Lajmi i fundit

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë dëmtim në aksin Borsh-Sarandë

Si pasojë e motit të keq në vend, reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar dëmtim në aksin Borsh-Sarandë.

Nga pamjet shihet se rruga është çarë, ndërkohë që u rikonstruktua këtë vit. Për rrjedhojë aksi është i pakalueshëm nga mjetet e tonazhit të rëndë.

Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Sarandës, bëjnë me dije se për këtë është njoftuar edhe ARRSH dhe firma e mirëmbajtjes së kësaj rruge.

Ndërkohë, Autoriteti Rrugor ka bërë këtë njoftim në lidhje me këtë ngjarje. “Në aksin Q. Llogarasë-Sarandë, në lagjen Vonja të Borshit, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të ditëve të fundit, ka ndodhur një rrëshqitje, e cila ka dëmtuar trupin e rrugës.

Kompanitë e mirëmbajtjes dhe specialistët e ARRSH-së janë në vend për të vlerësuar situatën duke bërë në të njëjtën kohë edhe menaxhimin e trafikut vetëm në një kalim. Lajmërohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që të evitojnë kalimin në këtë aks, si dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda në këtë aks”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së. /
noa.al/

Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë dëmtim në aksin Borsh-Sarandë Read More »

Moti i keq/ Bashkia e vlorës apel qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet me makina

Ashtu siç ishte parashikuar, reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit kanë sjellë disa probleme.

Vlora është një ndër qytetet që për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve të shiut është përballur me disa përmbytje.

Problemi më i madh është paraqitur në akset që lidhin rrugën Transballkanike me bulevardin e ri në Skelë. Më problematikja nga këto akse është zona “Albano dhe Romina” si dhe zona pranë portit detar.

Ndërkohë, nëpërmjet një postimi në Facebook, bashkia i ka bërë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet me makina.

“Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje, na bëjnë të jemi të kujdesshëm. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë, vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, – thuhet në njoftimin e Bashkisë së Vlorës. /noa.al/

Moti i keq/ Bashkia e vlorës apel qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet me makina Read More »

Shira të dendur në Vlorë, p ërmbyten rrugët

Shirat e dendur kanë sjellë p ërmbytje në rrugët e Vlorës.

Uji ka vërshuar në rrugë e trotuare, ndërsa zonat më problematike janë rrugët në lagjen “28 Nëntori”, rrugës të lagjes “Pavarësia” dhe zona pranë Univerisetit të Vlorës
Punonjësit e shërbimeve publike ndodhen në terren për të normalizuar situatën.

Shira të dendur në Vlorë, p ërmbyten rrugët Read More »

Firmoset marrëveshja/ 100 pacientë shqiptarë në vit, që vuajnë nga sëmundje të rënda, do të trajtohen falas në spitalet e Turqisë

100 pacientë shqiptarë, që vuajnë nga sëmundje të rënda, do të trajtohen falas në spitalet e Turqisë.

Kjo është nënshkruar sot në marrëveshjen mes dy vendeve, gjatë vizitës së delegacionit shqiptar në Turqi.

Në marrëveshjen e rinovuar parashikohet që Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë do të vazhdojë të ofrojë trajtim falas, për 100 pacientë në vit nga Shqipëria për ndërhyrje të vështira, që kanë nevojë për trajtim tejet të specializuar.

Marrëveshja e firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Dr.Fahrettin Koca, Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, ka për qëllim të mbështesë dhe përmirësojë shkëmbimin e njohurive, përvojës, shërbimeve dhe teknologjisë midis dy vendeve, për të forcuar sistemet dhe politikat shëndetësore, përmes praktikave të përparuara akademike dhe shkencore.

Marrëveshja mes dy Ministrive të Shëndetësisë do të shtrihet edhe në bashkëpunimin për sistemet dhe teknologjitë e informacionit shëndetësor, statistikat, sistemet e menaxhimit të informacionit spitalor, në shërbimet e akreditimit dhe kontrollit të cilësisë, në farmaceutikë, pajisje mjekësore, vaksina, bioteknologji, etj.

