Lajmi i fundit

30% e të prekurve me COVID-19 deri tani rezultojnë të shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra, rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.

Zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli u shpreh se “në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID- 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive’

Sipas shifrave të bëra publike prej saj, në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë. /atsh

30% e të prekurve me COVID-19 deri tani rezultojnë të shëruar Read More »

“Sa blejnë një maskë, të blejnë një bukë”, nisma e Ardiana Handraj artizanes nga Shkodra që qep maska falas

Ardiana Handraj, një artizane dhe rrobaqepëse në Shkodër ka marrë përsipër të qep maska falas, me moton, “Sa blejnë një maskë, të blejnë një bukë”.

Deputetja e Partisë Socialiste e qarkut Shkodër, Senida Mesi, ka pasqyruar nismën e zonjës Ardiana Handraj, e cila në këto kohë të vështirë të COVID-19, ka ndërmarrë një nisëm për t’u marrë shembull, duke qepur maska dhe duke i dhënë ato falas.

“Përshëndetje miq! Në këtë situatë të vështirë për të gjithë, duke u përballuar me virusin COVID-19, ç’mund të themi për gratë e vajzat në biznes dhe ato në linjën e parë të frontit, ato që sakrifikojnë çdo ditë për një familje e shoqëri më të mirë?”,- thekson Mesi

“Dua të promovoj punën dhe vlerësoj sakrificën e grave dhe vajzave në këtë periudhë por jo vetëm! Bëhu pjesë dhe ti e kësaj nisme dhe më shkruani! Do e filloj me Ardianën, një artizane dhe rrobaqepëse në Shkodër! Ajo ka marrë përsipër të qepë maska falas për ato që kanë nevojë. “Sa blejnë një maskë, të blejnë një bukë”- thotë ajo! Respekte për idenë dhe kontributin Ardiana Handraj!”,- tha Mesi./atsh

“Sa blejnë një maskë, të blejnë një bukë”, nisma e Ardiana Handraj artizanes nga Shkodra që qep maska falas Read More »

Babai i kriminologjisë shqiptare feston 100-vjetorin, Xhafaj: Ishim me fat që patëm pedagogë si ju

I njohur si babai i kriminologjisë shqiptare, Prof. Ismet Elezi festoi sot 100-vjetorin e tij të lindjes.

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj i cili ka qenë dhe kryetar i Komisionit të Posaçëm për ndryshimet Kushtetuese thekson se, “Prof. Elezi është shkencëtari, pedagogu, juristi i shkëlqyer, edukator dhe shembull frymëzimi për sa e sa breza juristësh në këtë vend.

“Një lajm i bukur sot. Prof.Ismet Elezi mbushi plot 100 vjeç. Një shekull! Një jetë! Shkencëtari, pedagogu, juristi i shkëlqyer, edukator dhe shembull frymëzimi për sa e sa breza juristësh në këtë vend”, shprehet Xhafaj.

“Për 10 vjet Sekretar Shkencor i Universitetit të Tiranës, që nga krijimi i tij. Njeriu që konsolidoi shkencën e së drejtës penale në këtë vend, që krijoi dhe drejtoi prej 20 vjetësh Byronë Juridike në qeveri, mbi 50 vjet pedagog, autor i dhjetëra teksteve, librave dhe punimeve shkencore. Faleminderit dhe Urime Profesor! Sa me fat ishim që patëm pedagogë si ju”, tha Xhafaj në mesazhin e tij të urimit./atsh

Babai i kriminologjisë shqiptare feston 100-vjetorin, Xhafaj: Ishim me fat që patëm pedagogë si ju Read More »

Shqipëria e dyta në rajon me numrin më të lartë të të shëruarve, Rama: S’do lejojmë askënd të sabotojë çfarë kemi arritur deri këtu

Pas Sllovenisë, Shqipëria njeh përqindjen më të lartë të pacienteve të shëruar nga COVID-19 ndërsa përqindjen më të ulët në numrin e të vdekurve e ka vendi ynë, me vetëm 6% për 1 milion banorë.

Referuar bilancit paraprak të publikuar nga Kryeministri Rama, ai thekson ndër të tjera se “bilanci i luftës bëhet në fund. Nuk do të lejojmë askënd të sabotojë çfarë kemi arritur deri këtu”.

Sllovenia njeh me 35% për 1 milion banorë numrin e të shërurave në raport me 11% të vdekjeve prej COVID-19.

Përqindja e të vdekurve në Shqipëri është 6% ndërsa i pacientëve të shëruar 33%.

Kroacia me 3% lidhur me numrin e vdekjeve dhe 23% atë të të shëruarve prej COVID-19.

Mali i Zi me 3.17% lidhur me numrin e të vdekurve dhe 1,5% atë të të shëruarve.

