Lajmi i fundit

Vlorë : 600 mijë euro investime për aparatura moderne në spital

– Spitali Rajonal i Vlorës është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë, duke ofruar një standard të ri të shërbimit për pacientët, falë investimit prej 600 mijë euro.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër investimet në këtë spital, ku janë instaluar mamografia e re, grafia dixhitale, grafia e lëvizshme, aparati i ri i anestezisë në sallat e operacionit, inkubatorë të rinj në neonatologji e një sërë aparaturash moderne me vlerë 608 mijë euro.

“Pas Durrësit, Gjirokastrës, Dibrës, jemi sot në Vlorë për investimet e mëdha që qeveria po ndërmerr për fuqizimin e spitaleve rajonale, sepse ne kemi një plan konkret për të mundësuar që qytetarët ta marrin shërbimin me cilësi, afër vendbanimit të tyre”, – tha Manastirliu.

Spitali i Vlorës është nga përfituesit më të mëdhenj të programit kombëtar të investimit në spitalet rajonale në aparatura të reja bio-mjekësore.

“4.5 milionë euro po investojmë për të rritur cilësinë e shërbimit në spitalet rajonale për diagnostikimin dhe trajtimin më të mirë përmes aparaturave të teknologjisë së lartë”, – tha Manastirliu.

Përveç investimeve në spital, këtë vit rikonstruktohet plotësisht Poliklinika e qytetit të Vlorës, e cila do të pajiset gjithashtu me aparatura të reja, me rreth 112 milionë lekë investim, çka sipas ministres do t’i ndryshojë faqe poliklinikës në zemër të qytetit të Vlorës.ATSH -TIRANË, 29 maj/ATSH/

Vlorë : 600 mijë euro investime për aparatura moderne në spital Read More »

Arrestohet në Kosovë dëshmitari ‘X’ i PD, Albert Veliu

Arrestohet në Kosovë dëshmitari ‘X’ i PD, Albert Veliu.  ‘Babalja’ është arrestuar në Kosovë me urdhër të prokurorisë së Krimeve të Rënda të Shqipërisë.

Pas daljes së videos dy javë më parë, Veliu tentoi që të largohet, por u ndalua në Kukës. Por pas marrjes në pyetje, ai është larguar nga Shqipëria, ndërsa tashmë është arrestuar në Kosovë.

Albert Veliu është personi i cili në audiopërgjimin e publikuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë flet me Agron Xhafën për pazare droge.

Pas publikimit të videos dëshmitari Veliu ishte marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës ndërsa më pas ai ka lene territorin e Shqipërisë për t’u strehuar në Kosovë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se dëshmitari X ka qenë duke qëndruar në Shtime, ndërsa tani është i arrestuar së bashku me të birin e tij dhe për këtë janë informuar edhe autoritetet shqiptare.

Arrestohet në Kosovë dëshmitari ‘X’ i PD, Albert Veliu Read More »

Shpërthen dhuna/ Forcat Speciale rrethojnë Ministrinë e Brendshme, protestuesit kërkojnë të çajnë kordonin…

Është përshkallëzuar situate para Ministrisë së Brendshme pas mbërritjes së protestuesve. Forcat Speciale kanë rrethuar institucionin për të parandaluar futjen brenda të protestueve.

Drejtuesit e protestës pavarësisht se kanë deklaruar se e kanë vetë në dorë qytetarët se si do të vijojë protesta, kanë bërë thirrje për të mos e sulmuar policinë.

Por revolta e qytetarëve është e madhe dhe ata kanë nisur të qëllojnë me flakadanë dhe sende të tjera duke tentuar disa të çajnë kordonin e sigurisë.

Ndërkohë që ‘Fax News’ raportion se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet brenda godinës së Ministrisë së Brendshme.

