Lajmi i fundit

E bujshme/ Saimir Tahirit i pritet fletë arresti, ish-ministri i brendshëm pritet të përfundojë pas hekurave

Saimir Tahirit i pritet fletë arresti nga ana e prokurorisë shqiptare dhe nga ora në orë pritet arrestimi i tij.

Ish ministri i brendshëm akuzohet për përfshirjen në kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Saimir Tahiri hoqi dorë se fundmi nga mandati i deputetit dhe u shpreh se nuk ka nevojë për mbrojtjen e Edi Ramës dhe as nuk ka nevojë për imunitetin e deputetit.

Në fjalën e Tahirit nuk munguan sulmet ndaj ambasadorit amerikan dhe deputetit gjerman.

“Unë deri në fund kur të bëhet drejtësia nuk do të jem më deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Që sot kjo nuk është ndeshja ime e fundit, por e para dhe do të vazhdoj prapë e prapë deri kur t’ja dal. Qe sot, une nuk jam më deputet do të përballem me këdo se besoj e vërteta mjafton dhe është më e fortë se kushdo.

Nga ana tjetër autoritetet italiane kanë publikuar dosjen e plotë prej 416 faqesh të përgjimeve të grupit të Habilajve të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, aty përmendet shpesh emri “Saimir” i cili sipas autoriteteve ka të bëjë pikërisht me emrin e ish ministrit të brendshëm shqiptar i cili pritet të përfundojë pas hekurave.

E bujshme/ Saimir Tahirit i pritet fletë arresti, ish-ministri i brendshëm pritet të përfundojë pas hekurave Read More »

Ja kush është prokurorja që shkatërroi bandën e trafikantëve të Eskobarit shqiptar

Kjo qe shihni ne foto eshte prokurorja Elisabeta Imeraj e cka ka hetuar prej nje kohe te gjate grupin e trafikut te droges te shkaterruar sot me 19 persona ne pranga.

Operacioni policor sot ne gjithe vendin është kryer pas urdhrit të prokurores së Krimeve të Rënda, Elisabeta Imeraj e cila ka hetuar prej një kohe të gjatë, prej afro 8 muajsh, aktivitetin kriminal të trafikantëve.

Ajo ka ne dore edhe dosjen e ish ministrit te Brendshem Saimir Tahiri.

Ja kush është prokurorja që shkatërroi bandën e trafikantëve të Eskobarit shqiptar Read More »

Krimet e Rënda godasin grupin kriminal, disa arrestime, pritet kapja e “peshqve të mëdhenj”

Krimet e Rënda kanë organizuar një operacion për goditjen e një grupi trafikantësh droge.

Mësohet se operacioni është kryer në të gjithë vendin ku dhe janë arrestuar disa persona. Detaje të tjera priten, pasi operacioni vijon ende.

Hetimet ndaj grupit të trafikantëve kanë nisur prej disa muajsh nga Krimet e Rënda. Më herët jashtë vendit është bllokuar një sasi e konsiderueshme hashashi.

Ende nuk dihet nëse ky aksion do të çojë edhe në arrestime të “peshqve të mëdhenj”.

Por një gjë është e sigurtë. Kjo do të jetë fundjava e fundit në liri e të përfolurve dhe piketuarve  prej kohësh.

Krimet e Rënda godasin grupin kriminal, disa arrestime, pritet kapja e “peshqve të mëdhenj” Read More »

Bashkia Vlorë mbledh nga Orikumi 1 miliard lekë por u kthen banorëve vetëm 8 milione leke ! Zbardhen premtimet e pambajtura nga D.Leli !

Nga Lirim Nezha :

Dy javë më parë,qytetarë të Orikumit dhe fshatrave përrreth,të mbështetur nga strukturat e Partisë Demokratike dhe Forumi Rinor i saj,shkuam në mbledhjen e Këshillit Bashkiak për të protestuar rreth problemeve të panumërta me të cilat përballet Orikumi dhe rrethinat,pra e gjithë Njësia Administrative që përfshin ish Bashkinë Orikum.

Në mënyrë edhe pak të zhurmshme tentuam të ngremë shqetesimet tona dhe duhet thënë se Këshilli Bashkiak u detyrua t’i merrte në konsideratë dhe t’i fuste në rendin e ditës.Në atë mbledhje u vu re mungesa e qëllimshme e Kryetarit të Bashkisë Dritan Leli ,i cili,edhe pse ndodhej në Vlorë,i informuar për reagimin qytetar,zgjodhi ta shmangte përballjen e drejtëpërdrejtë.

