Nga sot deri më datën 4 janar, nis zbatimi i masave të reja që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve Anti-Covid, për kufizimin e përhapjes së infeksionit.
Kështu, duke filluar nga mbrëmja e sotme, do të hyjë në fuqi fasha e re orare e kufizimeve për festat e fundvitit.
Nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së premte do të ketë ndalim qarkullimi për qytetarët. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme.
Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.
Me kufizime do të punojnë edhe lokalet, bar restorantet dhe fast food-et, të cilat do të duhet të ndërpresin punën në orën 20:30 deri në orën 06:00 prej 24 dhjetorit.
Masat do të jenë në fuqi deri me 4 janar 2021. Prej datës 5 janar, kufizimi i levizjes rikthehet në orën 22:00.
Ndërkaq mbeten në fuqi edhe masat e tjera, ajo e mos grumbullimit në ambiente me më shumë se 10 persona, vendosja e maskës në të gjitha ambientet, ndërkohë që nxënësit në shkolla kanë marrë pushimet e festave për t’iu rikthyer mësimit në 11 janar 2021.
Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 2.210 testime të kryera gjithsej në 24 orët e fundit, janë shënuar 503 raste të reja me Covid dhe 6 humbje jete. Ndërsa janë regjistruar 550 persona të shëruar nga koronavirusi.
Lidhur me masat sht rënguese anti-Covid, drejtori i Departamentit për Sigurinë në Po licinë e Shtetit Gjovalin Loka, përmes një deklarate bëri me dije masat e marra nga Po licia e Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit, si dhe për zbatimin e masave shtesë anticovid.
“Nisur nga situata e krijuar për shkak të COVID-19, duke filluar nga mbrëmja e ditës së sotme deri më datë 04.01.2021, orari i lëvizjes së këmbësorëve, automjeteve, si dhe mbajtja hapur e lokaleve që ofrojnë shërbime për qytetarët do të ndalohet nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit”, – thuhet në njoftim, teksa jepen edhe masat konkrete që janë ndërmarrë në të gjithë territorin.
Masat e Po licisë së Shtetit për festat e fundvitit:
Në kuadër të festave të fundvitit, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, si dhe në zbatim të Urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e masave të reja kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID 19, strukturat e Po licisë së Shtetit kanë marrë një sërë masash shtesë.
Nisur nga situata e krijuar për shkak të COVID-19, duke filluar nga mbrëmja e ditës së sotme deri më datë 04.01.2021, orari i lëvizjes së këmbësorëve, automjeteve, si dhe mbajtja hapur e lokaleve që ofrojnë shërbime për qytetarët do të ndalohet nga ora 20:30 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Strukturat e Po licisë së Shtetit kanë marrë masa që pas orës 20:30 të mbrëmjes së sotme deri në orën 06:00 të mëngjesit të çdo dite deri më datë 4 janar, të mos lejojnë asnjë qytetar apo automjet që të lëvizë, si dhe asnjë lokal të mos jetë i hapur. Përjashtohen nga ky kufizim vetëm personeli shëndetësor, ai po licor, ush tarak, gazetarët dhe ata që janë në punë turni i tretë në linjat e prodhimit të konsumit të përditshëm.
Policia e Shtetit e ka vlerësuar si të domosdoshme marrjen e disa masave shtesë, si dhe kalimin e të gjithë strukturave të Policisë në gatishmëri “Shërbim të përforcuar”.
Për këtë qëllim, Policia e Shtetit ka hartuar planet e masave në nivel qendror dhe atë vendor, në të cilat janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për strukturat e saj, nëpërmjet të cilave synohet:
Rritja e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve duke rritur prezencën policore në të gjithë territorin, për faktin se në raste festash kemi rritje të numrit të qytetarëve të cilët kthehen pranë familjeve të tyre për të festuar festat e fundvitit;
Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre personave që kthehen për të festuar festat, duke identifikuar dhe mbajtur në vëzhgim automjetet që përdorin apo ambienteve që frekuentojnë ata, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale;
Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë në njohjen e situatës operative kriminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave, me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit;
Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke shtuar prezencën policore në të gjitha akset rrugore nacionale, qytetase dhe ndërqytetëse, në përdorimin e mjeteve logjistike si radarë e dragera, për parandalimin e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo me shpejtësi mbi normat e lejuara, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore;
Krijimi i lehtësirave ligjore në pikat e kalimit të kontrollit kufitar në rast se do ketë fluks në hyrje duke shtuar burimet njerëzore dhe infrastrukturën, si dhe aplikimin e kontrolleve të lehtësuara kufitare.
