Lajmi i fundit

6 vite pa Adelajdën, miqtë e ngushtë kujtojnë ish-banoren e ‘Big Brother’ dhe bëjnë dedikimin rrëqethës

Si sot 6 vite më parë, gazetarja dhe ish- banorja e Big Brother Albania, Adelajda Xhamani u nda nga jeta.
Ishte një lajm tragjik ai i mëngjesit të datës 29 tetor 2017, kur të gjitha mediat flisnin për vdekjen në mënyrë të befasishme të 31 vjeçares atë kohë.

Sado që vitet kalojnë kjo mbetet një dhimbje e madhe për familjarët e saj dhe për dy miqtë e ngushtë të Adelës.

E kemi fjalën për Eraldo Rexhon dhe Iva Kalemin, të cilët të dy e kanë kujtuar të ndjerën me nga një postim në Instagram.

Përgjithmonë Adela ❤️

Ike për të qenë gjithmonë me ne 💔🖤
———

Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur 🖤

6 vite pa Adelajdën, miqtë e ngushtë kujtojnë ish-banoren e ‘Big Brother’ dhe bëjnë dedikimin rrëqethës Read More »

Pendohet Elio Bitri! I dyshuari për vrasjen e Arjan Spahisë do rrëfejë gjithçka para prokurorëve belgë

Eljo Bitri, një nga të kërkuarit e dosjes “Plumbi i artë” që u arrestua në dhjetor 2022 në qytetin Leiden të Hollandës, mësohet se i është shtuar listës së personave të penduar të SPAK-ut dhe prokurorisë Belge.

Prej 11 muaj me rradhë ai qëndron në burg, ndërsa të dyja prokuroritë kërkojnë ekstradimin e Bitrit, pasi në Shqipëri akuzohet si pjesëmarës në 7 ngjarje të rënda kriminale.

Ndërsa në Belgjikë, Bitri akuzohet si pjesëmarës në vrasjes e Arjan Spahisë në qytetin e Molenbeek, ngjarje e ndodhur në vitin 2020.

Së fundmi është mësuar se Eljo Bitri, ka pranuar të flasë për llogari të prokurorëve Belgë, të cilët e akuzojnë Bitrin dhe djalin e tezes së tij, Elton Roçi që në Elbasan njihet me nofkën “Fat Katnari”.

Në Belgjikë ndaj Bitrit dhe Roçit është ngritur akuza zyrtare e vrasjes së Arjan Spahiut. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje është shpallur Mikael Qosja, i cili ndodhet në Dubai.

Dëshmia e Bitrit mund ti dërgohet me letërporosi dhe autoriteteve Shqiptare ose prokurorë të posaçëm të SPAK, pritet të udhëtojnë drejt Hollandës, për të marë në pyetje Eljo Bitrin që njihet ndryshe dhe me emrin Bledar Debrova.

Eljo Bitri, në muajin Maj 2022 u shpall në kërkim gjatë operacionit “Plumbi i artë”, pasi emri i tij u përmend nga i penduari Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, si i përfshirë në ngjarjen kriminale të vrasjes së Anxhelo Avdisë, Dorjan Shkozës dhe disa tentative vrasje të tjera e deri tek shkatërimi i pronës me eksploziv.

Njëherësh Bitri, sipas rrëfimit të Dumanit është njeriu negociator që ka çuar Dumanin tek anëtarët e grupit “Çapja” në Elbasan, ku qëllimi ishte për të vrarë Sokol Sanxhaktarin./Shqiperiaime

Pendohet Elio Bitri! I dyshuari për vrasjen e Arjan Spahisë do rrëfejë gjithçka para prokurorëve belgë Read More »

Ishte në lëvizje, makina shpërthen në flakë

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në qytetin e Beratit.

Mjeti, tip kamionçinë ka qenë duke qarkulluar në qytet ndërsa është përfshirë nga flakët, të cilat kanë filluar nga pjesa e përparme e makinës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse dhe efektivë të shumë të cilët kanë mundur të lokalizojnë shpejt flakët e të kryejnë shuarjen e plotë të zjarrit në mjet.

Makina është në pronësi të shtetasit nga Tirana, Fran Kaçorri.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.

Ishte në lëvizje, makina shpërthen në flakë Read More »

Menaxheri: Dhomën Nr.201 e pagoi Albi Ceno, 3 të tjerë hynë tek dera e pasme…

Njeriu që ka porosituar dhe paguar dhomën nr.201 në hotelin “Fjortes” në Vlorë, ku për 40 minuta u përdhunua nga tre meshkuj vajza 26-vjeçare me inicialet D.M, është Albi Ceno.Ky personazh që tashmë ndodhet i arrestuar është njeriu që ka paguar dhomën dhe më pas ka çuar vajzën në katin e dytë, ku ndodhej dhoma e hotelit.

