Vlora do të shpëtojë edhe nga një tjetër plagë shumë e rëndë e së shkuarës, fusha e mbetjeve.
Kështu deklaroi sot nga Vlora, Kryeministri Edi Rama gjatë përurimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve.
“Ja ku jemi sot këtu dhe shumë pak metra nga këtu kemi një tjetër dëshmi rrënqethëse, fushën e plehrave, që falë përpjekjes sonë dhe nënshkrimit të një marrëveshje shumë të rëndësishme financimi do të zhbëhet njëherë e mirë dhe plehrat do të trajtohen sipas standardeve të duhura higjenike dhe mjedisore”, tha Rama.
Ka shumë akoma për të bërë për Vlorën e gjithë Shqipërinë, tha Kryeministri, “por duhet të kthejmë kokën pas dhe të shikojmë sa shumë është bërë gjatë këtyre viteve”./atsh
Impianti i përpunimit të ujërave në Vlorë është një vepër infrastrukturore shumë e rëndësishme për mjedisin dhe turizmin, e cila do të pasohet nga një sërë investimesh të tjera.
Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, gjatë përurimit të impiantit të përpunimit të ujërave në Vlorë.
Ai theksoi se do të vijojnë një sërë investimesh të tjera për ujin, kanalizimet dhe energjinë në zonën e bregdetit.
“Është e rëndësishme që sot ne dëshmojmë këtu fillimin e vënies tërësisht dhe përfundimisht në punë të këtij impianti të përpunimit të ujërave të zeza, të njërit prej qyteteve më të rëndësishme të Shqipërisë dhe qytetit me potencialin më të madh të zhvillimit turistik”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se “për shumë e shumë vite i gjithë ky potencial kishte mbetur në mëshirë të fatit”.
Impianti i përpunimit të ujërave, sipas Ramës është një investim i madh dhe shumë i rëndësishëm, por nuk është i fundit edhe sa i përket përpunimit të ujërave të zeza dhe sistemimit të kanalizimeve”.
“Ne e dimë shumë mirë se ajo që e pengon gjithë vijën bregdetare të qytetit, Lungomaren, që të kthehet në frekuentim ashtu si duhet është fakti se prej dekadash ujërat e zeza të Vlorës derdhen aty drejtpërdrejt në det”, tha Rama.
Pas kryerjes së investimit që tanimë po jep frytet e veta në gjithë vijën urbane të Lungomares, Kryeministri theksoi se është koha për të nisur në muajt në vijim investimin për sistemimin përfundimtar të ujërave të zeza.
Vitin e ardhshëm, tha ai, vija e Lungomares do të jetë në kushte optimale mjedisore dhe uji i detit nuk do të jetë më i ndotur./atsh
Vendi ynë vazhdon prej katër ditësh të jetë i prekur nga lëvizjet sizmike, të cila kanë vijuar dhe mbrëmë natë. Por lajmi i mirë është se intensiteti dhe forca e tyre ka ardhur duke rënë.
Gjatë natës së sotme janë ndjerë sërish lëkundje tërmeti te Gjiri i Lalëzit. Sipas IGJEUM lëkundjet kanë qenë me magnitude 2,3 ballë.
ëkundja e fundit në këtë zonë është ndjerë mëngjesin e së shtunës, ndërsa tërmeti tjetër ka nisur në orën 5 pasdite dhe ka vijuar deri në orën 02:30 të mëngjesit të së dielës.
Është shkarkuar nga detyra që mbante kreu i ZVRPP Vlorë Sokol Bana. Bana i zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste është shkarkuar vetëm pas disa muajsh të marrjes së detyrës.
Shkarkimi ka ardhur për shkak të performancës së dobët të institucionit. Ka qenë urdhëri i kryeministrit Rama për shkarkimin e tij. Në vend të Banës, në krye të hipotekës është emëruar Klodian Troci.
Duhet thënë se që prej marrjes së timonit të vetëm, institucioni i hipotekës ka njohur ndryshimet më të mëdha, sidomos në rrethe.
