Lajmi i fundit

Rritje ekonomike 3- 4% në 2020

Objektivi qeverisë është lufta ndaj evazionit, formalitetit dhe rritja e ekonomisë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj tha sot në një intervistë televizive se, realizimi i të ardhurave nuk shikohet vetëm në raport me planin por edhe me rritjen nga një vit në tjetrin dhe ne këtë vit ne jemi me një rritje 2.3% dhe ndërkohë ka shumë elementë të tjerë pozitiv. Por mbi të gjitha objektivi është lufta kundër evazionit dhe informalitetit si gangrenë e madhe e jetës sociale edhe ekonomisë së vendit.

Denaj tha se, “ne synojmë një rritje ekonomike 3-4% më shumë në ekonominë shqiptare por do të vendosim një standard të ri në ekonominë shqiptare”.

“Vetëm në tremujorin e tretë të 2019 ekonomia u rrit me 3,8% mos të harrojmë 6 mujorin e parë në kushtet e krizës politike dhe tre mujorin e fundit të vitit 2019 ku vendi u përfshi nga tërmeti, e megjithatë ekonomia u rrit 2.9% ndërsa rritja ekonomike në vijim synon rritje 4%”, tha Denaj . /atsh

Rritje ekonomike 3- 4% në 2020 Read More »

Ngjarja në Fier, dalin nga spitali të gjithë nxënësit

Pak minuta më parë kanë lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kinica”.

Pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin.
Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.

Nxënësi e gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit janë dërguar sot në spital për shkak të disa problemeve me frymëmarrjen dhe në lëkurë.

Sipas Policisë së Fierit, është dyshuar se në shkollë është hedhur spraj piperi, që ka shkaktuar këto simptoma.

Gjithashtu nxënësit janë vizituar sot dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini e cila ka parë nga afër gjendjen e gjimnazistëve e tyre./atsh

Ngjarja në Fier, dalin nga spitali të gjithë nxënësit Read More »

Enkelejda Muça emërohet Avokate e Përgjithshme e Shtetit

Enkelejda Muçaj do të jetë avokatja e re e Përgjithshme e Shtetit.

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për emërimin e Enkelejda Muçaj në postin e Avokates së Përgjithshme të Shtetit.

“Në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për Avokaturën e Shtetit”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi që Enkelejda Muçaj të emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në

Më herët këtë post e mbante Artur Metani. /atsh

Enkelejda Muça emërohet Avokate e Përgjithshme e Shtetit Read More »

Ministria e Shëndetësisë jep informacion të përditësuar: Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) informon se Shqipëria deri pasditen e së martës, datë 3 mars 20202 nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme janë testuar 5 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 36. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit të ri dhe janë testuar pranë Laboratorit e Virologjisë në ISHP, i vetmi i certifikuar nga OBSH.

Në 24 orët e fundit në total kanë hyrë 17830 udhëtarë dhe në vijimësi po kryhet survejanca e përforcuar në pikat kufitare ajrore, detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu në 24 orët e fundit thirrjet kundrejt numrit 127 ka arritur nivelin e 1649 telefonatave, nga të cilat 39 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel udhëtarëve që vijnë nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë patur kontakte me persona të sëmurë apo të dyshuar për COVID-19, të vetëkarantinohen për një periudhë 14-ditore.

MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë në numrin 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.

Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:

Në nivel global, janë raportuar në total 90 663 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 3124 vdekje:

Azi: 263 raste të konfimuara – 3055 vdekje
Afrikë: 9 raste të konfirmuara
Amerikë: 145 raste të konfirmuara – 6 vdekje
Oqeania: 34 raste të konfirmuara – 1 vdekje
Europë: 2507 raste të konfirmuara – 56 vdekje
Tabela 1. Numri i rasteve të konfirmuara deri në datën 3 mars 2020 sipas shteteve (sipas ECDC): https://www.ecdc.europa.eu/en/novel-coronavirus-china

Shteti Nr i rasteve të konfirmuara (3 mars 2020)
Kontinenti i Azisë 87 263
Kina 80261
Republika e Koresë 4812
Iran 1501
Japoni 254
Singapor 108
Kuvajt 56
Bahrain 47
Tajland 43
Tajvan 41
Malajzi 29
Emiratet e Bashkuara Arabe 21
Irak 21
Vietnam 16
Liban 13
Izrael 10
Oman 7
Indi 5
Pakistani 4
Katar 3
Filipine 3
Indonezia 2
Kamboxhia 1
Afganistan 1
Nepal 1
Jordania 1
Sri Lanka 1
Arabia Saudite 1
Raste të tjera 705
Rastet e tjera në një mjet transporti detar Japoni 705
Amerika 145
USA 103
Kanada 27
Ekuador 7
Meksika 5
Brazili 2
Republika Domenikane 1
Oqeania 34
Australia 33
Zelanda e Re 1
Afrika 9
Egjipt 2
Algjeria 3
Nigeria 1
Tunizia 1
Maroku 1
Senegali 1
Total 88 156/atsh

Ministria e Shëndetësisë jep informacion të përditësuar: Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri Read More »

Meta firmos dekretin kundër ligjit për betimin e gjyqtarëve Kushtetues

Presidenti i Republikës, Ilir Meta firmosi sot dekretin kundër ligjit për betimin e gjyqtarëve Kushtetues.

