Lajmi i fundit

Vlonjati ofron ndihmën e tij: ‘Meqënese e ndjej veten shumë mirë me imunitet të fort.Jam i gatshëm të ndihmoj si vullnetar…’

Qytetari nga Vlora Arben Abazaj ofron ndihmën e tij si vullnetar në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi ynë për shkak te virusit covid-19.

“Jam i gatshem te ndihmoj si vullnetar nese do duhej te ndihmoheshin njerezit ne nevoje ne keto raste!’- shkruan qytetari në faqen e tij në facebook.

Statusi:

Meqenese e ndjej veten shume mire me imunitet te fort, po ashtu edhe te gjitha analizat, perfshi edhe checkup, me nxoren shume mire ne te gjitha organet, ( para dy muajsh te kryera), jam i gatshem te ndihmoj si vullnetar nese do duhej te ndihmoheshin njerezit ne nevoje ne keto raste!

Uroj qe dikush nga autoritetet ta lexoje!
Deri me tani ka folur vetem kryeministri dhe me ate jemi marre, virusi ende s’ka folur, nuk di nese do kemi po kaq vullnet e humor kur virusi te flas vertet!

K.A
@laberianews

Vlonjati ofron ndihmën e tij: ‘Meqënese e ndjej veten shumë mirë me imunitet të fort.Jam i gatshëm të ndihmoj si vullnetar…’ Read More »

Rama: Po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia, deri kur kjo luftë të mbarojë”.

“Nuk mund të presim më ndërgjegjësimin e asaj pakice që vazhdon sfidon rregullat, duke vënë në rrezik shumë serioz veten dhe të tjerët. Pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me vajtje-ardhjet për shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët e tyre. Ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë”, tha Rama.

Ai theksoi se “të gjitha bashkitë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Shërbimin Social Shtetëror dhe Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë së Informacionit, janë në punë për planin e mbështetjes në shtëpi të pensionistëve kryefamiljarë në çdo qytet”.

“I lutem çdo biri dhe bije prindërish të moshuar, bëni të pamundurën të mbani në shtëpi babain e nënën tuaj, gjyshin e gjyshen e fëmijëve tuaj! T’i lesh të dalin është njësoj si t’u hapësh derën të shkojnë për të marrë pjesë në një bombardim! O Zot çfarë sikleti ta thuash: Mos u jepni dorën dhe rrini tek dera në distancë kur u çoni ushqimet apo ilaçet në shtëpinë e tyre më vete”, tha Rama.

Po ashtu, ai tha se “kudo ku e keni të mundur në shtëpitë tuaja, mbajini në dhomë më vete”.

“Që t’i përqafojmë fort nesër dhe t’i kemi sa më gjatë pranë nesh, duhet t’i izolojmë sot nga çdo kontakt i mundshëm, me botën po e po, por edhe me vetë ne, që as dorën nuk duhet t’u japim dhe as pragun nuk duhet t’ua shkelim kur u çojmë ushqimet a ilaçet tek dera”, tha ai.

Ndjesë 1.000.000 herë, tha Rama duke shtuar se “kjo ishte më e vështira që duhet të nxirrja nga goja dhe s’do doja kurrë të isha unë që duhet ta bëja këtë, por s’kam si ta mbaj për vete, kur s’ka absolutisht as edhe një rrugë tjetër”.

“Kur themi frikë jo, kujdes po, fjala kujdes në këtë luftë ka fytyrën e prindërve tanë”, tha ai./atsh

Rama: Po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia Read More »

Rama: Pas orës 18.00 ndalohet lëvizja me këmbë në gjithë territorin, gjoba edhe për ata që ulen në parqe

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “duke nisur nga sot, çdo ditë në vijim pas orës 18.00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”.

“Nga nesër, me urdhër të Ministres së Shëndetësisë do të hyjnë në fuqi gjoba edhe për këmbësorët dhe për ata që ulen në parqe apo mjedise të tjera të hapura. Ndjesë 1000 herë, po s’ka rrugë tjetër për ta fituar këtë luftë, ku askush përveç atyre që shërbejnë në strukturat kritike të shtetit dhe atyre që punojnë në hallkat themelore të zinxhirit ekonomik të vendit, nuk duhet të dalë nga shtëpia përveçse për nevojat bazë të furnizimit me ushqim apo ilaçe”, tha Rama.

Ai theksoi se “shëtitjet nuk janë domosdoshmëri jetike në këtë kohë lufte dhe uljet nëpër parqe janë të palejueshme”.

“Më shani e talluni me mua sa të doni, s’ka asnjë problem, po mos diskutoni dhe aq më keq thyeni rregullat! Frikë aspak, po kujdes po! Deri në fund! Kjo nuk është lojë kukafshehthi që mbaron kur duam ne, po luftë që ne do ta fitojmë vetëm duke i bërë me vullnet të hekurt të gjitha këto që nuk duam”, tha Rama./atsh

Rama: Pas orës 18.00 ndalohet lëvizja me këmbë në gjithë territorin, gjoba edhe për ata që ulen në parqe Read More »

Pensioni në shtëpi/Posta Shqiptare: Kontaktoni në dy numrat 0692285591 dhe 0694316998 për çdo paqartësi

Posta Shqiptare publikoi 2 numra kontakti për të gjithë pensionistët në qarkun e Tiranës.

Në këto dy numra kontakti, pensionistët mund të kontaktojnë në rast se kanë paqartësi apo kërkojnë ndonjë informacion sa i përket shpërndarjes së pensioneve në shtëpi.

