Lajmi i fundit

‘Furtunë’ në Presidencë, Bajram Begaj shkarkon 25 punonjës

Kreu i shtetit Bajram Begaj, ka shkarkuar këtë fundjavë 25 punonjës të administratës së Presidencës. Burime për Euronews Albania konfirmojnë se 17 prej tyre janë me status të nënpunësit civil, pjesa pa këtë status dhe punonjësit e mbetur janë këshilltarë.

Numri më i madh i këtyre personave kanë shërbyer për shumë presidentë dhe e kanë fituar vendin e punës me konkurs DAP-it.

Kjo vale shkarkimesh vjen pas disa dorëheqjeve nga disa prej këshilltarëve në muajt korrik dhe gusht, por edhe disa shkarkimeve në shtator, ku me i bujshmi ishte ai i Edvin Zhvarc.

Edvin Shvarc i ka shërbyer 5 presidentëve në 19 vjet. Por me ardhjen e Bajram Begajt në krye të shtetit ai është larguar nga puna. Shvarc, i kontaktuar nga Euronews Albania ka konfirmuar se më 23 gusht i është komunikuar largimi.

Ky veprim i Presidentit Begaj është kundërshtuar gjerësisht në rrjete sociale nga gazetarë dhe njerëz publikë, të cilët kanë shfaqur respekt ndaj Edvin Shvarc.

‘Furtunë’ në Presidencë, Bajram Begaj shkarkon 25 punonjës Read More »

Lajm i fundit/ Pedagogët marrin vendimin dr astik: Ja çfarë do të ndodhë ditën e hënë!

Ditën e hënë nga ora 8:00-10:00 do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj.

Pas kësaj ore i gjithë stafi akademik do të dalë në ambjentet e jashtme dhe do të vijojnë bojkotin dhe protestat deri në plotësimin e kërkesave.

Pedagogët i lënë kohë fundjavën qeverisë për plotësimin e kërkesave.

Lajm i fundit/ Pedagogët marrin vendimin dr astik: Ja çfarë do të ndodhë ditën e hënë! Read More »

Aida Shtino rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim

Aida Shtino mbetet prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun.

Dikur të gjithë e ndiqnin me kuriozitet të madh emisionin e saj “Njerëz të hu mbur”.

Pas një periudhe shkëputjeje, Aida do të rikthehet në ekran me një emision të ri.

Ajo do të moderojë programin “Mendo për mua” që do të fillojë së shpejti në Fax News.

“Mendo për mua” do të nisë transmetimin të hënën e ardhshme në orën 21:00.
Aida do të jetë një zë për ata që nuk kanë.

Kujtojmë se “Njerëz të hu mbur” ishte një nga emisionet më të ndjekura dhe nuk dihet nëse do të rikthehet ndonjë ditë.

Aida Shtino rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim Read More »

Sokol Balla largohet përfundimisht nga Top Channel

Sokol Balla largohet nga Top Channel. Edhe pse e paralajmëroi vetë një javë më parë, sot duket se vendimi është zyrtarizuar pasi emisioni i tij “Top Story” mungon nga programacioni dhe është zëvendësuar me një film.

Herën e fundit që doli në ekran, të enjten e shkuar, Balla tha se donte të vijonte të qëndronte në Top Channel dhe “shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi ju uroj më të mirën”, duke nënkuptuar se vijimësia e tij aty varej nga drejtuesit e Top Channel.

“Shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në ora 21:00.Se kanë dalë dhe ca lajme nëpër portale që Sokol Balla ikën në një portal tjetër, unë nuk iki në një emision tjetër, ose më saktë nuk dua të iki pasi konsideroj Topin shtëpinë time.

Si në çdo marrëdhënie tjetër njerëzore, marrëdhëniet janë dy palëshe. Në një marrëdhënie rrihet nëse rrimë të dyja palët. Nëse njëra palë nuk do, tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që duhet të rrijë jam unë. Do doja shumë të shiheshim të hënën, por edhe nëse nuk shihemi, nga unë Sokol Balla, paçi fat”, tha Balla.

Por duket se vendimi për të është marrë. Tashmë mbetet për t’u zbuluar se ku do ta shohim Ballën.

Sokol Balla largohet përfundimisht nga Top Channel Read More »

Zbardhet vendimi i fundit i qeverisë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, qeveria ka vendosur të zgjasë gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike.