Maqedonia me 6% për numrin e të vdekurve dhe 10% atë të shëruarve.

Serbia shënon 5,57% lidhur me numrin e vdekjeve për 1 milion banorë dhe 7,7% atë të të shëruarve.

Greqia njeh 6,3% numrin e të vdekurve në raport me 7,3% numrin e të shëruarve./atsh

Shqipëria e dyta në rajon me numrin më të lartë të të shëruarve, Rama: S’do lejojmë askënd të sabotojë çfarë kemi arritur deri këtu Read More »

Ahmetaj: Ja kategoritë që përfitojnë nga masa lehtësuese për qiratë

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj tha sot se përfitojnë nga masat lehtësuese për qiratë, individët që u është pezulluar puna për shkak të COVID-19, studentë që kishin një kontratë qiraje para shpalljes së gjendjes jashtëzakonshme dhe persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit.

Ahmetaj shprehet se “të gjithë qytetarët dhe bizneset e vegjël që përfitojnë nga masa lehtësuese për qiratë janë individët të cilëve i është pezulluar/ndërprerë marrëdhënia e punës si pasojë e gjendjes së shaktuar nga COVID-19 dhe kanë kontratë qiraje; studentë të cilët kishin një kontratë qiraje, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë”.

Po ashtu Ahmetaj tha se përfitues janë, “persona fizikë apo juridikë me të ardhura deri në 14 milionë lekë në vit, të cilët kanë kontratë qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19”. /atsh

Ahmetaj: Ja kategoritë që përfitojnë nga masa lehtësuese për qiratë Read More »

Manastirliu jep lajmin e mirë: Nënë Veziko nga Vlora shërohet pas 14 ditëve

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar foton e daljes nga Spitali Infektiv të Nënë Vezikos, 80 vjece nga Vlora

Manastirliu shprehet se Nënë Veziko ishte në gjendje të rëndë me Covid-19, me vështirësi më frymëmarrje, por u shërua, pas një kujdesi intensiv në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Postimi i ministres të Shëndetësisë Ogerta Manastirliu:

Nënë Veziko u shtrua në spitalin infektiv 14 ditë më parë, me #COVID19, në gjendje shumë të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje. Pas disa ditësh në terapi intensive, (CPAP) falë trajtimit me terapi mjekimi bashkëhore, 80-vjeçarja nga Vlora sot kthehet në shtëpi, e #shëruar🙏🏼

#FORCA ekipit të Infektivit

Manastirliu jep lajmin e mirë: Nënë Veziko nga Vlora shërohet pas 14 ditëve Read More »

Lajmi i mirë: Edhe 10 të shëruar nga COVID-19, 99 në total

Gjatë 24 orëve të fundit 10 pacientë janë shëruar duke e çuar në 99 numrin e të shëruarve nga COVID-19.

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, tha në komunikimin për mediet theksoi se ”lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 10 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 99”.

Dervishi tha se “vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuar pozitivë”.

Mes të shëruarve sot është edhe profesor Dhimitër Kraja, i cili iu përgjigj i pari thirrjes për t’u rikthyer në shërbim, për të ndihmuar kolegët në kurimin e pacientëve të infektuar me COVID-19. /atsh

Lajmi i mirë: Edhe 10 të shëruar nga COVID-19, 99 në total Read More »

Profesor Xhaxho i prekur nga COVID-19/ Shehu: Dhe nga shtrati i spitalit do të vazhdojë të japë kontribut

Profesor Roland Xhaxho është një tjetër mjek i prekur nga COVID-19, i cili është shtruar sot në repartin infektiv.

Ish-deputeti i PD dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i ka uruar shërim të shpejtë profesor Xhaxhos.

“I dashur Landi të urojmë shërim të shpejtë! Kolegu, miku i ngushtë, reanimatori i talentuar, novator i veccantë e pedagogu njerëzor Prof. Roland Xhaxho, është shtruar sot në repartin infektiv i prekur nga ky virus”, ka shprehur Xhaxho.

“Mbasi ka qenë gjatë gjithë kësaj periudhe person kryesor në përshtatjen e shërbimeve të reanimacionit për përballjen me këtë epidemi, siç duket do t’i duhet të “pushojë” disa ditë, tashmë si pacient i përkohshëm”, ka thënë Shehu.

“Megjithëse jam i bindur se dhe nga dhoma apo shtrati i spitalit do të vazhdojë të japë kontributin e tij të çmuar me dijet, energjitë e optimizmin e përhershëm. Shërim të shpejtë aty midis kolegësh”, ka theksuar Shehu./atsh

Profesor Xhaxho i prekur nga COVID-19/ Shehu: Dhe nga shtrati i spitalit do të vazhdojë të japë kontribut Read More »