Gjithsesi “na u dha e drejta” që një përfaqësi e jona do të pritej në zyrë nga kryetari Leli.Po bëhen dy javë dhe takimi me ne dhe përballja me shqetësimet tona nuk është në axhendën e kryetarit.Sepse qytetarët janë të fundit në axhendën e tij snobe.Kjo bie erë paburrëri,burracakeri.

Gjithsesi unë u përpoqa që,përmes televizionit “6+1 Vlora” t’ja bëj present edhe qytetarëve,por edhe kryetarit problemet që e shqetësojnë komunitetin e Orikumit dhe fshatrave rreth tij,Dukatin,Tragjasin,Radhimën dhe gjithë bizneset që operojnë në turizëm që nga hotelet e restorantet buzë detit e deri lart në Llogara.

Duhet thënë se turizmi elitar nis nga dalja e tunelit te Ujit te Ftohtë deri në Qafën e Llogarasë dhe pjesa më e madhe e këtij territori i përket njësisë administrative Orikum,ku është për të ardhur keq që packa se taksat që paguajnë zënë shuma të konsiderueshme,(mjafton të kujtojmë që buxheti i ish bashkisë ka qënë rreth 1 miliardë lekë),shuma që i kthehet në investime është zero lekë.

Është vetëm një shumë simbolike e investuar për klubun Oriku dhe kaq.Sigurisht që ata djem duhen mbështetur,madje edhe më shumë se kaq sepse janë krenaria e qytetit,por ka nevojë për shumë më shumë se kaq.Ka nevojë që taksat e qytetarëve të kthehen mbrapsht në formën e investimeve.E kjo përgjatë tre viteve të qeverisjes socialiste të bashkisë Vlorë,nuk ka ndodhur.

Qytetarët e Orikumit dhe të rrethinave nuk janë në axhendën e kryebashkiakut .Dritan Leli mjaftohet me kamerat që e ndjekin përgjatë lungomares,i gëzohet si fëmijë shpikjes perverse të stolave inteligjentë,por na duhet t’i kujtojmë se Vlora nuk fillon dhe mbaron në lungomare,është shumë më e madhe se aq.
Ujërat e ndotura derdhen në det edhe pse prej tre vitesh ka përfunduar një investim gjigand për këtë qëllim që është rrjeti kryesor dhe impianti modern i grumbullimit dhe përpunimit të ujërave të zeza,një investim I Bankës Islamike prej 11.5 milionë euro.Një investim që po amortizohet ende pa u vënë në punë sepse rrjeti I brendshëm ende nuk ka filluar dhe me sa duket është me pak shance për të filluar.Thuhet se Fondi shqiptar i Zhvillimit ka marrë përsipër financimin e pjesshëm të projektit,por për këtë duhet që Bashkia të planifikojë në buxhet së paku 10%-shin e fondit të investimit ,atë që quhet buxheti i pjesëmarrjes qytetare,që puna të nisë.Pra edhe këtë investim të domosdoshëm është bashkia që e pengon,që nuk i hap rrugë.

Si pjesë e të njëjtit investim u ndërtua edhe rrjeti kryesor i ujësjellësit,depozitat si dhe stacioni i pompave për Orikumin,Dukatin e ri dhe Radhimën.Por asgjë deri tash për atë që ngelet thembra e Akilit,rrjetin e brendshëm .Është ai që do të mundësojë ujë pa ndërprerje.Është vendosja e matësave si një detyrim i Ndërmarrjes së Ujësjellësit ndaj qytetarëve,prerja e lidhjeve të paligjshme dhe ndërhyrja me investime në rrjet që do të mundësojnë heqjen e pompave dhe bolierëve që janë shëmti për qytetin dhe pasiguri për qytetarin.Me dy orë ujë në ditë nuk mund të ketë turizëm.Janë qindra familje që e kanë burimin kryesor të jetesës dhënien me qera të banesave përgjatë sezonit,por nuk marrin asnjë shërbim që të justifikojë taksat dhe tarifat që paguajnë.
Hotelet ,baret dhe restorantet e bregdetit të radhimës nuk kanë ujë edhe pse tubat e ujit u kalojnë shumë pranë dhe kjo vjen gjithashtu nga neglizhenca totale e personave përgjegjës, nga mungesa e investimit për rrjetin e brendshëm.