Vendimi:

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.584, DATË 8.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË EMERGJENCËS NË FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, shkronja “ç”, e 5, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin të Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.584, datë 8.10.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

“2/1.Vendosjen e detyrimit të shërbimit publik ndaj prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike, që kanë kontratë me shoqërinë “Furnizuesi i tregut të lirë”, sh.a. Këtyre prodhuesve me përparësi i vendoset detyrimi i shërbimit publik për shitjen e energjisë elektrike te shoqëria “Furnizuesi i tregut të lirë”, në përputhje me çmimin e përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë, në bazë të metodologjisë së miratuar me vendimin nr.687, datë 22.11.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e metodologjisë për përcaktimin e çmimit vjetor të blerjes së energjisë elektrike, që do t’u paguhet prodhuesve ekzistues me përparësi”, i ndryshuar, gjatë periudhës së gjendjes së emergjencës në furnizimin me energji elektrike.”.

Në pikën 5, fjalët “… 31 dhjetor 2022.” zëvendësohen me “… 30 qershor 2023.”.

Në pikën 6, pas fjalëve “… “OSHEE Group”, sh.a., …” shtohen “… FTL, sh.a., dhe ERE …”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Zbardhet vendimi i fundit i qeverisë Read More »

Zbulohet se çfarë gjendet poshtë varrit të Skënderbeut

Të shumtë janë vizitorët dhe turistët që ndërsa kanë vizituar vendvarr imin e Skënderbeut në Lezhë nuk e kanë ditur se poshtë këmbëve të tyre fshihet edhe një tjetër thesar i çmuar.

Madje as ciceronët nuk e përmendin një fakt të tillë. Kapaku në mes të katedrales së Shën Nikollit nuk hapet prej vitesh duke mbajtur të fshehur edhe pjesë të historisë.

As lezhjanët nuk e dinë se çfarë ndodhet vetëm dy metër poshtë vendit ku janë vendosur imitimet e përkrenares dhe shpatës së Skenderbeut. Këtë e thotë edhe specialisti i monumenteve të kulturës Dedë Margjoni.

Ai shpjegon se ekzistojnë dys hime se krahas strukturës që është e punuar me një nivel të lartë artistik, i fshehur mund të jetë edhe një sorkofag.

Hapja dhe ekspozimi i këtij zbulimi të madh do të ishte një tjetër tërheqje për vizitorët dhe turistët.

Specialisti i monumenteve të kulturës Dedë Margjoni ka edhe sugjerimet e tij sesi mund te realizohet ky qëllim.

Burime nga Bashkia e Lezhës kanë bërë të ditur se do të kërkohet bashkëpunimi me institutin e arkeologjisë që ky vend të hapet dhe të jetë i vizitueshëm, pasi janë të bindur se edhe numri i vizitorëve do të jetë shumë më i madh.

Për këtë veçori që fsheh vendvarrimi i Skënderbeut në Lezhë flet edhe ish Përgjegjësi i Kulturës Kombëtarë në Lezhë, historiani Paulin Zefi.

Sipas tij në vitet 1978-1981, gjatë proçesit të punimeve që u zhvilluan tek Katedralja e Shën Nikollit (Vendvarrimi i Skënderbeut) nga ana e specialistëve të “Ateliesë së Monumenteve të Kulturës” në Tiranë, përveç zbulimit të themeleve të mureve perimetrale të këtij objekti, stratigrafia e pasur antike dhe mesjetare, heqja e suvatimit, zbulimi i rrugës antike Iliro – Romake dhe të tjera gjetje është zbuluar edhe një Kriptë (varr i nëndheshëm).

Gërmimet arkeologjike dhe ndërhyrjet e tjera strukturore nxorën në dritë muraturën origjinale që i përket fazave të para ndërtimore deri në shek.XV-të.

Gjatë gërmimeve në hapësirën e brendshme të Katedrales së Shën Nikollit pranë vendit ku ndodhej altari (i shkatërruar nga osmanët) u zbulua një varr i fshehte dhe një sarkofag prej guri gëlqeror i punuar sipas tipologjisë së sarkofagëve të periudhës së mesjetës.

Ky sarkofag ishte i mbuluar nga një material me trashësi rreth 1.8 m në raport me nivelin e dyshemesë së Kishës.

Ai rezultoi të ishte bosh pra pa asnjë fragment kocke apo relike të tjera. Pozicionimi i sarkofagut nuk ishte sipas aksit të Kishës, lindje – perëndim, por pak i devijuar në aksin veriperëndim – juglindje.

Mendohet se gjatë gërmimit brutal (1478) ka pësuar edhe dëmtime të ndryshme. Specialistët vendosen që pikërisht mbi vendin ku u zbulua ky sarkofag, të vendosej pllaka prej mermeri, përkrenarja dhe shpata ceremoniale prej bronxi (sipas modelit origjinal).

Struktura që shohim sot përfaqëson varrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti, por realisht ndodhet 2m mbi sarkofagun e zbrazët dhe kriptën e këtij objekti religjioz.

Rikonceptimi i këtij varri simbolik, rihapja e kriptës së Kishës dhe ekspozimi i sarkofagut duke nxjerrë në pah varrin e vërtetë që vazhdon të qëndrojë i fshehur poshtë një kapaku prej betoni, do ti jepte edhe më shumë vlera këtij vendi të shenjtë për Shqiptarët.

