Lajmi i fundit

Sizmologu Duni për ATSH: E keqja më e madhe ka kaluar, pasgoditjet e tërmetit në rënie

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë një panoramë të tërmetit që goditi sot vendin. Në një prononcim për ATSH, Llambro Duni, sizmolog i IGJEUM thotë se tërmeti kishte një magnitudë 6.3 ballë, por sa i përket ndjeshmërisë vlerësohet 8-9 ballë.

“Tërmeti, sipas të dhënave të IGJEUM ishte me magnitudë 6.3 Rihter dhe me intensitet 8-9 ballë. Kjo goditje është pasuar me të tjera më e madhja e të cilave ishte 5.5 Rihter”, – shprehet Duni.

IGJEUM këshillon qytetarët të mos kthehen në banesa pa u kryer më parë inspektimi nga ekspertët e ndërtimit, pasi pasgoditjet e tërmetit mund të vijojnë.

“Duke qenë së goditjet do vijojnë për një periudhë kohe është e këshillueshme që njerëzit të mos futen në ndërtesa përpara se të kryhet inspektimi nga ekspertët e ndërtimit”, deklaron për ATSH sizmologu.

Nga ana tjetër eksperti i Institutit të Gjeoshkencave shprehet se nuk ka vend për panik pasi goditja kryesore ka kaluar.

“Mendojmë që goditja kryesore ka kaluar. Do ketë më të vogla, por e keqja më e madhe ka kaluar”, – pohoi Duni për ATSH.

Ai shprehet se ende nuk ka një bilanc të dëmeve të cilat do të kryhen në një moment të dytë. “Tërmetet e kësaj madhësie karakterizohen nga goditje të fuqishme të tokës, por një bilanc më i saktë do të bëhet më vonë”, – thotë ai.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit, në thellësi të Adriatikut, 32 kilometra nga Tirana. “Fakti që goditja kryesore ishte në det ka ndihmuar që forca goditëse në tokë të mos ishte kaq e madhe”, – shprehet Llambro Duni, sizmolog i IGJEUM. /atsh

Sizmologu Duni për ATSH: E keqja më e madhe ka kaluar, pasgoditjet e tërmetit në rënie Read More »

Dëmet nga tërmeti, Rama: Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë”, bëri të ditur Kryeministri Edi Rama.

Po ashtu, Rama tha se edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, shprehën gatishmërinë për të aktivizuar mekanizmat e tyre të ndihmës.

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë sot rreth orës 03 e 55 minuta në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raportohet se tërmeti ishte me magnitudë 6.3 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera të vendit./atsh

Dëmet nga tërmeti, Rama: Kancelarja Merkel ka vënë në lëvizje mekanizmin e ndihmës në emergjencë Read More »

Shqiptarët në Sicili përgatiten për festën e Pavarësisë

Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Palermo (Itali) po përgatiten për festën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në ceremoninë e 107-vjetorit të Pavarësisë me titull “Pakt mes popujve të djeshëm dhe të sotëm” janë programuar disa kumtesa mbi historinë e përbashkët të popujve tanë si dhe për figura të rëndësishëm të kombit.

“Këto festime janë një traditë e hershme në Sicili”, – tha për ATSH-në Vincenzo Lombardo Shyti, i cili shton se përvjetorit të Ditës së Flamurit i janë bashkuar edhe arbëreshë nga i gjithë rajoni.

Shyti u shpreh se “bashkatdhetarët që janë vendosur në periudha të ndryshme në ishullin jugor të Italisë i bashkon edhe synimi për ta parë Shqipërinë sa më shpejt në Bashkimin Europian”.

Sipas tij, tashmë po punohet për të ruajtur dhe mësuar në shkolla gjuhën shqipe, siç e parashikon Kushtetuta e Italisë, pa harruar edhe kujdesin për marrëveshjen mes dy shteteve tona për pensionet e punës së kryer në Shqipëri dhe Itali.

Ne presim mysafirë të shumtë si dhe personalitete nga Shqipëria, Kosova dhe Italia – nënvizoi Lombardo Shyti, duke shtuar se festa do të organizohet në Pallatin Sant Elia të Palermos më 4 dhjetor.

“Kjo do të mundësojë ardhjen e të ftuarve, që më 28 nëntor do të festojnë edhe në vendet e tyre”, – përfundoi Vincenzo Lombardo Shyti./atsh

Shqiptarët në Sicili përgatiten për festën e Pavarësisë Read More »

Termete te frikshme tronditin gjithe Shqiperine

Nje termet i frikshem ka tronditur Tiranen pak caste me pare.

Pas lekundjece qe kane vazhduar per te pakten 40 sekonda qytetetaret kane dale ne rruge te frikesuar.

Sipas te dhenave zyrtare mesohet se kane qene dy termete te forta me epiqender kryesore ne Durres.