Shtimin e kontrollit të automjeteve në bazë të analizave të riskut, me qëllim parandalimin dhe go ditjen e tr afiqeve të paligjshme, kryesisht të lëndëve narkotike, në shtimin e patrullave në kufi rin e gjelbër, si dhe në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve me homologët kufitarë për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare;
Shtimi i kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligjzbatuese.
Në këtë kuadër po intensifikohen kontrollet për verifikimin e kushteve të prodhimit, magazinimit, tregtimit dhe përdorimit nga subjektet e licencuara të lëndëve piroteknike dhe fi shekzjarrët.
Po licia e Shtetit e vlerëson si mjaft të çmuar bashkëpunimin me komunitetin dhe në këtë kontekst do të analizojë dhe rivlerësojë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kriminale kundër jetës dhe pronës, konfliktet për motive të ndryshme, për personat në k ërkim, si dhe do të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Repartin Special “RENEA” dhe Njësinë Speciale “FAST”.
Policia e Shtetit, nëpërmjet këtyre masave synon që festa e Krishtlindjes dhe e Vitit të Ri të mos veniten nga episode të mundshme paligjshmërie, pavarësisht se ndryshe nga çdo vit nuk do të kemi festime masive dhe në rrugë, as për natën e sotme dhe as për natën e ndërrimit të viteve, për shkak të situatës së pandemisë COVID-19, pasi masat e reja kufizuese ndalojnë qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve apo mbajtjen hapur të lokaleve pas orës 20:30 të mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Në këtë kuadër, Po licia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve që të mos grumbullohen për festime në sheshe apo në ambiente të tjera dhe të shmangin përdorimin e fi shekzjarrëve.
Të gjithë qytetarët duhet të festojnë në shtëpi pranë familjeve të tyre dhe të ndihmojnë Po licinë, duke respektuar masat kufizues anticovid, si dhe duke de noncuar çdo paligjshmëri në numrin 112 dhe në Ko misariatin Dixhital.
Po licia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe uron të gjithë qytetarët: Gëzuar festat, shëndet, mbarësi dhe sa më shumë besim e bashkëpunim të ndërsjellët për të mirën e përbashkët gjatë vitit 2021./NOA.al
Mbrëmjen e sotme është mbajtur nata finale e Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH, ku fillimisht u prezantuan 26 këngë për t’u reduktuar më pas në 25 për shkak të tërheqjes së Manjola Nallbanit.
Pas 3 netëve spektakël, juria e festivalit ka shpallur më në fund edhe fituesin e këtij edicioni.
Me një shumicë votash nga juria, fituese është shpallur Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.
Jo vetëm jurinë, por “Karma” fitoi edhe simpatinë e publikut duke numëruar një shumë të konsiderueshme klikimesh në Youtube.
Kënga fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në Roterdam, majin e ardhshëm.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, bën me dije se Ministria e Shëndetësisë në Malin e Zi ka prezantuar masat e reja, për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Duke filluar nga sot, 22 dhjetor, dhe deri më 11 janar 2021, shtetasve shqiptarë, ashtu edhe për shtetasit e tjerë të huaj, u mundësohet hyrja në Mal të Zi vetëm nëse janë të pajisur me rezultat negativ të testit PCR dhe jo më të vjetër se 72 orë.
Ndërsa shtetasve shqiptarë u mundësohet tranziti i lirë përmes Malit të Zi, duke kontrolluar kohën e hyrjes në vend, kalimin e pikave të kontrollit dhe daljen nga Mali i Zi, pa mundësi qëndrimi në vend.
Arqipeshkëvi i Kishës Katolike, Imzot George Frendo, në prag të Krishtlindjeve, përmes një letre ka kundërshtuar vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve që u miratua dje dhe që futet në fuqi në datë 24 dhjetor, i cili shtrëngon orën policore, nga 22:00 në 20:30.
Kisha e cilëson vendimin të nxituar dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit.
Letra e plotë e Frendos
Për dijeni: Znj. Ogerta Manastirlliu
Nunciaturës Apostolike në Shqipëri
Tiranë 21 dhjetor 2020
E Nderuar Zonja Rakacolli,
U njohëm me vendimin e ri të Komitetit të Ekspertëve të drejtuar prej jush, rreth kufizimit në kuadër të masave anti-COVID të marra nga qeveria shqiptare që ndalon qarkullimin e njerëzve pas orës 20.30, duke filluar nga data 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjes.
