Lajmi i fundit

Kakavijë, shqiptari arrestohet nga policia greke. Dyshohet se ishte pjesë e ISIS (Emri)

Pasditen e së hënës është arrestuar nga policia greke, në pikën kufitare të Kakavijës shtetatsi, Leonardo Rustemi. Ai dyshohet se është në listen e personave që janë pjesë e ISIS.

Ky shtetas është ndaluar gjatë kontrollit të dokumentave, por në pikën shqiptare nuk i kishin nxjerrë probleme dhe kishte kaluar normalisht kufirin. Leonardo Rustemi do të dërgohet në Janinë, pasi do të jetë kjo Gjykatë që do të vendos nëse ai  do të gjykohet në Greqi apo do të ekstradohet në Shqipëri.

Sipas policisë greke ai kishte jetuar për disa vite në Lindjen e Mesme dhe figuronte në listen e të dyshuarve si pjesë e kësaj organizate terroriste.

Kakavijë, shqiptari arrestohet nga policia greke. Dyshohet se ishte pjesë e ISIS (Emri) Read More »

Zbulohet audiopërgjimi i ri, ja si gjendet droga dhe si bëhen pazaret në Vlorë

Sic ishte paralajmeruar, sonte ne emisionin “Ajsberg” nga Artur Cani eshte publikuar sonte nje pjese tjeter e papublikuar me pare e audiopergjimit te gazetarit Jetmir Olldashi qe tregojne se si mund te gjendet lehtesisht droge dhe te besh pazare per te ne Vlore e Tragjas.

“Deri këtu ne pamë Babalen që punonte për Jetmirin”, tha gazetari.

Zbulohet audiopërgjimi i ri, ja si gjendet droga dhe si bëhen pazaret në Vlorë Read More »

Deputetët përfundojnë dëshminë te Krimet e Rënda, flet Gazmend Bardhi

Këshilltari ligjor ka folur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas dëshmisë që ka dhënë bashkë me deputetin Ervin Salianji në lidhje me audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Bardhi kërkoi që Prokuroria të fusë hetimet në drejtimin e duhur dhe se ai bashkë me Salianjin ka deklaruar për gjithçka që janë pyetur mbi faktet të bëra publike.

“Argumentat tona tashmë janë publike, jemi përpara një rasti të dokumentuar të abuzimeve me pushtetin nga ministri i Brendshëm e qeveria për llogari të një veprimtarie kriminale të vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Unë jam jurist dhe do bashkëpunoj me organet sa herë të thirrem po nuk mund të rri dot pa thënë se është prokuroria e Krimeve të Rënda që heton krimin e organizuar dhe shtetasi i dyshuar si i përfshirë në trafik droge, nuk është marrë ai i pari në pyetje, po ne që denoncojmë rastin. Nuk është marrë ministri i Brendshëm që lehtëson veprimtarinë e vëllait, po ne që denoncojmë. Nuk është marrë akoma në pyetje kryeministri se gjoja zëri në materialin audio nuk është i Agron Xhafaj dhe nuk ju bën me dije aktin e ekspertimit.

Prokuroria duhet të kishte sekuestruar. Thirrja ime publike ndaj prokurorisë është ti fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji, dhe drejtimi i duhur është të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individë të përfshirë në krimin e organizuar dhe që bëjnë trafik droge. Rasti është publik bëhet fjalë për vëllain e ministrit të brendshëm”, tha Bardhi.

Ai bëri të ditur se në Prokurori deklaruan “gjithçka u pyetëm dhe gjithçka kemi bërë publike gjatë ktyre ditëve. Mbi faktet e materialet që kemi bërë publike. Sigurisht që pkruroria i disponon dhe ne kemi dhën sqarim e tona”.

Deputetët përfundojnë dëshminë te Krimet e Rënda, flet Gazmend Bardhi Read More »

Ardi Veliu takim urgjent me Donika Prelën te Krimet e Rënda

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka shkuar sot tek Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ka zhvilluar një takim më drejtuesen e këtij institucioni, prokuroren Donika Prela.

Takimi Veliu-Prela ka disa minuta që ka nisur, por ende nuk janë mësuar shumë detaje se çfarë po diskutohet mes tyre.

Ky takim është i pari që prej ardhjes në detyrë të drejtueses së Krimeve të Rënda, prokurores Donika Prela.

Kujtojmë që Prela në këtë detyrë ka më pas se dy javë, pasi më herët ka drejtuar Prokurorinë e Durrësit.

Ardi Veliu takim urgjent me Donika Prelën te Krimet e Rënda Read More »

Lëkundet sërish toka në Vlorë !

Në orën 2:34 të mëngjesit, sipas IGJEUM është regjistruar tërmet me magnitudë 3 ballë në zonën e Vernikut në Vlorë.

Seria e tërmeteve në jug të vendit nisi që prej të premtes ku në disa fshatra të Vlorës rreth 20 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa 5 prej tyre janë bërë të pabanuara.

Edhe banorët të frikësuar janë detyruar që të kalojnë natën jashtë banesave.

Audoritet kanë nisur vlerësimin e dëmeve konkrete.

