Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë jep njoftimin e rëndësishëm për largimin e shqiptarëve në Greqi

Edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë konfirmoi lajmin se pika e kalimit kufitar në Kakavijë do jetë e hapur edhe pas orës 22:00.

Kështu, kufiri do jetë i hapur gjatë gjithë natës deri nesër në orën 22:00.

Gjithashtu, nisur që nga dita e hënë, dt. 17 gusht 2020, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Të gjithë ata shtetas të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:

– Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.

– Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.– Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).

Nënvizojmë se testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratoret e linçesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund ti gjeni në faqen zyrtare: https://shendetesia.gov.al/mbi-njohjen-e-strukturave-jopublike-per-kryerjen-e-testit-rt-pcr/

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit garanton kujdesin maksimal në kontrollet e dokumentacionit të nevojshëm shumë më herët se mbërritja në kufijtë tokësorë në mënyrë që të evitohet pritja e shtetasve në rradhë. /noa.al/

Ministria e Jashtme e Shqipërisë jep njoftimin e rëndësishëm për largimin e shqiptarëve në Greqi Read More »

Ambulanca po tra nsportonte të së murën përplas 10-vjecarin në Kakavijë

Një ngjarje e rëndë me pasojë vd ekjen ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në Kakavijë.

Një ambulancë dyshohet se ka përplasur një fëmijë dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit.

Një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G., që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal në Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./noa.al/

Ambulanca po tra nsportonte të së murën përplas 10-vjecarin në Kakavijë Read More »

Ish- ministri shqiptar bën vaksinën e prodhuar në Rusi: Jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor!

Një ish-ministër shqiptar, bën vaksinën e prodhuar në Rusi, e cila pretendon se është efektive ndaj koronavirusit.

Bëhet fjalë për ish-ministrin e Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka.

Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale, ku informon se krahas tij vaksinën e ka bërë edhe familja e tij.

“Unë dhe familja ime morëm vaksinën ruse për COVID-19 dhe nëse keni frikë se nuk është testuar, e provova dhe jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor”, shkruan Lluka./noa.al

Ish- ministri shqiptar bën vaksinën e prodhuar në Rusi: Jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor! Read More »

Pezullohet nga detyra një punonjës po licie në Kakavijë, tentoi që të kalojë pa radhë disa em igrantë

Është pezulluar nga detyra prej Drejtorit të Policisë së Shtetit një punonjës po licie në Kakavijë.

I identifikuar me inicialet A. Ç, ai tentoi që të kalojë pa radhë disa emigrantë.

Punonjësi i Stacionit të Po licisë Kufitare Kakavijë, duke shpërdoruar detyrën, ka tentuar që të bëjë veprimin e paligjshëm.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Po licisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor ndaj punonjësit të Po licisë, për shkelje të rëndë.

Ndërkohë, për situatën e krijuar pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të Drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin tek homologët e policisë greke, këta të fundit kanë ndikuar në autoritetet shëndetësore greke dhe tashmë ka filluar të rritet lëvizja në drejtim të shtetit grek, pasi është shtuar personeli shëndetësor që kryen testet për COVID-19. /noa.al/

Pezullohet nga detyra një punonjës po licie në Kakavijë, tentoi që të kalojë pa radhë disa em igrantë Read More »

Greqia shtyn deri në 31 gusht kufizimet për hyrjen e shtetasve nga Shqipëria drejt vendit fqinj/Detaje

Greqia ka shtyrë të paktën deri në 31 gusht kufizimet për hyrjen e shtetasve nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Përmes një statusi të Ambasadës Greke në Tiranë, jepen detaje nga rregullat e reja të vendosura nga Qeveria.

Sipas vendimit të qeverisë Greke, i datës 13.08.20 të përjashtuar nga ky kufizim jane: personat qe kanë pasaportë Greke, Kartën e Identitetit të Posaçëm të Homogenit dhe lejen e qëndrimit, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi dhe të gjithë ata që kane marre leje për nevoja absolutisht të nevojshme.

