Lajmi i fundit

Humb jetën në spital turisti austriak, çfarë ndodhi në hotelin ku ishte akomoduar

Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën shtetasi austriak V. S., 72 vjeç, i cili ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar.

Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në spitalin e Korçës, ka humbur jetën shtetasi austriak V. S., 72 vjeç, i cili ishte dërguar në spital pasi ka shfaqur probleme kardiake, rreth orës 03:00, në hotelin ku ishte akomoduar.

Po punohet për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes së 72-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Humb jetën në spital turisti austriak, çfarë ndodhi në hotelin ku ishte akomoduar Read More »

Itali, dy të rinj shqiptarë përleshen me thika

Dy të rinj shqiptarë janë përfshirë në një sherr me thika mbrëmjen e djeshme në Figline, Itali. Pas sulmit policia italiane ka mbërritur në vendngjarje, ku ka arrestuar vetëm njërin prej tyre. 20-vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin Ponte a Niwheri, i cili ende ndodhet nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Sipas raportimit të mediave italiane, 20-vjeçari nuk është në rrezik për jetën, por ka marrë disa plagë në gjymtyrët e tij dhe në njërën dorë, ku mjekët kanë vendosur që të bëjnë një ndërhyrje të mundshme kirurgjikale.

Ndërsa 23-vjeçari tjetër me origjinë shqiptare, i cili ishte larguar pas sulmit para se të vinte patrulla, u paraqit vetë në spital, i cili mori një prognozë 10-ditore.

Hetimet për këtë ngjarje janë në proçes e sipër nga Policia italiane, duke iu përmbajtur edhe dëshmive të qytetarëve që kanë qenë në vendngjarje.

Itali, dy të rinj shqiptarë përleshen me thika Read More »

Aksident, makina përplas çiftin e bashkëshortëve, dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë gjimnazit “Janaq Kilica“ në Fier, ku një automjet tip “Volswagen” ka përplasur dy këmbësorë duke u shkaktuar dëmtime të lehta.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor. Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në urgjencën e spitalit rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore.

Aksident, makina përplas çiftin e bashkëshortëve, dërgohen në spital Read More »

Arrestohen 2 gra , rrëmbyen dhe kërcënuan një tjetër grua

I hoqën lirinë një shtetaseje dhe e kanosën atë, për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autoret e dyshuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit të marrë se dy shtetase, kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 46-vjeçare, si dhe e kishin kanosur atë për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj ngjarje, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autoret e dyshuara, shtetaset A. Q., 40 vjeçe, banuese në Kamëz, dhe E. L., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, më datë 12.10.2023, në rrugën “Egnatia”, kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur një 46-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Arrestohen 2 gra , rrëmbyen dhe kërcënuan një tjetër grua Read More »

KLSH zbulon abuzime të frikshme te agjencia që administron pronat e sekuestruara

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar abuzime në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Sipas një auditi të bërë në agjencinë e drejtuar nga Adrian Koni, KLSH ka nxjerr në pah disa problematika në këtë institucion që administron pasuritë e bllokuara, të krijuara nga veprimtari kriminale.

Sipas KLSH-së, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara nga krimi i organizuar, apo korrupsioni menaxhonte në fund të dhjetorit të vitit të kaluar prona me vlerë gati 140 milionë euro.

Por, mosinventarizim sipas kërkesave të ligjit, shkelje të rënda në procedurat për shitjen e tyre, abuzime me kontratat e punonjësve dhe punësime të dyshuara nepotike e korruptive kanë rritur riskun e tjetërsimit të këtyre pronave dhe rikthimit të tyre në zotërim tek personat e dënuar nga drejtësia.
Sipas KLSH-së, mungesa e zbatimit të kritereve ligjore, mungesa e krijimit të një baze të dhënash në lidhje me një informacion të përgjithshëm për të gjitha pronat e sekuestruara e të konfiskuara, mungesa e regjistrimit dhe monitorimit të të gjithë objekteve të sekuestruara dhe të konfiskuara të dhëna me qira, janë tregues i qartë që objektivat e krijimit të sistemit nuk janë arritur e për rrjedhojë niveli i riskut në lidhje me mbarëvajtjen e punës për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara është i lartë.

Më konkretisht, raporti thekson se në pesë procedura prokurimi për shitjen e pronave të konfiskuara nga gjykatat është gjetur diferencë e madhe mes fondit limit të përllogaritur dhe vlerës së kontratës fituese. Sipas KLSH, kartelat e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në fund të dhjetorit të vitit të kaluar nuk përmbajnë ekstraktet bankare dhe kartelat e inventarit të pasurive sipas administratorëve të tyre, nuk gjenden procesverbalet dhe mungon organizimi e dokumentimi i veprimeve kontabël të aktivitetit të administratorëve që janë ngarkuar për këto prona. Për të gjitha këto shkelje, KLSH rekomandon në raport që kryeadministratori i agjencisë të shkarkohet nga Shërbimi Civil.

KLSH zbulon abuzime të frikshme te agjencia që administron pronat e sekuestruara Read More »

‘Nami’ me drogë në Vlorë, zbulohen 4900 rrënjë

Detaje të reja kanë dalë nga droga e gjetur në Vlorë ditën e sotme.
Mësohet se në fshatin Bishan kanë shkuaer forcat e policisë të shoqëruar dhe nga FNSH, të cilët bënë të mundur dhe gjeten e kanabisit.
Deri më tani janë gjetur 4900 rrënjë kanabisi, ndërkohë që në një magazinë janë gjetur dhe një sasi e madhe droge në proces tharje.
Po ashtu në magazinë u gjetën dhe 2 armë zjarri, ndërsa policia deri më tani ka shoqëruar disa persona.

‘Nami’ me drogë në Vlorë, zbulohen 4900 rrënjë Read More »

Sherr për tokën, babë e bir shkojnë të vrasin dy vëllezërit

Konflikti mes dy familjeve mund të përfundonte me një bilanc tragjik, por fatmirësisht u ndal në kohë.

Policia njofton se 4 persona nga Vau i Dejës ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin në fshatin Barbullush dhe policia arrestoi një prej tyre dhe shpalli në kërkim një tjetër, të cilët me armë zjarri kërcënuan dy vëllezër.

I arrestuari është Kujtim Gegaj dhe në kërkim është djali i tij, pasi të dy kanosën vëllezërit Gj. M., 37 vjeç, dhe Gj. M., 35 vjeç.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Sherr për tokën, babë e bir shkojnë të vrasin dy vëllezërit Read More »