Nëse dikur Rama bënte përgjegjës aleatët e tij në koalicion, se përmes drejtuesve të tyre po kryenin akte korrupsioni, sot që ka drejtimin i vetëm, nuk dihet se kujt do tia lërë përgjegjësinë për dështimin./faxweb
Bashkia e Vlorës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook u bën thirrje të gjithë pushuesve që kanë zgjedhur këtë qytet për të pushuar që të mos futen në det për t’u larë, pasi deti ka shumë dallgë.
Të dashur qytetar dhe pushues në qytetin e Vlorës, duke i’u referuar kohës së sotme. Ju lutemi shmagni larjen në det për arsyen e dallgëve të larta. Të gjithë bizneset që zotërojnë plazhet në territorin e Vlorës të vendosin flamurin e kuq.
Ditën e sotme janë humbur jetën tre persona duke u larë në det, ndërsa disa të tjerë janë shpëtuar fatmirësisht në Vlorë dhe Golem.
Dy persona kanë shpëtuar për mrekulli nga mbytja ditën e sotme në plazhin e Golemit. Një 14-vjeçar ishte futur për t’u larë, por mbeti mes dallgëve dhe rrezikoi që të mbytej, ndërkohë që për ta shpëtuar shkoi kushëriri i tij 44-vjeç me kamerdare.
Dy persona kanë shpëtuar për mrekulli nga mbytja ditën e sotme në plazhin e Golemit. Një 14-vjeçar ishte futur për t’u larë, por mbeti mes dallgëve dhe rrezikoi që të mbytej, ndërkohë që për ta shpëtuar shkoi kushëriri i tij 44-vjeç me kamerdare.
Por të dy rrezikuan mbytjen, pasi u bllokuan nga dallgët, ndërsa në ndihmë të tyre shkoi një person i tretë po kushëriri i tyre duke i shpëtuar. Report Tv sjell pamjet ekskluzive të momentit kur dy kushërinjtë nga Berati ishin në rrezik për jetën, në luftë me dallgët dhe ndërhyrjen deçizive të të tretit për t’i shpëtuar.
Fillimisht nga deti doli 44-vjeçari, ndërsa më pas personi i tretë që hyri për t’i shpëtuar nxori 14-vjeçarin Anduel Gllava me shumë vështirësi deri në mol. Fatmirësisht 14-vjeçari nuk ishte shumë larg bregut duke u shpëtuar. 44-vjeçari shprehet se hyri për të shpëtuar djalin, por rrezikoi të mbytet edhe vetë. ‘Jemi nga Berati, u futa për ta ndihmuar se e mori uji atë çunin e vogël’ u shpreh 44-vjeçari pas daljes në breg.
Anduel Gllava, 14-vjeçari i cili rrezikoi të mbytej
Report Tv mëson se dy personat janë dërguar në spitalin e Kavajës ku kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar në gjendje të mirë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme pranë një resorti. Të tre kushërinjtë janë nga Berati. Ndërkohë që në Golem mungojnë rojet e plazhit, por edhe flamujt e kuq dhe kufizuesit me litar për të respektuar thellësinë.
Dita e sotme ka qenë tragjike, pasi dy pushues janë mbytur duke u larë në det, ndërsa një i moshuar u gjet i pajetë në breg të detit. Paradite u gjet i pajetë një person në plazhin e Currilave, ndërsa njëri u mbyt duke u larë në plazhin e Porto Romanos në Durrës. Ndërsa në mesditë një turiste nga Polonia është mbytur në plazhin e Sarandës. Raportohet se turistja polake Noëorycka Peter Iëona 52-vjeçe është mbytur në zonën e quajtur “Kanali i Çukës”.
Roja Bregdetare e Forces Detare shqiptare ka bërë të mundur shpëtimin e një peshkarexhe pranë Karaburunit, e cila ndodhej në rrezik. Peshkarexha “Aurora 1” kishte pësuar defekt dhe kërkoi ndihmë.
Në sajë të ndërhyrjes së Rojës Bregdetare, u shpëtuan dy pjesëtarët e ekuipazhit të peshkarexhës, dhe një fëmijë që ndodhej bashkë me ta.
Pas marrjes së sinjalit, anija e Forcës Detare rimorkioi peshkarexhën në portin e saj të daljes në Triport.
Në këtë operacion ndihmoi edhe një mjet i Policisë Kufitare dhe Migracionit.