Deri tani janë tre qytetarë të shoqëruar nga policia.‘Fax News’

Shpërthen dhuna/ Forcat Speciale rrethojnë Ministrinë e Brendshme, protestuesit kërkojnë të çajnë kordonin… Read More »

Lajm i fundit/ Gjermanët arrestojnë ish- Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Politika shqiptare në alert

Burime të sigurta pranë autoriteteve gjermane i kanë konfirmuar “Pamfleti”-it se ish- Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë është ndaluar nga organet ligjzbatuese gjermane dhe po merret në pyetje.

Burimet bëjnë me dije se arrestimi i Adriatik Llallës është ngjarja më e bujshme që po i ndodh Shqipërisë pas fillimit të implementimit të Reformës në Drejtësi.

Arrestimi nuk është thjesht ndëshkueshmëri për një Prokuror të Përgjithshëm të implikuar në krime, për një zyrtar të lartë “non grata” në SHBA, por është fillimi i rënies së ngrehinës së kalbur të sistemit të  degraduar politik dhe juridik në Shqipëri, i një sistemi të korruptuar për përmbysjen e të cilit janë investuar fuqishëm instucionet ligjzbatuese ndërkombëtare nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë.

Arrestimi i Adriatik Llallës në Gjermani ka vënë në alert të gjithë klasën politike shqiptare.

Adriatik Llalla është tashmë një i “penduar” në duart e amerikanëve dhe gjermanëve/Pamfleti

Vijon …

Lajm i fundit/ Gjermanët arrestojnë ish- Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Politika shqiptare në alert Read More »

Donald Lu largohet nga Shqipëria, Shtëpia e Bardhë zbulon në cilin shtet do të dërgohet ambasador

Donald Lu do të largohet nga Shqipëria.

Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë sqarohet të enjten se iu dërgua Senatit lista me 7 caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh dhe njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri do të jetë Ambasador i Jashtëzakonshëm e i Gjithëpushtetshëm i Amerikës në Republikën e Kirgiztanit, thuhet aty.

“Donald Lu, Kaliforni, Anëtar i Karrierës i Shërbimit të Lartë të Jashtëm, të emërohet Ambasadori i Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kirgistanit“, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ambasadori që pati ndoshta ndikimin më të madh në politikën shqiptare ka meritën e nxitjes së reformës në drejtësi e falë përpjekjeve të tij, dy zyrtarë të lartë shqiptarë kanë marrë “ndalim publik” nga DASH-i, diçka që ndodhte për herë të parë.

Donald Lu largohet nga Shqipëria, Shtëpia e Bardhë zbulon në cilin shtet do të dërgohet ambasador Read More »

Bllokohet 130 ton mish importi, kontrolli në kufi zbuloi salmonelën

Autoriteti Kombëtari Ushqimit ka identifikuar dy ngarkesa me 53.1 ton mish importi i cili rezultonte i kontaminuar me salmonela typhimurium. Keto ngarkesa me origjine nga Brazili ishin të destinuara për tregun Shqiptar. Ky identifikim është një veprim i radhës i AKU në kuadërt të kontrollit të sigurisë ushqimore në importin e cdo ngarkese të produkteve shtazore në Shqipëri.

Vec këtyre dy rasteve, gjatë vitit 2018 AKU ka identifikuar dhe kthyer mbrapa edhe 78. 1 ton mish në kuadër të kontrolleve të cdo ngarkese me mish të importuar nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, kontrollon dhe realizon analizat e cdo ngarkese mishi nga Brazili për të garantuar në mënyrë të plotë sigurinë ushqimore të produktit që importohen.

