Kuriozitete

50-vjeçari bënte kërdinë duke u marrë paratë burrave të fshatit, ja si vepronte ai

Prej kohësh një 50 vjeçar mbante në lokalin e tij jo vetëm pijet për klientët por edhe disa pajisje elektronike të lojërave të fatit. Shtetasi P.V banues në fshatin Aliaj të Koplikut në Malësinë e Madhe përveçse me lokalin e tij fitonte para edhe përmes lojërave të fatit.

Një pjesë e mirë e burrave dhe djemve të fshatit por edhe fshatrave të tjerë shkonin aty për të provuar fatin duke lënë kështu paratë e tyre.

Pas një kontrolli policia e Malësisë së Madhe ka konstatuar se pajisjet e lojërave të fatit nuk kishin dokumentacionin e duhur dhe se ky aktivitet nga 50 vjeçari P.V ushtrohej në mënyrë të paligjshme.

Në këtë mënyrë policia bllokoi 6 pajisjet elektronike të lojërave të fatit për shkak të aktivitetit të kundërligjshëm që ushtrohej aty. Më të gëzuara janë gratë dhe vajzat sepse burrat dhe djemtë e tyre të paktën në atë fshat nuk kanë mundësi që të shkojnë e të lënë paratë tek lojërat e fatit.

Ja njoftimi i policisë për këtë rast: Më datë 13.06.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin P.V., vjeç 50, banues në fshatin Aliaj, pasi dyshohet se në Koplik, në ambientet e një lokali, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 6 pajisje elektronike pa dokumentacion. Neni 197 i Kodit Penal.

50-vjeçari bënte kërdinë duke u marrë paratë burrave të fshatit, ja si vepronte ai Read More »

Kjo histori do ju marrë vetëm një minute kohë nga jeta juaj, por do jua ndryshojë atë komplet

Një burrë e çoi babanë e tij në një restorant për të shijuar një darkë të shijshme. Babai i tij ishte mjaft i vjetër, dhe për këtë arsye, edhe pak i dobët.
Ndërsa hante, disa ushqime i binin herë pas here në këmishën dhe pantallonat e tij.
Klientet e tjerë e shihnin të moshuarin me fytyrat e tyre të zymta me neveri, por djali i tij qëndroi në qetësi të plotë.

Pasi të dy mbaruan së ngrëni, djali, pa treguar madje edhe sikletin më të vogël, e ndihmoi me qetësi absolute babanë e tij që të ngrihej dhe e çoi në banjo, shkruan ShkodraNews. Ai pastroi ushqimin e mbetur nga fytyra e tij dhe u përpoq të lante njollat ​​nga rrobat e tij, me dashuri ai pastroi flokët e tij të hirtë dhe në fund vuri syzet e tij.

Kurt ë dy dolën nga banjo, në restorant mbretëroi një heshtje e thellë.
Gjithkush u zemërua nga mënyra e të ngrënit të këtij njeriu dhe pyeste veten se si mund të bënin një figurë aq qesharake në një restorant. E vetmja gjë që mund të dëgjonit aty ishin pëshpëritjet dhe qeshja tallëse.

Djali pastaj u përgatit të paguante faturën, por para se të shkonte në arkë, një burrë i pjekur u hodh midis atyre që ishin në restorant dhe pyeti djalin e plakut: “A nuk mendon se ke lënë diçka këtu?” i riu u përgjigj: “Jo, nuk kam lënë asgjë”.

Pastaj personi tjetër i moshuar i tha: “Po, ti ke lënë diçka! Ju latë këtu një mësim për çdo fëmijë dhe një shpresë për çdo prind!”.
Në atë moment, restoranti mbeti i heshtur dhe shumë veta filluan të ndjehen të turpëruar që u tallen duke gjykuar pleqërinë dhe djalin.

Një nga nderimet më të mëdha që ekzistojnë është të jemi në gjendje të kujdesemi për ata të moshuar që dikur u kujdesën për ne, prindërit tanë, ata që sakrifikuan jetën e tyre, kohën dhe paratë e tyre për ne. Ata meritojnë respektin maksimal, gjithmonë.

Kjo histori do ju marrë vetëm një minute kohë nga jeta juaj, por do jua ndryshojë atë komplet Read More »

Fotoja më e rrallë që po “çmend” rrjetet sociale është e kësaj foleje në Librazhd

Kënaqësia që të ofron kjo pamje është me të vërtetë e mrekullueshme. Është një emocion për të cilin duket se nuk gjen dot fjalë për ta përshkruar.

