Lajmi i fundit

Kadastrat e djegura në 1997, këto janë 3 qarqet do të marrin shpronësimin

Të vërtetosh pronësinë dhe të ligjërosh atë në Shqipëri është kthyer në një mision gati të pamundur. Mbivendosja që ka krijuar zbatimi i ligjit 7501 bashkë me djegien e zyrave kadastrale në vitin 1997 bashkë me elementet e korrupsionit dhe burokracitë në hipoteka po pengojnë seriozisht çuarjen e pronës tek i zoti. Shqetësimin në lidhje me këtë situatë E raportoi në Kuvendin e Shqipërisë edhe Agjencia e Trajtimit të Pronave. Sipas saj qarqet më problematike në këtë drejtim janë ato të Vlorës, Fierit dhe Gjirokastrës.

ATP referon se qarku Vlorë, konkretisht bashkia e Sarandës dhe Delvinës janë mjaft problematike në marrjen e vërtetimeve kadastrale pranë organeve përkatëse për shkak se në këtë rreth Zyrat e Hipotekave janë djegur në vitin 1997, teksa ka pasur një vjedhje masive edhe në vitin 2009.

Agjencia e Trajtimit të Pronave raportin se edhe Qarku i Fierit gjendet në të njëjtën problematikë, ku dokumentacioni i hipotekave në bashkinë e Fierit dhe të Mallakastrës është djegur gjithashtu në vitin 1997.

Bashkitë e Gjirokastrës dhe Tepelenës për të njëjtat arsye pasi dokumentacioni i hipotekave është djegur në 1997 nuk mund të lëshojë informacione dhe vërtetime në lidhje me gjendje më të hershme të pronësisë.

Agjencia e Trajtimit të Pronës pohon se në të treja këto qarqe procesi i azhornimit për regjistrimin e pronës në hipotekë nuk ka përfunduar duke sjellë mungesën e informacionit për statusin juridik të pronës së pretenduar si dhe mos plotësimin e dokumentacionit hartografik nga qytetarët.

Gjithashtu qarqet e tjera ku përfshin Tirana, Dibra dhe Elbasani ekspozojnë plot problematika të tjera. Agjencia e Trajtimit të Pronës referon se, ZVRPP në Tiranë përcjellin fragmente të dokumentacionit dhe hartave pa vulën lidhëse. Ndërsa të gjitha qarqet i sjellin vërtetimet për përfitimin nga ligji 7501 nga hipotekat pa informacionin e duhur sidomos sa i përket vendndodhjes së pronës, e cila do të shërbejë për zbatimin e ligjit 33/2015 në lidhje me zbritjen e vlerës së përfituar.

Ndërsa në qarqet Durrës, Berat dhe Korçë bashkëpronarët në një pronarë e kanë të vështirë ta vërtetojnë pronësinë me dokumentacion.

Gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesave janë evidentuar problematika të shpeshta gjatë trajtimit të ankesave për njohje pronësie. /Monitor

Kadastrat e djegura në 1997, këto janë 3 qarqet do të marrin shpronësimin Read More »

Turi i llogaridhënies pritet të jap efektet e para, Edi Rama gati të ”pres kokat” e drejtorëve. Sektorët që preken

Qeveria shumë shpejt pritet që të nisë një tjetër furtunë shkarkimesh në administratën publike. Ditën e mërkurë kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, u mësua se ka paralajmëruar se në kuadër turit të llogaridhënies do të shkarkohen shumë drejtorë. Dhe duket se ditët në vijim do të jenë deçizive për fatin e shumë drejtorëve.

Sipas informacioneve, në ditët në vijim do të bëhet një bilanc i takimeve të deritanishme me qytetarët. Turi i llogaridhënies ka pambushur dy javët e para dhe mësohet se të gjithë ministrat dhe institucionet do të hartojnë një listë me ankesat e qytetarëve. Aty ku ka më shumë ankesa, kryeministri ka kërkuar që të nisë shkarkimi i drejtorëve, pavarësisht bindjes së tyre politike.