Për të shmangur prekjen nga COVID-19 për pensionistët, si grupmosha më e riskuar, qeveria përmes një akti normativ vendosi dërgimin në shtëpi të pensioneve, duke shmangur kështu radhët në sportele.

“Të gjithë pensionistët e qarkut Tiranë, përveç informacioneve të afishuara në zyrat postare dhe në faqen zyrtare të Postës Shqiptare, për çdo informacion apo paqartësi në lidhje me shpërndarjen e pensioneve në adresë, mund të kontaktojnë në numrat e kontaktit të Filialit të Postës Tiranë: 0692285591 dhe 0694316998”, njoftoi Posta Shqiptare./atsh

Pensioni në shtëpi/Posta Shqiptare: Kontaktoni në dy numrat 0692285591 dhe 0694316998 për çdo paqartësi Read More »

Të prekurit nga COVID-19/ Në vigjilje të javës që ngre furtunën, 20 të shtruar në spital

Kryeministri Edi Rama ndau disa statistika të të prekurve me COVID-19 në Shqipëri, ndërsa theksoi se jemi në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën.

“Sot, në vigjilje të javës që sipas të gjitha statistikave ngre furtunën kemi të shtruar 20 motra e vëllezër, nga të cilët: 10 janë të moshës 60-85 vjeç; 6 janë të moshës 50-60 vjeç
4 janë të moshës 30-49 vjeç”, tha Rama.

Kryeministri informoi se vetëm 3 prej të shtruarve janë në reanimacion dhe 1 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar. Ai tha se “të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme dhe 3 nga këta shfaqin shenja inkurajuese përmirësimi”.

“Zoti u dhëntë mjekëve e infermierëve që kujdesen për ta të gjithë forcën e frymëzimin që u duhet dhe lutjet tona lehtësofshin rrugën e kthimit në jetën normale të çdonjërit prej të shtruarve”, tha Rama./atsh

Të prekurit nga COVID-19/ Në vigjilje të javës që ngre furtunën, 20 të shtruar në spital Read More »

Videomesazhi emocionues nga Rama: Sot jemi një për njëri-tjetrin, për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama u thotë “Mirëmëngjes!” të gjithë shqiptarëve me këngën hit “Po ku ka si ty, moj Shqipëria ime”, interpretuar nga bilbili i muzikës shqiptare Vaçe Zela.

“SOT JEMI NJË PËR NJËRI-TJETRIN PËR SHQIPËRINË”, ky është mesazhi i kurajos dhe besimit që përcjell Kryeministri Edi Rama në këtë situatë të pazakontë krijuar nga pandemia e koronavirusit COVID-19./atsh

Videomesazhi emocionues nga Rama: Sot jemi një për njëri-tjetrin, për Shqipërinë Read More »

Vlorë – Asnjë rast me covid-19/ Natë e qetë në urgjencë, kufizoni në ekstrem lëvizjet

Asnjë rast me koronavirus nè qytetin e Vlorës deri tani.

Këtë bèn tè ditur Drejtoresha e spitalit Bruna Mersini e cila nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj facebook shkruan:

‘Miremengjes.Nate e qete, ne urgjence, ,por eshte detyrim i githsecilit nga ne te kuptoj qe jemi ne nje lufte,qe armiku i padukshem ka hyre ne qytet sepse jemi qytet me numer te larte udhetaresh nga vendet e prekura ,Kufizoni ne ekstrem levizjet’ – Shkruan drejtoresha e spitalit.

Statusi i plotë:

Miremengjes.Nate e qete, ne urgjence🙏, ,por eshte detyrim i githsecilit nga ne te kuptoj qe jemi ne nje lufte,qe armiku i padukshem ka hyre ne qytet sepse jemi qytet me numer te larte udhetaresh nga vendet e prekura 🚫,Kufizoni ne ekstrem levizjet, nese arrijme te kontrollojme levizjet edhe higjenen jemi duke e carmatosur virusin. 💪Ekipet e urgjences jane perballe armikut, te paret, ndihmojini ata 🙏duke i telefonuar, vetem nese ju keni kolle te thate te menjehershme, temperature edhe veshtiresi ne frymemarje. Ndergjegjesimi qytetar eshte aleati me i madh i mjekeve❗ Bashke ja dalim📌As pulebardhat se braktisin detin kur eshte i trazuar,,, me thone infermieret e urgjences💪

M.A
@laberianews

Vlorë – Asnjë rast me covid-19/ Natë e qetë në urgjencë, kufizoni në ekstrem lëvizjet Read More »

Policia Ushtarake në terren, Xhaçka: Qëndroni në shtëpi, ndihmoni djemtë tanë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka shpërndarë mesazhin sensibilizues të Forcave të Armatosura, që janë bashkuar Policisë së Shtetit në kuadër të masave të marra nga qeveria pë parandalimin e COVID 19.

Ministrja Xhaçka duke shpërndarë foto nga puna e Policisë Ushtarake, thekson se qytetarët duhet të qendrojnë në shtëpi, pasi kështu do ndihmonin edhe më shumë ata që janë në krye të detyrës.

“Qëndroni në shtëpi! Ndihmoni djemtë tanë në krye të Detyrës! Frikë jo, kujdes po!”,- theskon Xhaçka.

Qeveria shqiptare sot ka mirtuar dhe aktin normativ që parashikon dënime të ashpra për ata që nuk respektojnë kufizimet në lëvizjve, sipas masave të marra nga qeveria në kuadër të minimizimit të përhajes së Koronavorusit të ri, COVID 19./atsh

Policia Ushtarake në terren, Xhaçka: Qëndroni në shtëpi, ndihmoni djemtë tanë Read More »