Prej një muaji, i gjithë globi është përfshirë nga ethet e Kampionatit Botëror të Futbollit që po zhvillohet në Rusi. Në këtë fazë, shumë ndër ne kanë përjetuar edhe eleminimin e skuadrës së zemrës. Por, kur 8 skuadrat më të mira do të ndeshen sot dhe nesër për të përcaktuar kush do të kalojë në gjysmëfinale, revista e njohur britanike “Monocle”, e cila shpërndahet në të gjithë botën, ka bërë një pyetje të thjeshtë për lexuesit e saj: Cila do të ishte 11-shja më e mirë nëse sot do të zhvillohej kampionati botëror i Kryebashkiakëve?
Sigurisht, revista britanike është përgjigjur (duke marrë rolin e trajnerit) me hedhjen në fushë të 11-shes së Kryebashkiakëve më të mirë, mes të cilëve edhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai renditet në të njëjtën skuadër me emra kryebashkiakësh shumë të njohur në botë, si e Montrealit në Kanada, Seattle dhe Las Vegas në SHBA, apo kreut të Bashkisë së Seulit, Taipeit, Nju Orlins etj.
“Monocle” sjell në vëmendje disa nga nismat e kryebashkiakut Veliaj, të cilat ia kanë ndryshuar fytyrën Tiranës në tre vitet e fundit, duke përmendur veçanërisht përpjekjen e tij për një qytet të njerëzve dhe jo të makinave, me shtimin e përdorimit të biçikletave në kryeqytet. Revista thekson se cilësia që bashkon të gjithë 11-shen e kryebashkiakëve është qasja e tyre dhe mënyra se si këta janë njerëz e marrin seriozisht punën.
Ah, roli i Veliajt në skuadrën e 11 kryebashkiakëve më të mirë? Mban nr. 11, pra sulmues krahu.
Shkrimi i plotë i revistës Monocle:
E gjitha për t’u luajtur…
Me ethet e Kupës së Botës që na kanë rrëmbyer të gjithëve, menduam të formojmë së bashku një skuadër kryebashkiakësh superstarë, të gatshëm të japin 110% ‘në fushën e lojës’. Të gjithë e dimë se ndeshjet fitohen me gola dhe, duke filluar nga përmirësimi i transportit publik (për këmbësorët) deri në trajtimin e temës së racizmit, skuadra jonë e kryebashkiakëve ka plot golashënues.
Rregulli i futbollit na ka treguar shpesh se një ekip me kampionë, del i dyti vetëm pas ekipit kampion. Por, Njëmbëdhjetëshja jonë e Kryebashkiakëve Botërorë i përfshin të dyja këto. Ndryshe nga shumica e trajnerëve që u është dashur të sjellin vetëm një skuadër në Kupën e Botës, ne patëm mundësi të zgjidhnim nga e gjithë bota – por kjo, sigurisht, e bëri edhe më të vështirë detyrën tonë.
Cilësia që e bashkon 11-shen e zgjedhur është mënyra e tyre e të menduarit, me një nuhatje të shkujdesur e të pazakontë. Ata janë njerëz që i kushtojnë shumë rëndësi punës, por jo vetes. Në vend që të fajësojnë të tjerët, humbjet i shohin si mundësi për të mësuar sit ë fitojnë herës tjetër. Kurse, në fitore tregohen bujarë. Kryebashkiakët më të mirë, ashtu si futbollistët më të mirë, është një kënaqësi e vërtetë t’i njohësh.
PORTIER
1. Phil Goff – Auckland
Duar të sigurta, që bëjnë të mundur atë që Gianluigi Buffon bëri për Italinë: jep siguri. Si të gjithë pritësit e mirë të goditjeve, Goff i ka dhënë përparësi të drejtave themelore: mjedisit, transportit dhe strehimit.
MBROJTËS
2. Libby Schaaf – Oakland
Kryebashkiaku Demokrat i qytetit Kalifornian që prej 2015-ës, Schaaf ka mbajtur një qëndrim kundër Donald Trump dhe u sulmua rëndë nga ky i fundit kur paralajmëroi komunitetin lokal për ndërhyrjet e mundshme të oficerëve të emigracionit.