Kjo fole e mbushur plot me vezë është gjetur në Sopot të qytetit të Librazhdit.

Fotoja e rrallë është publikuar nga gazetari Agim Blloshmi.

Qyteti i Librazhdit njihet për peizazhe të mrekullueshme dhe pasuri të shumta natyrore.

Fotoja më e rrallë që po “çmend” rrjetet sociale është e kësaj foleje në Librazhd Read More »

Ky është tamam rasti kur të vjen fati në derë: I hedhin gabimisht 1 milion dollarë në llogari, çfarë bën kjo studente nuk është aspak normale

Ky është tamam rasti kur të vjen fati në derë. Një studente nga Afrika e Jugut zbuloi se në llogarinë e saj ishin futur gabim 1 milion dollarë dhe shpenzoi më shumë se 60 mijë para se autoritetet të kuptonin gabimin.

Ngjarja ka ndodhur në një universitet në krahinën e Kepit Lindor, ku aksidentalisht shuma marramendëse kaloi në kartën e ndihmës financiare të studentes.

Studentes i duheshin transferuar 100 dollarë për ushqim dhe libra, por gabimi i punonjësve bëri që të shtohen dhe katër zero të tjera.

Autoritetet e universitetit u vunë në dije nga një studente tjetër e cila kishte vënë re shpenzimet marramendëse të studentes.

Kompania mori përgjegjësinë e plotë për këtë ngjarje të jashtëzakonshme dhe tha se tashmë po zbatonin politika të reja që një incident i tillë të mos përsëritet më kurrë.

Ky është tamam rasti kur të vjen fati në derë: I hedhin gabimisht 1 milion dollarë në llogari, çfarë bën kjo studente nuk është aspak normale Read More »

Kurnacët dhe dorëshpuarit/ Ja si ndahen shenjat e Horoskopit

Paratë janë një temë e rëndësishme që na intereson të gjithëve, edhe pse jo gjithmonë llogaria jonë bankare është e mbushur me ato shifrat plot zero që shohim rëndomtë nëpër filma e seriale. Për të mos thënë që shumë prej nesh as që e kanë një të tillë dhe e vetmja gjë të cilës i gëzohen janë data e rrogës dhe xhepi i mbushur plot, të paktën ditën e rrogës. Por, cila është marrëdhënia që keni me paranë?

Dini si ta menaxhoni atë apo e mbyllni muajin vetëm me qindarka për cigare të hapura? Për këto e shumë të tjera, ju vjen në ndihmë Media i cili bazuar në shenjën tuaj të horoskopit zbuloni marrëdhënien tuaj me paranë dhe si të tregoni kujdes.

Dashi: Si një shenjë impulsive që është nuk i intereson shumë se si i harxhon paratë. Jeni njerëz kompetitiv dhe dëshironi një jetesë të mirë, por nuk vareni nga paraja. Edhe pse të kursyerit është gati e pamundur për ju, gjithmonë e gjeni një mënyrë për të dalë nga situatat e këqija.

Demi: Jeni shumë punëtorë dhe arrini të fitoni shumë para. Por ju qëndroni edhe në një punë që ka rrogë të vogël vetëm sepse keni gjetur rehat aty. Jeni të mirë për të kursyer dhe harxhoni vetëm atëherë kur mund ta përballoni.

Binjakët: Shenja e binjakëve nuk ka gjë qëndrim të caktuar ndaj parasë. Shpeshherë ata janë kursimtarë duke mos blerë asgjë dhe në ditë të tjera fiksohen për të blerë diçka të shtrenjtë dhe nuk e kontrollojnë dot.

Gaforrja: Ju dini mirë të kurseni dhe ta mbani të sigurtë situatën financiare për familjen tuaj. Ju punoni fort për arritjet tuaja edhe kur puna që bëni nuk ju pëlqen aspak. Edhe nëse ndonjëherë shpenzoni ju siguroheni të blini gjëra që vërtet ja vlejnë.

Luani: Shenja juaj ka një marrëdhënie interesante me lekët. Juve ju tërheq jeta e shtrenjtë dhe luksoze madje dëshironi t’i blini vetes gjithçka që jua pëlqen syri. Dhe kështu të kursesh është tepër e vështirë bazuar në shijet që ju keni.

Virgjëresha: Jeni praktikë dhe punëtorë. Ju kurseni, programoni të ardhurat tuaja madje ruani dhe para për të pasur një të ardhme të siguruar. Megjithatë kur vjen puna për të investuar ju jeni të frikësuar dhe mendoheni shumë derisa të jeni të sigurtë.