– Në vitin 2017 janë analizuar 225 mostra, ngarkesat e të cilave janë analizuar nga ISUV dhe ka dalë jo konform vetëm një prej tyre. Më herët nuk rezulton për asnjë ngarkesë të identifikuar problematike.
– Nga Janari e deri më sot janë analizuar mostrat e 178 ngarkesave, në total 4700 ton (mish derri, mish gjedhi, dhe mish pule) nga të cilat kanë dalë jo konform 5 ngarkesa, 130 ton prej tyre. .
AKU dhe MBZHR po kryen investigimin për origjinën e këtyre kontenierëve dhe nga ana tjetër garanton se siguria e produkteve të importuara, që qarkullojnë në tregun shqiptar është e plotë.
Ky standard kontrolli i bashkohet punës së AKU për garantimin e sigurisë ushqimore në ciklin e therrjes në tregun vendas./lajmifundit

Bllokohet 130 ton mish importi, kontrolli në kufi zbuloi salmonelën Read More »

Prokuroria e Vlorës filloi veprimet hetimore për arratisjen nga gjykata

Prokuroria e Vlorës mbi bazën e informacionit të prokurorit të çështjes Saimir Smaka filloi veprimet hetimore për arratisjen nga gjykata e Vlorës të shtetasit Mikel Kasa.

Hetimet filluan nga prokurorja dhe oficeri i prokurorise që janë të gatshëm. Janë shoqëruar tre punonjesit e policisë së burgjeve që kanë patur detyrën e shoqërimit të të arrestuarit dhe do të kryhet arrestimi i tyre.

Prokuroria e Vlorës filloi veprimet hetimore për arratisjen nga gjykata Read More »

Pjesa e dytë e përgjimit një blof i vërtetë, kjo është arsyeja

Ka rezultuar një “flluskë” e vërtetë pjesa e dyët e përgjimeve të çështjes “Xhafaj” që kishte trumbetuar me të madhe opozita. Përgjimet e reja të paralajmëruara nga PD dhe gazetari Jetmir Olldashi, të cilat u transmetuan mbrëmë, nxjerrin në pah nivelin amatoresk të investigimit dhe ngrejnë tjetër pikëpyetje mbi vërtetësinë e materialit.

Dje në mbrëmje ky material është transmetuar në një television periferik dhe nuk ka sjellë asgjë të re, përkundrazi. Pamjet filmike që janë transmetuar tregonin më së shumti dyshemene e një lokali që pretendohej se ishte i Agron Xhafës, por që mund të ishte në çdo cep të Vlorës ose më mirë të themi në çfarëdo vendi në Shqipëri.

Po kështu bisedat e përgjuara mes Albert Veliut, të ashtëquajturit “Dëshmitari X” ose “Babalja” dhe disa personave të panjohur në prani të gazetarit Olldashi, për të blerë hashash në sasi të mëdha, jo vetëm që nuk vërtetonin asgjë, por shtonin pikëpyetjet mbi vlerën e dëshmitarit.

Nga gazetari na ishte thënë se “Babalja” kishte arritur me lehtësi të blinte kanabis, por nga bisedat e transmetuara dukej se asnjë nga personat me të cilët ai kontaktoi nuk kishte ndonjë afrimitet të madh me të, madje edhe hezitonin të flisnin hapur me të.

Këto pjesë të vogla që janë transmetuar dje kanë treguar një investigim të dobët nga ana gazetareske që vë jo vetëm nuk vërteton akuzat e forta që ka ngritur, por hedh hije dyshimi mbi gjithë kauzën e ngritur nga opozia.

Olldashi: Nuk e di nëse është ajo po zëri i Agron Xhafës

Edhe qëndrimi i gazetarit Jetmir Olldashi gjatë ditës së djeshme tregon një stepje, madje edhe distancim të tij nga linja e Partisë Demokratike. Gjatë një interviste në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili gazetari Olldashi ka deklaruar që nuk është edhe aq i sigurt se në ato përgjime është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm.

Olldashi tha se ai nuk ka qenë i pranishëm në ambientin ku u zhvillua përgjimi, por se besoi tek “Babalja” ose Albert Veliu pasi herën e parë kur ishte bashkë me të në lokalin e tij pa që kishte njohje me të. Por se nuk mundi të shkonte për së dyti në lokalin e Agron Xhafaj pasi vinte në rrezik jetën.