Një pikë tjetër e kësaj marrëveshje është bashkëpunimi në emergjenca, fa tkeqësi natyrore dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta të punës si organizimi i përbashkët i javëve shëndetësore, forumeve të biznesit shëndetësor, etj. /noa.al/

Firmoset marrëveshja/ 100 pacientë shqiptarë në vit, që vuajnë nga sëmundje të rënda, do të trajtohen falas në spitalet e Turqisë Read More »

Ish ministri i Drejtësisë i LSI-së kalon te Partia Socialiste: Të ardhmen e shoh te PS

Ish ministri i Drejtësisë i LSI-së, Nasip Naço ka kaluar te Partia Socialiste. Naço e njoftoi largimin nga LSI, duke e cilësuar ish-partinë e tij një eksperiment politik, në krah të ministrit Blendi Klosi gjatë ceremonisë së hedhjes së kryqit në Berat.

“Të ardhmen e shoh te PS”, është shprehur ndër të tjera ai. Ndërsa sipas Klosit, në qarkun e Beratit, PS synon të fitojë 5 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.

“Sot në këtë ditë të shpreh qëndrimin tim që do të vazhdoj të jem në krah të të majtës progresiste. Berati dhe Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente politike, – tha ai. – Kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI. Kontributi ka qenë modest, por përkushtimi ka qenë tepër i madh për të ecur përpara. Sot jam me zotin Klosi dhe do të jem në të ardhmen me zotin Klosi. Pse u largova? Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike dhe njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër. Ka nevojë të përfaqësojë një pjesë të elektoratit”, – u shpreh Naço. /noa.al/

Ish ministri i Drejtësisë i LSI-së kalon te Partia Socialiste: Të ardhmen e shoh te PS Read More »

Ja si fallxhoret të zgjidhin punë me gruan,me nuska, sheqer dhe ujë

Emisioni “Stop” këtë të martë ka trajtuar temën e fallxhoreve parashikojnë fatin e qytetarëve. Një bashkëpunëtor i “Stop” ka zbuluar se në Maminas zgjidh problemet në familje. I pajisur me një kamerë të fshehtë, qytetari shkon të takojë një fallxhor në Maminas, dhe kërkon të zgjidh një problem personal.

Ai thotë, se e ka gruan me nerva dhe fallxhori i jep një nuskë e ujë për të pirë të dy bashkë. Fallxhori shprehet se pasi qytetari të dëgjojë të gjitha këshillat e tij problemet do të marrin fund.
Qytetari: Si je?

Hoxha: Selam Alekum, si kalon mirë

Qytetari: Mirë
Hoxha: Ça je tu bo mirë?

Hoxha: Hajde. Futu në dhomë aty para. Ça bohet nga je me shpi, nga je me shpi?

Qytetari: Tiranë

Hoxha: Ça lloj problemi (Nuk kuptohet)

Qytetari: Tani unë kam një problem me të fejuarën

Hoxha: Po

Qytetari: Kam një muaj që s’është në vete, nuk e di. Flet fjalë pa lidhje na një herë bërtet. Ku di gjë unë më duket si e pakuptimtë

Hoxha: Si e ka emrin nusja?

Qytetari: XXXX

Hoxha: Si?

Qytetari: XXXXx XXXXx

Hoxha: XXXXX. Nëna e Axxxx, nona

Qytetari: Mxxxxxxx po se kam, pff as se kuptoj domethënë pse ky ndryshim

Hoxha: Emri jot

Qytetari: Axxx

Hoxha: Mëma jote?

Qytetari: Ah mamaja ime? Axxxx

Hoxha: Ka mundësi nga është me origjinë?

Qytetari: Kwtu në Tiranë është. Më bën shumë përshtypje, nuk e kuptoj dot, ka vajtur është te doktori aty te QSUT-ja dhe s’është se i kanë thënë noi gjë dhe më thanë që më mirë shko

Hoxha: Nusja qenka e mirë, nusja qenka mashallah. Qenka e mbarë si nuse. Ça pune bën kjo?