Peshorja: Jeni mjaft të balancuar. Nga njëra anë ju pëlqen të shpenzoni për veshje e ushqime të mira, të trajtoni veten me të dalura të shtrenjta. Ju shpenzoni shumë për veshje të bukura dhe makina të shtrenjta. Por nga ana tjetër ju e dini dhe limitin e blerjeve tuaja.

Akrepi: Ti i shpenzon paratë bazuar vetëm në instinktet e tua. Paraja vjen lehtë te ju. Prireni që të kurseni për të ardhmen në mënyrë që të mos keni surpriza të pakëndshme.

Shigjetari: Jeni shenja më praktike e horoskopit. Keni një marrëdhënie të tillë me paranë e cila ju vjen lehtë dhe po ashtu lehtë ju ikën. Por ju jeni optimist dhe nuk shqetësoheni për këtë.

Bricjapi: Jeni mjaft të përgjegjshëm dhe kursimi i parave për ju nuk është fare problem. Përveç kursimeve ju jeni shumë punëtorë dhe të ardhurat tuaja vetëm shtohen.

Ujori: Ju bëheni shumë punëtorë nëse ju pëlqen vërtet puna juaj. Blerjet tuaja janë gjithmonë të veçanta dhe unike.

Peshqit: Ju nuk jeni shumë praktikë kur vjen puna te paratë. Paguan gjithmonë me shumë se sa je në gjendje të përballosh. Duhet patjetër të konsultohesh me dikë që do të të ndihmojë të menaxhosh paratë e tua.

Kurnacët dhe dorëshpuarit/ Ja si ndahen shenjat e Horoskopit Read More »

Kjo shtëpi duket e vogël jashtë, por shikojeni brenda (Foto)

Shtëpitë mesatare dhe ato të vogla janë duke u bërë trend gjithnjë e më i madh në SHBA. Kompania “The Cottage” ka ndërtuar shumë shtëpi të tilla nëpër vende të ndryshme të SHBA-së.

Shtëpitë që i ndërton kjo kompani janë atraktive dhe shumë të bukura, por asnjë nuk krahasohet me këtë të fundit, transmeton Gazeta Express.

Kjo shtëpi është gjithashtu edhe fituese e një çmimi ndërkombëtarë, si shtëpia më e bukur – brenda dhe jashtë. Përderisa shumica e njerëzve e admirojnë pamjen e saj të jashtme, brendësia e kësaj shtëpie është ajo që do t’ju mahnitë.

Kjo shtëpi duket e vogël jashtë, por shikojeni brenda (Foto) Read More »

Polici më i gjatë në botë, të gjithë i frikësohen në trafik/Foto

Jagdeep Singh është polici më i gjatë në botë. Në fakt, nëse do të donit të bënit selfie me të, duhet të merrni shkallë, sepse ai është më shumë se dy metra i gjatë. Njerëzit në Punjab, Indi, e kanë më mirë nëse nuk e thyejnë ligjin në trafik, aty ku ky polic punon me policinë lokale.

Duke qenë se është më i gjatë se të gjithë njerëzit e tjerë në trafik, ai është i frikshëm për këdo që tenton të thyej ligjin aty pari, transmeton Gazeta Express.

Ai është aq i madh sa që një uniformë e veçantë është dashur të punohet për të – bashkë me një palë këpucë të veçanta që u importuan nga jashtë.

Për këdo që tenton të bëjë ndonjë gjë në rrugë, ky polic është tmerrues – pasi duke qenë më i gjatë se të gjithë të tjerët, ai mund të vërejë çdo gjë.

 

Polici më i gjatë në botë, të gjithë i frikësohen në trafik/Foto Read More »

Historia e tunelit të dashurisë (Foto)

Fotografi Amos Chapple, nga Radio Evropa e Lirë në gjuhën angleze, foli me vendasit për historinë e tunelit të mrekullueshëm që është i formuar nga degë pemësh, mes të cilave futen rrezet e diellit me shumë romanticitet.

Ai mësoi se pemët janë krijuar ashtu për të mbuluar shinat e trenit që shkonte në një bazë ushtarake aty pranë, gjatë kohës së luftës.

Një tren i vjetër vazhdon edhe sot të kalojë çdo ditë, duke ruajtur pa dashur formën e tunelit madhështor, i cili ofron pamje fantastike në çdo stinë.

Historia e tunelit të dashurisë (Foto) Read More »