Ndërkohë edhe plantacionet me agrume të cilat janë edhe një dekor i mrekullueshëm për turistët rrezikojnë të thahen sepse kanali i ujit që vjen nga burimet e Izvorit prej vitesh është marrë në mbikqyrje nga bashkia,por në të nuk është kryer asnjë investim për pastrimin dhe funksionimin e tij.

Plazhet që jepen me qera nga bashkia kanë gjithnjë e më shume cmim më të lartë e shtrirje kohore përtej përdorimit të tyre,por megjithatë asgjë nga këto lekë nuk u kthehet atyre si shërbim.Nuk ndjejnë dorën e ngrohtë të bashkisë,por vetëm kërbacin e taksidarëve.

Është premtuar në fushatë elektorale landfilli i mbetjeve urbane,por mbetjet deri tash hidhen në breg të lumit dhe cdo mbrëmje në verë aroma është e padurueshme ndërkohë që një pjesë e tyre gjatë dimrit,me nisjen e stinës së shirave, shkojnë përmes ujit në det.

Energjia elektike është një tjetër mungesë permanente.Orikumi është bërë proverbial për mungesat e gjata dhe të herëpashershme të energjisë.Askush nuk mban përgjegjësi për ndërprerjet me orë,por edhe me ditë të tëra të energjisë elektrike,ndërkohë që një muaj të mos paguhet fatura të ndërpresin energjinë.Pa harruar të përmendim mbifaturimet aq herë sa shteti ndihet në nevojë për lekë.Ne nuk mund të jetojmë me propogandë qeveritare për investime të mëdha.Sa kohë këto investime nuk shoqërohen me investime serioze në rrjetin e brendshëm tregon se pushteti eshte I interesuar me shume per fasadat dhe punet propagandistike se sa per zgjidhjen konkrete te problemeve të qytetarëve.

Ndarja administrative e ka lënë Orikumin krejt pas dore.Të gjitha investimet e bëra gjatë qeverisjes së PD-së në këtë qytet,nën drejtimin e kryetarit më të suksesshëm të këtyre 25 viteve,z.Kanan Braho, janë drejt degradimit sepse nuk mirëmbahen.Mjaft të shohim të gjitha rrugët kryesore të cilat kanë patur një ndricim perfekt,kryesor dhe ndricim trotuaresh.Duke filuar me bulevardin kryesor e deri tek shëtitorja që lidh qëndrën e qytetit me bregun e detit.Sot përballesh me poca të thyer e të shtrembëruar gjithandej dhe me llampa që nuk ndizen.Shëtitorja që të con buzë detit është thuajse pa ndricim dhe nuk është vënë dorë për të rreguluar dicka.

Orikumi është ndoshta i vetmi qytet pa një lulishte apo një kënd lojërash për fëmijë.Edhe investimi që u krye përpara qëndrës administrative disa vite më parë po shkon dëm sepse asgjë nuk funksionon,as disa lodra fëmijësh që u vendosën,as një shatërvan që u ndez vetëm në inagurimin e tij,as ndricimi i sheshit.

Premtimet elektorale të fushatës janë të shumta,po aq të shumta sa janë mos realizimet e tyre.

Është premtuar ristrukturimi i shkollës 9 vjecare “Balil Pelari”,por ende nuk janë gjetur koha dhe fondet për këtë qëllim.Duhet falenderuar kompania turke që operon në Pashaliman e cila me kontributet e veta ka ndërhyrë për të rikonstruktuar deri diku kopshtin dhe shkollën e mesme “Hasan Pulo”.

