Lajmi i fundit

Agron Shehaj: ‘Duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të partisë sime’

Deputeti i zgjedhur i PD Agron Shehaj ka shpallur kandidaturën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

“Shqipëria ka sot nevojë për opozitë të fortë, parimore dhe frymëzuese. Shqipëria ka sot nevojë për Partinë Demokratike!

Ne demokratët do ta kapërcejmë gjendjen e vështirë ku jemi dhe do ngrihemi më të fortë se më parë. Përballë autokracisë, korr upsionit dhe paaftësisë së qeverisë, ne do të ndërtojmë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë.
Për këtë duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.

Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime. Konkurimin nuk e shoh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia jonë të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur.

Unë besoj se çdo njeri duhet të lu ftojë duke dalë në shesh për atë që beson. Unë besoj se shërimi nga hu mbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, që sigurisht kanë ndodhur. Unë besoj se përparimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime.

Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ju që më keni besuar e nxitur të marr përgjegjësinë e garës. Unë kam hyrë në politikë për të punuar për njerëzit, jo për t’u pasuruar dhe nuk do ju zhgënjej”, ka shkruar ai në Facebook.

Agron Shehaj: ‘Duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të partisë sime’ Read More »

Merr ar mën Yuri Kim, që llon me mi traloz dhe pi stoletë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ka marrë pjesë sot në një prej seancave stër vitore në kuadër të DefenderEurope 21, në Zonën e trajnimit në Bizë.

Në foto duket ambasadorja Kim që ka bërë qi tje me a rmë aut omatike dhe pis toletë.
“DEFENDER-Europe 21 është stë rvitja më e madhe e bërë në Ballkan. Ushtrimi i udhëhequr nga SHBA dhe forcat e NATO-s do të mbledhë gjithsej 28, 000 forca shumëkombëshe nga 26 kombe. Po kryhen operacione gati të njëkohshme në më shumë se 30 zona trajnimi.

Merr ar mën Yuri Kim, që llon me mi traloz dhe pi stoletë Read More »

Anxhela Peristeri ‘n dez’ skenën e ‘Eurovision’, performancë e magjishme

Anxhela Peristeri interpretoi mbrëmjen e sotme në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision” për të dhuruar një performancë të shkëlqyer.

Me një zë dhe interpretim mbresëlënës, këngëtarja këndoi “Karmën” dhe magjepsi audiencën televizive nga Roterdami.
Me paraqitjen ku çdo gjë ishte në nivel, nga zëri tek imazhi, Anxhela elektrizoi skenën e madhe dhe fitoi duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve. Efektet dhe vetë skena ishte absolutisht e shkëlqyer.

Kjo është një baladë, në sinkron me veshjen e argjendtë të Anxhelës, që ishte po aq përrallore sa vokali i saj.

Anxhela Peristeri ‘n dez’ skenën e ‘Eurovision’, performancë e magjishme Read More »

Kjo është gaforrja blu që po kthehet në makth për peshkatarët shqiptarë

Prek Nika, një nga peshkatarët më të vjetër në zonën e Lezhës është i dë shpëruar. Çdo natë, brigada e tij peshkimit del në lagunën e Merxhanit dhe hedh rrjetat për peshk dhe ngjala, por në to bien më së shumti gaforre blu.

“Këto gaforre janë shumë gra bitqare,” shpjegon Nika. “Kanë shk atërruar të gjitha gjallesat e tjera ujore, përfshirë dhe peshkun e ngjalat, për të cilat ne jemi të interesuar,” shton ai.

Një specie endemike që gjendet kryesisht në gjirin e Meksikës në bregdetin perëndimor të oqeanit Atlantik, gaforrja blu është shfaqur prej një dekade në ujërat shqiptare, si pasojë e ngrohjes globale. Kjo specie invazive, e cila gr is rrjetat dhe dë mton faunën, është kthyer gjatë viteve të fundit në një kokëçarje shtesë për peshkatarët nga zona e Lezhës, të cilët e sigurojnë mbijetesën duke peshkuar në lagunë.

“Po na dë mtojnë rrjetat, bien tonelata gaforre dhe ata grisen,” ankohet Prek Nika, i cili shpjegon se një rrjetë kushton nga 20 deri në 30 mijë lekë. Nika thekson se kjo specie nuk gjen treg në Shqipëri dhe sjell kosto të mëdha për peshkatarët.

“E nxjerrim në breg që të ngordhë e pastaj e hedhim sërish në ujë, të paktën që të mos shumohet,” tha Nika. “Kjo situatë po na çon drejt falimentimit,” shtoi ai.

Gaforrja blu mund të arrijë në një gjerësi deri 23 centimetra. Ajo ka ngjyrë të theksuar bojëqielli, me pinca dhe kthetra në ngjyrë të kuqe.

Eksperti i mjedisit, Jak Gjini thotë se gaforrja blu ka hyrë në ujërat e Ballkanit prej viteve ‘90, nga Greqia ose Kroacia dhe gjatë viteve të fundit është përhapur në masë të madhe në ujërat shqiptare. Sipas Gjinit, kjo gjallesë ka dëmtuar ekuilibrat e ekositemit të zonave ligatinore.