Po kush janë drejtoritë dhe institucionet më të rrezikuara? Gazeta ka bërë një kërkim, duke u bazuar në ankesat kryesore të qytetarëve gjatë turit të deri tanishëm të llogaridhënies. Dhe rezulton se janë disa institucione dhe drejtori të rëndësishme, të cilat do të preken nga reforma.

Behët fjalë për Hipotekat, ALUIZNI, Inspektoratet e Mjedisit, drejtoritë e Bujqësisë, AKU, Spitalet, drejtoritë Arsimore, Tatimet, zyrat e Punës, Ujësjellës Kanalizimet dhe OSHEE. Pra duke i bërë një analizë turit dy javor të llogaridhënies publike dhe që është transmetuar edhe në media, vihet re se në shumicën e ankesave dominojnë shqetësimet për këto drejtori.

Kështu që të ndodhur përpara kësaj situate, qeverisë i duhet që të nisë edhe furtunën e shkarkimeve për titullarët e këtyre institucioneve.

Roli i prefektëve

Identifikimi i drejtorëve që nuk kanë bërë si duhet punën e tyre, duke mos iu përgjigjur në kohë shqetësimeve të qytetarëve, do të bëhet edhe në një rrugë tjetër. Gazeta mësoi se në “gjueti” të drejtorëve që do shkarkohen kanë hyrë edhe Prefekturat.

Sipas informacioneve, dje në disa prefektura të ndryshme të vendit janë zhvilluar disa takime me drejtuesit e strukturave të pushteti qendror në nivel qarku, ku theksi është vendosur në disa pika të rëndësishme. Mësohet se gjatë këtyre takimeve është theksuar se bashkëqeverisja, roli i përfaqësuesve të pushtetit qendror në nivel vendor, reforma e ujit dhe çështja e tokës kanë qënë disa nga çështjet kryesore.

Pra në këto takime, mësohet se prefektët kanë paralajmëruar drejtorët se do të shkarkohen nëse ndaj institucioneve të tyre ka ankesa nga qytetarët. Megjithatë, mbetet për tu parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Efektet e turit të llogaridhënies

Turi i llogaridhënies duke se ka hyrë në shinat e duhura. Para nisjes së kësaj fushate, kryeministri Edi Rama deklaroi se qëllimi i këtij turi është llogaridhënia që sipas tij, duhet të japë qeveria para qytetarëve, duke dëgjuar çdo shqetësim të tyre.

Gazeta ka bërë një listim dhe deri tani rezultojnë plot tre drejtorë të rëndësishëm, të cilët janë shkarkuar, për shkak se nuk kanë kryer si duhet punën. Sinjali i parë erdhi nga qyteti i Beratit, aty ku pak ditë më parë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj shkarkoi publikisht kreun e ZVRPPP në këtë qark. Shkarkimi i kreut të ZVRPPP në Berat erdhi, pasi shumica e ankesave të dërguara tek platforma e bashkëqeverisjes nga ana e qytetarëve, kishin si target pikërisht zyrat e hipotekave.

Më pas, “dara” e shkarkimeve nuk kurseu as drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekave, Elion Semanaj, i cili u shkarkuar pak ditë më parë. Madje, lajmin për shkarkimin e Semanajt, e nxori e para Gazeta SOT. Ndërkohë që “viktima” e tretë e trurit të llogaridhënies ishte kryeinspektor i Mjedisit në Elbasan. Ky i fundit është shkarkuar pak ditë më parë nga detyra me urdhër të ministrit të Mjedisit, Blendi Klosi, pas ankesave të banorëve të Bradasheshit./SOT

Turi i llogaridhënies pritet të jap efektet e para, Edi Rama gati të ”pres kokat” e drejtorëve. Sektorët që preken Read More »

Dëshmitari X nga Vlora , sfidon Ramën e Xhafajn: Është zëri i Agronit, çojeni ku të doni!

Albert Veliu nga Vlora, dëshmitari i cili riktheu në burgun e Italisë Agron Xhafajn ka deklaruar se përgjimi nuk është bërë nga ai. Ndër të tjera ai e pranon dhe këmbëngul fort se zëri në video është i Agron Xhafajt dhe askujt tjetër.

