Lajmi i fundit

Nis censusi i popullsisë dhe banesave! Gjobë kush nuk përgjigjet

Nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave. Mbi 7 mijë e 500 anketues, mbikëqyrës dhe kontrollorë të trajnuar nga Instituti i Statistikave janë angazhuar për numërimin e të gjithë popullsisë dhe banesave dhe të dhënat do të mblidhen në 6 javë.

I gjithë procesi i Censit do të kryhet në mënyrë dixhitale përmes një tableti. Regjistrimi do të ofrojë të dhëna për popullsinë rezidente, mbi karakteristikat demografike, sociale, të dhëna për strehimin, shëndetësinë, punësimin e të tjera. Pyetësorët janë me tetë module dhe 100 pyetje.

Në modulin për individ do të përfshihet një informacion të gjerë për statusin civil, arsimin, punësimin e të tjera. Po ashtu, do të ketë modul për shtëpitë, sektorin e bujqësisë dhe sektorë të tjerë.

Penaliteti nis nga 50 mijë lekë gjobë.

Procesi i marrjes së të dhënave në terren do të zgjasë gjashtë javë dhe mbyllet me 28 tetor. Më pas do të publikohen të dhënat e para në qershor 2024, ndërsa më të detajuara në dhjetor 2024.

Nis censusi i popullsisë dhe banesave! Gjobë kush nuk përgjigjet Read More »

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Shiptarin e zë poshtë makina, ndërron jetë

Dy të vdekur në aksidente pune brenda pak orësh në Greqi, ndërsa Volosi vazhdon të numërojë plagët nga moti i keq vdekjeprurës Daniel.

Në rastin e parë u vra një baba i ri i dy fëmijëve të mitur me origjinë shqiptare dhe në rastin e dytë një punëtor 28-vjeçar.

Siç raporton magnesianews.gr, me gjithë mobilizimin e shpejtë dy personat kanë humbur jetën në çast.

Punëtori 38-vjeçar është gjetur i vdekur në Trikeri të Volos. Sipas informacioneve nga mediat vendase, ai ishte duke kryer punë pastrimi pas përmbytjes, kur një makineri e ka zënë dorën e tij, duke bërë që ai të përfshihet dhe të humbasë jetën.

38-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve 5 dhe 11 vjeç, me origjinë shqiptare dhe jetonte me familjen në Trikeri.

Pak më vonë, një tjetër aksident industrial ka ndodhur në çelikun e Volos, ku viktima është një 28-vjeçar, i cili merrej me mirëmbajtjen e makinerive.

Sipas magnesianews.gr, 28-vjeçari merrej me mirëmbajtjen e makinerive dhe teksa punonte në një zonë joprodhuese, në rrethana të panjohura, makina ka hyrë në punë duke e plagosur për vdekje. Shkaqet e sakta të aksidentit janë duke u hetuar.

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Shiptarin e zë poshtë makina, ndërron jetë Read More »

Vrau gruan me shkop, i moshuari pëson infarkt

Një krim i rëndë në familje trondit dje Përmetin, ku një i moshuar dhunoi për vdekje gruan e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Pëllumbarë. Gjithçka u zbulua nga shërbyesja e dy të moshuarve, e cila kur shkoi në banesë gjeti të pajetë të moshuarën me inicialet A.P. Mësohet se 82-vjeçari me inicialet L.P., kishte kohë që ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, ndërkohë që dy vitet e fundit ishte bërë edhe më agresiv, pasi iu kishte humbur jetën vajza e tyre.

Ndërkohë, pas shoqërimit të të moshuarit në polici, ai nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas në Tiranë, ndërkohë që ka pësuar infarkt. Aktualisht nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, ndërsa duhet të japë llogari për vrasjen e gruas së tij, që dyshohet se e goditi disa herë me shkop druri.
NGJARJA

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja me inicialet V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve me inicialet L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin me inicialet L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Vrau gruan me shkop, i moshuari pëson infarkt Read More »

Ngjarje e rëndë, 20-vjeçarja vetëhelmohet me ilaçe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një 20-vjeçare është vetëhelmuar me ilaçe.

