Lajmi i fundit

Lajm i fundit/ Sh err mes të rinjve në Vlorë

Nje sh err ku jane perfshire nje gr up te rinjsh ka ndodhur ne mbremjen e sotme ne Vlore.

Sherri raportohet te kete nisur per motive te d obta.

Tre prej tyre jane transportuar ne spitalun e Vlores, nen kujdesin e mjekve.
Po licia ka mberritur menjehere ne vendngja rje.

Grupi he timor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon per percaktimin e rrethanave te ngj arjes.
Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për motive të do bëta, janë përfshirë në një ko nflikt shtetasit Xh. B., 20 vjeç, F. B., 21 vjeç, A. I., 23 vjeç, N. Xh., 27 vjeç dhe M. Xh., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi A. I., N. Xh., dhe M. Xh., ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Grupi he timor ndodhet në vendngj arje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngj arjes.

Lajm i fundit/ Sh err mes të rinjve në Vlorë Read More »

Gjermania jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët

Duke nisur prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë.

Lajmi bëhet me dije nga Ambasada gjermane në Tiranë.

Tashmë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dës hmie vaksinimi, shërimi apo testimi.

Njoftimi:

Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita).

Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi.

Gjermania jep lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët Read More »

Bordi i Transparencës vendos çmimet e fundit për ushqimet bazë

Bordi i Transaparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me shumicë/pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to, i ngritur në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, në mbledhjen e datës 1 Prill 2022, vendosi miratimin e listës së produkteve ushqimore bazë që do të monitorohen, si më poshtë:

Miell
Vaj luledielli
Sheqer
Oriz kokërrgjatë

Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë këto produkte.Gjithashtu Bordi i Transparencës vendosi miratimin e marzheve që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e cmimeve ndërkombëtare.

Bordi vendosi si mëposhtë vijon:

Miratimin e marzheve tavan që do të aplikohen për disa produkte ushqimore bazë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare. Çdo operator ekonomik i tregtimit të produkteve të mëposhtme, qoftë importues, tregtar me shumice, transportues apo tregtar me pakicë, është i lirë që të aplikojë marzhe bruto më të ulta mbi këto produkteve, se ato që rezultojnë nga aplikimi i marzheve tavan të miratuara nga Bordi, duke ofruar çmime shitje në treg më të ulta se ato që rezultojnë nga aplikimi i këtyre marzheve.

Për artikullin oriz kokërrgjatë (1 kg) miratohen marzhet tavan si mëposhtë:

Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të orizit kokërrgjatë është 11 lekë/kg mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë. Ky marzh mbulon shpenzimet operative të importuesit dhe ambalazhimit brenda vendit.

Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të orizit kokërrgjatë është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si mëposhtë:

Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.

Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

Për artikullin miell masiv miratohen marzhet tavan si mëposhtë:

Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të miellit nga prodhuesi dhe ambalazhuesi llogaritet si vijon:

Kostos së importit të grurit plus detyrimeve të paguara në doganë i shtohet mbi to 32% kosto e përpunimit dhe ambalazhimit nga grurë në produkt të gatshëm miell; dhe

Mbi kostot e llogaritura sipas pikës së mësipërme “i”, shtojmë marzhin e tregtimit 2.5 lekë/kg për tregtarët e shumicës.

Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2.5 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit miell masiv është 2.5 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

Për artikullin vaj luledielli miratohen marzhet tavan si mëposhtë:

Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të vajit të lulediellit nga importuesi është 35 lekë/litër mbi koston e importit dhe detyrimet e paguara në doganë. Ky marzh mbulon shpenzimet operative, shpenzimet e inbotilimit, si dhe shpenzimet e ambalazhimit kur ky produkt importohet i hapur dhe ambalazhohet në vend.

Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/litër mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit vaj luledielli është 4 lekë/litër mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

Pas analizimit të këtyre marzheve Bordi i Transparencës vendosi që këto produkte duhet ti ofrohen konsumatorit familjar në markete me çmime jo më të larta se:

101 lekë/kg për orizin kokërrgjatë (1 kg)

104 lekë/kg për sheqerin (1 kg)

90 lekë/kg për miellin masiv

Për produktin vaji i lulediellit, për shkak se operatorë të ndryshëm kanë diferenca të ndjeshme në çmimet e blerjes në import të vajit të lulediellit, nuk do të aplikohet kosto mesatare e ponderuar e zhdoganimeve dhe nuk do të përcaktohet çmim i unifikuar shitje nga çdo subjekt, por çdo importues i vajit të inbotiluar apo importues vaji që e inbotilon dhe e paketon në vend, do të aplikojë marzhin e lejuar mbi koston e importimit të produktit të tyre sipas deklaratës doganore për çdo parti importi sipas marzheve të parashikuara në paragrafin 5 të këtij vendimi.

Administrata Tatimore, monitoron tregun nëpërmjet verifikimit të faturave të lëshuara nga subjektet gjatë periudhës së situatës së veçantë të krijuar në treg dhe raporton pranë Bordit çdo muaj brenda datës 10 të muajit pasardhës të periudhës raportuese.

Ky vendim hyn në fuqi në datë 10.06.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Bordi i Transparencës vendos çmimet e fundit për ushqimet bazë Read More »

Nd ahet shkrimtarja e njohur shqiptare

Është nda rë nga jeta në moshën 79-vjeçare, shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur, Meri Lalaj.