Ndërsa nga dera e pasme e hotelit, ku nuk ka pasur kamera, kanë hyrë dy shtetas të tjerë në dhomë, që janë Gentjano Mehmeti dhe Oltjan Tahiri.

“Ora News” ka mësuar se futja e tyre brenda në dhomë është bërë pa dijeninë e sportelistit dhe vetë menaxherit të hotelit, i cili ka deklaruar në polici se Tahiri dhe Mehmeti, nuk janë regjistruar në rregjistrin e prenotimeve të vizitorëve në hotel.

Sipas menaxherit, ai nuk ka njohje me asnjë nga personat që vizituan hotelin e tij, po ashtu vajzan D.M ishte hera e parë që e shikonte në këtë hotel.

Për 40 minuta me rradhë 26-vjeçaria është përdhunuar nga tre personat, ndërsa në dëshminë e tij, dhënë në polici i arrestuari Albi Ceno, ka deklaruar se vajza i kishte ngacmuar vetë.

Ceno, tregon se edhe pse vajza D.M i ka ngacmuar sërisht ajo nuk ka mundur të kryejë marëdhënie seksuale me tre djemtë, pasi nuk ishte në gjëndje fizike për shkak të situatës ku ndodhej.

Menaxheri


Në dëshminë e siguruar nga “Ora News”, Albi Ceno, djali i një biznesmeni të njohur në qytetin e Vlorës, ka treguar se në datën 21 Tetor 2023 rreth orës 02:00 ka shkuar tek lokal “Barakuda” në Zvërnec, pasi e kishte ftuar shoku i tij, Oltjan Tahiri për të pirë një gotë.

Albi tregon se kur ka shkuar aty ka gjetur Oltjanin, një vajzë dhe një djalë të cilët ai nuk i njihte. Ata kanë qenë të ulur të tre së bashku, në një tavolinë dhe po pinin alkool.

Albi thotë se ka qëndruar rreth gjysëm ore i ulur së bashku me ata, duke konsumuar alkool dhe një cigare hashash. Rreth orës 02:45, Albi është larguar së bashku me D, ndërsa të tjerët kanë qëndruar tek lokal “Barakuda”.

Ai thotë se në momentin që kanë shkuar në Vlorë, vajza D, ka vjellë në makinë dhe kanë takuar shokun e Albit, Gentjano Mehmeti, të cilin e ka marrë në makinë dhe kanë shkuar tek Hotel “Fjortes”.

Albi sqaron se ka marrë një dhomë tek hotel “Fjortes” dhe ka çuar vajzën, pasi gjendja e saj ishte e keqe. Në momentin që e ka çuar në dhomë, i ka blerë “Limon Soda” dhe “Schveps”, duke e ndihmuar për të bërë dush në banjo.

Vajza më vonë është shtrirë në krevat, dhe e ka ngacmuar me duar por D. ka ndaluar pasi nuk ka qenë në gjendje.

Albi shprehet se vajzën në dhomën e hotelit e ka çuar Gentjano, ndërsa ai ka blerë “Limon Sodën” dhe “Zhvepsin” tek bari i hotelit dhe më pas është ngjitur dhe ai në dhomë.

Ai deklaron se në dhomë ka qëndruar me vajzën dhe Gentianon më vonë, aty ka ardhur edhe Oltjani.

Në atë moment, ai dhe Gentjani janë larguar në drejtim të banesës së tyre, ndërsa D. e kanë lënë me Oltjanin, pasi ishte e njohura e tij.

Menaxheri: Dhomën Nr.201 e pagoi Albi Ceno, 3 të tjerë hynë tek dera e pasme… Read More »

E rëndë, bie në kontakt me energjinë elektrike humb jetën 18-vjeçari

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Burime bëjnë me dije se 18-vjeçari shërbente si marinar në një anije tregtare.

Të njëjtat burime konfirmojnë se 18-vjeçari ishte shetas i huaj.

Menjëherë pas ngjarjes stafi i ekupazhit kanë lajmëruar autoritetet dhe menjëherë është nisur Guardia di Financa, e cila ka marrë trupin e pajetë të 18 vjeçarit duke e sjellë në Portin e Durrësit dhe më pas drejt morgut ku pritet edhe t’i bëhet autopsia.

E rëndë, bie në kontakt me energjinë elektrike humb jetën 18-vjeçari Read More »

I mituri goditi me karrige mësuesen që i përmendi të atin e vdekur, sociologia: Është e papranueshme! Situata erdhi deri në këtë pikë për shkak…

Sociologia Entela Binjaku, në një intervistë për “Panorama TV”, teksa ka folur për ngjarjen e rëndë në Lezhë ku një 16-vjeçar goditi me karrige mësuesen se i përmendi të atin e vdekur, është shprehur se situata erdhi në këtë pikë për shkak të trajtimin në mënyrën jo të duhur nga ana e mësueses.

Sociologia u shpreh se ngjarja mund të ishte shmangur nëse “ mësuesja do të thërriste drejtorin, punonjësin e sigurisë, dhe nxënësi të ishte i rrethuar me më shumë mirëkuptim”.