Qytetari: Infermiere

Hoxha: Qenka e mire. Për mua s’ka vërejtje. E ka çik sy ajo e ka çik kështu si kas, zili kështu

Qytetari: Po pfff bërtet kot ose zihemi kot në kuptimin që s’ka qenë ashtu. jam shumë i shqetësuar

Hoxha: Qenke shumë i mbarë më fal një sekondë, qenke shumë i mbarë ta boft zoti hallall. Nusja ka çik sy qenka e mbarë faktikisht

Qytetari: Po ku mund ta ketë marrë këtë sy?

Hoxha: Kase është nuk ka gjë kështu. Do të qetësohet mos të ketë kështu nerva gjëra.

Qytetari: Jam shqetësuar në kuptimin që s’ecin gjërat se me sherr me kështu.

Hoxha: Do shkroj një nuskë mbaje te shtëpia edhe më pi çik ujë. Pini ujë të dy këtu? Ujë me pi. Ka për të ec mbarë

Qytetari: Se është mirë e bukur fillon edhe

Hoxha: Shikoje këtë ta kam bërë nuskë merre si nuskë te shpija për mbarësi, të ndihmoftë zoti

Qytetari: Ku ta vendos atë unë?

Hoxha: Nuskën ku të dush edhe këtë ujë me pi për shembull

Qytetari: Po atë si do ta

Hoxha: Në një pagur ujti hidhe me pi lëngun ose pije kështu. Të ndihmoftë zoti

Qytetari: Unë të falënderoj

Hoxha: Merre të ndihmoftë zoti merre vazhdo

Qytetari: Tani atë të voglën ta vendos

Hoxha: Te bufeja ku të duash

Qytetari: Te bufeja kurse këtë ta hedh në ujë po pastaj.

Hoxha: Pini të dy.

Me këtë formulë, duket se do të marrë fund edhe problemi i qytetarit. Një tjetër i ri i drejtohet një fallxhoreje në Kuçovë, pasi siç thotë, ai ka problem me dy vajza në Sarandë: njëra nuk i shqitet, ndërsa tjetra nuk ia var.

Fallxhorja thotë, se djali ka magji, ndaj nuk i bëhen gjërat mbarë. Ajo sugjeron si zgjidhje përdorimin e sheqerit 7 ditë deri në 3 javë, sheqer që më pas duhet hedhur te lulet.

Qytetari: Si kalove?

Fallxhorja: Mirë si jeni?

Qytetari: Ju jeni Dashi?

Fallxhorja: Po, ulu këtu i çik se jam një çik e zënë tani.

Qytetari: Ok! Mirë

Qytetari: Mbarove?

Fallxhorja: Po, po, hajde

Qytetari: Si kalon ti?

Fallxhorja: Mirë si je ti?

Qytetari: Unë kam një çik kështu me siklet.

Fallxhorja: Pse ça ka.

Qytetari: Po unë kam një problem me një vajzë tani. Me një vajzë, kam problem me dy vajza po.

Fallxhorja: Po ti paske dhe dy pa mirë.

Qytetari: Njëra s’më lë rehat, s’më shqitet.

Fallxhorja: Hëë.

Qytetari: Më bezdis shumë kështu kurse tjetra s’më afron fare kjo që dua unë.

Fallxhorja:Po merr atë që të afrohet.

Qytetari: Ça mundësish ka domethënë si mund të më ndihmosh?

Fallxhorja: Ke marr sheqer?

Qytetari: Jo, po se dija.

Fallxhorja: Po si ke ardhur kështu?

Qytetari: Po për herë të parë

Fallxhorja: Si e ke emrin?

Qytetari: Axxxxx

Fallxhorja: Axxxx sa vjeç je?

Qytetari: 34 e akoma beqar.

Fallxhorja: Emri i nënës?

Qytetari: Hxxxxxx

Fallxhorja: Po mbiemrin si e ke?