/Shqiperiaime

Zbulohet se çfarë gjendet poshtë varrit të Skënderbeut Read More »

Njihuni 8- vjeçarin shqiptar,mekanikun që riparon kamionët e rëndë

Ju me siguri do të mbeteni të magjepsur nga pasioni dhe puna e tij. Ai është 8 vjeç dhe tashmë riparon kamionë të rëndë. Quhet Enloen Kajo me banim në Berat.

Por në fakt nuk duket dhe aq e rastësishme. Gjeneza e familjes së tij ka një historik me kamionët e rëndë. Dhe ja një prezantim i shkurtër:

“Unë jam Arbër Kajo, gjyshi Enloenit, shofer makinash të rënda prej 47 vitesh”.

“Unë Drini Kajo, babai Enloenit dhe punoj në servis me makinat e rënda”.

“Unë jam Bernad Kajo, kam servis kamionash të rëndë dhe jam xhaxhai Enloenit”.

“Unë jam Rome Kajo, xhaxhai Enloenit, punoj si gomist”.

“Unë jam Enloen Kajo, jam 8 vjeç dhe do të bëhem inxhinier mekanik”.

Duke parë familjen e Enloenit, jo rastësisht gjatë ditëve të pushimit ai është gjithnjë në sevis i lyer me graso nga koka te këmbët, duke rregulluar defektet e kamionëve. Servisi i familjes Kajo ë këndi i lojërave por edhe vendi i punës për 8-vjeçarin.

Enloeni: Unë jam në klasë së tretë dhe kam filluar që 2 vjeç e gjysmë të vij te servisi. Unë punoj këtu pasi ndihmoj babin dhe xhaxhain.

Gazetarja: Përse vendose të ndihmosh babait, dhe jo të luash me makina?

Enloeni: Se kam qejf të punoj me makina të madha, jo me makina të vogla. Ato janë shumë të vogla dhe nuk bëjnë më për mua. Kur isha i vogël lozja me to, tani luan vëllain pasi ai është 3 vjec e gjysmë.

Unë kam filluar që 2 vjeç e gjysmë dhe e kam marrë vetë zanatin duke parë.

Gazetarja: Sa të paguajnë?

Enloeni: 5 mijë lekë çdo të shtunë.

Gazetarja: Meriton më shumë?

Enloeni: Sepse jam i aftë dhe unë meritoj 10 mijë lekë çdo të shtunë, sepse jam shumë i aftë.

Aftësitë e të voglit Enloen kanë çuditur të rriturit që vijnë në servis për të kontrolluar automjetet.

Më këtë zotësi, babai i tij thotë se 8-vjeçari ka arritur të sigurojë edhe klientelën e tij besnike.

“Ne kemi dëshirë që ai të vazhdojë me këtë rrugë që ka marrë. Njerëzit fillimisht kur vijnë për problemet e tyre habiten kur shohin djalin e vogël është i lyer komplet me graso. Ata habiten me aftësinë e tij”, thotë Drini Kajo, babai Enloenit.

Babai thotë se do të insetojë për të birin e tij që në të ardhmen ndryshe nga ai të bëhet inxhinier mekanike që të punojë në industrinë e automjeteve më të rëndësishme në botë.

“Unë dua të bëhet një inxhinier i zoti që të punoj për Mercedesin, Volvon, Ferrarin. Ky është plani im”.

Rregulli numër një për Enlonit që do të bëhet inxhinier mekanike është të vizitojë servisin njëherë në javë dhe të vazhdojë të jetë i pari i klasës në mësime. Nëse rezultatet e Enloenit pësojnë rënie, menjëherë babai dhe xhaxhallarët vendosin ta shkarkojnë nga puna./TCh

Njihuni 8- vjeçarin shqiptar,mekanikun që riparon kamionët e rëndë Read More »

E papritura në takimin e Sali Berishës në Gjirokastër, ja cfarë bëjnë demokratët

Në takimin e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha me demokratët sot në Gjirokastër ka ndodhur një e papritur.

Teksa ish-kryeministri mbante fjalën duke folur për situatën ekonomike, u shkëput energjia elektrike duke lënë demokratët në errë sirë.

Disa prej tyre ndezën blicat e celularëve deri në rregullimin e pro blemit.

Berisha ironizoi këtë situatë duke e cilësuar si dukuri normale për këtë qeveri.

“Te rri i kësaj qeverie. Nuk rrinë dot këta pa përdorur metodat e vjetra. Janë një sekt i veçantë”, tha Berisha.

E papritura në takimin e Sali Berishës në Gjirokastër, ja cfarë bëjnë demokratët Read More »