“Përpara se të firmos dekretin kundër ligjit antikushtetues për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kush është pro, ju lutem të ngrejë dorën. Rroftë Republika, rroftë shteti i Republikës! Këtu ka një kërkesë tjetër, nuk kënaqen me kaq. Duan që sot shpërndarjen e parlamentit puçist. Liri, demokraci. Më duhet të firmos këtë dekret dhe do të kthehem përsëri këtu për atë dekretin tjetër që e brohoritët me shumë se ky”, tha Meta.
Meta tha se nëse grupi puçist nuk e merr seriozisht këtë dekret atëherë dekretin tjetër pas datës 15 mars do ta firmosë në mes të parlamentit të Shqipërisë.

“Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo”, tha Meta.

“Shumë prej jush mund të kenë pasur ndonjëherë vërejtje për tonin tim, por duhet të dini që unë në publik për hir të disa interesave shtetërore, nuk kam treguar as 10% të krimeve që kanë ndodhur kundër sovranitetit tuaj dhe reformës në Drejtësi. Prandaj, ju siguroj se kjo pranverë kuqezi nuk ndalet më, deri në rivendosjen e plotë të sovranitetit tuaj, tha Meta./atsh

Meta firmos dekretin kundër ligjit për betimin e gjyqtarëve Kushtetues Read More »

Bashkëqeverisje/ Mbi 32 mijë ankesa të zgjidhura

Këtë javë numri ankesave të zgjidhura nga platforma e bashkëqeverisjes në nivel qendror është 32785 ndërsa numri total i ankesave të regjistruara është 51205.

Në nivel vendor janë regjistruar 4481 raste të zgjidhura nga 9839 në total, në rastet e biznesit numri total i ankesave të zgjidhura është 740 nga 2010 numri i ankesave të regjistruara.

Sipas shifrave të publikuara nga “Pasqyra e qeverisjes” këtë javë, rezulton se janë dhe 11 raste të spikatura të zgjidhura përmes platformës së bashkëqeverisjes. Konkretisht janë 4 nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, 3 ministria e Financave dhe Ekonomisë, 2 ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 1 ministria e Arsimit dhe Sportit, 1 ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Numri i “log in” në faqen e platformës për javën që sapo mbyllëm ishte 129781 ndërsa numri i regjistrimeve të reja kap shifrën e 21071. “Shqiperiaqeduam.al” është kthyer në një nga platformat më të besueshme për qytetarët shqiptarë, ku përmes një mesazhi shumë shpejt mund të gjendet zgjidhje për problemet dhe ankesat e tyre./atsh

Bashkëqeverisje/ Mbi 32 mijë ankesa të zgjidhura Read More »

OFL kërkesë për vetëdeklarim pasurie 2 shtetasve të dënuar për një sërë krimesh

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar sot kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë dy shtetasve të dënuar për vepra të ndryshme penale.

Në njoftim thuhet se, “në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit”.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve: F. H., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; T. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Brenda 48-orësh, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

“OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./atsh

OFL kërkesë për vetëdeklarim pasurie 2 shtetasve të dënuar për një sërë krimesh Read More »

Ja si parashikohet të jetë moti në vijim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në veriperëndim e perëndim në orët e mëngjesit.

Më tej do të përfshijnë të gjithë vendin, lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në të gjitha zonat malore e deri në lartësitë kodrinore do të ketë reshje dëbore, këto hera herës të dendura në veri e verilindje. Reshjet do të ndërpriten në orët e pasdites.

Era do të mbizotërojë nga veriperëndimi, hera herës e fortë përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4 dhe 5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/10 re shi
Kukës 0/7 re borë
Lezhë 4/13 re shi
Dibër -2/5 re borë
Durrës 6/13 re shi
Tiranë 3/12 re shi
Elbasan 1/11 re shi
Berat 0/12 re shi
Vlorë 6/13 re shi
Korçë -2/7 re borë
Gjirokastër -1/10 re shi borë
Sarandë 6/14 re shi
/atsh

Ja si parashikohet të jetë moti në vijim Read More »