Bordi i Transparencës do të mblidhet sërish këtë të hënë për të caktuar çmimin e karburanteve.
Për herë të fundit çmimi i karburanteve ndryshoi më 16 mars, ku u vendos që deri ditën e sotme çmimi i naftës të jetë 203 lekë/ litri, kurse i benzinës 206 lekë/ litri.
Vendimi për të mbledhur një Bordit të Transparencës erdhi pas një rritjeje të fortë të çmimit të karburanteve dhjetë ditë më parë në treg duke kapur çmimin maksimal prej 270 lekë/ litri si për naftën ashtu edhe për benzinën.
Kjo ndodhi kur çmimi i naftës në bursë arriti në mbi 130 dollar për fuçi, por tashmë që ai ka zbritur nën 100 dollar, ulja po reflektohet shumë ngadalë.
Një ak sident është shënuar pak pas mesnate në Korçë.
Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb” se aks identi është regjistruar rreth orës 01:00 në rrugën e Ravonikut, ndërsa mësohet se automjeti tip “X5” ka dalë nga rruga e për pasojë janë dë mtuar dy pasagjerët.
Aktualisht shtetasit ndodhen në spital, ndërsa po licia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aks identit në fjalë.
Një tjetër zj arr vënie e qëlli mshme në Vlorë këtë radhë mbi shkollën tregtarë pranë lagjes së Ujit të ftohtë.
Nga pamjet duken duke u dj egur shk urre dhe pemë të zonës. Mendohet se zja rri i cili është vendosur për mbeturinat ka dje gur edhe shkurre e pemë në zonë.
Nuk rre zikohen banesat ndërsa në vendngjarje ndodhen dy automjete zja rrfikëse./Abcnews.al
Briseida merr re fuzim të vazhdueshëm nga bashkëshorti i saj për divorc pavarësisht se provat për t’u ndarë nga ai ajo i ka mjaft të forta. Në deklaratën e saj më herët gjatë “Shihemi në Gj yq”, ajo tregoi se si fillim, ishte djali i saj 14-vjeçar që ia kishte treguar tra dhtinë e rëndë bashkëshortore.
Megjithatë, pavarësisht se burri i saj ka një fëmijë të sapolindur me bashkëshorten e vëllait të tij, pra kunatën, me të cilën bashkëjeton në të njëjtën ndërtesë ku ndodhet dhe i vëllai, kundërshton t’i japë divorcin. Përveç kësaj, Briseida e ka parë me sytë e saj një tjetër provë tro nditëse të tradhtisë së tij, që e tregon në këtë rubrikë të “E diela shqiptare” në Tv Klan.
Briseida: Kur isha në Itali, i kap mesazhin djali, i nis një video të shpifur bashkëshortit tim, djali ma tregon mua, unë e marr zi hem me të.
Eni Çobani: Video çfarë, video kishte dalë ajo vetë apo video të tjera?
Briseida: Video të tjera dhe një foto të saj që ish… Djali kap telefonin ia sheh, mi tregon mua dhe ai më go det me g rusht në kokë, më bi e të fikët.
Eni Çobani: Juve? Për videon që i dërgon një zonjë tjetër, ju go det burri juaj?
Briseida: Po. Më tha “ti i ke mësuar fëmijët nën vete, i ke bërë për vete”. “Ore fëmijët i kemi bashkë, ç’u kam bërë unë?” E ngriti si ak uzë, aty më b ie të fikët, përmirësohem pak, më merr vëllai i vogël në telefon. Kishi kaluar 1-2 orë, e hap djali dhe thotë “ma, daja”, i them vëllait “nuk po shoh” se hapja sytë, por nuk shihja më. Vjen vëllai me vrap, e ndjeu, kurrë mos qoftë vëlla për motër, më thotë “më thuaj, të ka go ditur”, “jo, më ra tenxherja”, i thashë, “po pse?”, “po se jam e shkurtër, nuk arrij dot”. Kërkoja të mbahesha për gjethet e fikut, i themi ne vlonjatët./tvklan.al
Pas ngritjes së Bordit të Administrimit të çmimeve të ushqimeve bazë, kryeministri Edi Rama sëbashku me ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, kryen një kontroll në një nga marketet e largjes.
