Lajmi i fundit

26 të shëruar në 24 orët e fundit, Manastirliu: Lajm inkurajues, numri i të shëruarve e ka kaluar numrin e të infektuarve aktivë

Në 24 orët e fundit janë shëruar 26 persona nga COVID-19, gjysma e të cilëve janë në Shkodër.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila e cilëson një lajm inkurajues.

“26 të shëruar në 24 orët e fundit, gjysma e të cilëve janë në Shkodër. Lajmi inkurajues është se numri i të shëruarve prej 5 ditësh e kaluar numrin e të infektuarve aktivë”, – tha Manastirliu. /atsh

26 të shëruar në 24 orët e fundit, Manastirliu: Lajm inkurajues, numri i të shëruarve e ka kaluar numrin e të infektuarve aktivë Read More »

Riatdhesimet/ Qeveria mbulon 2/3 e shpenzimeve në strukturat e hotelerisë ku karantinohen

Kryeministri Edi Rama foli sot edhe për riatdhesimet, ndërsa theksoi se qeveria do të paguaj 2/3 e shpenzimeve në strukturat e hotelerisë ku ata do të karantinohen dhe do të vendosim personelin shëndetësor duke krijuar kushtet antiCOVID-19.

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Rama tha se “ne ia kemi dalë të mos bëjmë asnjë gabim deri tani”.

“Dëgjojmë që këta të riatdhesuarit t’i çojmë të punojnë tokën. Dëngla. Sepse nuk është as dëshira as një imagjinatë e lindur nga dëshira për t’i shtrënguar njerëzit që na detyron për hir të shëndetit e mbrojtjes së jetës t’i karantinojmë, por janë faktet me të cilat ne përballemi çdo ditë, duke marrë çdo ditë informacion për gjithçka ndodh në të gjitha vendet e planetit çdo ditë. Ne ia kemi dalë të mos bëjmë asnjë gabim deri tani”, tha Rama.

Ai solli në vëmendje shembullin e Singaporit që dëshmoi se si riatdhesimet sollën një valë të re të infektuarish. “Singapori është shembulli më fantastik në valën e parë, por kur riatdhesimi i mbi 500 studentëve solli një valë të dytë infektimesh”, tha Rama.

“Po ju them edhe diçka, nuk dua të kthehem shumë në kohë por në kohën kur ikën nga qeveria ata që sot dalin e qajnë hallin e të varfërve dhe atyre me ndihmë ekonomike, i detyroheshin atyre 45 milionë dollarë që nuk ia kishin dhënë fare dhe nuk kishte fare as pandemi as tërmet, ishte thjesht pandemia dhe tërmeti i mënyrës se si funksiononin ata, plus edhe gjithë ato detyrime për të përmbyturit në Shkodër”, tha Rama.

Ndërkohë, Kryeministri theksoi se ndihma 50 milionë euro e dhënë nga BE për të përballuar situatën në sistemin shëndetësor, nuk janë para që futen në qese, por janë një fond që do të disbursohet deri në mars të vitit tjetër. Akoma nuk ka ardhur transhi i parë 4 milionë euro, nuk ka asnjë qindarkë të huaj deri tani në këtë proces, zero. Janë përballuar nga buxheti i shtetit deri tani”, tha Rama. //atsh

Riatdhesimet/ Qeveria mbulon 2/3 e shpenzimeve në strukturat e hotelerisë ku karantinohen Read More »

Harta e të prekurve me COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Fier, Kavajë, Shkodër dhe Korçë, raste edhe në Mallakastër

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë edhe në Mallakastër dhe zgjeruar në Tiranë, Kukës, Fier, Kavajë, Shkodër dhe Korçë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se “është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

MSHMS u ka kërkuar qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. ‘Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40’-informon ministria e Shëndetësisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 241 raste

– Durrës 42 raste

– Lushnje 6 raste

– Elbasan 16 raste

– Fier 35 raste

– Kavajë 9 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 19 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 83 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 13 raste

– Krujë 7 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

– Kukës 9 rast

-Mallakastër 1 rast/atsh

Harta e të prekurve me COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Fier, Kavajë, Shkodër dhe Korçë, raste edhe në Mallakastër Read More »

Asnjë i prekur me COVID-19 në burgjet e vendit

Në asnjë institucion të vuajtjes së dënimit në vendin tonë nuk ka të infektuar me koronavirus.

Shefja e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino theksoi se “nuk ka asnjë të burgosur të sëmurë me COVID-19 në burgun e Recit dhe në asnjë burg të vendit tonë. Personeli në burgje, kemi pasur raste siç kemi komunikuar edhe më parë dhe ky numër nuk ka ndryshuar’

Bino ka sqaroi se Instituti i Shëndetit Publik ka qënë i përgatitur me tampona qëkur nisi historia e sëmundjes në Kinë.

“Ne kemi pasur tampona që në fillim, jo vetëm tampona por edhe kite reagent për testin me pcr pra për testin molekular të këtij virusi pasi jemi përgatitur qëkur filloi historia e sëmundjes në Kinë dhe mës pas janë blerë nga ministria e Shëndetësisë”, u shpreh ajo.

Lidhur me infektimet në fshatra të Tiranës, Bino u shpreh se “unë nuk mund të flas për vatra të nxehta por ne kemi kryesisht shpërthime familjare të cilat janë të lidhura me grupe familjesh. Ka pasur edhe në fshatrat e Tiranës por jo një numër të lartë rastesh”. /atsh

Asnjë i prekur me COVID-19 në burgjet e vendit Read More »

Hapen sot prenotimet për riatdhesimin nga Roma/ Qytetari paguan 107 euro për fluturimin dhe ushqimin në karantinë, pjesa tjetër mbulohet nga qeveria

Kryeministri Edi Rama informoi se so “sot hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma”.