Hyrja e personave të mësipërm bëhet nga pikat kufitare të Kakavijës, prej së cilës lejohet të hyjnë 750 persona në ditë, dhe Kapshticës prej së cilës lejohet të kalojnë 300 persona në ditë, nga 07:00 e mëngjesit deri në ora 23:00, ose me avion (fluturimet Tiranë – Athinë).

Nga e Diela e datës 16.08.2020, nga ora 00:01 e drekës, të gjithë ata që hyjnë në Greqi aplikojnë karantinën 7 ditore që nga ardhja e tyre (duke përjashtuar drejtuesit e kamionëve).

Personat që shkelin karantinën, përveç sanksioneve të parashikuara penale, gjobiten me 5 mijë euro.

Nga 17 gusht deri më 31 gusht, të gjithë ata që hyjnë në Greqi duhet të paraqesin:

1) Testin negativ për COVID-19 (me metodën PCR), i cili duhet të kryhet deri në 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorë publik ose privat të çertifikuar në Shqipëri, (jo i vlefshëm për drejtuesit e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët e lindur nga 2011 e tutje)

2) Vërtetimi i diagnozës në anglisht (në të cilën duhet te jete emri, mbiemri dhe numri i pasaportës / numri i kartës së identitetit të një individi

3) Vërtetim për plotësimin e formularit special PLF, me kod QR (nga adresa e postës elektronike https://travel.gov.gr).

Greqia shtyn deri në 31 gusht kufizimet për hyrjen e shtetasve nga Shqipëria drejt vendit fqinj/Detaje Read More »

Cfarë po ndodh në Kakavijë, radhë të gjata, tensione

Situatë e tensionuar paraqitet ditën e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në të cilën janë krijuar radhë thuajse 20 kilometra.

Emigrantë shqiptarë që presin të kthehen në Greqi, prej orësh tashmë janë bllokuar në trafikun e krijuar, duke sjellë një situatë të tensionuar paraditen e sotme.

Ata kanë zbritur nga mjetet dhe kanë bllokuar rrugën, teksa kërkojunë që të kalojnë kufirin.

Qytetarë të shumtë e kanë gdhirë natën në kufi, pas mbylljes së pikës së kalimit në orën 22.00. Kjo ka bërë që në shenjë proteste ditën e sotme të bllokojnë rrugën, duke mos lejuar asnjë mjet që të kalojë.

Po ashtu ata kanë debatuar me policinë kufitare, duke kërkuar zgjidhje.

Këto ditë është shtuar fluksi i kthimit të emigrantëve, pasi duke nisur nga data 16 gusht të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Greqi, duhet të bëjnë një javë karantinë.

Shkak për vonesat bëhet edhe tamponi që ju merret udhëtarëve në Kakavijë, për të zbuluar nëse janë prekur nga koronavirusi.

Ndërkohë hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në Kakavijë dhe në Kapshticë janë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë.

Pikat e kalimit të hapen për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00. /noa.al

Cfarë po ndodh në Kakavijë, radhë të gjata, tensione Read More »

Rritet papërgjegjshmëria e shoferëve në rrugë/ Nd ëshkime dhe heqje patentash

Gjobat dhe masat e tjera ndëshkuese duket se nuk po ndikojnë në uljen e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga ana e shoferëve.

Dhe këtë e tregojnë shifrat e autoriteteve që flasin për ndëshkime të qindra shoferëve çdo ditë.

Vetëm sot janë ndëshkuar 561 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë, 479 drejtues mjetesh për përdorim të celularit.

235 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 128 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 24 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, 13 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Po ashtu janë ndëshkuar 11 drejtues mjetesh për shkelje të semaforit, 12 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vija të bardha, si dhe 8 drejtues mjetesh që qarkullonin pa kryer kontrollin teknik të mjetit.

