Lajmi i fundit

Rama: Falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës së qytetarëve, kemi rënie graduale të shtrimeve në spitale

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës së shkëlqyer të qytetarëve, në 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore COVID”.

“Shumë e rëndësishme: falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës suaj të shkëlqyer, 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve në mjediset spitalore COVID”, iu drejtua Rama qytetarëve.

Rama tha se “ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur”.

Po ashtu, Kryeministri tha se duhet të vazhdojmë kështu, me durim të madh, sepse armikun e kemi pas çdo porte”.

“Po vazhduam kështu do të dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë, më të mirë, më të fortë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike”, tha ai./atsh

Rama: Falë masave të shpejta e të forta dhe rezistencës së qytetarëve, kemi rënie graduale të shtrimeve në spitale Read More »

Efektivët e Forcave të Armatosura në vijën e parë të betejës me COVID-19

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka shprehur sot mirënjohjen për efektivët e Forcave të Armatosura të cilët janë në terren në patrullimin në komunitet.

Balla tha se Forcat e Armatosura janë në vijën e parë në betejë me COVID-19.

“Mirënjohje vajzave dhe grave efektive të Forcës së Armatosur, të cilat janë në terren si pjesë e patrullimit në komunitet, për sakrificën dhe kontributin e tyre dhe të gjithë efektivëve dhe mjekëve të Forcës së Armatosur, shumë prej të cilëve janë sot në vijën e parë të betejës me COVID-19. Krenar për Forcat e Armatosura”, tha ai. /atsh

Efektivët e Forcave të Armatosura në vijën e parë të betejës me COVID-19 Read More »

15 pacientë të tjerë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, shkon në 131 numri në total

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.

Shifrat janë bërë publike nga shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino e cila në komunikimin për mediet.

‘Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar’-tha Bino.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë. /atsh

15 pacientë të tjerë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, shkon në 131 numri në total Read More »

Kurti: Prilli, vendimtar në luftën ndaj Covid-19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti mëngjesin e së martës e ka nisur ditën në komunën e Gjilanit.

Bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministren e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi u priten nga kryetari, Lutfi Haziri në Shtabin Emergjent të Gjilanit. Aty u njohën nga afër për gjendjen dhe masat e ndërmarra nga komuna në parandalimin e pandemisë COVID-19.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se muaji prill është vendimtar për të dalë nga kriza shëndetësore pandemike.

Ai theksoi gatishmërinë dhe vullnetin për të shtyrë në kohë sa më shumë lakoren e shpërndarjes së COVID-19.

“Jemi të gatshëm, të interesuar të vullnetshëm që këtë lakoren e shpërndarjes së Covid 19 të shtyjmë sa më shumë në kohë. Ngritjen e saj të bëjmë sa më të pakët në mënyrë që të parandalojmë këtë pandemi që iu mori jetën tre qytetarëve. Organizimi ynë, edhe qendror, edhe lokal, është shembullor dhe këtë po e thonë edhe të tjerët. Duhet të vazhdojmë edhe në muajin prill. Sepse muaji prill është muaj vendimtar që nga kjo krizë shëndetësore të dalin sa më shpejt dhe sa më pak dëme”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se falë koordinimit ndërinstitucional kanë arritur të menaxhojnë rastet në komunën që ai drejton.

Ai u shpreh se i ka paraqitur gjitha kërkesat e komunës, kryeministrit në detyrë, Kurti.

“Në 15 rastet që i kemi menaxhuar deri tash tre i kemi të shëruar, e njoftova kryeministrin. Tendenca është në rënie e kemi lokalizuar dhe po e menaxhojmë këtë infeksion në vendet ku është gjetur deri tani… Problemet shtesë veçse i nënvizova. E njoftova kryeministrin se Gjilani e ka një problem prej qershori të vitit të kaluar për thatësinë e ujit. Jemi që 10 muaj me problemin e furnizimit me ujë. Në kushtet ku kërkohet higjienë qytetarët e Gjilanit e kanë një problem”, tha ai.

Kryeministri në detyrë, theksoi se ka mbajtur të gjitha shënimet.

“Unë edhe kam dëgjuar me kujdes dhe kam mbajtur shënime”, tha ai.

Kurti mes tjerash në Gjilan foli edhe për masat e kufizimit të lëvizjes, derisa bëri të ditur se sot gjatë mbledhjes së qeverisë pritet te merret një vendim i ri për kufizimin e lëvizjes.

“Lidhur me atë se si do të vazhdohet me masat në vijim. Në mënyrë që të kemi kufizimin e lëvizjes. Sepse lëvizja e njerëzve potencialisht është lëvizje e virusit. Por në anën tjetër të krijojmë hapësirë për bizneset tona”, tha ai./KosovaPress/

Kurti: Prilli, vendimtar në luftën ndaj Covid-19 Read More »

“Leje për dalje”/ Karçanaj për ATSH-në: Në total janë lëshuar 707 167 autorizime, nga java e ardhshme qytetarët 90 minuta për të bërë pazar

“Nga data 29 mars, kur nisi zbatimi i shërbimit elektronik “Leje për dalje” në total janë lëshuar 707 167 autorizime, ndërkohë që shifrat çdo ditë e në rritje tregojnë se qytetarët besuan në portalin e-Albania dhe në procedurën e thjeshtë të përdorimit të këtij shërbimi”, deklaroi sot në një intervistë për ATSH-në, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj.

Karçanaj sqaroi se duke nisur nga java e ardhshme, qytetarët do të kenë në dispozicion plot 90 minuta për të bërë pazar apo për shërbesa të tjera.