Termeti i pare sipas sizmiologeve ka qene me fuqi 4.8 balle me epiqender ne Adriatik./lajmifundit

Termete te frikshme tronditin gjithe Shqiperine Read More »

Policia holandeze u prish ëndrrën tre shqiptarëve,u nisën drejt Anglisë

Tre shqiptare kane tentuar te kalojne ile galisht nga Holanda drejt Britanisë së Madhe por kane deshtuar.

Ata u arrestuan nga policia holandeze gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës ndërsa ishin duke fjetur në një hyrje në Keizer Wilhelmstraat në IJmuiden teksa prisnin më pas të ngjiteshin në kamionin që do ti dërgonte në ishull.

Sipas mediave, shqiptarët kishin hapur mbulesën e kamionit me mjete të ndryshme, ndërsa më herët shoferët që qarkullonin në port, kishin denoncuar praninë e personave të dyshimtë.

Për të parandaluar ngjitjen fshehtas të tyre, ata i kishin vendosur kamionët me kurriz në pritje të tragetit nga Anglia.

Pas arrestimeve, porti u mbyll për një kontroll të imtësishëm, por pasi nuk u konstatua njeri në mjete kamionët u lejuan të vijojnë rrugën.

Policia holandeze u prish ëndrrën tre shqiptarëve,u nisën drejt Anglisë Read More »

Veliaj jep lajmin e mirë: Shtohet një tjetër linjë e re e fluturimeve direkte me Tiranën

Pas shpalljes së Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë vjen një tjetër lajm i mirë për qytetin.

Kompania më e madhe polake e fluturimeve ajrore LOT Airlines Polish (Star Alliance) ka njoftuar se nga qershori i vitit të ardhshëm do të kryejë fluturime direkte nga Varshava drejt Tiranës dhe anasjelltas.

Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku, Erion Veliaj.

“Lajm fanstatik. LOT Polish Airlines (StarAlliance) ka njoftuar hapjen e një linje të re Varshavë-Tiranë që prej verës 2020, teksa Tirana mbush 100 vjet si kryeqyteti i Shqipërisë! Tirana 100”, tha Veliaj.

Katër vitet e fundit, numri i turistëve të cilët vizitojnë kryeqytetin ka ardhur gjithnjë në rritje.

Transformimi me ritme të shpejta, si sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës, Bulevardi i ri dhe përmirësimi i infrastrukturës edhe në fshatrat rreth Tiranës, ka bërë që mijëra turistë jo vetëm nga Europa, të vendosin në hartën e tyre të udhëtimeve edhe kryeqytetin shqiptar si një prej destinacioneve që nuk duhet humbur./atsh

Veliaj jep lajmin e mirë: Shtohet një tjetër linjë e re e fluturimeve direkte me Tiranën Read More »

“Syri i Qiellit”/ Memorial për viktimat e aksidentit të 30 viteve më parë në Himarë

Në kodrat e Liqenit Artificial, Tiranë u inaugurua sot Pavilioni “Syri i Qiellit”, në nder të 23 viktimave të aksidentit tragjik të 22 nëntorit 1989 në Himarë.

Bashkë me ta u largua nga kjo jetë studentja Elida Hyseni, motra e deputetit socialist, Alket Hyseni, familja e së cilës kontribuoi për këtë pavilion kujtese, por jo vetëm kujtese, por vend ku mund të zhvillohen veprimtari të ndryshme.

“Është syri i shpirtit tonë, është syri yt, është syri i nënave, motrave, baballarëve, fëmijëve dhe njerëzve të dashur të atyre 22 vajza dhe djem, burra dhe gra, që bashkë me ty u larguan tragjikisht nga kjo botë, për të mbetur përjetë në zemrat tona. Lotët janë kthyer në kristal dhe kristalet janë kthyer në pasqyrë, ku reflektohet dhimbja dhe malli ynë. Tashmë motër do kemi si të shihemi edhe pse nga shumë larg,” u shpreh deputeti Hyseni.

Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi, e pranishme në ceremoninë e inaugurimit të këtij memoriali shprehet se shoqëria duhet të përkujtojë njerëzit të cilët humbën jetën edhe në krye të detyrës.

“Shoqëria jonë ka modele që duhen kujtuar dhe promovuar për shërbimet e tyre në raste të emergjencave dhe fatkeqësive natyrore. U inaugurua sot Pavilioni “Syri i Qiellit” në kodrat e Liqenit Artificial, Tiranë. Është syri i shpirtit i nënave, motrave, baballarëve, fëmijëve dhe njerëzve të dashur të 23 viktimave: vajza dhe djem studentë, pedagogë, pilotë, teknikë, mjekë dhe infermierë dhe drejtuesi i mjetit që u larguan tragjikisht nga kjo botë 30 vite më parë,” shprehet Hysi. /atsh

“Syri i Qiellit”/ Memorial për viktimat e aksidentit të 30 viteve më parë në Himarë Read More »