Qytetari: Fxxxxxxx

Fallxhorja: Duhet të kishe marrë çik sheqer në fakt, doja një element

Qytetari: Të vete të marr sheqer?

Fallxhorja: Jo ncuq, jo nuk do vesh. Ja një sekondë.

Qytetari: Që ta sqaroj tamam kjo vajza më bezdis jashtë mase. Më vjen ku të më gjej domethënë.

Fallxhorja: E ke pasur të dashur?

Qytetari: Po s’kemi pasur kështu.

Fallxhorja: Është fiksuar keq. Keni pasur intimitet bashkë?

Qytetari: Jo, jo nuk më ngjiti e kupton.

Fallxhorja: Po ajo? Ajo është e fiksuar ajo do patjetër.

Qytetari: Po.

Fallxhorja: Po kjo tjetra tani?

Qytetari: Kjo tjetra tani jam unë i fiksuar te kjo tjetra domethënë.

Fallxhorja: Po kjo nuk do për shkak të kësaj apo nuk do vetë?

Qytetari: Po se kuptoj

Fallxhorja: Ke pas marrëdhënie me këtë tjetrën ?

Qytetari: Kam pas marrëdhënie po

Fallxhorja: Larguar

Qytetari: Ftohur shumë

Fallxhorja: Po mbase s’ndihen siç je ti me këtë tjetrën është me të ngjitur ajo punë

Qytetari: Po si i bëhet domethënë që të kem një.

Fallxhorja: Nëse është kismet do bëhet. Nëse nuk është ta shohim. Si e ke emrin?

Qytetari: Axxx, Axxxx

Fallxhorja: Edhe njëherë Axxxx, 34-vjeç emri i nënës?

Qytetari: Hxxxxxx.

Fallxhorja: Axxxx ke shkarje ke shuplakë ke magji, s’para të bëhen gjërat mbarë më kollaj. si e ka emrin ajo që nuk do ta?

Qytetari: Exxxxxx.

Fallxhorja: Sa po bën ti me këtë që je njohur?

Qytetari: 1 vit pothuajse.

Fallxhorja: Në Sarandë është dhe kjo?

Qytetari: Në Sarandë, të dyja në Sarandë janë

Fallxhorja: Ajo tjetra si quhet?

Qytetari: Axxxxx

Fallxhorja: Sa vjeç është?

Qytetari: 25.

Fallxhorja: Ok, konsumoje këtë vet (sheqerin) dhe hidh në lule me na një kryqëzim se ke diçka të bërë edh ajo vajza ka diçka të bërë. Sa vjeçe është ajo?

Qytetari: Se kuptova?

Fallxhorja: Exxxxxx. Sa vjeçe është Exxxxx

Qytetari: Ajo 30

Fallxhorja: Këtë do ti?

Qytetari: Po.

Fallxhorja: E ça pune bën kjo?

Qytetari: Ekonomiste.

Fallxhorja: Po ti?

Qytetari: Unë jam menaxher.

Fallxhorja: Shoh që me këtë ke më shumë shanse.

Qytetari: Me kë? Me Exxxxxx?

Fallxhorja: Hë.

Qytetari: Po ishallah se prandaj erdha.

Fallxhorja: U është bërë diçka juve u është bërë magji edhe ty edhe asaj.

Qytetari: Po kush?

Fallxhorja: Kështu që do hedhësh në bar jeshil ose lule nëse ke mundësi pak sheqer që të tretet brenda magjia mos të jetë më. Të hedhësh në kryqëzim ose të shkeli goca për të hequr magjinë. Nuk është se i bëra asaj gjë për tu bërë me ty. S’ka lidhje me kwtë pjesë më shumë për prishje magjie. Mbarë o zot. Do ta konsumosh këtë sheqer vetë 7 ditë deri në 3 javë.

Qytetari: Pastaj do ta hedh tek lulet?

Fallxhorja: Do hedhësh në të njëjtën kohë me ngrënien. Është me magji të vjetër (Flet Greqisht)….. është magji e hequr. Jo s’është hequr nuk arrij dot. Pavarësisht se them kështu po nuk është hequr (Flet Frëngjisht)…….

