Lajmi i fundit

Lajm i mirë/ Turqia do të njohë patentat shqiptare

Parlamenti turk ka miraturar marrëveshjen reciproke për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve me Shqipërinë.

Lajmi u konfirmua sot nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan i cili u takua me homologun shqiptar në Tiranë, Igli Hasani.

Patentat e shqiptarëve do të njihen në Turqi në fillim të pranverës, po ashtu në Shqipëri do të njihen patentat e shtetasve turk që kanë marrë leje drejtimi në Turqi. Dy vendet po punojnë që ligji të hyjë në fuqi sa më shpejt.

“Ashtu siç e tha dhe kolegu im ne kemi zhvilluar marrëdhëniet në shumë fusha, sidomos në ekonomi, kulturë edukimi, turizmi, teknologjia, investimet. Do vazhdojmë të punojmë në mënyrë të pandërprerë. Sidomos marrëveshja për njohjen e patentave. Sigurisht marrëdhëniet mes dy vendeve janë të përqëndruara te besimi dhe përpiqemi si të ndikojmë për të rritur mirëqenien mes dy vendeve tona.

Në 2024 të zhvillojmë këshillin e parë të partneritetin strategjik. Kjo do jetë një platformë e rëndësishme për ne. Shpresojmë që edhe tregtia të arrijë deri në 2 miliardë dollarë dhe do bëjmë çështë e mundur për këtë.

Me bizneset diskutuam për investimet dhe me vërtet që sot i shpjegova dhe kolegut tim që bashkëpunimi që ne kemi aktualisht në të vërtetë nuk është sa kapaicteti që ne kemi. Kemi mundësi që të bashkëpunojmë edhe më shumë”, tha ministri i Jashtëm turk në konferencën e përbashkët me Igli Hasanin.

Lajm i mirë/ Turqia do të njohë patentat shqiptare Read More »

Ambasada e SHBA-së: Njoftim i rëndësishëm për qytetarët me vizë amerikane

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka ndarë një lajm për të gjithë shqiptarët që kanë një vizë amerikane. Sipas ambasadës shqiptarët me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre.

“Lajm i mirë! Falë lidhjeve të forta midis dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor! Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre! Shihni videon për të mësuar se si funksionon! Urime Shqipëri! Mirëardhshi në SHBA”, shkruan ambasada.

Klikoni këtu:

https://fb.watch/pTxRK0CJJZ/

Ambasada e SHBA-së: Njoftim i rëndësishëm për qytetarët me vizë amerikane Read More »

“Zbërthehet” personi që i shiti armën Naim Murselit

I arrestuari i katërt për përfshirjen në vrasjen e Liridona Ademajt, Tom Dodaj, ka pranuar në dëshminë e tij se ia ka shitur armën e krimit Naim Murselit e Granit Plavës.

Në dëshmitë e siguruara ekskluzivisht nga Paparaci, Dodaj rrëfen ngjarjen e shit-blerjes së armës te Naim Murseli e Granit Plava. Ai mohon të jetë i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, teksa thekson se armën ia ka shitur për 280 euro.

“Vlera e armës ka qenë 250 Euro, ndërsa fishkët ia kam shitur për 30 Euro“, thuhet në dëshminë e Dodajt.

Dëshmia e plotë:

Unë nuk i kam njohur këta persona deri me datën 29 nëntor 2023. Po as atë ditë nuk i kam njohur si emra, por e kam kuptuar pasi janë arrestuar se kush ishin këta dy persona të cilët kishin ardhur për të rregulluar makinën tek unë.

Atë ditë që kanë ardhur iu ishte prishur goma e makinës, Range Rover që e ka pasur ngjyrë të zezë. Kam marrë gomën e dëmtuar të makinës së tyre dhe shkuam në një gomisteri tjetër në fshatin Osek.

Gjatë kthimit në makinë, Naimi ka nisur të flasë për armë dhe ka thënë që kam një armë 1000 euro. Ndërsa unë i kam thënë që kam një armë që vlen 250 euro. Naimi më ka thënë a bën që ta shikoj. Pasi kemi shkuar në shtëpi, kam marrë armën. Shoku i Naimit, Graniti e ka marrë dhe e ka provuar në oborrin tim. Pas Granitit e ka marrë edhe Naimi, e ka provuar.

E kanë marrë armën dhe kanë shkuar në drejtim të gomisterisë dhe kanë thënë që kur të kthehemi do t’i marrim edhe fishekët. Pasi kanë ardhur, kanë marrë edhe 20 fishekë, më pas janë larguar.

Mesa më kujtohet mua e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth 1 orë, prej orës 14:00 deri në orën 15:00.

Nuk më kanë treguar asgjë se për çfarë e donin armën, as unë si kam pyetur. Nuk kam qenë i sigurt që ka qenë arma ime 100%, nëse do të isha i sigurtë do e kisha raportuar. Armën ka rreth 5-6 vite që e kisha në posedim.

E kam blerë në Gjakovë nga disa persona nga Shqipëria, por nuk i njoh. Nuk e kam ditë se çfarë ka ndodhur me atë armë, se po ta dija që është përdorur do e kisha raportuar. Gjithçka e kam marrë vesh nga mediat, nuk isha i sigurtë 100%.

“Zbërthehet” personi që i shiti armën Naim Murselit Read More »

Ndahet nga jeta gjinekologu i njohur shqiptar

Dhoma e Mjekëve të Kosovës ka dhënë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të mjekut specialist Gjinekologjisë dhe Obstetër, Ahmet Goçaj.