E reja është transportuar me urgjencë në spital nga familjarët sapo kanë mësuar se ajo ka gëlltitur ilaçet.

Mjekët po i japin ndihmën e parë mjekësore që e reja të kapërcejë situatën e rëndë ku ndodhet.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes./Albeu.com

Ngjarje e rëndë, 20-vjeçarja vetëhelmohet me ilaçe Read More »

E rëndë, 45-vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.
Policia bën me dije se një 45 vjeçare është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj.

Si pasojë 45-vjeçarja është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.09.2023, rreth orës 19:25, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj shtetasja S. Xh., 45 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

E rëndë, 45-vjeçarja hidhet nga kati i pestë i pallatit Read More »

Gazetari zbardh detaje: Ja si mori flakë pallati në Tiranë, në banesë ndodhej një grua shtatzënë me fëmijët

Një pallat 10 katësh në rrugën e Kavajës në Tiranë u përfshi nga flakët. Forcat zjarrfikëse pas ndërhyrjes arritët që pas disa orësh të neutralizonin flakët, ndërsa zona u mbulua nga shtëllunga tymi. Më herët drejtori i zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj sqaroi se zjarri fillimisht ka rënë në katin e dyti dhe jo në katet e sipërme siç u dyshua pasi ra zjarri.
Gjithashtu gazetari Igli Çelmeta sqaroi se fillimisht zjarri ka rënë në katin e dytë, më pas është përhapur nga pjesa anësore e ndihmuar edhe nga materiali i fasadës së pallatit që të përhapet më shpejt, duke mbërritur në katin e 9, ku ka marrë flakë e gjithë tarraca. Më pas nga aty zjarri ka përfshirë sërish fasadën duke zbritur deri në katin e pestë në pjesën tjetër të pallatit.

“Disa nga banorët janë marrë nga përfaqësues të Bashkisë së Tiranë dhe i është komunikuar që bashkia e Tiranës do t’i ndihmojë. Gjithashtu janë ngritur tre grupe ekspertësh të shërbimit zjarrfikës dhe Bashkia e Tiranës që kanë komunikuar me familjet që janë djegur banesat”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.
Bëhet me dije se ndërtuesi i pallatit është Tanush Mehilli. Ndërkohë në katin e katërt ka qenë një grua shtatzënë me dy fëmijë dhe nënën e saj. Fatmirësisht kanë arritur që të dalin jashtë sa më shpejt. Pallati ka vetëm një vit që është ndërtuar, ndërsa banorët në katin e pestë kishin vetëm një muaj që kishin hyrë në këtë pallat.

Sakaq pas më shumë se 3 orësh zjarri u vu në kontroll, ndërsa u lënduan 3 zjarrfikës dhe pasi kanë marrë ndihmën e parë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Dëmet materiale gjithashtu janë të mëdha.

Gazetari zbardh detaje: Ja si mori flakë pallati në Tiranë, në banesë ndodhej një grua shtatzënë me fëmijët Read More »

Arrestohet ‘Ujku i Cërrikut’, ulëret teksa shoqërohet nga policia 

Klan News raporton se është arrestuar shtetasi i njohur me pseudonimin “Ujku i Cërrikut”.

Nga pamjet e siguruara nga gazetarja Glidona Daci, duket “Ujku i Cërrikut” i cili ulërin në momentet e shoqërimit nga forcat e policisë.

Akoma nuk është bërë e ditur arsyeja e arrestimit të tij.

Detaje të tjera priten në vijim./tvklan.al

Arrestohet ‘Ujku i Cërrikut’, ulëret teksa shoqërohet nga policia  Read More »

U sëmur në çerdhe dhe ndërroi jetë në spital, flet babai i 2-vjeçarit nga Burreli: E gjeta të vdekur, djali gëzonte shëndet të mirë, s’ka pasur vrimë në zemër

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 11 shtator në qytetin e Burrelit, ku një 2-vjeçar humbi jetën pasi u ndje keq në çerdhen shtetërore nr.2.

