrolli, dhe pastaj morën një burrë zvarrë dhe e futën në makinë pa i thënë asgjë. Emri i burrit është Dritan Zagani”, tha Basha.

Por ajo që ngre pikëpyetje është, se si arriti Dritan Zagani, i cilësuar nga shumëkush, një “hero i luftës kundër korrupsionit”, të siguronte edhe një apartament në mes të qytetit të Vlorës, ku çmimet sigurisht janë shumë të larta. Aq më tepër që rroga e tij neto asnjëherë si ka kaluar 600 mijë lekët e vjetra.

Si arriti Dritan Zagani të sigurojë toka dhe apartamente në Vlorë, Orikum dhe Fier, edhe pse vetëm puna e lidhte me këto qytete, sepse ai është nga veriu i Shqipërisë?

Duke qënë se ndaj tij është pushuar hetimi për shpërdorim detyre dhe nxjerrje të sekretit shtetëror nga prokuroria e Fierit vite më parë, frika nga një eleminim i mundshëm prej “punëdhënësve” të tij Berisha e Basha ka bërë që Zagani të refuzojë kthimin në Shqipëri për të dëshmuar kundër Tahirit.

I cili është nga dita e enjte e javës së kaluar qytetar i thjeshtë, i barabartë me Zaganin dhe përballja e tyre në prokurori do të sqaronte shumë situata aspak të pakëndshme ku eprorët e tij e kanë futur ish shefin e antidrogës në Vlorë.

Berisha dhe Basha në fillim deshën ti mbyllnin gojën me prona në bregdetin e Orikumit, shtëpi dhe prona në Vlorë dhe Fier, ndërsa tani duan t’ia mbyllin gojën përfundimisht. Ky është “kodi i mafias” për të cilën flet Dritan Zagani, pavarësisht se ku e adreson.

Pasi atë nuk e ha malli nëse flet apo nuk flet Tahiri, dënohet apo nuk dënohet Tahiri. Ai ka frikë për veten sepse është i zhytur deri në grykë në trafikun e drogës në tetë vitet e qeverisjes së PD, dhe ata që e punësuan do tentojnë me të gjitha mënyrat t’i mbyllin gojën.

Pasi nga të shkosh Kuliçë të dalin në të gjitha aferat e drogës, dhe Agroni i madh është kamikaz i punëve të pista të Berishës. Por dhe i ‘pastrimit’ të situatës sa herë e lyp nevoja, ‘pastrim’ që është e barabartë me eleminime fizike./Pamfleti.com

Berisha e Basha kërkojnë eleminimin e Dritan Zaganit, ishte pikë kontakti i trafikimit të drogës së Lazaratit në Itali. Në fillim e shpërblyen me prona e pallate Read More »

Zhduket në pyllin e Llogarasë turistja çeke ! Kishte ardhur të vizitonte Shqipërinë

Një turiste ceke rezulton e humbur që prej mbasdites së sotme në pyllin e Llogarasë në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se çekja ishte bashkë me një grup turistësh që po vizitonin Shqipërinë, por është zhdukur papritur në pyll duke mos pasur asnjë mundësi komunikimi me të.

Turistja ishte duke bërë shëtitje në pyll, por nuk është kthyer duke alarmuar shokët e grupit që kanë njoftuar policinë.

Dyshohet se turistja ceke ka humbur rrugën në pyllin e Llogorasë.

Policia dhe forcat zjarrfikëse vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.

Zhduket në pyllin e Llogarasë turistja çeke ! Kishte ardhur të vizitonte Shqipërinë Read More »