Lajmi i fundit

Tërmet 5.4 ballë në Shqipëri, lëkunden disa qytete. Ja ku ishte epiqendra

Ndjehen lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe disa qytete të tjera. Sipas institutit europian të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë i shkallës rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Burrel, 35 km larg Tiranës, në një thellësi prej 9 km.

Tërmet 5.4 ballë në Shqipëri, lëkunden disa qytete. Ja ku ishte epiqendra Read More »

Bashkia e Selenicës bën gjestin emocionues për 3 familjet që u ndodhi gjëma

Këshilli bashkiak i Selenicës ka zhvilluar një mbledhje urgjente, duke shpallur qytetin në ditë zie sot.

Gjithashtu të gjitha shpezimet e ceremonive mortore të tetë personave të vrarë nga Ritvan Zykaj pasditen e djeshme, do të merren përsipër Bashkia, ne nje gjest emocionues.

Ngjarja qe ka shokuar opinionin publi ka ndodhur te premten.

Autori ne polici ka pranuar krimin dhe nuk ka shfaqur shenja pendese.

Bashkia e Selenicës bën gjestin emocionues për 3 familjet që u ndodhi gjëma Read More »

U “kruajt” me Saimir Tahirin, ndërkombëtaret shkarkojnë prokurorin e Krimeve të Rënda

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit  ka kërkuar  shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda Gentian Osmani, i cili njihet si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Kërkesa për shkarkimin e tij vjen pasi Osmani u konfirmua në detyrë nga KPK pak javë më parë.

Rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Gentian Osmani, ONM-ja ia ka paraqitur sot Komisionerëve Publikë. Komisioneri Publik do ta shqyrtojë rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publik.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Sipas raporteve të KPK-së, Osmani nuk kishte probleme me pasurinë, duke u konfirmuar edhe nga DSIK për pastërtinë e figurës dhe përshtatshmërinë për të qënë prokuror. Osmani është i njohur si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit  të Brendshëm, Saimir Tahiri./korrieri

U “kruajt” me Saimir Tahirin, ndërkombëtaret shkarkojnë prokurorin e Krimeve të Rënda Read More »

Sezoni turistik, Xhafaj inspekton punën e policisë së Vlorës

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj zhvilloi një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë.

Në fokus të takimit ishin masat e marra nga policia dhe trajtimi i problematikës që lidhet me mbarëvajtjen e sezonin veror.

Gjithashtu, u diskutua edhe mbi masat për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe mbajtjen nën kontroll të elementëve me precedentë penalë.

Gjatë takimit, u trajtua ecuria e hetimeve për goditjen e grupeve kriminale në këtë qark, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, ku ministri Xhafaj vlerësoi për punën me shumë përkushtim, Drejtorin Vendor të Vlorës dhe ekipin e ri drejtues.

Më pas, Xhafaj inspektoi edhe Portin e Vlorës, ku këto ditë ka fluks udhëtarësh për shkak të pushimeve verore.

Policia Kufitare edhe në Vlorë pritet të aplikojë lexuesit e lëvizshëm të pasaportave, për të shmangur radhët në hyrje e dalje në Port dhe lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Ministri kërkoi nga autoritetet policore në Port, një shërbim më të mirë dhe komunikim më etik, marrë shkas nga disa njoftime të qytetarëve në Komisariatin Dixhital dhe mesazhe dërguar atij./atsh

Sezoni turistik, Xhafaj inspekton punën e policisë së Vlorës Read More »

Stuhia në qytetin e Vlorës shkakton probleme në rrjetin elektrik, institucionet në gatishmëri

Reshjet e dendura lokale të shiut, të cilat kanë shkaktuar një sërë dëmesh në qarkun e Vlorës, kanë vendosur në gatishmëri institucionet.

Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) thekson se reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë, kanë shkaktuar disa dëme në rrjetin elektrik të zonës, duke përcaktuar si prioritet rikthimin e energjisë në hidrovorin e Vlorës.