Rama tha se “paketa do të jetë 100€ për fluturimin që do të paguhen nga personi dhe 21€ në ditë për akomodimin 14-ditor në hotel, prej të cilave 14€ do të mbulohen nga qeveria për fjetjen e shërbimin me standardet antiCOVID-19, ndërsa vetëm 7€ do të paguhen nga personi për ushqimin”, tha Rama.

“Besoj se kjo paketë është mëse e arsyeshme. E falënderoj Air Albanian dhe operatorët turistikë për mirëkuptimin dhe kontributin e tyre me zemër shqiptare në këtë nisëm aspak të lehtë, për situatën e ndërlikuar që po kalojmë”, tha Rama.

Kryeministri sqaroi se “çmimi i biletës do të variojë sipas destinacioneve, ndërsa pagesa e hotelit karantinë do të jetë fikse për të gjithë natyrisht”. /atsh

Hapen sot prenotimet për riatdhesimin nga Roma/ Qytetari paguan 107 euro për fluturimin dhe ushqimin në karantinë, pjesa tjetër mbulohet nga qeveria Read More »

Tomini: Presim ulje të kurbës javën e dytë të majit

Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, deklaroi sot se “në javën e dytë të majit mund të kemi prezente uljen e kurbës së pandemisë së COVID-19”.

Në një lidhje direkte me një studio televizive, Tomini tha se “gjithçka ngelet duke e parë në vijim në këndvështrimin edhe të masave të lejuara apo të lehtësuara”.

“Jemi përpara projeksioneve dhe parashikimeve dhe ndërkohë ne kemi parashikuar në bazë të përllogaritjeve statistikore ndoshta ulje të kurbës epidemike në javën e dytë të majit. Mund ta kemi prezente uljen e kurbës, por gjithçka ngelet duke e parë në vijim në këndvështrimin edhe të masave të lejuara apo të lehtësuara”, tha ajo./atsh

Tomini: Presim ulje të kurbës javën e dytë të majit Read More »

1 600 mjekë familje asistencë edhe për pacientët me simptoma të lehta që po trajtohen në shtëpi

1 600 mjekë familje po japin asistencë pacientëve me COVID-19 që kanë simptoma të lehta dhe po trajtohen në shtëpi

TIRANË, 15 prill /ATSH/ 90 pacientë të konfirmuar me COVID-19, janë monitoruar për gjendjen e tyre shëndetësore nga mjekët e familjes përmes telefonit gjatë 24 orëve të fundit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën të ditur se, përveç ndjekjes të të sëmurëve kronikë, 1 600 mjekë familje po japin asistencë pacientëve me COVID-19 që kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe po trajtohen në shtëpi.

“Gjatë 24 orëve të fundit mjekët e familjes kanë kryer 2 975 konsulta online me pacientët për barnat me rimbursim dhe këshilla mjekësore, kryesisht për të moshuarit”, shprehet Manastirliu./atsh

1 600 mjekë familje asistencë edhe për pacientët me simptoma të lehta që po trajtohen në shtëpi Read More »

Riatdhesimet/ “Kusht karantinimi në hotel”, Rama: Qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare të jetë optimale

“Ne do të rihapim rrugën e riatdhesimeve siç e kemi bërë publike dhe nuk do të tërhiqemi nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri Rama solli sot shembullin konkret të Singaporit që tregon se pse riatdhesimi në këtë fazë duhet të jetë absolutisht i kontrolluar.

“Singapori u mbajt si shembulli më fantastik i përballjes me epideminë, me numrin më të vogël të të infektuarve e të të vdekurve për numër popullsie. Por gjërat u përkeqësuan kur u lejua riatdhesimi i pak më shumë se 500 studentëve, të cilëve iu kërkua të vetëkarantinoheshin në familje, pa futur në karantinë gjithë familjen. Numri i të infektuarve u rrit ndjeshëm, përmes familjarëve të të riatdhesuarve dhe ky ishte një mësim, jo vetëm për Singaporin po edhe për vendet e tjera, të cilat fillimisht ulën ndjeshëm numrin e të riatdhesuarve, duke i detyruar të karantinohen në hotele dhe pastaj filluan të ndalonin fare riatdhesimet”, tha Rama.

Në këtë drejtim, ai tha se Shqipëria do të rihapë rrugën e riatdhesimeve, por nuk do të tërhiqet nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel.

“Por ju lutem të gjithë atyre të cilët nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të lexojnë, nuk duan të kuptojnë se pse, kjo rrugë është e vetmja dhe s’ka një rrugë tjetër për të mbrojtur popullin e vendin tonë nga një valë e re infektimi, që të paktën, përpara se sa të shajnë e të mallkojnë a thua se kjo është punë qejfi apo dëshire e qeverisë për t’ua vështirësuar riatdhesimin, të të bëjnë edhe një çikë durim derisa ta shohin konkretisht paketën e riatdhesimit”, tha Rama.

Kryeministri siguroi që paketa do të jetë shumë e arsyeshme për ta dhe qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare e riatdhesimit, të jetë optimale brenda kushteve ku po jetojmë e po veprojmë të gjithë.

“Boll me sharje, me akuza, me hesape në hava e me mallkime, sepse kjo është koha që provon se sa di secili të jetë një shqiptar i mirë që sheh përtej hundës së vet dhe që nuk e kthen në argument mllefin apo mosinformimin për atë që flet”, tha Rama./atsh

Riatdhesimet/ “Kusht karantinimi në hotel”, Rama: Qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare të jetë optimale Read More »