Lajmi i fundit

A do të hiqet Bordi i Transparencës? Flet Ahmetaj

Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj ka folur ditën e sotme për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.
I pyetur nga gazetarët nëse Bordi i Transparencës do të pushojë së ekzistuari, në një kohë kur çmimi i karburanteve në vend ka kapur shifra rekord, Ahmetaj deklaroi se ai është një instrument funksional dhe do vazhdojë të ekzistojë.

“Qeveria punon çdo ditë. Sot morëm një seri detyrash, po të hap bllokun janë mbi 20 e ca detyra që kryeministri dha në raport me ndjekjen, përballimin e hartimin e politikave e instrumenteve për përballimin e krizës. Është kr izë e shkaktuar nga njeriu, bllokimi i rrugëve të furnizimit, qeveria do i përdorë të gjithë instrumentet e duhur qoftë dhe inovativë që të frenojë rritjet abuzive të çmimeve.

Çdo instrument që funksionon për të monitoruar e frenuar me instrumentet e tregut dhe ato që ka administrata e shtetit të gjitha do vijojnë të funksionojnë”, tha Ahmetaj.

Nafta me pakicë në vend shitet me 258 lekë/litri, megjithëse në bursë ka pësuar ulje. Bordi i Transparencës bazohet në çmimet e bursës për të përcaktuar shifrat e shitjes së karburantit në vend.

A do të hiqet Bordi i Transparencës? Flet Ahmetaj Read More »

Shuhet ylli i skenës së cirkut shqiptar, Vitore Sallaku

Një artiste e madhe është nd arë nga jeta. Vitore Sallaku, akrobate, një ndër pionieret e cirkut shqiptar së bashku me bashkëshortin Skënder Sallaku, ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Në ditë si këto, askush nuk u kujtua për “Artisten e Merituar” dhe “Mjeshtren e madhe të punës”, tituj që në fakt i mbajti me devotshmëri, dhe pse shumë shpesh qëndroi nën petkun e të madhit humorist Skënder Sallaku që u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare.

Që në moshën 11 vjeçare ka qenë pjesë e trupës së cirkut duke dhënë kontribut të madh brenda e jashtë vendit. Pas shkëputjes nga skena, ajo ishte ndër pedagoget e para të studios së cirkut.

Vitore Sallaku ishte vajza e profesorit Lorenc Rasha, I p ushkatuar në kohën e d iktaturës nga re gjimi komunist. Por për shkak të aftësive, vajzës së dikurshme nuk iu ndërpre karriera, vazhdoi në Bashkimin Sovjetik e Kinë me studimet. Madje, pas pus hkatimit të të atit, edhe Skënder Sallakun e pyetën nëse do të nda hej nga Vitorja, dhe ai e kishte refuzuar një gjë të tillë.

Puna e saj e fundit ka qenë një libër biografik për bashkëshortin e saj Skënder Sallaku, ndërkohë që numëron edhe 5 libra të tjerë të botuar mes të cilëve tre janë me poezi.

Vitore Sallaku Rasha mban titullin e lartë Mjeshtre e Madhe. Ka lindur në Tiranë. Përfundoi studimet në liceun artistik “Jordan Misja” dhe ato të larta në Institutin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë. Eshtë një nga akrobatet më të spikatura të arenës së cirkut që për më shumë se 35 vjet I dha skenës numra të paarritshme dhe sot, duke ecur krah për krah me vd ekjen. Shokoi publikun shqiptar e të huaj duke interpretuar në shumë skena të botës.

E shumëquajtura nga publiku si “Njeriu pa kocka” apo “Artistja që sfidoi kohën” ka kryer specializime të posaçme në trupat e cirkut të Pekinit dhe Bashkimit Sovjetik.

Shuhet ylli i skenës së cirkut shqiptar, Vitore Sallaku Read More »

Një muaj nga ak sidenti i fr ikshëm, çifti Konomi lë ambientet e spitalit

Një muaj nga aks identi që ndodhi në rrugën e Kavajës në Tiranë, çifti Arjan dhe Vilma Konomi kanë dalë nga spitali.
Prej më shumë se 4 javësh ata ndodheshin të shtruar në spitalin e Tra umës në Tiranë,

për shkak të pla gëve të shumta që morën si pasojë e përpla sjes nga mjeti që drejtohej nga Ajas Sulejmani.

Ky i fundit u vu në pra nga disa orë pas aksi dentit, ku rezultoi se ishte nën efektin e lë ndëve nar kotike.

Një muaj nga ak sidenti i fr ikshëm, çifti Konomi lë ambientet e spitalit Read More »

Ky insekt po bën ‘namin’ në këtë qytet të vendit

Kolonitë e karkalecave kanë nisur të shfaqen në sipërfaqet e tokave të njësisë administrative Topojë-Seman në Fier.
Fermerë dhe banorë të zonës kanë treguar se deri tani insekti i rrezikshëm vihet re në tokat djerrë, por nëse nuk merren masa,përhapja e tij në sipërfaqet e mbjella nuk mund të shmanget. Madje ata kujtojnë edhe vitet e kaluara, ku karkaleci ka d ëmtuar gjithccka.

Fenomeni është i njohur për drejtuesit dhe specialistët e njësisë administrative topojë-seman. Viktor Tirana, agronimi i kësaj njësie ka bëre me dije se grupet e punës do të zbresin në terren për të parë nga afër situatën.
Vitet e kaluara karkaleci ka shkaktuar d ëme të mëdha në të mbjellat e fërmerëve të kësaj zone, ndaj ndërhyrja në kohë do të evitonte këtë problematikë.

