Lajmi i fundit

Ja kush e zë vendin e të ndjerit Bashkim Fino

Ndarja nga jeta e Bashkim Finos ishte ndër ato momente kur si rrallë herë politika u bashkua.

I nd jeri Fino renditej i katërti në listën për deputetë në qarkun e Fierit.

Dhe me ndarjen e tij nga jeta, vendin e zë Gramoz Ruçi, pas Partia Socialiste mori 9 mandate në këtë qark.

Deputeti socialist u n da nga jeta në moshën 59-vjeçare, i prekur me koronavirus.

Bashkim Fino u përmend edhe në fjalimin e parë të Kryeministrit Rama pas fitores në zgjedhjet e ditës së dielë. /noa.al/

Ja kush e zë vendin e të ndjerit Bashkim Fino Read More »

Cudi shqiptare, qytetari p ret pemën, la pa drita një ZAZ

Një incident i shkaktuar nga një qytetar ka lënë pa energji elektrike palestrën e shkollës së mesme “Sadik Stavaleci” në Mëzez, ku është ZAZ nr.29 duke shënuar cudine e radhës në këto zgjedhje.

Sipas OSHEE-së, mësohet se si pasojë e ndërhyrjes në linjën e tensionit të mesëm nga një banor, i cili ka pr erë pemën pranë linjës, në orën 13:07 u stakua linja 6kV Mëzez, e cila la pa energji ZAZ nr 29 në palestrën e shkollës.

OSSH vendosi në punë linjën e dytë rezervë dhe brenda 5 minutave objekti mori energji elektrike në orën 13:12.

Gjendja në ZAZ kur pajisjet ishin aktive ne kushte normale, rezulton në orën 13.14 minuta./NOA.al

Cudi shqiptare, qytetari p ret pemën, la pa drita një ZAZ Read More »

Shpall orën dhe vendin e festës, Edi Rama: Kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores

Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë shqiptarët që ti bashkohen gjatë pasdites së sotme në sheshin Skënderbej, ku duket se do të shpallë fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama shkruan se në sheshin Skënderbej në orën 18:00 do të jetë së bashku me patronazhistët, koordinatorët, drejtuesit dhe deputetët, dhe të gjithë qytetarët që duan ti bashkohen fitores.

RAMA: Sot në 18.00, në Sheshin Skënderbej, skuadra kampione e patronazhistëve, koordinatorëve, drejtuesve, deputetëve dhe kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores

Shpall orën dhe vendin e festës, Edi Rama: Kush të dojë të na bashkohet për përqafimin e fitores Read More »

Përfundon numërimi në Vlorë, Partia Socialiste ‘mbrojti’ 8 mandatete, LSI ‘dë shton’

Në Qarkun e Vlorës ka përfunduar numërimi me fitoren e Partisë Socialiste.
Kjo e fundit arriti të mbrojë 8 mandatet në këtë qark, ndërkohë që Partia Demokratike pësoi një rritje, ndryshe nga zgjedhjet e 2017.
PD arriti të marrë të paktën 4 mandate në këtë qark.
Por, për LSI nuk ishte ky rezultat.
Mësohet se kjo parti nuk arriti të sigurojë asnjë mandat.

Përfundon numërimi në Vlorë, Partia Socialiste ‘mbrojti’ 8 mandatete, LSI ‘dë shton’ Read More »

Të dhënat e fundit nga numërimi i votave, sa mandate ka secila parti

Deri tani, në të gjitha qendrat e numërimit, janë numëruar 3 mijë e 929 kuti votimi nga 5 mijë e 199 që janë në total.

Partia Socialiste vijon të jetë në avantazh në krahasim me forcat e tjera.

Konkretisht, e majta ka marrë deri më tani 561.919 vota, e përkthyer në mandate deputetësh, 73 të tillë.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka marrë deri tani 452.726 vota, thënë ndryshe 59 mandate deputetësh.

Lëvizja Socialiste për Integrim deri tani është fituese e vetëm 5 mandateve, ndërsa ka marrë 79 mijë e 61 vota.

PSD është fituese e 3 mandateve, dy në Shkodër dhe 1 në Tiranë. /noa.al/

Të dhënat e fundit nga numërimi i votave, sa mandate ka secila parti Read More »

Numër i madh votash të pavlefshme në rang vendi, shifrat deri tani

Një numër i madh votash kanë rezultuar të pavlefshme deri në këto momente të numërimit të votave të qytetarëve shqiptarë të thirrur për të votuar më 25 prill për parlamentin dhe qeverinë e re.

Deri tani janë 1 milion e 354 mijë e 674 vota të vlefshme, teksa janë shpallur të pavlefshme nga numëruesit 72 mijë e 452 vota.

Një shifër relativisht e lartë duke parë numrin e votave të vlefshme dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në votime deri në këto momente.

Ndërkohë që ende nuk dihet zyrtarisht se sa është pjesëmarrja në zgjedhje, të thirrur për të votuar ishin 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote. /NOA.al

Numër i madh votash të pavlefshme në rang vendi, shifrat deri tani Read More »

Vlorë/ Vijon procesi , përfundon numërimi në disa KZAZ, PS fiton bindshëm

Në qarkun e Vlorës vijon numërimi i fletëve të votimit.

Ndërkohë, ka përfunduar numërimi në KZAZ 91 në Finiq. Janë numëruar 3975 vota në total, nga këto PS kryeson me 2208 vota, PD 1422 vota dhe LSI 183 vota.

Po ashtu, është mbyllur procesi edhe në KZAZ nr. 38 në shkollën “Ismail Qemali”, në Vlorë, ku numërohen 13191 votues dhe 66 qendra votimi.
Partia Socialiste ka siguruar 8334 vota, Partia Demokratike 4101, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 613 vota.

Gjithashtu, është mbyllur procesi i numërimit të votave edhe në KZAZ nr. 90 në bashkinë e Sarandës. PS numëron 4886 vota, PD 3163 vota dhe LSI 937 vota.

Ndërkohë që, 433 vota numërohen të pavlefshme. Deri më tani janë numëruar 32 kuti nga 53 kuti në total.

Vlorë/ Vijon procesi , përfundon numërimi në disa KZAZ, PS fiton bindshëm Read More »

Tensione në Vlorë, 1 votë nxit përpl asje mes palëve

Është ndezur atmosfera politike, gjatë numërimit.

Debate dhe të shara janë dëgjuar brenda një qendre numërimi në Vlorë.

Kon flikti ka ndodhur në KZAZ-në 86 të Vlorës.

Incidenti është shënuar para pak minutash dhe ka bllokuar numërimin e votave për një kohë të gjatë.

Nga përfaqësuesit e LSI është pretenduar se vota të pavlefshme i janë kaluar PS-së.

Përfaqësuesit e LSI treguan edhe votën e pavlefshme, që sipas tyre e kanë fotografuar, dhe ajo është llogaritur si votë në favor të PS-së.

Vëzhguesi i LSI është ko nfliktuar me numëruesit.

Edhe vëzhgues të PD-së kanë kërkuar më herët rishikim të votës, çka ka bërë që situata të ten sionohet mes të gjithë palëve.
/NOA.al

Tensione në Vlorë, 1 votë nxit përpl asje mes palëve Read More »