Fallxhorja: Magjinë ta hoqëm, magji nuk ke më shyqyr o zot

Qytetari: Po kush mund të ma ketë bërë këtë magji mua?

Fallxhorja: Kjo është e fortë ka goxha kohë. Njerëz që të njohin që të vogël. Jo kjo e tanishmja po është edhr më e hershme. 3 fëmijë jeni në shpi ju?

Qytetari: Po.

Fallxhorja: Edhe ata kanë magji.

Qytetari: Po si ka mundësi.

Fallxhorja: Po ka mundësi, njeriu i lig për të liga është kurdisur në fakt

Qytetari – Vetëm ta dija kush e ka bërë

Fallxhorja: Ça do bësh edhe po ta dish? S’ke ça i bën

Qytetari: Se vërteton dot.

Fallxhorja: Plak është.

Qytetari: Po ku mund të ma kenë vënë magjinë?

Fallxhorja: Plak është. Keni pasur shpi të tjera më përpara ju dhe jeni në shpi tjetër tani?

Qytetari: I kemi akoma ato shtëpitë e tjera ne.

Fallxhorja: Po që ju aktualisht jetoni në shpi tjetër?

Qytetari: Po.

Fallxhorja: Tek ato shtëpitë atje keni shumë magji të fortë dhe personi që të ka bërë magjinë jeton afër atyre shpive ose ka jetuar afër atyre shtëpive.

Qytetari: Janë nja 2-3 plaka aty

Fallxhorja: Plak është ajo që ta ka bërë.

Qytetari: Po kësaj vajzës ça ti bëj unë që të mos ndërhyj më mos të.

Fallxhorja: E bëra për tu ftohur ajo dhe hidh se harrova hidhi dhe asaj u ftohtë u bëftë akull thuaj me mua mos më ndjektë më mbrapa

Qytetari: Po ku t’ia hedh asaj?

Fallxhorja: Për të shkelur

Qytetari: Duhet ta shkeli me këmbë ajo?

Fallxhorja: E shkel ajo s’ka gjë hidhe me një kryqëzim që ajo e shkel se është vetë energjia nuk ka nevojë që ta shkeli me këmbë ajo ka lidhje me lutjen me energjitë. Do të vej mbarë

Fallxhorja: Këtë konsumoje njëherë në javë dhe hidhe për të shkel gocat njëra për t’u afruar dhe tjetra për t’u larguar dhe kur të vish herës tjetër nëse do të bëhet mbarë merr sheqer nga shtëpia me hedh një çik tek truni tjetër që ke atje te ajo plaka.

Qytetarja: Te ajo plaka hë

Fallxhorja: Atje keni magji shumë të fortë ju (Qytetari i jep lekët)

Fallxhorja: Vëri tek lulet ku të duash ti. Mbarë ishallah

Qytetari: Tani do ta ha vetë një pjesë

Fallxhorja: Yes. (Flet frengjisht) do i hedhësh nëpër lulet 3-5 ditë (Flet frengjisht)

Qytetari: Faleminderit!

Fallxhorja: Ty të mirupafshim!

Qytetari: Ishallah më ecën mbarë./tvklan.al

Ja si fallxhoret të zgjidhin punë me gruan,me nuska, sheqer dhe ujë Read More »

Ikonat e artit shqiptar që h umbën be tejën e fundit, 2020 i mori me vete padrejtësisht