Apeli shkon për drejtuesit e automjeteve për t’u treguar të përmbajtur në timon, dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit. /noa.al/

Rritet papërgjegjshmëria e shoferëve në rrugë/ Nd ëshkime dhe heqje patentash Read More »

Presidenti Ilir Meta, kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin ‘Për pronat e paluajtshme të shtetit’

Presidenti Ilir Meta, kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar”.

Kreu i shtetit argumenton se ky ligj, në mënyrë të pashpjeguar dhe arsyetuar, është shqyrtuar me urgjencë brenda 7 ditëve nga Kuvendi.

Sipas tij, nisma që paraqitet si ndërhyrje në legjislacionin në fuqi për forcimin e mekanizmave ligjorë për mbrojtjen e interesit dhe pasurisë publike, në fakt rrezikon të shkaktojë një problematikë në raport me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë.

Meta argumenton se e vetmja çështje që duket se ka marrë vëmendjen më të madhe të qeverisë dhe Kuvendit është rregullimi i marrëdhënieve juridike që shteti ka lidhur apo do të mund të lidhë me persona të tretë për përdorimin e pasurisë pronë publike, tashmë edhe pa një afat të përcaktuar.

Ndërhyrjet e miratuara me ligjin nr. 111/2020, bëjnë që askush të mos jetë tashmë në gjendje të përcaktojë të paktën ligjërisht, nëse një pasuri pronë private e ndodhur në afërsi të bregdetit dhe e përfituar me një nga mënyrat e ligjshme të fitimit të pronësisë, sipas

– ligjit nr. 7501/1911 “Për tokën”,

– legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronës,

– legjislacionit të privatizimit, apo

– një vendimi gjyqësor,

ndodhet ose jo nën regjimin e përcaktuar si pronë publike e patjetërsueshme pjesë e “vijës bregdetare”, si dhe çfarë do të ndodhë me mënyrën e gëzimit të kësaj të drejtë pronësie mbi këtë pasuri, me të gjitha të drejtat që burojnë prej saj.

“Në praktikë ky ligj krijon hapësirën që të ndodhin abuzime të mëdha ashtu si deri më tani, ku për shkak të ndërhyrjeve dhe interesave të ndryshme, gjerësia dhe shtrirja e asaj që konsiderohet si “bregu i detit” të pësojë deformime të mëdha dhe jashtë realitetit, duke krijuar rrezik të shtuar për cenimin e pronës publike apo në raste të tjera, kjo pasuri arbitrarisht t’i nënshtrohet shpronësimit për interes publik”, arsyeton Presidenti.

Ai shton se mbi të gjitha, ky ligj bën një trajtim preferencial dhe jo të barabartë të subjekteve apo individëve që gëzojnë tituj pronësie apo përdorimi mbi pasuri të paluajtshme përgjatë bregdetit shqiptar, në raport me investitorët në këto zona.

Ndërkohë që pronarët që kanë përfituar në mënyrë të ligjshme një titull pronësie me një nga mënyrat e parashikuara nga ligji, trajtohen në pasiguri të plotë për mundësinë e posedimit dhe përdorimit të pronës së tyre në të ardhmen, e cila pas ndërhyrjes me këtë ligj marrin statusin pasuri publike e patjetërsueshme, nënvizon se ligji, tashmë këto prona që i konsideron si me interes publik, bën që të ndryshojnë në fakt thelbësisht destinacioni i tyre nëpërmjet tjetërsimit pa afat në shërbim dhe për interes të enteve private, duke cenuar edhe nivelin e përdorimit masiv të saj nga publiku i gjerë.

“Ky ligj, në vend që të adresojë problematikën e pronave në Shqipëri, thellon edhe më shumë konfliktin social në vend”, thotë në mbyllje kreu i shtetit.

Presidenti Ilir Meta, kthen në Kuvend për rishqyrtim ligjin ‘Për pronat e paluajtshme të shtetit’ Read More »