Lajmi i fundit

‘Furtuna’ në familjen Berisha, pse i shpëtoi burgut ish- kryeministri

Kryedemokrati Sali Berisha, me urdhër të Gjykatës së Posaçme është në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv ‘Partizani’.

Ai gjithashtu është ndaluar të dalë jashtë Shqipërisë. Shkak për mos arrestimin e tij për përfshirje në këtë ‘aferë’, është mosha e kryedemokratit.

Berisha pak ditë më parë mbushi 79 vjeç. Theksojmë se, SPAK ka nisur hetimet mbi këtë çështje pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020, asokohe kryetar i grupit parlamentar socialist.

‘Furtuna’ në familjen Berisha, pse i shpëtoi burgut ish- kryeministri Read More »

SPAK godet edhe Sali Berishën pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, një tjetër në pranga

Krahas Jamarbër Malltezit mësohet se GJKKO ka dhënë masë edhe për Sali Berishën. Burime të AlbEu bëjnë me dije se GJKKO ka dhënë masën detyrim paraqitje për Sali Berishën. Berishës i ndalohet dalja nga Shqipëria.

Po ashtu është dhënë dhë një masë arresti për një person tjetër, por që për momentin nuk dihet se kush është.

Pak më parë Berisha njoftoi konferencë urgjente për shtyp e cila duket se ka të bëjë me vendimet e GJKKO-së.

Padia në SPAK për këtë dosje është dërguar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me
rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla.

Njoftimi i PD pak më parëNë ora 21:00, Kryetari i PD, Sali Berisha zhvillon konferencë me media në sallën “Azem Hajdari”.

Link për media do të dërgohet pak para fillimit të aktivitetit.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE
Vijon…

SPAK godet edhe Sali Berishën pas arrestimit të Jamarbër Malltezit, një tjetër në pranga Read More »

SPAK urdhër arresti/ Ndalohet në Rinas dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit.
Raportohet se Malltezi ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit nga autoritetet.

Mësohet po ashtu se urdhri për ndalimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

Vijon…

SPAK urdhër arresti/ Ndalohet në Rinas dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi Read More »

Aksidenti me 2 viktima në tunelin e Kalimashit/ Arrestohet shoferi i ‘Benzit’, përplasi autobotin dhe ‘Fordin’

Aksidenti i djeshëm me 2 viktima në tunelin Kalimash-Morinë ka një autor të dyshuar si shkaktar dhe ai është 48-vjeçari me inciale A.B., i cili është arrestuar në vijim të veprimeve hetimore.

Policia njofton se 48-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën tip “Benz” në tunelin e Kalimashit kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka përplasur makinën tip “Ford” me drejtues qytetarin me iniciale S.O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtus shtetasin me iniciale SH.S.

Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i mjetit tip “Ford”, shtetasi S. O., dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. O., të dy banues në Kosovë.

Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar shoferi i “Benzit”, pasagjerja në këtë automjet, 26-vjeçarja me iniciale K. B., dhe pasagjeri tjetër në makinën tip“Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE:

Specialistët e Njësisë për Sigurisë Rrugore të Autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për aksidentin e ndodhur pasditën e djeshme, në tunelin e Kalimashit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin S. O. dhe autobotin tip “MAN” me drejtues shtetasin Sh. S.

Nga ky aksident humbën jetën drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi S. O., dhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi N. O., të dy banues në Kosovë. Gjithashtu, nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi A. B., pasagjerja në këtë automjet, shtetasja K. B., 26 vjeçe dhe pasagjeri tjetër në automjetin tip “Ford”, shtetasi I. L., 44 vjeç.

(Në informacionin paraprak të ditës së djeshme, është dhënë se drejtuesi i automjetit tip “Ford” ishte shtetasi I. L., por nga veprimet hetimore të kryera në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se drejtuesi i këtij automjeti ishte shtetasi S. O.).

/tvklan.al

Aksidenti me 2 viktima në tunelin e Kalimashit/ Arrestohet shoferi i ‘Benzit’, përplasi autobotin dhe ‘Fordin’ Read More »

Greqia vendos: Laert Haxhiu (i akuzuar për 6 vrasje) të ekstradohet në Shqipëri

Gjykata e Apelit në Janinë, Greqi ka vendosur që Laert Haxhiu të ekstradohet në Shqipëri. Lushnjari është dënuar me 18 vite nga Gjykata e Lartë teksa vijon procesi në GJKKO për “Masakrën e Lushnjës” që e përfshinë në ngjarje.