Gjithashtu në qëndrën shëndetesore Orikum dhe në ato të fshatrave nuk është bërë asnjë ndërhyrje për të rregulluar situatën alarmante në të cilën ndodhen.
Është premtuar rruga e Tragjasit,nga qëndra deri tek rezervat e shtetit,rrugë që të con edhe në fshatin e vjetër te Tragjasit që është një destinacion i rëndësishëm turistik për shkak të historiës dhe arkitekturës.Kjo rrugë e ka projektin të gatshëm prej vitesh,por…

Kalaja e Gjon Bocarit,sërish në fshatin Tragjas është e pa aksesueshme për shkak të mungesës së një rruge që do të bënte të mundur të ishte e vizitueshme për turistët që në këtë zonë nuk kanë interes vetëm për detin.Me që jemi tek destinacionet turistike të zonës duhet të përmendim qytetin antic të Orikut.Për të shkuar atje,përvec një rruge skandaloze bregut të detit duhet të përballesh edhe me pengesat administrative sepse është ende brenda një zone ushtarake.Një problem ky realisht I mbartur prej vitesh ,i premtuar edhe nga kryeministri Rama,e që nuk po gjen zgjidhje.

Karaburuni dhe plazhet e tij janë mollë e ndaluar për qytetarët pikërisht prej postbllokut.Ato mund te arrihen vetem me rruge detare qe ka nje kosto te larte dhe te pa perballueshme per kedo.
Është premtuar rruga e bregdetit të Orikumit si dhe rruga që të con tek një tjetër destinacion turisti,kisha 1300 vjecare e Marmiroit.Një premtim i ngelur në letër.

Kullat e Dervish Aliut janë një tjetër destinacion për turistët,por ato janë duke u shëmbur sepse nuk ka asnjë investim për to.Ketu ndoshta do të duhej një bashkëpunim më i mirë mes bashkisë dhe institutit të monumenteve.Është premtuar në vazhdimësi rikonstruksioni i Shkollës së Kuqe në Dukat Fshat,por ai monument i rëndësishëm i historisë kulturore të Dukatit është duke u shëmbur.

Dukati i Vjetër është përballur verën e shkuar me mungesën e ujit,një problem që do të ndihet edhe këtë vit sepse ende nuk është bërë asgjë për ta zgjidhur apo për ta lehtësuar si problem.Gjithashtu eshte premtuar ristrukturimi i sheshit kryesor te fshatit,por edhe ky premtim eshte harruar ose eshte lene per te qene nje premtim i gatshem per fushaten e ardhshme.

Pas gjithë këtyre premtimeve të pambajtura që përmenda e që nuk janë të gjitha,a mundet dikush të më thotë për cfarë i ka vlejtur Dritan Lelit ky mandat i marrë nga qytetarët,përpos vidiove dhe selfieve në Lungomare?!

Lirmm Nezha

Orikum Maj 2018

Bashkia Vlorë mbledh nga Orikumi 1 miliard lekë por u kthen banorëve vetëm 8 milione leke ! Zbardhen premtimet e pambajtura nga D.Leli ! Read More »

Shpërthen Lirim Nezha, liston gjithë problemet e Orikumit dhe premtimet e pambajtuara te Dritan Lelit!

Lirim Nezha eshte Kryetari i Grupseksionit te Partise Demokratike Orikum. Ai thote se Orikumi eshte lene jashte vemendjes se Bashkise Vlore aq sa nuk perben me terheqje per turistet.

Kerkesat e tij lidhur me situaten e inftrastruktures,  ujit te pijshem, kanalizimeve dhe me gjere i beri gjithashtu me dije edhe gjate mbledhjes se fundit te Keshillit Bashkiak ku edhe ju be premtimi se shume shpejt do te realizohej nje takim me drejtuesit e Bashkise dhe disa banoreve te Orikumit qe me pas ketyre problemeve tu jepej zgjidhje.

Por ai thote se kjo nuk ka ndodhur ende ndersa kerkon qe Orikumit ti kushtohet vemendja e duhur sa ende nuk eshte vone.

Intervista Lirim K Nezha:

“Te njeten gje u perpoqem te benim ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak  disa dite me pare ku u perpoqem te evidentonim problemet dhe te sensibilizonim Keshillin Bashkiak per ti futur ato ne rendin e dites dhe per ti diskutuar. jane probleme qe rrjedhin nga neglizhenca totale qe vjen pas marrjes se pushtetit nga Partia Socialiste dhe Dritan leli.