“Pasi foli ai në telefon bëra një verifikim nëpërmjet true caller. S’kisha mundësi të tjera”, tha ndër të tjera gazetari Olldashi. “Unë nuk e di nëse Agron Xhafa është i përfshirë në trafik. Unë s’kam asnjë prove, asnjë element për ta vërtetuar atë”, ka deklaruar gazetari.

Një element tjetër i habitshëm është edhe fakti që Partia Demokratike e ka pasur prej disa muajsh këtë përgjim në dorë të saj dhe nuk e ka publikuar. Sipas gazetarit Olldashi përgjimi është realizuar në tetor 2017 dhe në mars 2018 materiali është dorëzuar tek Partia Demokratike. Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar se ka qenë dje në prokurori ku ka deponuar për aq sa dinte në lidhje me gjithë procedurën e përgjimit.

Treshja e PD jep shpjegime në Prokurori

Treshja e partisë demokratike Gazmend Bardhi, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, janë marrë në pyetje nga prokurorët e krimeve të rëndë, lidhur me hetimin e nisur tashmë nga kjo prokurori, pas publikimit të audio-përgjimit. Dy prokurorët që kanë asistuar në marrjen në pyetje të tre personazheve të PD, ishin Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri.

Nga dëshmia që kanë dhënë Bardhi dhe Alibeaj, kanë pohuar se nuk e kanë njohur më parë shtetasin Albert Veliu allias “Babalja”, duke sqaruar se me imazhin e tij janë njohur vetëm pasi ishte shfaqur audio-përgjimi. Bardhi dhe Alibeaj, kanë pohuar në prokurori se kanë denocnuar rastin e trafikut të drogës dhe se sipas tyre kishin bërë një shërbim ndaj opinionit publik.

Sipas tyre, në materialin që ata kanë publikuar tregohet qartë se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj, ishte aktiv në trafikun e drogës nga Vlora në drejtim të Italisë. Sipas dëshmisë së tyre ata kishin denoncuar një rast flagrant të trafikut të drogës dhe për këtë, ata ftonin dy prokurorët që të hetonin dhe të pyesnin Geron Xhafaj dhe hulumtonin lidhjet e tij në trafikun e drogës.

Dëshmia e Salianjit

Pas daljes nga prokuroria të Bardhit dhe Alibeaj, në pyetje është marrë deputeti Ervin Salianji. Ky i fundit ka qëndruar më gjatë nga dy kolegët e tij, pasi siç mësohet është pyetur lidhur me bisedat që ka zhvilluar me gazetarin Jetmir Olldashi për marrjen e audio-përgjimit të bërë mes Albert Veliut dhe Agron Xhafaj. Salianji i ka treguar dy prokurorëve se ishte telefonuar personalisht nga gazetari Jetmir Olldashi, me të cilin kishte njohje dhe më parë.

Salianji mësohet se ka treguar që pasi ka marrë materialin në një USB, ka njohur me këtë audio-përgjim kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe më pas janë njohur dhe dy deputetët e tjerë Gazmend Bardhi dhe Enkeled Alibeaj. Sipas Salianjit pasi janë njohur me materialin kanë vendosur që ta publikojnë atë në media, nëpërmjet një konference për shtyp nga selia e Partisë Demokratike.

Ballafaqimi Olldashi-Veliu

Burime pranë prokurorisë thanë se në vijimësi të këtij hetimit, mund të zhvillojnë një seancë ballafaqimi mes dy protagonistëve të këtij rregjistrimi. Qëllimi i këtij ballafaqimi do konsistojë në sqarimin e disa përplasjeve që Veli dhe Olldashi kanë pasur në dhënien e dëshmisë së Velit në Prokurori dhe deklaratës së Olldashit në media. Pavarësisht kësaj, pritet që në ditët në vijim prokuroria të kërkojë dhe eskpertë që do kryejnë ekspertimin e vërtetësisë së këtyre videove të realizuara nga gazetari Olldashi dhe Albert Veliu./Shqiptarja.com

Pjesa e dytë e përgjimit një blof i vërtetë, kjo është arsyeja Read More »