Nga ZHAKLIN LEKATARI

Viti që lamë pas do të mbesë në kujtesën e të gjithëve si viti që na ndërgjegjësoi për rëndësinë dhe lidhjen që kemi me njëri-tjetrin. Ishte një vit i vështirë, jo vetëm për shkak të Koronavirusit që na ndryshoi mënyrën e jetës dhe na ndau përgjithmonë nga njerëz të afërt, por dhe si viti ku u desh t’i jepnim lamtumirën disa prej ikonave të artit dhe jetës publike në Shqipëri. Me shumë respekt dhe mall për ata që hum bën bet ejën e fundit, duam të bëjmë një përmbledhje duke i kujtuar këta artistë dhe personazhe, në zenitin e shkëlqimit të tyre si për t’i falënderuar për emocionet që na kanë dhënë.
Xhevdet Feri: Xhevdet Feri, një nga aktorët më të talentuar të kinematografisë shqiptare ndërroi jetë në moshën 59-vjeçare, më 16 janar 2020, për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Në një postim të mëvonshëm, e bija e aktorit, Bora, u shpreh se ai kishte simptoma të ngjashme me Covid.
Nexhmije Pagarusha: Në fillim të vitit të kaluar, pikërisht më 7 shkurt u bë e ditur se ka ndërruar jetë bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Ikona, e cila ishte 86 vjeçe, ka lënë gjurmë në diskografinë e muzikës së mirëfilltë.
Gëzim Kruja: Më 5 prill, aktori i humorit, një nga legjendat e komedisë shkodrane, Gëzim Kruja u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare. Gëzim Kruja e nisi karrierën që në moshën 13-vjeçare, fillimisht si amator e më vonë u aktivizua me estradën profesioniste të Shkodrës.

Rikard Ljarja: Më 20 prill, Rikard Ljarja, një nga ikonat më të shquara të kinematografisë shqiptare ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Pas studimeve, punoi si aktor në teatrin “Migjeni” në Shkodër dhe më pas si aktor, regjisor dhe skenarist në disa nga filmat më të njohur të kohës.

Maks Velo: Më 7 maj, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare piktori, arkitekti, shkrimtari dhe studiuesi Maks Velo. I specializuar në arkitekturë, në 1960-ën, Velo mori pjesë në projektin e parë që u bë në Tiranë. Gjatë viteve 1978-1979 ai u arrestua nga regjimi i asaj kohe dhe u dënua me 10 vite burg, vite të cilat e frymëzuan për një pjesë të mirë të krijimtarisë së tij të mëvonshme.

Moikom Zeqo: Më 15 qershor, Moikom Zeqo, studiuesi, kritiku dhe shkrimtari i njohur, u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare. Shkrimtari, i lindur në Durrës la pas plot 62 vepra me poezi, me studime arkeologjike, si dhe skenarë filmash kinematografikë e televizivë me karakter kulturor dhe arkeologjik.

Besim Zekthi: Më 28 qershor 2020, mjeshtri i valles popullore shqiptare, Besim Zekthi, u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare. Ai humbi betejën pas një sëmundjeje të rëndë në banesën e tij në Tiranë. Zekthi, një nga emrat më të shquar të valles popullore, spikati që prej fillimit për talentin e tij dhe shprehjen e traditës së folklorit shqiptar përmes lëvizjeve të trupit.

Shpresa Vreto: Më 28 shtator, Shpresa Vreto, shkrimtarja për fëmijë dhe skenariste e disa filmave u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare. Skenarët e saj më të famshëm, janë përshtatur në disa prej filmave më të njohur shqiptarë. Në 1987-ën, Vreto shkroi skenarin e filmit vizatimor “Mirela” e ndërsa në 1981-in bashkë me Xhanfize Kekon realizuan skenarin e filmit “Kur Xhirohej një Film”.

Avni Mula: Më 29 tetor, kompozitori i shquar shqiptar ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare. Avni Mula ishte këngëtar lirik dhe kompozitor i suksesshëm, autor i këngëve të njohura si “Valsi i lumturisë”, “Vajza me kaçurrela”, “Shqipëri, o vendi im” etj.

Koço Devole: Më 8 nëntor, aktori dhe regjisori Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare, pas infektimit me Covid i cili i ndërlikoi gjendjen shëndetësore sepse vuante nga leucemia.

Lumturi Blloshmi: Më 27 nëntor, Lumturi Blloshmi, piktorja e njohur shqiptare ndërroi jetë si pasojë e Covid-19. Ajo krahasohej shpesh me Frida Kahlo-n për shkak të krijmtarisë së saj. Blloshmi ishte ndër artistet e para që lëvroi performancën dhe instalacionin në vendin tonë.