Orikumi eshte lene puthuajse totalisht pas dore dhe eshte shnderruar nga nje qytet i mirefillte ne nje fshat ku te gjitha investimet e bera ne kohen e Partise Demokratike jane braktisur dhe po kthehen pothuaj ne indentitet,

Ne ne ate mbledhje te keshillit Bashkiak u perpoqem te thonim keto gjera, donim qe te kishim perballe kryetarin e Bashkise, ai e shmangu kete perballje pa arsyetim sigurisht. na u premtua qe do te na priste ne nje takim nje perfaqesi tonen qytetare dhe ka puthuaj dy jave dhe nuk na eshte mundesuar ky takim.

Me duhet te them se turizimi elitar, ai turizmi per te cilin ne po punojme te gjithe per Bashkine e Vlores nis matane Tunelit.Qe nga tuneli dhe deri ne Qafe te llogorase eshte pikerisht ajo qe mbulohet ne pjesen me te madhe nga NJ.A Orikum. Ne tre vitet qe ne kemi kaluar ne juridiskionin e Bashkise Vlore ne Orikum nuk eshte bere asnje investim. Ne jemi ndoshta taksapaguesit me te medhenj te Bashkise Vlore. Buxheti i Bashkise Orikum ka qen diku te 1 miliarde leke nderkohe qe sot na kthehen ne forme investimi vetem 8 milione leke per Klubin e Futbollit Oriku.

Do te thote qe nuk eshte bere asgje tjeter. Problemi themelor per te cilim duhet te flasim,pasi jane disa probleme, Orikumi me sakte nuk ka disa probleme por eshte i gjithi nje problem

Problemi i ujrave te ndotura eshte thelbesor. Eshte bere nje investim 11.5 milione leke nga banka Islamike i cili ka tre vjet qe ka perfunduar. Eshte nje impiant modern i perpunimit te ujrave te zeza i cili nuk po vihet ne pune pikerisht sepse nuk po behet asgje ne keto tre vite qe rrjeti i brendsshem te beje te mundur qe te grumbulloje keto mbetje per ti perpunuar qe te mos derdhen ne det dhe te mos ndotin.

Njekohesisht me impiantin eshte punuar edhe per ujesjellesin, qe do te thote eshte investuar nga i njetin investitor, eshte investuar per sistemin e ri te pompimit, per rezervuaret e medhenj megjithate Orikumi nuk ka uje. Do te thote jo se nuk ka uje fare por ka dy ore uje ne dite dhe turizmi nuk mund te behet me dy ore uje ne dite, nuk mund te behet me boliere dhe me pompa.

Pervec kesaj ne perballemi me probleme drastike te mungeses se energjise elektrike. Zona jone eshte nja gangrene ne kete pike. Ne jemi perballur me mungesa disa oreshe dhe deri disa diteshe te mungeses se energjise, edhe vete Orikumi pa harruar Dukati, Llogoraja, Radhima, Tragjasi si fshatra ngelen edhe shume me gjate pa drita.

Infrastruktura eshte shume e amortizuar. Orikumi eshte nje qytet pa ndricim. Ka nje shetitore qe eshte bere ne kohen e Partise Demokratike, nje pjese per hir te se vertetes eshte bere ne qeverisjen e partise Socialiste ne periudhen e fundit kur ne ishim Bashki dhe u be shume pune me ndricim me te gjitha. Tani nuk funksionon asgje. Te gjithe pocat jane te thyer. Eshte totalisht e braktisur.

Si pjese e te njejtit investim u ndertua dhe ujesjellesi dhe ngelet si detyrim i ujesjellesit qe vetem pajisja me matesa dhe nderpreja e lidhjeve te paligjshme mund te siguroje furnizim 245 ore me uje.

Nje shqetesim tjeter i banoreve te Radhimes, atyre qe kane hotele dhe restorante eshte qe u kalon tubi me uje prane lokaleve dhe uje nuk kane. Rruga e bregdetit te Orikumit qe te con te Postoblloku e me pas duhet te aksesosh Orikun e vjeter eshte pothuaj se jashte pune dhe vec kesaj eshte edhe nje rruge tjeter e premtuar nga Kryetari i Bashkise e premtuar ne cdo vit ne cdo buxhet, esht edhe Kisha 300 vjecare e marmiroit.

