Lajmi i fundit

Fenomeni i pazakontë i tërheqjes së detit ndodh edhe në Vlorë, pamjet

Pas Shëngjinit, edhe në bregdetin e Vlorës ka ndodhur fenomeni i rrallë i tërheqjes së detit me disa metra. Sigurohen pamjet e tërheqjes së detit, që ka habitur vlonjatët dhe vizitorët në qytetin jugor.

Në video shihen varkat e peshkatarëve në rërë, që supozohen të ishin brenda ujit, të cilat janë disa metra larg detit pas baticës.

Ndërkohë i njëjti fenomen ka ndodhur edhe në bregdetin e Shëngjinit. Teksa vitin e kaluar deti po avanconte duke “gllabëruar” rërën dhe pishat pranë bregut, këtë vit ndodhi fenomeni i kundërt.

Prej 5 ditësh, deti është tërhequr me disa metra në zonën e plazhit, duke bërë që lokalet dhe objekte të tjera që ishin të ngritura mbi ujë të dalin zbuluar në sipërfaqe.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë Lezhë thotë se një fenomen i tillë ndodh si pasojë e tërheqjes magnetike nga hëna.

“Fenomeni i tillë ndodh si pasojë e ndikimit të tërheqjes së hënës, niveli i ujit në oqeane pëson lëkundje periodike. Periudha e këtyre lëkundjeve është pak më e madhe ose më e vogël se njëzet e katër orë. Gjatë kësaj periudhe, niveli i ujit në det dy herë ngrihet pakëz dhe dy herë ulet.

Me një fjalë, fenomeni i baticave e i zbaticave është shumë i ndërlikuar. Meqenëse, përveç hënës, në të ndikojnë edhe shumë faktorë nga më të ndryshmet dhe në radhë të parë lëvizja e diellit ndikim të madh ka në pranverë”, thotë Xhani.

Fenomeni i pazakontë i tërheqjes së detit ndodh edhe në Vlorë, pamjet Read More »

Dita e shpresës dhe e ringjalljes/ Besimtarët bektashinj festojnë Sulltan Novruzin!

Besimtarët bektashi festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit, që simbolizon ardhjen e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës dhe shpirtit.

Festa e Sulltan Novruzit përkon me lindjen e Abaz Aliut. Ndezja e qirinjve, falja në tyrbe, janë dy ritet më të veçanta për besimtarët. Një vëmendje e veçantë në festat e bektashinjve janë edhe gatimet, një traditë e ruajtur prej brezash. Madje, dikur festa e Sulltan Novruzit, që simbolizon ardhjen e pranverës pritej me shumë hare në çdo shtëpi.

Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX kjo festë është shndërruar në një manifestim kombëtar. Di ktatura ko muniste-ateiste në Shqipëri, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian. Në Shqipëri Dita e Novruzit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sulltan Nevruzi bënë thirrje për t’u ngritur mbi cmirën, vesin e li gësinë, përciell mesazhin për vlerësimin dhe mbrojtjen e vlerës kombëtare, dashurinë për njeri-tjetrin, urtësinë, vëllazërimin mbarëkombëtar, tolerancën fetare dhe ndërfetare. Nuk ka rëndësi se çfarë kubani bëhet, sepse varet nga mundësitë që kanë njerëzit, e rëndësishme është që të bëhet ku rban, byreku, ëmbëlsira dhe të ndahet me këdo që është në nevojë e kërkon ndihmë.

Dita e shpresës dhe e ringjalljes/ Besimtarët bektashinj festojnë Sulltan Novruzin! Read More »

Basha reagon për herë të parë pas dorëheqjes

Lulzim Basha:

30 vjet më parë shqiptarët zgjodhën Partinë Demokratike, zgjodhën të ardhmen dhe fituan lirinë dhe demokracinë, duke përmbysur një herë e përgjithmonë dik taturën ko muniste.

Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë dhe i vështirë, me suksese që kanë shënuar për mirë jetën e shqiptarëve, dhe dë shtime që na kanë ndarë nga ajo shumicë dërrmuese shqiptarësh që në 1992-shin i dhanë jetë ëndrrës për një Shqipëri europiane.

Në dekadën e tretë të asaj fitoreje historike, demokratët ndodhen përpara betejës për një Parti Demokratike të së ardhmes, të bashkuar mbi vlerat me të cilat kemi lindur, si shpresa e vetme e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë.

Ata sot meritojnë dhe do të kenë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per t’u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit.

Gëzuar ditën e parë të demokracisë!
Vijon…

Basha reagon për herë të parë pas dorëheqjes Read More »

Lajm i fundit/ Ak sidentohet me makinë drejtoresha e kadastrës

Një ak sident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit në lagjen “Uznovë”. Mjeti tip Benz me targa AA 995 VD ka da lë nga rruga dhe ka përfu nduar në ka nalin e Zagores.

Mësohet se në drejtimin e mjetit ishte drejtoresha e Kadastrës së Beratit, Osjana Zaimi, e shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, familjarët e saj.
AK SIDENTI
Drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët janë nxjerrë nga mjeti dhe janë tra nsportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, por kanë refuzuar të mjekohen dhe janë larguar nga spitali pa pritur mbërritjen e efek tivëve të Pol icisë Rrugore për t’i marrë deklaratat në lidhje me aks identin.