“Zëri i atij, zëri im, zëri i Ermalit dhe Altinit, nëse ka ndonjë tjetër, mund të jetë dhe i plakut tim ne varreza çoje ku të duash për vërtetësinë, ai zë është. Kur e pashë te djali, këto folje që u bënë dhe doli, të gjitha çfarë kemi bërë thashë çne këto përgjime. Agronin e kanë përgjuar të tjerët, nga ka ardhur kjo e gjen ai vetë, nga kanë ardhur përgjimet”, thotë Veliu.

Dëshmitari X nga Vlora , sfidon Ramën e Xhafajn: Është zëri i Agronit, çojeni ku të doni! Read More »

Ndahet nga jeta “Xha Abili”. Ngushellime familjarëve dhe të afërmve !

Me hidherim te thelle ju njoftojme ndarjen nga jeta te Abil Xhebroj nga Dukati i Vlores.

I njohur nga te gjithe si “Xha Abili”, ai ishte burre tradite dhe nje njeri i respektuar dhe i nderuar i krahines tone.

Per detajet e ceremonise se percjelljes do ju informojme ne vazhdim !

Redaksia e orikuminews i shpreh ngushellime te sinqerta familjes dhe te afermve.

 

Ndahet nga jeta “Xha Abili”. Ngushellime familjarëve dhe të afërmve ! Read More »

Lëvizja e papritur e Agron Xhafajt, letër publike: Unë kam gabuar në rininë time (Letra e plotë)

Agron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj i drejtohet autoriteteve italiane për të ekekutuar një vendim dënimi penal.

“Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse.

Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt
Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim. Edhe pse cilido që ka patur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirjes dhë rolin tim në atë histori“, shkruan Xhafaj në letrën e tij.

LETRA E PLOTË drejtuar opinionit publik:

Unë jam Agron Xhafaj.

Për shkak të gjithë akuzave që janë ngritur ndaj meje gjatë ditëve të fundit, por edhe si vëllai i Fatmir Xhafaj, sot Ministër i Brendshëm, ndihem i detyruar të bëj publike sa vijon:

Kam vendosur që t’i drejtohem vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje.

Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse.

Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt.

Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim. Edhe pse cilido që ka patur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirjes dhë rolin tim në atë histori.

Ka edhe një TË VËRTETË të madhe që dua ta bëj publike përkundrejt shpifjeve që janë bërë vazhdimisht për këtë cështje.

Unë jo vetëm që NUK I JAM SHMANGUR HETIMIT dhe GJYKIMIT tim në këtë çështje, por përkundrazi, kam bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të qënë prezent në Itali gjatë hetimit dhe më pas gjatë gjykimit tim. Janë të plota dhe të dokumentuara të gjitha përpjekjet e mia në këtë drejtim.

Ishin vetë autoritetet italiane që më liruan pas një muaji ndalimi dhe urdhëruan largimin tim nga Italia. Për rreth një dekadë kam bërë disa kërkesa për tu pajisur me vizë pikërisht për të ndjekur pranë drejtësisë italiane çështjen time. Në të gjitha rastet kjo kërkesë më është refuzuar.

Sot jam 43 vjec dhe prej vitit 2002 e deri më sot NUK KA ASNJË sjellje, apo vepër time që të ketë qënë në kundërshtim me ligjin dhe me moralin. Kam bërë të gjitha përpjekjet dhe jam krenar që sot e prej shumë kohësh ia kam dalë që të kem një jetë normale si gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi. Prej shumë kohësh energjitë dhe vëmendja ime i janë kushtuar tërësisht familjes time.

I detyrohem shumë bashkëshortes time që më ka ndihmuar dhe mbështetur që të dy fëmijët tanë, djali dhe vajza, edhe pse akoma të vegjël, të shohin tek ne dy prinder të përkushtuar, që përkujdesen me ndershmëri në mënyrën më të mirë të mundshme për ta.