Dukati i vjeter ka patur probleme shume te mprehta gjate veres se kaluar me ujin e pijshem. Nuk eshte bere asgje qe kete vit mos te perballen me te njejta probleme qytetaret. Nderkohe qe ka dhe nje monument shume te rendesishem aty qe  ne bashkepunim institutin e Monumenteve duhet restauruar jane Kullat e Dervish Aliut”

Shpërthen Lirim Nezha, liston gjithë problemet e Orikumit dhe premtimet e pambajtuara te Dritan Lelit! Read More »

Të përfshirë në një skemë kriminale të tjetërsimit të 13 mijë e 300 metra katror tokë, 2.6 vite burg dy ish-zyrtarëve të Krujës (Emrat)

Ish-sekretari i komunës Thumanë, Muharrem Roli rrezikon të dënohet me 18 muaj burgim për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”, pasi gjatë fazës së gjykimit ka rezultuar sipas akuzës se ai, është përfshirë në një skemë kriminale të tjetërsimit të 13 mijë e 300 metra katror.

Së bashku me Kurtin, i pandehur në këtë çështje penale është dhe ish-drejtori i Hipotekës në Krujë, Fatmir Shani, për të cilin prokurorja Mirela Kapo, i ka kërkuar gjykatës së Krujës dënimin me 1 vit burgim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Në pretencën e saj, lexuar në gjykatë prokurorja e çështjes evidentoi shkeljet e dy ish-funksionarëve shtetërorë, të cilët me veprimet e tyre të kundraligjshme i kanë hequr të drejtën e pronësisë shtetasit Asllan Loci, duke e rregjistruar sipërfaqen e tokës prej 13 mijë e 300 metra katror në emër të një personi tjetër të quajtur Asllan Laci.

Pavarësisht se këta dy persona kanë thuajse gjeneralitete të njëjta, ku vetëm shkronja “a” në mbiemër bën diferencën, ata janë dy shtetas të ndryshëm, thotë prokuroria. Sipërfaqja e tokës që është tjetërsuar ndodhen në fshatin Derven, por pas rregjistrimit në hipotekë në emër të Asllan Laçit, kjo pronë mësohet se është shitur në 20 tetor 2011 dhe kaluar në emër të kompanisë “Milis Brisk”, një shoqëri aksionere që vepron në fushën e duraluminit.

Veç dënimit të dy zyrtarëve shtetërorë, prokurorja Mirela Kapo ka kërkuar dhe konfiskimin e sipërfaqes tokësore 10 430 m2, ndodhur në zonën e quajtur “derven –Krujë” në emër të shoqërisë “Milis Brick sha”.

Vërtetimi i falsifikuar
Nisur nga hetimet, prokuroria thotë se shtetasi Asllan Laci në vitin 2011, mbi bazën e një vërtetimi të falsifikuar, të lëshuar përtej kompetencave ligjore nga ana e sekretarit të komunës Thumanë, shtetasit Muharrem Roli ka rregjistruar pronën që është në përkatësi të shtetasit Asllan Loci. Ky rregjistrim është bërë në zyrën vendore te rregjistrimit të pasurive të paluajtshme Krujë në kundërshtim me ligjin nga ana e rregjistruesit, shtetasit Fatmir Shani.

Pretendimet e kallëzuesit
Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Krujës, ka rezultuar se: “Shtetasi Asllan Loci është banor i qytetit të Fushë –Krujës dhe për periudhën kohore 1 shkurt 1987 deri më 15 korrik 1992 ka punuar në ndërmarrjen NB.Krujë dhe F.Krujë pranë sektorit Derven”. “Në kallëzim e tij ky shtetas parashtron faktin se është furnizuar me tokë në bazë të ligjit nr.7501 datë 19 korrik 1991.

Është furnizuar me këtë sipërfaqe toke duke qenë se ka punuar në ndërmarrjen NB-Derven, dhe në këtë mënyrë është pajisur me aktin e marrjes së tokës në pronësi me nr.208, fshati Derven, muaji mars i vitit 1999, në emrin e shtetasit Asllan S.Loci, por vërtetimin në origjinal të aktit të marrjes në pronësi nuk e ka tërhequr asnjëherë si edhe nuk ka firmosur kurrë në të, pasi e ka lënë në bashkinë e Thomanës.

Asllan S.Loci është emri i tij pasi më parë është njohur me emrin Islam” thotë Prokuroria. Së fundmi kallëzuesi është vënë në dijeni rastësisht se zyra vendore e pasurive të paluajtshme Krujë, ka rregjistruar pasurinë me nr.250/30 vol.5, fq.150 në emër të shtetasit Asllan Laci, pasuri e cila ka qenë më parë e rregjistruar në emër të shtetasit Asllan Loci.