“Ato shumohen në grykëderdhje dhe në brigje dhe kanë prishur shumë ekulibrat e popullatave të gjallesave në laguna, sidomos tek peshku,” thotë Gjini.

Në qarkun e Lezhës numërohen tre laguna – ajo e Kune-Vainit, laguna e Merxhanit dhe ajo e Patokut, ku shumë familje e kanë të lidhur jetesën me sektorin e peshkimit, ndaj dhe prezenca e gaforres blu shihet me mjaft shqe tësim.

Kreu i Inspektoriatit të Peshkimit, Ali Baze thotë se shfaqja e kësaj specieje invazive e ka dëmtuar sektorin e peshkimit.

“Normalisht kjo prezenca e gaforres po e dëmton shumë sektorin e peshkimit, pasi ka rënie të sasisë së peshkut në laguna,” theksoi ai.

Baze theksoi se kjo specie nuk shqetëson vetëm për Lezhën, por është bërë problem në të gjithë bregdetin shqiptar.

“Gaforrja blu ka pushtuar në pjesë të madhe të lagunave të vendit tonë, përfshirë edhe ato të Lezhës,” tha ai.

“Shq etësimin na e kanë prezantuar brigadat e peshkimit, por e vetmja zgjidhje është gjetja e tregut për gaforren, sepse është e pamundur që ta zhdu kim,” shtoi Baze.

Gjon Lloshi, i cili prej 25 vitesh e siguron jetesën falë peshkimit, thotë se pushtimi i lagunës nga gaforrja blu e ka bërë punën e tij shumë të vështirë gjatë viteve të fundit.

“Ka të paktën tre vite që sasia e peshkut që kapim ka rënë shumë,” tha Lloshi. “Të them të drejtën këtë periudhë vetëm po mbijetojmë dhe nuk e di si do shkojë kjo punë, pasi kjo specie e ka copëtuar gjahun,” shtoi ai.

Peshkatarët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit që të sigurojë një treg për krustacin pushtues.

“Në këtë situatë që jemi ne, duhet të ndërhyjë shteti që të na sigurojë treg për gaforren, sepse nuk po shohim zgjidhje tjetër,” tha Prek Nika. “Në mungesë të peshkut, të paktën të tregtojmë gaforren,” shtoi ai.

I të njëjtit mendim është edhe Gjon Loshi.

“Nuk mendoj se ka ndonjë zgjidhje për ta zhdukur gaforren blu dhe në këto kushte unë mendoj që shteti të ndërhyjë e të gjejë treg ta tregtojmë,” tha ai.

“Jemi munduar vetë që të gjejmë treg, por në vendin tonë është shumë pak e kërkuar sepse nuk konsumohet,” shtoi Lloshi.

Jak Gjini shprehet se në disa vende të botës, gaforrja blu konsiderohet një ushqim luksi, por në Shqipëri ajo nuk ka konsumatorë.

“Vetëm sigurimi i tregut përmes politikave qeveritare mund të ishte zgjidhja, pasi nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta zhd ukur nga ujërat,” përfundon ai.

Kjo është gaforrja blu që po kthehet në makth për peshkatarët shqiptarë Read More »

‘Defender Europe 21’, Rama publikon pamjet

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shpërndarë një video ku shihen momente nga stërvitja “Defender Europe 21”, ku janë të përfshirë trupat e NATO-s dhe ato shqiptare.

Stërvitja në fjalë po kryhet në bazën e Bizës, mbrapa Malit të Dajtit, ndërkohë që Rama njofton se këto stërvitje do kryhen në të gjithë Shqipërinë.
““Defender Europe 21” Disa momente nga stërvitja më e madhe ushtarake në 3 dekadat e fundit në rajon, që po zhvillohet në disa baza të ndryshme në të gjithë Shqipërinë #defendereurope21”, shkruan Rama.

‘Defender Europe 21’, Rama publikon pamjet Read More »

Sali Berisha pa dit për shpifje zyrtarin e lartë të Shteteve të Bashkuara

Në reagimin e parë që kishte, pasi SHBA e shpalli ‘non grata’, ish-Kryeministri Sali Berisha kërkoi prova konkrete nga Sekretari Amerikan të Shtetit, që vërtetojnë se ai ka qenë i përfshirë në korr upsion.

Në mungesë të këtyre, një ditë më pas tha se ka vendosur që ta padisë për shpifje zyrtarin e lartë të Shteteve të Bashkuara, në një gjykatë në Francë.

Qëndrimet e Blinken, Berisha i konsideron shpifje dhe se Sekretati po bëhet autor i një komedie dhe montazhi politik.

Berisha tha se Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, nuk mund të përfitojë nga imuniteti që ka, pasi gjithçka është thënë për të është gënjeshtër.

“Unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar, si Franca që të ngrejë ndaj zotit Blinken një padi direkte para Gjykatës Korreksionale të Parisit, për shpifje publike”, njoftoi deputeti i zgjedhur.