Babai i të miturit, ditën e sotme në një intervistë për “Pa gjurmë” ka mohuar që vogëlushi kishte lindur me probleme në zemër.

Renato Hoti tregon se çfarë i tha edukatorja në telefon para se ta dërgonin me urgjencë në spital dhe ku humbi jetën.
Intervista e plotë

Zoti Hoti u tha të paktën që djali ka pasur probleme, ka lindur me probleme në zemër dhe ky ishte dhe shkaku që ndërroi jetë pikërisht në 11 Shtator, ditën që u hapën çerdhet dhe shkollat.

Renato Hoti: Djali me të vërtetë ka lindur para kohe, edhe ka ndenjur në inkubator një muaj, por unë i kam bërë dy herë analiza në Tiranë me skaner, me eko zemre. Doktorët nuk më kanë thënë asgjë, prandaj kjo është një gënjeshtër e madhe.

E qartë, nga të gjitha vizitat që ju i keni bërë djalit që kur e keni sjellë në jetë, asnjëherë nuk keni mësuar nga mjekët se ai mund të kishte një problem shëndetësor të tillë.

Renato Hoti: Jo, jo!
Atë ditë e çuat në mëngjes në kopësht, si ka qenë gjendja e tij shëndetësore?

Renato Hoti: Po, gjendja e tij shëndetësore ka qenë shumë e mirë njëherë, sepse e ka çuar nusja në 08:00 e disa minuta. Unë isha tek puna për vete, nuk kisha mundësi për ta çuar. Edhe unë kam marrë telefonatë nga drejtoresha e kopshtit nga ora 11:15, djali ka shkuar direkt në spital. Atje kur kam shkuar në spital, e kam gjetur pa jetë.

Nga deklaratat që kanë dhënë edukatoret mësuat se çfarë kishte ndodhur në atë kopësht, cfarë shqetësimesh kishin parë fillimisht te djali.

Renato Hoti: Me edukatoren që fola unë, po më thoshte që ka qenë duke fjetur gjumë edhe është çuar nga gjumi duke vjellë. E ka marrë ajo në krahë dhe më ka treguar të vjellat në bluzë.

Pra atë mëngjes kur nëna e ka dërguar në kopsht, ai nuk ka pasur as temperaturë, asgjë.

Renato Hoti: Ai nuk ka pasur as temperaturë, asnjë gjë. Ka qenë shumë aktiv, shumë në rregull. Ai para tre-katër ditësh kaloi një temperaturë, edhe i plasi një dhëmballë. Pati edhe një diarre. Për fëmijët këto janë normale, por jo se ka pasur sëmundje tjetër. Këtë në qoftë se doni ta vërtetoni mund të shkoni te doktori në Burrel, që e ka vizituar herë pas here, e ka kuruar për virozat me ndonjë shurup. Jo që ta kurojnë nga zemra, siç thonë gazetarët.

Ekspertiza mjeko-ligjore çafrë nxorri në fund? Çfarë iu thanë mjekët, cili ishte shkaku i vdekjes?

Renato Hoti: Ata e kanë bërë ekspertizën, edhe nuk kemi parë asnjë gjë jashtë normales. I ka të gjitha në rregull. Tani do presin shkaqet, por tani më thanë që vonon një muaj, një muaj e gjysëm.

Pra ende nuk ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore?

Renato Hoti: Jo, Akoma nuk ka dalë, por parametrat fizike i kishte në rregull.

/Albeu.com.

U sëmur në çerdhe dhe ndërroi jetë në spital, flet babai i 2-vjeçarit nga Burreli: E gjeta të vdekur, djali gëzonte shëndet të mirë, s’ka pasur vrimë në zemër Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com