Për hatër të tyre, për shkak të dashurisë për ta, për shkak të dëshirës time për të qënë pranë tyre dhe për të gëzuar çdo ditë me ta dhe për ta, (besoj e kuptueshme kjo për cilindo prind), kam gjithë këto vite që mbaj përbrenda meje këtë barrë. Edhe pse e dija shumë mirë që duhej të paguaja për çfarë kisha gabuar në rininë time. Pavarësisht se ajo që më kërkon drejtësia të shpaguaj, është shumë më shumë se gabimi që kam kryer.

Sot, si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, në pamundësinë për t’i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me egzekutimin e vendimit.

Njëkohësisht, pranë Prokurorisë, kam deklaruar e dhënë shpjegime konform ligjit, se audio e publikuar, përfshirë efektet zanore si dhe imazhet e sajuara janë false, dhe janë bërë publike në media me qëllim shantazhin dhe presionin ndaj meje e vëllait tim, Ministër i Brendshëm. Ditën e djeshme, datë 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitmin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës, duke ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës. Shpresoj që prokuroria dhe gjykata t’i shkojnë deri në fund hetimit penal dhe civil ndaj montazhit te paskrupullt ndaj meje e familjes time.

Lëvizja e papritur e Agron Xhafajt, letër publike: Unë kam gabuar në rininë time (Letra e plotë) Read More »

”Raporti i Transparencës”, Facebook ‘heq qafe’ 583 milionë profile false

Në 3-mujorin e parë të vitit 2018, Facebook ka çaktivizuar rreth 583 milionë profile false si dhe rreth 837 milionë materiale spam. Të dhënat janë publikuar në raportin Transparency, i cili që prej vitit 2013 regjistron kërkesat e qeverive ndaj rrjetit social.

Raporti ka të bëjë me tema të nxehta si urrejtja, mashtrimet kompjuterike, terrorizmi, pornografia, profilet false dhe dhuna. “Facebook” ka konfirmuar gatishmërinë për të çuar në 20 mijë numrin e revizorëve dhe inxhinierëve që do të bëhen pjesë e stafit të Inteligjencës Artificiale për të “gërmuar” në këto të dhëna.

Përveç materialeve spam dhe llogarive të rreme, rrjeti ka hequr 3 milionë materiale që kanë të bëjnë me dhunën dhe ka 2.5 materiale të tjera që nxisnin urrejtjen.

Po ashtu, 1.9 milionë materiale të lidhura me propagandën e ISIS-it dhe 21 milionë materiale me përmbajtje pornografike janë hequr nga rrjeti.

Sipas Raportit të Transparencës, në gjysmën e dytë të vitit 2017, kërkesat e qeverive drejtuar “Facebook”-ut janë shtuar./TemA

”Raporti i Transparencës”, Facebook ‘heq qafe’ 583 milionë profile false Read More »

Të gjithë sytë nga Ditmir Bushati, ministri jep lajmin e mirë për gjithë shqiptarët

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar përfundimin e raundit të dytë të bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqise.

Ky ishte raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë

Ministria bën me dije: “përfundoi sot me datë 15 maj 2018 në Athinë raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”.

Të gjithë sytë nga Ditmir Bushati, ministri jep lajmin e mirë për gjithë shqiptarët Read More »

Flet Saimir Tahiri në gjyq: Për mua është njëlloj, si në shtëpi, si në burg

Saimir Tahiri është parë sot në dyert e gjykatës, i shoqëruar nga eskorta e policisë ku do të marrë edhe masën e sigurisë.

Avokati i tij, Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të. Edhe në Gjykatë ish- ministri nuk ka hyrë nga dera kryesore, duke qëndruar larg fokusit të medias.

Të shtunën ndaj ish ministrit të Brendshëm u vendos masa arrest shtëpie, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë. Vendimi erdhi pothuajse dhjetë ditë pasi ai hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Ndërkohë vetë Tahir ka folur për gazëtarët dhe është se shprehur se për të është njëlloj, si arrest shtëpie, si arrest me burg.

Flet Saimir Tahiri në gjyq: Për mua është njëlloj, si në shtëpi, si në burg Read More »