Lëkundet sërish toka në Vlorë ! Read More »

Një operacion antidrogë në Sarandë për pak sa nuk ka përfunduar në viktima

Një operacion antidrogë në Sarandë për pak sa nuk ka përfunduar në viktima.

Në pamjet filmike të siguruara së fundmi nga Tvklan.al, duket ndjekja “si nëpër filma” që policia u bën trafikantëve të hashashit dhe momenti kur të dyja palët rrezikojnë jetën pasi përfundojnë në lumë, ngjarje e ndodhur më 12 Mars.

Dy të rinjtë nga Tepelena që po transportonin kanabis në drejtim të Sarandës, janë batuar kur në “Qafë të Muzinës” janë përballur me një postobllok policor të ngritur nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve.

Me një makinë tip BMW që i jepte mundësinë për të provuar largimin, Luan Merkohasani 33 vjeç shofer ka shtuar gazin dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë që i është vënë menjëherë në ndjekje.

Për rreth një orë nga Qafa e Muzinës deri në fshatin Vergo të Delvinës distancë prej 33 kilometrash trafikantët nuk i janë bindur sinjalizimeve zanore të policisë dhe ndjekjes dhe kanë tentuar t’i shpëtojnë duke u futur në një rrugë të pashtruar në fshatin Vergo .

Pranë një lavatriçe zhavorri si pasojë e shpejtësisë së madhe, rrugës së pashtruar dhe një ure me kënd të kthesës shumë të ngushtë kanë rënë në lumin e Kalasë, njëra pas tjetrës dy makinat ajo e trafikantëve me targë AA676 OU ngjyrë e zezë dhe ajo e policisë tip Benz ngjyrë gri me targë Policia 0561.

Autori kryesor që ishte dhe drejtues i mjetit ka arritur të dalë menjëherë nga makina dhe t’i shpëtojë ndjekjes policore ndërsa shoku i tij, 16-vjeçari Andi. O është kapur disa metra larg vendngjarjes në përpjekje për t’iu fshehur policisë. Siç raportohet, efektivët e policisë  dhe i arrestuari u lënduan lehtë. Në makinën e trafikantëve policia gjeti 6 kg drogë kanabis sativa. Një muaj më vonë Luan Merkohasani u vetëdorëzua në polici duke pranuar fajësinë dhe duke shfajësuar shokun e tij Andi O.

33-vjeçari nga Tepelena rezulton të jetë një person me precedent të mëparshëm penal. Në Prill të vitit 2012 ai u arrestua pasi u akuzua se kishte përdhunuar një 13-vjeçare nga Tirana.

Policia e Sarandës gjatë 4 muajve të fundit ka rritur forcën goditëse ndaj trafikimit të lëndëve narkotike duke zënë në befasi trafikantët  të cilët siç raportohet e sjellin ka kanabisin nga Tepelena me qëllim depozitimin në Sarandë, Vlorë dhe Delvinë me qëllim trafikimi drejt Italisë. /tvklan.al

Një operacion antidrogë në Sarandë për pak sa nuk ka përfunduar në viktima Read More »

I riu vlonjat zhduket prej 5 ditësh, biseda e fundit me nënën dhe letra që la …

Zhduket pa lënë gjurmë prej 5 ditësh një 29-vjeçar nga Vlora.

Familjarë të tij pretendojnë se i riu ka dalë një ditë të bukur nga banesa dhe e fundit me të cilën ka komunikuar ka qenë nëna e tij të cilës i ka thënë se po shkonte në spital, për t’u vizituar për shqetësimet që ndiente me shtyllën kurrizore.

Personi i zhdukur quhet Kleant Çela, për të cilin Policia nuk ka dijeni, pasi aty nuk është paraqitur deri sot asnjë familjar për të bërë denoncim.

E vetmja deklaratë është në Prokurori, ku persona të afërt të Çelës kanë rrëfyer edhe për një letër që ai ka lënë për familjen dhe të fejuarën.

Sic konfirmon gazetari i “Panorama” në Vlorë, në letër thuhej: ‘Po iki përgjithmonë nga shtëpia, po iki jashtë Shqipërisë, mos më kërkoni më, ju uroj gjithë të mirat’.

Vetë familjarët nuk kanë një shpjegim për këtë veprim të të riut.

I riu vlonjat zhduket prej 5 ditësh, biseda e fundit me nënën dhe letra që la … Read More »

Vermik flitet për 10 banesa të dëmtuara …

Nata ka qenë e vështirë për banorët e njësisë administrative të Selenicës për shkak të lëkundjeve të tërmeteve. Lëkundjet kanë rrezikuar disa banesa.

Në fshatin Vermik flitet për 10 banesa të dëmtuara, 5 banesa janë dëmtuar në fshatin Bashaj dhe 5 të tjera në fshatin 5 Matogjin.

Pesë familje janë evakuuar nga autoritetet vendore duke qenë se banesat janë tërësisht të pa banueshme. 4 banesa janë të dëmtuara rëndë në fshatin Bashaj, ndërsa një në Matogjin.

Një pjesë e banesave të dëmtuara nuk janë të banuara. Banorët kanë shprehur frikë për lëkundje të tjera. Fatmirërisht nuk ka asnjë person të lënduar.

Vermik flitet për 10 banesa të dëmtuara … Read More »