Haxhiu që u arrestua disa muaj më parë në Greqi pritet që të përballet me akuzat e reja për organizimin e gjashtë vrasjeve dhe pesë atentateve në Shqipëri.

Disa javë më parë policia njoftoi se ka zbardhur vrasjet e Çajup Selimit në Tepelenë 1 Qershor 2021, Alban Semakut të njohur si ‘kinezi’ në Peqin, 17 Tetor 2021, Albi Bashaliut në Peqin, 27 dhjetor 2021, Fridman Xhaferrajt në Korçë 14 qershor 2021, Dikens Halilit në Athinë, 4 tetor 2021 dhe biznesmenit Lulzim Qorri në Athinë, 13 Dhjetor 2018. Ishte i penduari i drejtësisë, Artan Tafani, që tregoi vrasjet.

Greqia vendos: Laert Haxhiu (i akuzuar për 6 vrasje) të ekstradohet në Shqipëri Read More »

Tajlandezja denoncon: Më përd’hunoi në makinë. I riu nga Tropoja arrestohet

Një i ri nga Tropoja është prangosur nën akuzën e përdhunimit të një femre të huaj e cila tha se ai abuzoi me të në makinën e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 35 vjeç, banues në Bajram Curri.

I riu akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, raporton noa.al.

Ai rezultoi me precedent të mëparshëm penal.

“Arrestimi u bë pasi ka bërë kallëzim një shtetase nga Tajlanda, se shtetasi R. D. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në automjetin e tij”, tha policia lokale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. /noa.al

Tajlandezja denoncon: Më përd’hunoi në makinë. I riu nga Tropoja arrestohet Read More »

Burri godet bashkëshorten në studio, shpërthen avokatja: Afrohu, afrohu…

Situata në “Shihemi në Gjyq” ka përshkallëzuar mes replikave të forta midis Eni Çobanit dhe Safetit. Ky i fundit kërkon llogari për tokën e bashkëshortes, Vangjelisë dhe paratë e kontratës së qiradhënies nga TAP.

Në një lidhje telefonike me vjehrrën e tij në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, u sqarua se paratë kanë shkuar për vëllain e sëmurë të Vangjelisë.

Megjithatë,ai vazhdon të thotë se do të ndahet nga Vangjelia si dhe vijon të kërkojë paratë. Këmbëngulja dhe reagimet e tij arrijnë kulmin duke shkaktuar një reagim të beftë nga Eni Çobani i cili nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Safet: Kur kam ardhur me letrat e TAP-it vjet, kur kam ardhur aty nuk kam borxh unë të vete në burg për këtë!

Eni Çobani: Kërko ndjesë tani, kërkoji ndjesë asaj zonjës tani ti! (Eni Çobani ngrihet në këmbë). Kërkoji ndjesë ti tani asaj Qazimesë tani, publikisht.

Safet: T’i kërkoj unë ndjesë Qazimesë?

Eni Çobani: Jo, jo kërkoji, kërkoji. Kërkoji ndjesë, 80 vjeç!

Safet: Se më ka marrë te TAP-i… ajo më ka mashtruar!

Eni Çobani: Çfarë të ka marrë mo?

Safet: Më ka marrë te TAP-i…

Eni Çobani: Çfarë të ka marrë mo? Tek unë vjen ti këtu? Tek unë afrohesh ti këtu? Afrohu, afrohu!

(Ardit Gjebrea pozicionohet midis Eni Çobanit dhe Safetit).

Ardit Gjebrea: Këtu nuk të lejoj!

Eni Çobani: Afrohu, afrohu! Po s’jam Vangjelia unë! Jo, jo unë s’jam Vangjelia! Nuk jam Vangjelia unë ore zotëri! Toka nuk është jotja! Toka është e Vangjelisë! Vangjelisë do t’ia marr unë tokën e ty s’do të ta jap!/tvklan.al

Burri godet bashkëshorten në studio, shpërthen avokatja: Afrohu, afrohu… Read More »