Berisha u shpreh se “për arsye që janë tërësisht të panjohura për mua, Sekretari i Departamentit të Shtetit ka publikuar dje, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, më shpifëse, vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim”.

Ai nënvizoi, ashtu si dhe në deklaratën e djeshme, se “që kur kam nisur jetën time politike, por ju garantoj se potë shkoni më tutje, që kur kam prekur rrogën e parë në borderot e shtetit dhe deri dje nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë se unë kam qenë i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korr uptive”.

Berisha, u shpreh se ai u detyrua të ndërmerrte një veprim të tillë, për shkak të “dinjitetit të nëpërkëmbur”, por se “në mënyrë kategorike ky nuk është një akt kundër SHBA-ve, për të cilat ushqej të njejtat ndjenja por ndaj një njeriu I cili pa rreshtuar as prove, fakt apo argument, ka ngritur ak uza që nuk mi kanë ngritur askush kurrë ndaj meje, as kundërshtarët më të egër”.

Padia ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, lidhet me njoftimin ditën e djeshme nga ana e këtij të fundit, se “po shpall përcaktimin publik të shtetasit shqiptar Sali Berisha, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-anëtar i Parlamentit të Shqipërisë si i përfshirë në korrupsion në shkallë të lartë” duke i ndaluar për pasojë, atij dhe familjes së tij (bashkëshortes dhe dy fëmijëve) hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara. /noa.al/

Sali Berisha pa dit për shpifje zyrtarin e lartë të Shteteve të Bashkuara Read More »

Qytetari nga Vlora blen mjaltë online për djalin me ka ncer, por kur merr porosinë sheh…

Durim Nezha nga qyteti i Vlorës u ankua në emisionin Boom pasi është ma shtruar nga një faqe në Facebook.

Sipas tij faqja “Mjaltë Rrugove” vetë i kishe çuar një SMS në messenger, në Facebook, ku paraqiste një ofertë.

Qytetari bëri porosinë 3 kavanozë me mjaltë dhe 3 me hoje. Ai thotë se e porositi pasi djali i tij jashtë vuan nga kanceri dhe donte t’ia dërgonte.

“Kur i erdhi porosia, ishin 6 kavanoza me mjaltë, pra kjo me hoje. I shkruaj direkt faqes, e cila fillimisht pranoi të kthente porosinë, por më pas, më bëri block.”

Ne rrjetin social në messenger qytetari komunikon me faqen ku i kërkon të kthejnë pagesën e të vij posta të marr produktin.

Faqja pranon fillimisht duke i lenë takim herë pas here, duke i thënë x date, por më pas i bën block, edhe pse ai i thotë e mori për hall se ka djalin e sëmurë.

Produkti nuk ka asnjë etiketë, thjeshtë kavanoz me mjaltë dhe në kuti nuk ka asnjë të dhënë për dërguesin, vetëm emrin e postës së Kosovës, e cila e sjell në Tiranë, e më pas qytetarit ja sjell posta në Shqipëri produktin.

Qytetari telefonon postën në Shqipëri duke i shprehur problemin. Punonjësja shprehet se nuk mund të jap informacion për posten në Kosovë dhe se nuk ka komunikim me faqen që ka sjell produktin, pasi në fakt thjeshtë u ka ardhur nga një postë tjetër.

Punonjësja shprehet se do të kontaktojë me faqen, por ajo i ka bërë block.

Boom i shkroi në rrjetin social Facebook faqes “Mjaltë Rugove” ku u interesua të bëjë porosi.

Pasi na tregon ofertën 2 plus një produkt, e pyesim se nëse porosia nuk na vjen siç duam a mund ta kthejmë, faqja na thotë “po, te ne ka siguri, jemi bletari serioze”.

Boom I kërkon një numër kontakti dhe faqja na jep një numër me shifra më shumë seç ka një numër celular në Kosovë dhe thirrja nuk shkon.

Qytetari nga Vlora blen mjaltë online për djalin me ka ncer, por kur merr porosinë sheh… Read More »

Njihuni me Refijen, p olicen që ka fituar respektin e drejtuesve të automjeteve për korrektësinë, mirësjelljen dhe humanizmin në kryerjen e detyrës

Refije Muca, që prej dy vitesh është punonjëse e po licisë së qarkullimit rrugor në ko misariatin e Fierit.

Brenda një kohe të shkurtër ajo ka fituar respektin e drejtuesve të automjeteve për korrektësinë, mirësjelljen dhe humanizmin në kryerjen e detyrës.

Ka shërbyer për 3 vite në ko misariatin e po licisë në Lushnjë dhe prej më shumë se dy vitesh është bërë pjesë e po licisë rrugore në Fier.
Puna me koleget meshkuj nuk e ka penguar aspak në karrierën e saj.
Megjithëse ka hasur vështirësi me drejtuesit e mjeteve gjatë kryerjes së detyrës, Refija është e lumtur që bën pjesë në po licinë e shtetit, ka qenë ëndrra e saj që në fëmijëri.

Njihuni me Refijen, p olicen që ka fituar respektin e drejtuesve të automjeteve për korrektësinë, mirësjelljen dhe humanizmin në kryerjen e detyrës Read More »