Lajmi i fundit

“Xhisiela’, me pranga në duar djali i deputetit del para gjykatës

Djali i deputetit të Krujës Rrahman Rraja, Rexhep Rraja pritet të dalë sot para gjykatës së Krujës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ai ka dalë nga ambientet e paraburgimit i shoqëruar nga efektivet, ndërkohe që tek dera e priste furgoni i policisë.

Rexhep Rraja u arrestua pak ditë më parë pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për dhunimin e Xhiseila Malokut.

Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.

“Xhisiela’, me pranga në duar djali i deputetit del para gjykatës Read More »

Tjetër tërmet, shkundet qendra e Shqipërisë

Një tjetër tërmet në Shqipëri. Pas atij të paradites, janë ndjerë lëkundje të tjera në qendrën e vendit.

Sipas të dhënave nga IGJEUM por edhe qendra europiane tërmeti ka rënë në orën 17:09 me epiqendër 9.6 kilometër në jugperëndim të Tiranës ose në rrugën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Mumajes.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 3 dhe me thellësi 29 kilometër.

Ndërkohë një tërmet tjetër ra në orën 10:39 të paradites së sotme, me epiqendër në Lalëz dhe me magnitudë 3.1.

Tjetër tërmet, shkundet qendra e Shqipërisë Read More »

Trafik emigrantësh drejt SHBA, Britanisë e Kanadasë, policia finalizon mega-operacionin

Përgjatë natës së kaluar dhe gjatë orëve të para të mëngjesit është përmbyllur pjesa e dytë e Mega-Operacionit të koduar “One If By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimi të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

I gjithë hetimi i zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka zgjatur disa muaj.  Në datën 17 mars 2018 u finalizua me sukses pjesa kryesore e këtij operacioni ku u arrestuan 39 persona. Ndërkohë hetimi intensiv ka vazhduar edhe gjatë kësaj periudhe në koordinim me Agjentët Special të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, dhe që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.

Në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal, i cili ka ushtruar veprimtarinë e paligjshme, për një kohë të gjatë, në drejtim të ”Dhënies  ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Grup të strukturuar kriminal” nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve”, vepër penale kjo e parashikuar nga nenet 298/a, 333 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e mbi 300 personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të vendeve si Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë.  Për çdo person paguhej nga 7000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 – 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.

Ata përdornin iteneraret : Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Francë- Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Bullgari- Belgjikë – Republika Domenikane-SHBA/Kanada; Shqipëri-Spanjë- Amerika Latine-SHBA/Kanada.

Lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara gjatë hetimit me metoda speciale nga hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, pas  ekzekutimit të 39 masave të sigurimit personal arrest në burg nga Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë gjyqësore, por dhe partnerët që mbështesin këtë Mega Operacion ka urdhëruar shpalljen në kërkim ndërkombëtar për 12 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ndërkohë pas vijimeve të hetimit, nga bashkëpunimi midis SHÇBA, Oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Institutit të Policisë Shkencore, është bërë e mundur që të identifikohen dhe më pas të arrestohen në datën 28 shtator 2018 si bashkëpunëtor në këtë grup të strukturuar kriminal 2 punonjës policie me detyrë kontrollor (roje kufitarë në PKK Rinas si dhe një agjent i kompanisë ICTS në aeroportin e Rinasit.

Më konkretisht janë arrestuar me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, punonjësit e policis: Almir DODA, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, për veprat penale të “ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal; Edmond Llaçini, për kryerjen e veprave penale të “ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë si rrjedhojë e hetimit intensivë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka nxjerrë masën e sigurimit “Arrest në burg” për 5 shtetas maqedonas, si  dhe 1 shtetas shqiptar që është punonjës pranë Kompanisë Security të Aeroportit “Nënë Terza” të Rinasit dhe konkretisht: B.V., lindur e banues në Maqedoni, A.D., lindur e banues në Strugë-Maqedoni, G.D., lindur e banues Strugë –Maqedoni, Z.D., lindur e banues në Strugë-Maqedoni, I.M., lindur e banues në Ohër-Maqedoni, E.S, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas kishin role drejtuese në këtë grup të strukturuar kriminal. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat ligjore dhe po bashkëpunohet me homologët tanë, për ekzekutimin e këtyre masave të sigurimit personal për këta shtetas./atsh

Trafik emigrantësh drejt SHBA, Britanisë e Kanadasë, policia finalizon mega-operacionin Read More »

Zjarri në Fushë Arrëz del jashtë kontrollit, bashkia jep alarmin: Po u afrohet banesave

Zjarri që ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore në zonën e Lumbardhit, në Fushë Arrëz ka dalë jashtë kontrollit dhe rrezikon edhe banesat.  Ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit malor.

Ndue Doda,nënkryetari i bashkisë ka kërkuar të ndërhyhet sa më parë me mjete ajrore, sepse terrenin i vështirë dhe era po ndihmojnë flakët të shpërhapen me shpejtësi drejt banesave të banorëve.

“Situatë alarmante, zjarri përfshiu pyjet. Zjarrfikëset e kanë të pamundur të vënë zjarrin nën kontroll. Kërkojmë ndërhyrje nga ajri. Zjarret po iu afrohen edhe banesave të banorëve”, tha nënkryetari i bashkisë.