Ky insekt po bën ‘namin’ në këtë qytet të vendit Read More »

Arr estohet ish-zv.ministri i Brendshëm, ja për çfarë ak uzohet

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe njëherazi ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, është arr estuar ditën e sotme nga Po licia në Prizren.
Bëhet me dije se Berisha u arre stua rreth orës 15:00 me ak uzën se ka pe nguar zyrtarët p olicorë në kryerjen e detyrës zyrtare, në Prizren.

Sipas burimeve në Pro kurori, ish-ministri tashmë ndodhet në Drejtorinë Rajonale të Po licisë në Prizren, ku do të merret në pyetje nga he tuesit rajonalë.

Arr estohet ish-zv.ministri i Brendshëm, ja për çfarë ak uzohet Read More »

Gruaja dh unon burrin në qytetin shqiptar: ‘Do ta marr shpirtin, ti je një plehrë. Unë jam p*** i p*** të s*mës’

“Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj, këtë të martë kanë sjellë një histori krejt të pazakontë.

Brendoni nga Saranda i ka kërkuar ndihmë “Piranjave” për të shpëtuar nga duart e hekurta të ish-bashkëjetueses së tij.

Siç dëgjoni dhe në video Brendoni ndihet krejt i pambrojtur nga dh una ve rbale, të sharat pa fund por dhe shp ullat që i vijnë herë pas herë nga ish-bashkëjetuesja e tij.

Brendoni tregon se pas 6 vitesh bashkëjetese u largua nga gruaja, pasi kjo e fundit ushtronte dh unë mbi të, por dhe dhu në ve rbale mmbi punonjësit e lokalit.

Pas ndarjes nga gruaja e parë, brendoni lidhet me një tjetër, e cila është me origjinë nga Greqia.
Duket se kjo li dhje nuk i ka pëlqyer aspak zonjës së parë, e cila kthehet në lokal, dhe dhu non Brendonin por edhe bashkëshorten e tij të re, duke i h edhur raki në fytyrë.

Ajo që tërheq më shumë vëmendje, është se nga fillimi e deri në fund të komunikimit, zonja nuk i heq nga goja fjalët më të nd yra që mund të gjesh në fjalorin shqiptar, madje herë pas here merr borxh edhe nga fjalori grek./Abcnews.al/

Gruaja dh unon burrin në qytetin shqiptar: ‘Do ta marr shpirtin, ti je një plehrë. Unë jam p*** i p*** të s*mës’ Read More »

Moment i si kletshëm për Ramën, pe ngohet tek shkallët pasi mbyll fjalën

Kryeministri Edi Rama ka pasur një moment të sik letshëm në samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër.
Pasi mbylli fjalën e tij në konferencë, kreu i qeverisë për pak u rrëzua tek shkallët e podiumit.

“Ballkani nuk vd es, por ky i hapuri aq më pak vd es. Sido të rrotullohet bota Ballkani këtu do të jetë, kam dhe një lajm për ju Serbia, Maqedonia e Veriut jo e jo, as Bosnja do vazhdojë të rrijë këtu në Ballkan të ziejë nga brenda, po aty është. Ne shqiptarët po, s’kemi ku shkojmë këtu jemi. Bashkimi Europian me të parë e me të bërë, por ne jemi këtu në mes të Evropës dhe ne BE na bëjnë ata, por E-në, europian e kemi vetë. Shumë faleminderit”, thotë Rama dhe largohet nga foltorja për tu ulur në vendin e tij.

Por në një moment, kryeministrit ngat ërrohet tek shkallët dhe për pak bie. Megjithatë, ai e ka marrë me sportivitet dhe nis të qeshë para kamerave.

Moment i si kletshëm për Ramën, pe ngohet tek shkallët pasi mbyll fjalën Read More »

Rekorde maksimale historike/ Çmimet e karburanteve do të rritën sërish ditën e sotme, arrijnë rekordin e…

Çmimet e karburanteve do të rritën sërish ditën e sotme, duke arritur në rekorde maksimale historike.

Bord ii Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të rritet me 11 lekë, duke arritur në 258 lekë. Ky është sërish niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke kapur fillimin e marsit, kur nafta për pak ditë u tretua me rreth 260 lekë.

E njëjta tendencë është dhe për benzinën, që do të tregtohet me shumicë me 243 lekë, nga 231 lekë që ishte më parë.

Sipas burimeve nga tregu, shtrenjtimi lidhet me rritjen në bursat ndërkombëtare, ku treguesi Platz për një ton naftë ka arritur në 1350 dollarë dhe për benzinën në 1400 dollarë, me rritje përkatësisht me 120 dhe 90 dollarë, për shkak të pasigurimeve të furnizimeve me energji, lidhur me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në ditët e para të marsit, nafta filloi të rritej me shpejtësi në tregun e brendshëm, duke bërë që qeveria të ndërhynte dhe të krijonte Bordin e Transparencës, që vendos periodikisht çmimet e shumicës dhe të pakicës.

Megjithë ndërhyrjen e bordit, çmimi i naftës sot, i caktuar nga Bordi, arriti sërish në nivelet maksimale historike.

Në krahasim me fundin e muajit shkurt, nafta në vend po tregtohet gati 40% më shtrenjtë, duke rënduar buxhetin e konsumatorëve, por dhe duke rritur ndjeshëm kostot e transportit të bizneseve, që po e reflektojnë në shtrenjtimin e produkteve që tregtojnë.

Rekorde maksimale historike/ Çmimet e karburanteve do të rritën sërish ditën e sotme, arrijnë rekordin e… Read More »