Ne, si Kishë Katolike kishim marrë të gjitha masat që të kremtonim meshat në orare të përshtatshme, qysh prej datës 3 dhjetor 2020, sikurse do të shihni nga dokumenti bashkëngjitur. Në këtë dokument kemi vendosur që meshat të mbahen në orare që t’u lejojnë njerëzve të kthehen nëpër shtëpitë e tyre para orës 22.00.
Ky ndryshim i papritur që nis pikërisht Natën e Krishtlindjes, na duket i nxituar dhe di skriminues ndaj komunitetit katolik, që është e vetmja Kishë e Krishterë që kremton lindjen e Krishtit natën. Sapo kishim njoftuar të gjithë besimtarët tanë dje, ditën e Diel, se mesha e Krishtlindjes do të kremtohej te enjten në orën 20.00.
Me kënaqësi do të kishim marrë pjesë në konsultim për një gjë të tillë.
Duke ju uruar punë të mbarë ju përshëndes, me nderime George Frendo O.P.
Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë
Znj. Mira RAKACOLLI
Kryetare e Komitetit të Ekspertëve anti-COVID
Plani i Kishës për meshën e Krishtlindjes para urdhrit të ri të Komitetit
Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë – Durrës, bën me dije, se kremtimet e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit, Tiranë do të jenë si vijon:
Nga data 24 dhjetor qytetarët nuk do të dalin pa arsye nga ora 20:30, deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Në të njëjtën fashë oraresh do të funksionojnë edhe baret dhe restorantet, të paktën deri në datën 5 janar të 2021-shit.
Këto janë masat që ka marrë Ministria e Shëndetësisë për festat e funditit, të cilat u komunikuan nga Ogerta Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë, njoftoi se nga data 24 dhjetor, lëvizja nuk do të lejohet duke nisur nga ora 20:30.
“Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes nga ora 20:30 deri në 06:00, nga 24 dhjetori deri në 4 janar. Përjashtim bëjnë ata që duhet të lëvizin për arsye shëndetësore apo pune”, tha ministrja. Nga 5 janari rikthehet ora 22.00 e ndalim-qarkullimit.
“Edhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të kufizohet në këtë fashë orare”, shtoi Manastirliu.
Gjithashtu, ministrja njoftoi pezullimin e fluturimeve me Anglinë nga nesër, deri në 6 janar, duke shtuar se “rikthehet karantina 14-ditore për qytetarët që vijnë nga ky vend.
Vendimi vjen, nisur nga lajmi për një koronavirus të ri në Britaninë e Madhe, ndaj edhe Shqipëria ka marrë masa për të parandaluar depërtimin e mutacionit në vendin tonë.
Kështu, ministrja e Shëndetësisë komunikoi se duke filluar nga ora 06:00 e ditës së nesërme, e martë, do të pezullohen fluturimet me Anglinë.
Po ashtu, ata të cilët mbërrijnë nga Britania në Shqipëri, do t’i nënshtrohen karantinës së detyruar dyjavore.
Ministrja vlerësoi masat e marra deri tani për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit. /noa.al/
Edhe Shqipëria, ashtu si pjesa më e madhe e Europës dhe jo vetëm, ka vendosur ndërprerjen e çdo fluturimi drejt Britanisë së Madhe, duke filluar nga nesër, deri në 6 janar 2021, për shkak të zbulimit të një mutacioni të ri të Covid-19 në këtë shtet.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë një deklarate për shtyp së bashku me Komitetin Teknik të Ekspertëve në vend.
Kështu pra, është vendosur dy javë karantinë kush hyn në Shqipëri nga Britania dhe nga vende që kanë fluturime të hapura me këtë shtet.
“Nisur nga rekomandimet e ekspertëve, për të kufizuar më tej riskun e përhapjes së lartë të transmetimit shkaktuar nga varianti ri, kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe nga ora 06 e mëngjesit të ditës së martë, 22 dhjetor, deri në 6 janar. Po ashtu, vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditë për qytetaret që vijnë nga Britania e Madhe nga rrugë të tjera, si rrugë tokësore”, tha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Më herët, Gjermania, Franca, Italia, Norvegjia, Turqia, Kanadaja, Maqedonia, por edhe Argjentina, Kili e Maroku, kanë pezulluar fluturimet me Britaninë e Madhe. /noa.al/