Lajmi i fundit

Tërmete për pak orë ne Vlorë, sizmiologu shqiptar: Bëhuni gati, do ketë të tjerë!

14 tërmete me magnitudë nga 2.3 deri në 4.5 ballë tronditën gjatë natës së kaluar jugun e Shqipërisë, ndërsa epiqendra ishte në qytetin e Vlorës, 14 km nga Orikumi me një thellësi prej 2 km.

Lëkundje përveç Vlorës ka pasur edhe në disa qytete të tjera, si Gjirokastra, Tepelena, Korça dhe Përmeti.

Nga lëkundjet nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Në një lidhje telefonike për Report Tv, sizmologu Rrapo Ormeni është shprehur se pritet që të ketë lëkundje të tjera, por me magnitudë të vogël.

Si paraqitet situata dhe a pritet që të ketë lëkundje të tjerë?

Seria e goditjeve, që kanë filluar në datë 14 maj, shoqëruar deri dje, që ka rënë me magnitudë 4.6 ballë në orën 20:14, epiqendra është në Dhërmi, në kufi me Tepelenën. Intensiteti ka qenë 6 ballë dje, është frikësues, është ndier edhe në Tepelenë 5 ballë, por edhe në Vlorë 4 ballë. Është shoqëruar edhe me një seri tjetër, magnituda ka qenë 3.2, pra ka ardhur në rënie. Intensiteti i tyre është në rënie.

Vetëm jugu është i rrezikuar, apo edhe zona të tjera?

Kur ndodh një tërmet ka prishje të ekuilibrit dhe derisa të vendoset, të çlirohet energji, do të kemi rënie të tërmeteve, vazhdim të lëkundjeve në këtë zonë në Jug-Perëndim, ku historikisht ka tërmete. Nga ecuria e lëkundjeve, themi se intensiteti është në zvogëlim./Report tv

Tërmete për pak orë ne Vlorë, sizmiologu shqiptar: Bëhuni gati, do ketë të tjerë! Read More »

Pesë tërmete kanë goditur vendin orëve të para të së dielës !

Pesë tërmete kanë goditur vendin sot vetëm gjatë tre orëve të para të së dielës. Ata kanë qënë me intensistet të ulët. I fundit ka rënë në orën 3:15 minuta në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, 2.6 ballë.

Nëntë tërmete janë regjistruar regjistruar gjatë datës 19 maj.

Pesë tërmete kanë goditur vendin orëve të para të së dielës ! Read More »

Fshati Bashaj i terrorizuar nga lëkundjet e tërmetit, ka banesa të dëmtuara !

Informacion i fundit… FSHATI BASHAJ I TERRORIZUAR NGA LEKUNDJET/KA BANESA TE DEMTUARA.

Sipas burimeve banoret e fshatit Bashaj dhe rrethinave te kesaj zone jane te terrorizuar nga lekundjet qe ende vazhdojne .

Sipas informacioneve termetet e rena te njepasnjeshme kane demtuar disa objekte dhe lekundjet vazhdojne te jene prezent edhe ne kete ore te vona sipas informacioneve jane demtuar dy banesa ne fshatin Bashaj.

Fshati Bashaj i terrorizuar nga lëkundjet e tërmetit, ka banesa të dëmtuara ! Read More »

Tërmeti i fuqishëm në Vlorë shkakton pasoja. Dëmtohen të paktën …

Tërmeti i ditës së djeshme nuk ka shkaktuar vetëm panil te banorët në Vlorë. Shumë banesa në fshatin Bashaj u janë dëmtuar banesat.

Të paktën dy banesa janë dëmtuar për shkak të lëkundjeve në këtë fshat të Vlorës, teksa banorët mbeten të trembur edhe në zonat përreth.

Rreth orës 18:15 të ditës së shtunë, sipas Qendrës Mesdhetare të Sizmiologjisë, një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi jugun e Shqipërisë.