Zjarri në Fushë Arrëz del jashtë kontrollit, bashkia jep alarmin: Po u afrohet banesave Read More »

Zjarri përfshin kodrën në Kavajë, pranë plazhit të Gjeneralit

Një tjetër zjarr masiv është raportuar ditën e sotme, mësohet se flakët kanë përfshirë një kodër me shkurre në Kavajë, pranë plazhit të Gjeneralit.Deri më tani bëhet e ditur se situata është mjaft e rrezikshme sepse flakët po afrojnë afër zonës së banuar.

Kryetari i bashkisë, Isa Sakja e përshkruan situatën si alarmante, njoftohet se zjarri ka përfshirë zonën e Bardhorit.Gjithashtu bëhet e ditur se flakët i janë afruar me 15 metra banesave dhe rrezikon edhe jetën e qytetarëve.Në këtë rast është preferuar ndërhyra e helikopterëve për shuarjen e zjarrit pasi terreni është shumë i vështirë dhe flakët janë ndihmuar për tu përhapur me shpejtësi nga era.

Zjarri përfshin kodrën në Kavajë, pranë plazhit të Gjeneralit Read More »

Vlora në “shtetrrethim” fillon “Forca e Ligjit”

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion gjatë natës.Burime për ‘Shqiptarja.com’ nga policia bëjnë me dije se aksioni ‘Forca e ligjit’ është përqëndruar edhe në qytetin e Vlorës.Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë aksionit për arrestimin e personave në kërkim, nuk është kapur asnjë por operacioni do të vijojë në qytet.

Ky operacion ka goditur edhe qytete të tjera të vendit. Së fundmi, ‘Forca e Ligjit’ shkatërroi bandën e ‘Bajrajve’, të cilët operonin në Shkodër dhe konsideroheshin si një nga grupet më të rrezikshme kriminale në veri të Shqipërisë.Më herët, ky operacion është zhvilluar edhe në Elbasan, Fier, Tiranë dhe Durrës.Forca e ligjit ,aksion gjatë nates në Vlorë. Në fokus personat me precedent penal,ndersa sipas burimeve nga policia mesohet se aksioni është zhvilluar gjatë orëve të vona të natës. Kontrolle në disa pika të qytetit të Vlorës, ndërsa në aksion forca policie të Vlorës dhe Tiranes.

Mesohet se forcat e policisë kanë kryer edhe kontrolle në banesa,ndersa burime nga blutë e Vlorës kanë berë me dije se aksioni pritet të vijojë. Nuk ka ende informacion,per persona të arrestuar apo persona te shoqeruar,por konfirmohet se në aksion ,fokusi mbetet ndalimi i personave me precedent apo persona te shpallur në kerkim. Sipas burimeve nga polcia e Vlores,aksioni i bluve eshte ndalur edhe në hyrje dalje të qytetit bregdetar të Vlores,në një nga qytetet të cilesuar problematik.

Vlora në “shtetrrethim” fillon “Forca e Ligjit” Read More »

U grabitën 19 mijë euro, policia nis aksion masiv në Vlorë për kapjen e “të fortëve”

Policia e Shtetit ka nisur një aksion masiv në qytetin bregdetar të Vlorës. Aksioni vjen dy të pas grabitjes së ndodhur, ku në një furgon që vinte nga Italia nën kërcënimin e armëve u morën 19 mijë euro.

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion gjatë natës. Burime për ‘Shqiptarja.com’ nga policia bëjnë me dije se aksioni ‘Forca e ligjit’ është përqëndruar edhe në qytetin e Vlorës. Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë aksionit për arrestimin e personave në kërkim, nuk është kapur asnjë por operacioni do të vijojë në qytet.

Ky operacion ka goditur edhe qytete të tjera të vendit. Së fundmi, ‘Forca e Ligjit’ shkatërroi bandën e ‘Bajrajve’, të cilët operonin në Shkodër dhe konsideroheshin si një nga grupet më të rrezikshme kriminale në veri të Shqipërisë. Më herët, ky operacion është zhvilluar edhe në Elbasan, Fier, Tiranë dhe Durrës.

U grabitën 19 mijë euro, policia nis aksion masiv në Vlorë për kapjen e “të fortëve” Read More »

“Forca e ligjit” godet sërish, aksion në Shqipëri e Holandë

Operacioni “Forca e ligjit” godet sërish. Kështu bën të ditur Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj në një postim në Twitter.

Ndonëse nuk jep detaje, ministri deklaron se aksioni policor është zhvilluar në Tiranë, Shkodër dhe Roterdam, Holandë ku është goditur një nga grupet kriminale më të rrezikshme në veri të vendit. Por detajet do jepen sot në orën 10:00 nga Policia e Shtetit.

“Një tjetër super-aksion policor në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” nga ana e Task Forcës Speciale Qendrore së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit.
Detajet në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit”, shkruan Xhafaj.

“Forca e ligjit” godet sërish, aksion në Shqipëri e Holandë Read More »