Ai për vite me radhë ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Ndahet nga jeta Dr. Ahmet Goçaj specialist i Gjinekologjisë dhe Obstetër.

Dr. Goçaj studimet e përgjithshme i përfundoi në fakultetin e Mjekësisë në Shkup, në vitin 1997.

Ndërsa specializimin për Gjinekologji dhe Obstetrikë e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, në vitin 2005.

Dr. Ahmet Goçaj u shërbeu qytetarëve për vite me radhë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Oda e Mjekëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve dhe miqëve të tij.

Ndahet nga jeta gjinekologu i njohur shqiptar Read More »

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi komisariatin e Durrësit

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi komisariatin e Durrësit mbrëmjen e sotme.

Nënkomisari Arben Pjeçi i dha fund jetës me armën e shërbimit, brenda ambienteve të zyrës.

Shkak dyshohet se është bërë vendimi për ta shkarkuar nga detyra, pasi siç njoftoiu policia E durrësit, nënkomisari ishte dënuar me vendim të formës së prerë për “plagosje të lehtë”.

57-vjeçari Pjeçi si pasojë e një konflikti me komshiun polic, që përfundoi me plagosje, ishte dënuar me punë në komunitet.

Fillimisht sherri ka nisur mes grave të fqinjëve dhe më pas ka vijuar mes burrave. Situatë që ka argravuar në plagosje me dashje.

Pas sherrit në vitin 2022 Arben Pjeçi është denoncuar dhe kanë nisur hetimet që çuan në gjykimin e tij.

Arben Pjeçi, kishte 35 vite karrierë në radhët e policisë.

Ai ishte baba i dy fëmijëve.

Pas ngjarjes së rëndë po hetohet për të kuptuar pse askush nuk e ka dëgjuar krismën e armës së shkrepur brenda ambienteve të policisë së Durrësit.

Pjeçi u gjet i vetëvrarë brenda zyrës së tij rreth orës 16:15, pas denoncimit të familjarëve se kishin humbur kontaktet me të./albeu.com.

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi komisariatin e Durrësit Read More »

Vrasja e shqiptarit në Itali, hetimet marrin tjetër kthesë. Dyshime se ekzekutimi u planifikua

Ndonëse tejet të rezervuar në dhënien e informacionit, hetuesit italianë duket se janë afër zbardhjes së vrasjes së shqiptarit Bledar Dedja. Këtë të enjte, mediat italian shkruajnë se ka dyshime se 39-vjeçarit i është bërë pritë dhe vrasja ka qenë e planifikuar.
Hipoteza kryesore është se viktima ka lënë takim me vrasësin. Ky i fundit dyshohet të ketë ardhur me makinë, të cilën e ka parkuar pranë mjetit të Dedja. Nuk përjashtohet edhe mundësi që shqiptari të jetë goditur fillimisht brenda këtij automjeti.

Sa i takon makinës se shqiptarit, në dritë del një tjetër detaj. Karabinierët e gjetën Mercedesin të mbyllur dhe çelësat e zhdukur. Për të hapur mjetin e viktimës ata përdorën çelësat rezervë që kishte në shtëpi. Nuk përjashtohet mundësi që çelësat i ka marrë vrasësi.

Bledar Dedja u vra pasditen e së shtunës në pyjet e Paderno del Grappa, në Asolo të Treviso-s. Trupi i tij i pajetë u zbulua mëngjesin e së dielës, i goditur të paktën 20 herë me thikë. Pavarësisht hetimeve intensive, deri më tani nuk ka ende një autor të dyshuar. As arma e krimit nuk është gjetur.
Dyshimet kryesore të hetuesve janë se kemi të bëjmë me një krim pasioni. Deri më tani janë marrë me dhjetëra persona në pyetje, ndërsa në analizë të detajuar është marrë telefoni i viktimës për të kuptuar se me kë ka biseduar e me kë kishte lënë takim atë pasdite.

Vrasja e shqiptarit në Itali, hetimet marrin tjetër kthesë. Dyshime se ekzekutimi u planifikua Read More »

Shkuan ‘për një jetë më të mirë’, tre shqiptarë kapen në një fermë kanabisi në Britani

Tre shtetas shqiptarë të arrestuar gati një vit më parë gjatë një aksioni anti-kanabis në Burnley të Britanisë së Madhe janë dënuar me burg.

Sabian Kasaj, 21-vjeç, Nikoll Kaza, 23-vjeç, and Adrian Paluca, 25-vjeç u dënuan me nga 21 muaj burg secili, pasi u gjetën duke kultivuar bimë narkotike kanabis në bodrumin e një dyqani të boshatisur në Burnley.

Ata thanë se kishin shkuar në Britani për një jetë më të mirë, por ishin detyruar të punonin si fermerë kanabisi për të shlyer borxhet ndaj trafikantëve.

Shkuan ‘për një jetë më të mirë’, tre shqiptarë kapen në një fermë kanabisi në Britani Read More »

Shoferi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, përfundon në spital

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fier.

Ngjarja është regjistruar në orën 19:10, në aksin rrugor “Fier-Roskovec”, në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzës”.

Policia bën me dije se shtetasi O. F., duke drejtuar automjetn tip “Golf” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Për pasojë, është dëmtuar shtetasi O. F., i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Shoferi humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, përfundon në spital Read More »