Epiqendra ka qenë 23 kilometra në jug-lindje të qytetit të Vlorës, në një thellësi vetëm dy kilometra, ndërsa tronditja është ndjerë në disa fshatra.

Tërmeti i fuqishëm në Vlorë shkakton pasoja. Dëmtohen të paktën … Read More »

Nxirret nga humnera i riu, ende asnjë të dhënë për turistin tjetër

Dy të rinj ditën e sotme kanë rënë nga një lartësi në vendin e njohur si ‘Shpella e Pëllumbasit’ në Tiranë.

Xhorxho Seferi dhe Fabio Dukagjini, të dy të moshës 21-vjeçare kishin shkuar në këtë zonë kur kanë rënë nga një lartësi, ku ky i fundit mbeti në një grykë kanioni.

Por me ndëryrjen e policisë u bë e mundur nxjerrja e tij, ndërsa ende nuk dihet fati i 21-vjeçarit tjetër, Xhorxho Seferi.

Polumbarët kanë kërkuar gjatë gjithë ditës së sotme për të riun, ndërsa kërkimet janë ndërprerë pas rënies së errësirës.

Nxirret nga humnera i riu, ende asnjë të dhënë për turistin tjetër Read More »

Berisha rrezikon burg të përjetshëm, CIA i zbulon lidhjen me Osama Bin Laden

Dosja e CIA, Berisha ndihmoi Bin Laden të ngrinte celulat terroriste në Shqipëri, tani është i tmerruar nga ngritja e Byrosë së Hetimit

Nëse Ilir Meta, sipas raporteve më prestigjioze ndërkombëtare, konsiderohet si bajlozi më i madh i korrupsionit në Ballkan, Sali Berisha qëndron disa shkallë më lart, pasi emri tij lidhet me krimet më të tmerrshme njerëzore, kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë 27 viteve të pluralizmit shqiptar.

Emri i Sali Berishës lidhet me furnizimin me naftë të Millosheviçit për masakrimin e popujve të Ballkanit, ngritjen e SHIK-ut famëkeq të Bashkim Gazidedes, me të cilin zhdukte njerëz, digjte gazeta dhe masakronte kundërshtarët politikë.

Lidhet me maskaradën e zgjedhjeve të 26 majit ’96, me hapjen depove në ’97, me luftën civile, bombardimin e Jugut, vrasjen e Azem Hajdarit, grushtin e shtetit të ’98, planin për bombardimin e Ambasadës Amerikane, Gërdecin, 21 Janarin, shitjen e detit dhe më një sagë të gjatë krimesh njerëzore dhe ekonomike.

Për të përmbledhur të gjithë veprimtarinë kriminale të Sali Berishës ndoshta duhet të ngrihet një skuadër e përbashkët hetimor me prokurorë shqiptarë, amerikanë dhe hetues nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, për të punuar për një kohë të gjatë.

Nisur nga kjo veprimtari masive dhe e shtrirë në kohë keqbërëse, që do ta kishte zili edhe Pablo Eskobar, Sali Berisha ka të drejtë që është i tmerruar nga drejtësia e re.

Ekstradimi i Izet Haxhisë në Shqipëri, dëshmitarit kyç të krimeve kryesore të Sali Berishës, është një nga makthet, por jo i vetmi për Sali Berishën.

Ish-kryeministri është i tmerruar nga hapja e një tjetër dosje nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Prokuroria e Posaçme, dosje e cila mund ta çojë në burg për jetë.

Bëhet fjalë për lidhjet e Sali Berishës me Osama Bin Laden, terroristin më famëkeq të të gjitha kohërave.

Bashkëpunimi i Sali Berishës me Osama Bin Laden rezulton në një dosje të CIA-s amerikane, e cila ka skanuar të gjithë njerëzit anembanë botës që kanë pasur lidhje me terroristin.