Lajm i fundit/ Ak sidentohet me makinë drejtoresha e kadastrës Read More »

Ja kush e merr drejtimin e Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Bashës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë para pak minutave dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Dilema më e madhe pas dorëheqjes së tij, është se kush do ta drejtojë tani selinë blu.

Sipas nenit 46 të statutit të partisë drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kryetarit te ri e merr njëri nga nënkryetarët.

Duke qenë se në rastin konkret të gjithë nënkryetarët e partive dhanë dorëheqjen, drejtimin e partisë deri në zgjedhjen e kreut të ri e merr Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi

Ja kush e merr drejtimin e Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Bashës Read More »

Lajm i fundit/ Jep dorëheqjen Lulzim Basha

“I vetëdijshëm për peshën që mora me vete jap dorëheqjen”

Lulzim Basha tërhiqet nga Partia Demokratike!

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë , Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen në një deklaratë për mediat!

Në selinë e Partisë Demokratke ka nisur mbledhja e Lulzim Bashës me grupin parlamentar dhe Kryesinë.

Edhe në këtë u diskutua përçarja brenda partisë, ku shumë anëtarë kanë kërkuar vazhdimisht dorëheqjen e Bashës.
Në mbledhjen e sotme, të njoftuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, pjesëmarrës ishin edhe anëtarët e kryëesisë dhe anëtarët e Partisë Demokratike nëpër rrethe./ Shqipëria Ime

Lulzim Basha :

“Thellimi i kri zës që përjetojmë prej vitesh ka për shkak kryesor mungesën e një qeverisje të përgjegjshme dhe të llogaridhënies. 25 prilli ishte një go ditje e rëndë për demokratët, për demokracinë dhe për shpresat e shqiptarëve për ndryshim, pas 8 vitesh premtimesh te pambajtura, korr upsion dhe tallje me dhi mbjet dhe hal let e njerëzve. Sepse vetem nje qeveri qe vjen si vullnet i njerëzve mund të ngrihet në nivelin e ha lleve të tyre dhe të kuptoje e ofrojë zgjidhje reale per njerezit. Nje qeveri e tillë, me program dhe ofertë konkrete u pengua nga ma sakra zgjedhore që ndali ndryshimin me 25 prill. Shpresa per tu ringritur përmes një opozite të fortë ka marrë për fat te keq prej afro nje viti po kështu god itje të njëpasnjëshme. Perpjekjeve tona per tu ofruar shqiptarëve nje opozitë të tille, përmes deno ncimeve dhe goditjes së korru psionit qeveritar në komisionet he timore të aferave korruptive dhe heti mit të 25 prillit i është mbivendosur një luftë e brendshme. Personalisht investova gjithcka për nje zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Sot nuk dua të ndalem në cfarë ka ndodhur e si ka ndodhur, kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, këtë jam i bindur se do ta qartësojë koha. Fatke qësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përcarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një kri zë të thellë.

Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët.
Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhv eshur n ga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur këto 6 muaj është bërë për karriken e kryetarit. Ndaj dua sot ti them kujtdo që ka besuar dhe beson se PD duhet të shohë drejt të ardhmes, se unë jam dhe do jem tërësisht i angazhuar krah jush, do jem zëri juaj, nuk do ta braktis kurrë sakrificën tuaj, nuk do lodhem kurrë për t’u shprehur mirënjohjen, për sakrificat, mundin dhe kontributin tuaj, dhe me vendosmëri do bëj gjithçka, që ato të mos shkojnë d ëm, por ti japin forcë vizionit tonë për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen dhe i prin rrugës së shqiptarëve drejt saj” – tha Basha.

Lajm i fundit/ Jep dorëheqjen Lulzim Basha Read More »

Sot ndryshon sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës do të mblidhet sërish këtë të hënë për të caktuar çmimin e karburanteve.

Për herë të fundit çmimi i karburanteve ndryshoi më 16 mars, ku u vendos që deri ditën e sotme çmimi i naftës të jetë 203 lekë/ litri, kurse i benzinës 206 lekë/ litri.

Vendimi për të mbledhur një Bordit të Transparencës erdhi pas një rritjeje të fortë të çmimit të karburanteve dhjetë ditë më parë në treg duke kapur çmimin maksimal prej 270 lekë/ litri si për naftën ashtu edhe për benzinën.

Kjo ndodhi kur çmimi i naftës në bursë arriti në mbi 130 dollar për fuçi, por tashmë që ai ka zbritur nën 100 dollar, ulja po reflektohet shumë ngadalë.

Sot ndryshon sërish çmimi i naftës Read More »

Ak sident i rëndë, ‘X5-a’ del nga rruga, pl agosen dy pasagjerët

Një ak sident është shënuar pak pas mesnate në Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “BalkanWeb” se aks identi është regjistruar rreth orës 01:00 në rrugën e Ravonikut, ndërsa mësohet se automjeti tip “X5” ka dalë nga rruga e për pasojë janë dë mtuar dy pasagjerët.

Aktualisht shtetasit ndodhen në spital, ndërsa po licia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aks identit në fjalë.

Ak sident i rëndë, ‘X5-a’ del nga rruga, pl agosen dy pasagjerët Read More »