MBROJTËS
3. Bart Somers – Mechelen
Somers është mësuar të ndalojë sulmet me përkushtimin për të integruar refugjatët. E ndonëse Belgjika ishte vendi kryesues që furnizonte legjionin e huaj të ISIS-it për banorë, asnjë prej tyre nuk ishte nga Mechelen. Ai është Franz Beckenbauer-i ynë.
MBROJTËS
4. Carolyn Goodman – Las Vegas
Një shembull i njeriut jo-partiak, Goodman nuk identifikohet as si Republikane dhe as Demokrate. Ajo ka bërë shumë për transportin public në një qytet të mbushur me makina dhe reagoi fuqishëm për sulmet e vitit të kaluar në Harvest Festival në Rrugën ‘91.
MESFURSHOR-MBROJTËS
5. Mitch Landrieu – New Orleans
Çdo rol në qeverisjen e Neë Orleans është dukshëm në mbrojtje: detyra e përjetshme e qytetit është të mbajë larg rrugëve të tij Liqenin Pontchartrain. Landrieu zë vend para tre mbrojtësve të tjerë, për shkak se si e menaxhoi situatën me fushatën për heqjen e monumenteve të Konfederatës.
MESFUSHOR
6. Ko Wen-Je – Taipei
Kryebashkiaku i Taipeit është një lojtar kyç, timonier i lirë, pa parti, i cili mund t’i konfuzojë shokët e tij po aq sa edhe kundërshtarin. Por, ia vlen bara qeranë.
MESFUSHOR
7. Park Won-soon – Seoul
Furnizues kreativ, por i ndjeshëm, në qendër të gjithçkaje – ai është Luka Modriç i ekipit tonë. Ka instinktet e nevojshme bashkëpunuese, i cili u votua nën sloganin “Qytetarët janë kryebashkiakë”.
MESFUSHOR
8. Valerie Plante – Montreal
Një prurje e re dhe energjike, pjesë e dukshme e së majtës, Plante është dikush që beson në lëvizjet e shpejta, ka premtuar të pajisë rrugët e Montrealit me 300 autobusë të rinj dhe të ndërtojë një linjë të re metroje.
SULMUES
9. Jenny Durkan – Seattle
Kur mori detyrën, Durkan tha se ajo dëshironte një Seattle “të fortë dhe të butë” – një besim jo i keq për një sulmues në pozicionin e Lionel Messit.
SULMUES
10. Ridwan Kamil – Bandung
Një sulmues i shkollës së vjetër, Kamil e di se ajo çka vlen është rezultati. Në 5 vite si kryebashkiak i Bandung, ish-arkitekti superstar ka organizuar një pastrim të shpejtë të rrugëve.
SULMUES
11. Erion Veliaj – Tirana
Përpjekjet e Veliajt për të ulur makinat në qytet dhe rritur përdorimin e biçikletave në rrugët e qytetit, e kanë bërë Tiranën më efiçente. E shkuara e tij si aktivist, i fal atij pasionin ikonoklasik të një ish redaktori reviste.
Në stolin e rezervave
Kryebashkiaku i Toyama-s, Misashi Mori ka marrë goxha vlerësime për ambiciet e tij për të sjellë sa më afër qytetarëve çdo shërbim të qytetit – ky planifikim ngjason me stilin e futbollit total të mjeshtrit hollandez Johan Cruyff.
Përpjekja e Lisa Helps për modernizim – pavarësisht zhurmës së tradicionalistëve – e bën kryebashkiaken e Victorias, në British Columbia, t’i ngjajë Arsene Wenger-it.
Formacioni:
Ekipi i formuar nga revista Monocle ka një qasje sulmuese: të bësh punë në nivel vendor kërkon shpesh vullnet dhe dëshirë për të rrezikuar, prandaj kemi zgjedhur një formacion krejtësisht atipik: 3-1-3-3.
Mbrojtja dhe sulmi:
Mbrojtja jonë mund të jetë e besueshme dhe pragmatike, por nënkupton se është edhe fronti i parë e sulmit. Mesfusha është metodike në qendër, por guxuese në krahë. Kurse, sulmuesit, janë kreativë, prodhues dhe të sigurt në gjetjen e shanseve për të fituar ndeshjet.