Ndër të tjera ajo u shpreh se “në sistemin tonë arsimor ka edhe mësues që nuk janë as psiqikisht të përgatitur për adoleshentët dhe të vendosin autoritetin më nxënësit”.

Entela Binjaku: Është ndjerë i prekur në pikat e tij të dobëta. Ndonjëherë ndodhin në shkollat tona të tilla raste. Në rastin tonë situate merr përmasa më të mëdha, se ajo që e prodhoi këtë situatë ishte një mënyrë jo e duhur nga ana e mësuesit, ku preku aty ku i mituri u ndje më i lënduar duke shkaktuar një çast agresiviteti.

Sjellja është e dënueshme, por qe të gjejmë burimin që pati për pasojë këtë sjellje do trajtuar me kujdes, në cdo nivel arsimor, për shkak të vështirësive të ndryshme emocionale. Ne kemi vënë re që ka një grup nxënësish që parapëlqejnë të jenë në një botë që ju vjen përmes rrjeteve sociale për padrejtësitë që përjetojnë duke mos u shprehur.

Në situata që marrin përmasa të mëdha njerëzit vendosen në skaje, pro dhe kundër. Nuk mendoj se komentet “ja bëri mirë” janë të justifikueshme. Mendoj se situata nga ana e mësuesit nuk duhet të shkojë në të tilla ekstreme, të thërriste drejtorin, punonjësin e sigurisë dhe të mos shkonte deri këtu. Nxënësi të ishte i rrethuar me më shumë mirëkuptim.

Kjo nuk është rruga për t’ju mësuar nxënësve që të reagojnë kaq furishëm, e kaq dhunshëm. Prandaj kërkojmë ekspertizë nëpër shkolla, për ndihmë te punës së mësuesit. Në sistemin tonë arsimor ka edhe mësues që nuk janë as psiqikisht të përgatitur për adoleshentët dhe të vendosin autoritetin më nxënësit.
Sa i përket fjalëve që mësuesja ka thënë ndaj të miturit, “Betohem për kockat e babait tim që më ka vdekur dhe babait tënd që është aty tek i imi që do të të ngel”, sociologia tha se janë të papranueshme.

“Është e papranueshme. Ka mësues që janë të mbi lodhur për shumë faktorë. Këtë fjalor nuk mund ta komëntoj sepse është e papranueshme. Jam e keq ardhur që një nxënës 16-vjeç, që ka humbur prindin është bërë objekt ë një mediatizimi të madh, e që duhet të ishte në shkollë, tashmë shkon në sistemin e drejtësisë”, tha ajo.

Ç’ndodhi në klasë

Ngjarja ndodhi në orën 10:30 minuta, të së mërkurës (25 tetor) në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezhë” në Lezhë.

Mësohet se mësuesja e matematikës, Majlinda Palushi, pësoi lëndime serioze në krahun e saj nga goditja me karrige. Ajo u dërgua menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake të policisë bëhet me dije se nxënësi dhe mësuesja kishin bërë një debat fillimisht pasi mësuesja i kishte thënë që do ta ngelte në klasë.

Raportohet se mësuesja është betuar duke përmendur të atin e saj që nuk jeton më, ashtu si edhe babai i adoleshentit, gjë që besohet se ka nxitur dhe reagimin e dhunshëm.

“Betohem për kockat e babait tim që më ka vdekur dhe babait tënd që është aty tek i imi që do të të ngel”, është shprehur ajo sipas burimeve të Neës24. Pasi i ka përmendur babain që nuk jeton më, 16-vjeçari është rebeluar dhe ka marrë karrigen dhe goditur mësuesen para nxënësve të tjerë.

Pas ngjarjes, “Në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin e shtetasit G. P., 16 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

I mituri goditi me karrige mësuesen që i përmendi të atin e vdekur, sociologia: Është e papranueshme! Situata erdhi deri në këtë pikë për shkak… Read More »

U gjet i vdekur në ekuipazhin e anijës/ Kush ishte 18-vjeçari që ndërroi jetë

etaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një marinar ndërroi jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se viktima është 18-vjeçari Anri Mikeladze, shtetas gjeorgjian, i cili ishte pjesë e ekuipazhit e një anijeje tregtare që po lundronte pranë portit të Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetë pak minuta pasi anija tregtare ishte nisur nga poarti, teksa ekuipazhi lajmëroi autoritetet pasi gjeti trupin e pajetë të 18-vjeçarit.

Trupi menjëherë u dërgua në Portin e Durrësit dhe më pas drejt morgut ku pritet edhe t’i bëhet autopsia.

Sipas raportimeve, ai ra në kontakt me rymën teksa ishte duke punuar në anije dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

U gjet i vdekur në ekuipazhin e anijës/ Kush ishte 18-vjeçari që ndërroi jetë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com