Lidhur me pasurinë që kallëzuesi pretendon se është e tij disponon aktin e marjes së tokës në pronësi (në fotokopje) si edhe një kopje të librit të ngastrave. Pra toka është përfituar si punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore Derven dhe është furnizuar për shtatë frymë pasi kjo ka qenë përmbërja familjare e kohës referuar edhe çertifikatës familjare./Shqiptarja.com

Të përfshirë në një skemë kriminale të tjetërsimit të 13 mijë e 300 metra katror tokë, 2.6 vite burg dy ish-zyrtarëve të Krujës (Emrat) Read More »

E papritur! Lirohet nga burgu ish deputeti Mark Frroku

Ish deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu. Gjykata e Fierit me një vendim të ditëve të fundit i ka falur kohën e mbetur të dënimit prej 1 viti e 5 ditësh, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Frrokut.

Ai u dënua në prill të vitit të kaluar nga gjykata e shkallës së parë e Tiranës me 7 vjet e 6 muaj burgim për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.

Ndërsa në janar të këtij viti gjykata e Apelit po në Tirane ia reduktoi dënimin ne 6 vjet burg për të njëjtat akuza. Ndërsa gjykata e Fierit së fundmi ka vendosur lirimin para kohe të Frrokut. Përveç akuzave për të cilat u shpall fajtor, Frroku u dyshua edhe për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksander Kurit në vitin 1999 në Belgjikë, por këto dyshime nuk u provuan.

Ndërkohë javën e ardhshme në gjykatën e Tiranës pritet të nisë një tjetër proces ndaj Frrokut, atë ku së bashku me Tom Doshin dhe Durim Banin akuzohen për dëshmi të rremë për një atentat ndaj një deputeti të opozitës./TCH

E papritur! Lirohet nga burgu ish deputeti Mark Frroku Read More »

Pakt me politikën? Izet Haxhia reagon qelia, mesazh për personelin e burgut 302

Përmes të dashurës së tij, Izet Haxhia ka përgënjeshtruar lajmet për një pakt mes tij dhe politikës. Sipas tij gjithça është spekulim dhe se do i shkojë deri në fund të vërtetës.

Postimi i plotë:

Miq të dashur të Izetit!

Në radhë të parë, keni të gjithë një pershendetje dhe falenderim nga Izeti! Eshte mire, eshte i vendosur dhe i palëkundur në të Vertetat e tij!

Më kërkoi të komunikoja diçka:

Izet Haxhia, në menyre kategorike, apsolute dhe te panegociueshme nuk ka bëre ASNJË marrëveshje, ASNJË shitje-blerje, ASNJE bisede te fshehte a te pa-fshehte, me absolutisht ASNJE krah te politikes ne Shqiperi!!!! Qofshin të majtë, apo te djathte!! Çdo spekulim mbi këte teme, është i genjeshtert dhe leverdisës për ata që i fshihen te vertetave!! Dëshmitari me i parë dhe i besueshëm për ketë, është Zoti vetë!!! Ai u vetëdorezua me dëshirën e tij të lire, për të kërkuar të drejtën legjitime, si çdo shtetas tjetër, të gjykohet me DREJTËSI!!

Izet Haxhia, është tërësisht i shkëputur nga çdo politikan shqiptar dhe këte e ka zgjedhur vete ai, me integritetin dhe burrërine që e karakterizon!

Por, nuk eshte i vetmuar nga shqiptaret, nga unë, nga ty, nga ti tjetri, nga ne të gjithe! Qe duam drejtesi për çdo bashkëkombas tone! Drejtesi për te pafajshmit dhe drejtësi për fajtorët!!!

E dyta, nje FALENDERIM të veçantë për personelin e burgut 302, te cilet po e trajtojnë me korrektese dhe profesionalizëm maksimal

Me shpresën tek Zoti dhe tek e Vërteta, le të solidarizohemi të gjithë në kërkesen tonë për Drejtësi!

Qofshi të gjithë të lumtur e të plotesuar ne jetet tuaja!

Pakt me politikën? Izet Haxhia reagon qelia, mesazh për personelin e burgut 302 Read More »