“Për momentin jemi angazhuar në 2 drejtime, në risjelljen e energjisë elektrike në hidrovorin e qytetit të Vlorës dhe zonës së Radhimës, për shkak të erërave të forta që kanë rrëzuar pemë mbi telat e tensionit të lartë dhe gjendjes së katamaranëve që kanë dalë në zonën e Karaburunit që po menaxhohet nga kapitaneria e portit të Vlorës”, – theksoi prefekti Mamaj.

Duke u ndalur tek angazhimi i forcave për përballimin e kësaj situate, prefekti theksoi se për momentin ndërhyrja e Forcave të Armatosura nuk është e nevojshme, por institucioni i Prefekturës së bashku me bashkinë e Vlorës, OSHEE-në dhe kapitenerinë e këtij qyteti, janë në ndjekje të situatës.

“Jemi të angazhuar me bashkinë e Vlorës kryesisht, me OSHEE-në dhe me kapitenerinë e portit, në këto tre drejtime dhe jemi në kontakte të vazhdueshme. Deri tani nuk kemi patur probleme serioze, por po kërkojmë që të risjellim energjinë në hidrovorin e qytetit dhe në spitalin rajonal, të cilët për shkak të erërave të forta janë pa drita dhe për riparimin e këtij defekti janë angazhuar grupe nga OSHEE e Fierit dhe e Vlorës”, – përfundoi ai.

Nga stuhia e fortë që përfshiu Vlorën janë shkaktuar një sërë dëmesh në strukturat e lehta metalike. /atsh

Stuhia në qytetin e Vlorës shkakton probleme në rrjetin elektrik, institucionet në gatishmëri Read More »

Paniku në Radhimë, ja kush është i forti që terrorizoi fshatin me pushues/

Te shtenat me arme zjarri kete pasdite ne Radhime pranë një hoteli kane shkaktuar panik mes turistëve.

policia ka rrethuar zonën dhe Jorgaq Gjini 38 vjec raportohet se eshte autori i ngjarjes dhe ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se ai ka qëlluar ndaj policisë, pasi keta te fundit kishin shkuar per ta arrestuar. Mesohet se Gjini do arrestohej pasi ishte shpallur ne kerkim, por detaje mbi kete operacion nuk ka ende.

Teksa raportimet e para flasin se uniformat blu kane nderhyre ne nje banese ne Radhime ku ishte marre informacion se jetonte i kerkuari.

Te shtenat me arme zjarri kete pasdite ne Radhime pranë një hoteli kane shkaktuar panik mes turistëve.

pamjet ne radhime2pamjet ne radhime

Dyshohet se një person ka qëlluar ndaj policisë, pasi keta te fundit kishin shkuar per ta arrestuar. Mesohet se do arrestohej nje person i cili ishte shpallur ne kerkim, por detaje mbi kete operacion nuk ka ende.

Teksa raportimet e para flasin se uniformat blu kane nderhyre ne nje banese ne Radhime ku ishte marre informacion se jetonte i kerkuari./korrieri

pamjet ne radhime3

Paniku në Radhimë, ja kush është i forti që terrorizoi fshatin me pushues/ Read More »

Nis procesi negociator, Hahn: Nuk ka asnjë kusht të ri

“Nuk ka asnjë kusht të ri për Shqipërinë”, deklaroi sot Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Hahn sqaroi se “nuk ka kusht të ri, është një proces cili është zhvilluar me çdo vend tjetër kandidat. Na duhet të indentifikojmë ku qëndron vendi në legjislacionin e vet krahasuar me BE”.

Si shembull, komisioneri iu referua procesit të vetingut, i cili tha se është një pjesë e këtij mozaiku të procesit.

“ Po kryejmë një proces gjithëpërfshirës. Po shohim situatën e përgjithshme të shtetit të së drejtës.  E theksoj, se sa më mirë të jetë cilësia e këtij procesi analitik nga të gjitha institucionet e përfshira, sa më shumë të paraprihet dhe të bëhet, do jetë më mirë për nisjen e negociatave. Është një proces që duhet bërë në çdo vend kandidat”, deklaroi ai./atsh

Nis procesi negociator, Hahn: Nuk ka asnjë kusht të ri Read More »