Shkrimtarja e përkthyesja e njohur Meri Lalaj, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Lajmin e konfirmuan miqtë e saj të ngushtë, ndërsa kërkuan ndihmë për një ndërhyrje jashtë shtetit.

Pasi kaloi me shumë vështirësi COVID-19, e mendoi se e la pas atë periudhë të errët, virusi i shkaktoi d ëme të mëdha në ezofag, të cilat mund të gjenin kurim vetëm jashtë shtetit.

Nd ahet shkrimtarja e njohur shqiptare Read More »

Çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim? Ambasada amerikane në Tiranë del me thirrjen urgjente

Ambasada amerikane në Tiranë, pak orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit që do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, më 10 qershor, ka këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin zonën përreth stadiumin pasi “do të ketë turma të mëdha”.
Ambasada kërkon nga qytetarët amerikanë të kenë kujdes dhe i njofton se disa rrugë do të jenë të bllokuara.

“Të premten, më 10 qershor 2022 – do të zhvillohet ndeshja e UEFA Europa Nations League ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit në Arenën Kombëtare të Tiranës, “Air Albania Stadium”. Autoritetet njoftuan se rrugët përreth stadiumit “Air Albania” do të bllokohen dhe do të vendosen postblloqe p olicie duke filluar nga ora 16:00 deri në fund të ndeshjes (ndeshja është planifikuar të fillojë në 20:45).

Rrugët e bllokuara do të jenë: “Dervish Hima”, “Lek Dukagjini”, “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II” si dhe “Kolonat” në sheshin “Italia”. Ju lutemi vini re se këto mund të ndryshojnë. Ambasada e SHBA këshillon fuqimisht qytetarët amerikanë dhe personelin e ambasadës amerikane që të shmangin zonën e stadiumit të premten më 10 qershor. Për shkak të turmave të mëdha që priten në Tiranë, ju lutemi të tregoni kujdes në të gjithë qytetin dhe të jeni të vetëdijshëm për vendondodhjen tuaj.

Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të lig jit për informacionin më të fundit”, thekson ambasada amerikane.

Çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim? Ambasada amerikane në Tiranë del me thirrjen urgjente Read More »

Qeveria miraton një milion euro ndihmë financiare humanitare për …

Ky fond thuhet në vendim, do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.
Vendim qarkullues i Këshillit të Ministrave i miratuar në datën 10 Qershor 2022:

V E N D I M
PËR

DHËNIE NDIHME FINANCIARE HUMANITARE NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR MBËSHTETJEN E QEVERISË SË UKRAINËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës, në shumën 1 000 000 (një milion) euro.

Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, llogaria ekonomike 605, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 000 000 (një milion) eurosh.

Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022.
Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Qeveria miraton një milion euro ndihmë financiare humanitare për … Read More »

Dh unohet me le vë në kokë efektivi i po licisë, detaje

Një efektiv i po licisë kufitare i iden tifikuar si Sokrat Muho është dhu nuar me le va. Ngjarja e rë ndë ka ndodhur në Gjirokastër mesditën e sotme.
Mësohet se efektivi është rr ahur tek Ura e Lumit në momentin që ka qenë në krye të detyrës.

Ai është su lmuar nga dy persona që nuk janë ide ntifikuar ende dhe është lënë i pla gosur në rrugë.

Kalimtarë të rastësishëm e kanë gjetur dhe e kanë dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Për shkak të pl agëve të marra e gjendjes së rë ndë shëndetësore, Muho është nisur me urgjencë drejt spitalit të Tr aumës në Tiranë

Nga ana tjetër kanë nisur he timet për zbardhjen e ngjarjes dhe janë fokusuar në një sh err në të cilin është përfshirë efe ktivi para tre ditësh.

Dy shohet se Muho është ko nfliktuar me tre persona nga Tepelena, por shkaqet nuk janë zba rdhur ende.

Gjithsesi nuk dihet me siguri nëse pas dhu nimit të efe ktivit Muho qëndrojnë personat në fjalë apo jo.

Dh unohet me le vë në kokë efektivi i po licisë, detaje Read More »

Tr agjike/ V des gjatë lindjes 26-vjeçarja shqiptare

Një ngjarje e rë ndë është regjistruar ditën e djeshme në QKUK. 26-vjeçarja Arta Salihi u va rros dje pasi nd ërroi jetë teksa solli në jetë fëmijën e saj.

Shkaku që e reja nd ërroi jetë tra gjikisht në Repartin e Intensiv në QKUK ishin disa komplikacione në zemër dhe mushkëri.
E reja kishte mbërritur në spital në gjendje të rën dë shëndetësore pasi kishte pasur pro bleme k ardiake që nga lindja.

NJOFTIMI “Zyra e Drejtorit të Përgjithshëm SHSKUK, ju njofton se pacientja A.S (1996) është pranuar në mjekimin intensiv qendror në QKUK me gjendje të r ëndë shëndetësore e që kishte pr obleme kardiake që nga lindja e saj dhe ishte shtatzënë”.

Tr agjike/ V des gjatë lindjes 26-vjeçarja shqiptare Read More »