Gjatë vizitës mbikëqyrëse, Rama u shpreh se e rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm. Sipas kreut të qeverisë, marzhi i fitimit në këto momente duhet të jetë superminimal.
“E rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm, ku marzhi i fitimit të jetë superminimal në këtë fazë. Kostot të sigurohen dhe ecuria të sigurohet. Mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve se të tjerave s’kemi çfarë t’i bëjmë”, tha Rama.
Postimi i Edi Ramës:
Vizitë mbikqyrëse në një market lagjeje për çmimet e produkteve bazë që ndjek Bordi i sapongritur i Administrimit, për përballimin solidar të goditjeve të luftës në Ukrainë mbi mallrat e konsumit
Gazetari i CNN, Bill Weir ka treguar sesi një shqiptar nga Kosova ka gj etur një kuletë me një shumë të majme parash e ka kthyer tek pronari.
Gazetari me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se shqiptari kishte gjetur një kuletë me 2 mijë dollarë dhe kur pa kartën e identitetit zbuloi se i përkiste aktores së njohur, Meryl Streep. Ai menjëherë ia ktheu paratë aktores së njohur.
“Një djalë i këndshëm nga Kosova, që punon në ndërtesën time, një natë ka gjetur një kuletë në rrugë me 2,000 dollarë brenda. Kontrolloi ID-në, ishte Meryl Streep”, ka shkruar Weir në postimin e tij.
“Babai gjithmonë më thotë se nëse diçka që nuk është e jotja, nuk është e jotja”, ka thënë i riu nga Kosova kur ka biseduar me gazetarin e CNN.
Ndonëse i është ofruar shpërblimi për veprimin e tij, ai e ka refuzuar deri në insistimin e Streep që ta pranojë atë.
Baballarë të rinj që po punonin me mish e shpirt për të rritur fëmijët e mitur. Dhe në një punë plot rrezik. Adil Dautaj, 41 vjeç banues në Tropojë dhe Afrim Zhutaj, 43-vjeç nga Kepeneku, janë dy minatorët që humbën jetën sot pas shembjes së galerisë së kromit në Lajthizë të Tropojës.
Mësohet se ata ndodheshin në 1000 metra thellësi rreth orës 11:54 bashkë me katër kolegë të tyre.
Në një moment galeria e kromit pësoi shembje dhe i zuri poshtë. Katër shokët e Dautaj e Zhutajt arritën të dilnin, por ata të dy mbetën të bllokuar për disa orë dhe si pasojë e asfiksimit ndërruan jetë.
Minatorët lanë pas fëmijët e tyre, Dautaj dy, ndërsa Zhutaj, tre. Një tragjedi që nuk ka fjalë.
Sot në qytetin e Vlorës, nën kujdesin e Edi Kojani Art-Gallery Vlore u hap ekspozita e 15 studentëve të degës Pikturë.
Duke sjellë një frymë të re ata u gjendën mes piktorëve në zë të qytetit dhe pedagogëve të tyre. Është bukur kur shikon tentativa të bukura, krijime të një fryme të re që do të çojë më tej artin në vendin tonë.
Këta studentë të brishtë nga pamja dinë të lozin me idetë e tyre, me ngjyrat, me pasionin, talentin dhe formimin e tyre artistik duke hedhur hapat e parë drejt rrugës së tyre artistike. “Konflikti”artistik midis të resë dhe të vjetrës nuk ekziston. (Edhe pse është produktiv)
Profesorë e piktorë të qytetit si Arben Meksi, Agron Dine, Edi Kojani, Shpëtim Xhema, Besnik Spahiu, Erald Dine, etj ishin pranë studentëve nga Vlora, Lushnja, Tirana e Durrësi dhe Shkodra. U krijua një atmosferë e këndshme artistike ku brezat pranojnë njëri-tjetrin! Në ekspozitë morën pjesë këta piktorë të rinj: Izmir Bahja, Ajet Halili, Silvi Nasufi, Eva Arapi, Euro Rasa, Evarist Marashi, Klajdi Karati, Stiven Petoshati, Arnilda Kyçyku, Niva Çekiçi, Albi Yzo etj.