Deri më sot, kjo dosje është lënë në harresë, për shkak se gjykatat dhe prokuroria shqiptare ishin vegla qorre në duart e Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Me ngritjen e organeve të SPAK-ut, ku përfshihen Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata Speciale, hapja e kësaj dosje është e pashmangshme.

Jo rastësisht amerikanët përsërisin herë pas herë masazhin që peshqit e mëdhenj të politikës duhet të kenë frikë.

Nga ana tjetër, jo rastësisht, Sali Berisha bën thirrje për rebelim popullor, pasi mendon se mund t’i shpëtojë hetimit dhe gjykimit, duke destabilizuar vendin siç bëri në ’97.

Dokumentet e CIA-as amerikane për lidhjet e Bin Laden me Sali Berishën janë bërë publike nga një sërë mediash prestigjioze dhe investigative, si “Qendra për Paqe në Ballkan”, “Historycommons”, apo dhe revista e inteligjencës “Jane”, të cilat u janë referuar dhe raportimeve të mediave të kohës dhe dokumenteve të Interpolit.

Duke ju referuar informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA-s, raportohet se në 9 prill të vitit 1994 Bin Laden ka udhëtuar në Shqipëri, si pjesë e një delegacioni të qeverisë saudite dhe është takuar me zyrtarët e qeverisë vendase.

“Bin Laden vizitoi Shqipërinë si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite dhe u takua me zyrtarët e qeverisë vendase.

Ai e prezantoi veten si mik të qeverisë së Arabisë Saudite dhe se mund të financonte projekte humanitare.

Megjithatë, qeveria e Arabisë Saudite, më herët, po atë muaj kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Bin Laden.

Një ish-oficer i zbulimit amerikan do të ankohej në vitin 1999: ‘Pse ishte ai një anëtar i atij delegacionit? Sauditët supozohej të ishin aleatët tanë. Ata na thanë se ai ishte person non grata, por këtu ai ishte në një vizitë zyrtare’”, thuhet në dokument, për të cilin ka raportuar dhe “Washington Times” në vitin 2001.

Ndërsa media prestigjioze kanadeze, “Ottawa Citizen” ka raportuar se CIA dhe Interpoli ishin në vëzhgim të vazhdueshëm të aktiviteteve të Al-Kaedës në Shqipëri. Edhe ajo dhe mediat greke kanë deklaruar se Bin Laden vizitoi Tiranën.

Mediat ndërkombëtare, të cilat ju referohen informacioneve të agjencive të inteligjencës, por edhe raportimeve të kohës, kanë raportuar se që nga viti 1994 e deri më 1999 ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë shqiptare dhe Bin Laden e grupit të tij, me qëllim ngritjen e celulave terroriste në vendin tonë.

“Në vitin 1994 kryeministri shqiptar Sali Berisha ndihmoi Bin Laden pas vizitës së tij në Shqipëri, për të ngritur një rrjet në Shqipëri përmes fondeve te bamirësisë të Arabisë Saudite”, raporton “Qendra për Paqe në Ballkan”./Pamfleti

Berisha rrezikon burg të përjetshëm, CIA i zbulon lidhjen me Osama Bin Laden Read More »

“Forca e ligjit” godet në Shkodër, sekuestrohet hoteli dhe trualli me sipërfaqe 15.500 metra

Forca e ligjit” finalizon një tjetër rast sekuestro preventive të pasurive të paluajtshme që dyshohen nga veprimtaria kriminale.

Një hotel me sipërfaqe tokë rreth 15.500m2 është sekuestruar nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Task Forcën Qendore Speciale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila ka filluar procedimin penal nr. 109/2018, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ky ligj i parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, dhe në vijim të hetimeve intensive të këtij procedimi, është finalizuar operacioni me vendosjen e sekuestros preventive të pasurive të paluajtshme, të dyshuara nga veprimtaria kriminale.

“Forca e ligjit” godet në Shkodër, sekuestrohet hoteli dhe trualli me sipërfaqe 15.500 metra Read More »