Por, ajo theksoi se “e pandryshueshme do të mbetet procedura për aplikimin për “Leja për dalje”, e cila do të vazhdojë të bëhet në dy forma, si deri më tani: përmes aplikimit online në portalin e-Albania apo me sms të thjeshtë në numrin 55155, për ata që nuk kanë internet apo smartphone”.

Duke folur për statistikat, ajo u shpreh se vetëm për ditën e sotme kanë aplikuar në total 58 845 qytetarë, prej të cilëve 38 293 aplikime janë bërë përmes e-Albania dhe 20 554 aplikime janë bërë me SMS.

Po ashtu, Karçanaj tha se në total janë bërë 707 167 aplikime, prej të cilave 458 600 leje janë dhënë nga portali e-Albania dhe 248 569 leje me SMS.

“Vetëm 24 orë pas njoftimit publik nga ana e Kryeministrit Edi Rama, se qytetarët do të duhet të aplikonin për të bërë pazar apo për shërbesa të tjera të domosdoshme janë regjistruar mbi 22 500 kërkesa, të cilat kanë marrë përgjigje në kohë reale përmes konfirmimit online në e-mail apo në telefon. Shifër rekord, që dëshmon padiskutim sesi qytetarët e përqafuan menjëherë këtë shërbim elektronik, megjithëse i ri, ende i panjohur për ta”, tha ajo.

Megjithë shqetësimet e tyre momentale apo pikëpyetjeve duke mos u treguar të vëmendshëm ndaj udhëzimeve të stafit të e-Albania për mënyrën e saktë të aplikimit online, Karçanaj shprehu bindjen se shifrat çdo ditë e në rritje tregojnë se qytetarët besuan në portalin e-Albania dhe në procedurën e thjeshtë të përdorimit të shërbimit “Leje për dalje”, ku aplikimet edhe sot janë më shumë se dyfish më të larta sesa aplikimet me sms.

Ajo tha se “këto janë fakte, që dëshmojnë se qytetarët jo vetëm janë ambientuar me aplikimin online në e-Albania, por edhe e kanë mirëpritur atë”. /atsh

“Leje për dalje”/ Karçanaj për ATSH-në: Në total janë lëshuar 707 167 autorizime, nga java e ardhshme qytetarët 90 minuta për të bërë pazar Read More »

Masat kundër COVID-19/ Zgjatet në 90 minuta orari për pazarin, do lejohet edhe makina private

Qeveria do të vijojë me masat për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve ndaj COVID-19.

Kryeministri Edi Rama, njoftoi sot, për mundësinë e disa masave lehtësuese që, siç tha ai, “do të jenë me pikatore”.

“Do të hapim pak orarin e lëvizjes për pazar në 90 minuta dhe kryerja me automjet privat e pazarit do të jetë e mundur”, – tha Rama.

Por sigurisht, theksoi Kryeministri me respektimin e rregullave dhe me sanksione të forta që shkojnë me heqjen e lirisë deri në disa vite, me konfiskim të makinës në po aq vite. /atsh

Masat kundër COVID-19/ Zgjatet në 90 minuta orari për pazarin, do lejohet edhe makina private Read More »

Distancimi social/ Pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha ose semaforët, ndëshkime për shkelësit

Kryeministri Edi Rama përgëzoi sot bashkinë e Elbasaniit për masat e marra në ruajtjen e distancimit social mes njerëzve në radhë, ndërsa u shpreh se “ky do të jetë standardi kudo dhe pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t’i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre.

Rama tha se deri kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush.

“Deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush”, tha ai./atsh

Distancimi social/ Pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha ose semaforët, ndëshkime për shkelësit Read More »

Rama: Vetëm disiplinimi i plotë këtë javë, na hap shtegun për lehtësimet me pikatore

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zbatimi me rigorozitet i masave për frenimin e përhapjes së COVID-19 mund të na lejoje hapjen e shtegut për lehtësime në lëvizje, ndërsa paralajmëroi rritje të ndëshkimeve për shkelësit.

Rama publikoi foto të tregut në Kombinat në Tiranë, ku bashkia ndërhyri duke vendosur një sistem të ri dezinfektimi në hyrje daljet e tregut, me qëllim ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Mirë, vetëm disiplinimi i plotë këtë javë na hap shtegun për lehtësimet me pikatore. Brenda ditës sot, gati rritja e ndëshkimeve, që i hap rrugë lehtësimeve shkallë-shkallë në vijim”, deklaroi Kryeministri Rama.

Nisur nga pamjet e javës së shkuar, ku shfaqej një mungesë ndërgjegjësimi dhe zbatimi të rregullave në tregjet e kryeqytetit, ditën e sotme vihet re prezencë e forcave ushtarake dhe efektivëve të policisë, veçanërisht në tregun e Kombinatit.

Sot tregu i Kombinatit është hapur për blerësit me rregullat e reja të vendosura.

Qytetarët qëndrojnë tek rrathët e verdhë që shërbejnë për të ruajtur distancë.

Ka vetëm një hyrje dhe një dalje. Në hyrje të tregut qytetarëve u kërkohet autorizimi që kanë marrë leje për të dalë nga shtëpia dhe më pas i nënshtrohet dezinfektimit te tuneli.

Pasi përfundojnë pazaret, në dalje qytetarët i nënshtrohen sërish procesit të dezinfektimit. /atsh

Rama: Vetëm disiplinimi i plotë këtë javë, na hap shtegun për lehtësimet me pikatore Read More »