Ismet Peja: Më 23 nëntor qyteti i Gjakovës, mbarë Kosova e Shqipëria mbeti pa këngëtarin e njohur, Ismet Peja. ”Robi s’plaket kur vjen mosha, robi plaket kur do vetë”, është një nga këngët e tij më të dashura e shndërruar sot në emision televiziv.

Ikonat e artit shqiptar që h umbën be tejën e fundit, 2020 i mori me vete padrejtësisht Read More »

Olta Xhaçka merr zyrtarisht detyrën e re si ministre e Jashtme

Olta Xhaçka ka marrë këtë të martë zyrtarisht detyrën e re si ministre e Jashtme. Nga ambientet e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, u zhvillua një ceremoni për kalimin e stafetës, ku pjesëmarrës ishin përveç Xhaçkës edhe kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri në detyrë, Gent Cakaj.

Ish-ministrja e Mbrotjes merr detyrën e kryediplomates pas dorëheqjes së Gent Cakajt, ndërsa në krye të ministrisë që ajo ka drejtuar u votua Niko Peleshi.

Gjatë prezantimit të ministres së re, Rama theksoi se ndihet i lehtësuar që detyrën do ta marrë një politikane me përvojë si Olta Xhaçka.

“Jam i lehtësuar sot që këtë angazhim mund t’ia kaloj Olta Xhaçkës dhe nga ana tjetër më vjen mirë që kemi pasur, jo vetëm një dakordësi, por edhe një qasje të përbashkët me Gentin, në kushtet kur tani ministria ka nevojë që të ketë në krye një drejtues me funksion të plotë, pasi pas sfidës së kapërcyer me shumë sukses të kryesimit të OSBE-së, duhet të përgatisim e t’ia dalim sfidës jo më pak të lehtë, të të qenit pjesë e tryezës së Këshilit të Sigurimit të Kombeve teë Bashkuara”.

Kryeministri Rama ka falënderuar Gent Cakajn për punën që ka bërë, duke thënë se ai e ka kryer detyrën në kushtet e një ngërçi, duke iu referuar kështu refuzimit të presidentit Ilir Meta për ta dekretuar.

Këtë Rama e ka quajtur një ngërç absurd. Ndërkaq ai shtoi se Cakaj është goditur në mënyrë të shëmtuar, por sipas tij, ia ka dalë me sukses që ta mbajë këtë barrë.

“Faleminderit për përkushtimin në krye të kësaj detyre, duke qenë i detyryar të kryesh detyrën në mënyrë të penguar, si rezultat i një ngërçi absurd të krijuar institucionalisht. S’kam nevojë të zgjatem sepse dihet historia tanimë. Përtej kësaj, në këtë periudhë detyrat jo të lehta dhe kohët jo të lehta që ka kaluar ky institucion janë përballur me profesionalizëm dhe sukses”, – shtoi ai.

Ndërkohë, Cakaj në fjalën e tij ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mbështetjen në këtë detyrë, duke thënë se pa të do kishte qenë e pamundur.

“Kryeministri më ka mbështetur gjatë gjithë kohës kur kam qenë në detyrë dhe ne kemi marrë masat e nevojshme të kemi një vazhdimësi. E ndiej detyrim moral të falënderoj kryeministrin për mbështetjen që më ka dhënë. Duke e konsideruar misionin tim të përmbushur, them se pa mbështetjen e kryeministrit, misioni im do kishte qenë i pamundur. Edhe pandemia ka ndikuar në punën e diplomacisë. Kemi punuar në rrethana shumë të vështira! Këtë falënderim s’po e bëj se e kërkon kodi formal i mirësjelljes, por se e ndjej. S’kam fjalë të falënderoj Ramën për këtë rrugëtim”, ka thënë Cakaj. /noa.al/

Olta Xhaçka merr zyrtarisht detyrën e re si ministre e Jashtme Read More »