Kuriozitete

Uauuu, shpërblim prej 300 dollarësh nëse ha një avokado në ditë!

Me sa duket ëndrra mijëravjeçare është bërë realitet, njerëz që paguajnë njerëz të tjerë për të ngrënë avokado, shkruan faqja në internet që i dedikohet fushës së shkencës “Science Alert”.

Universiteti “Loma Linda” (LLU), Univeristeti “Penn State”, Universiteti “Tufts” dhe Universiteti i Kalifornisë, në Los Anxhelos, secili po rekruton 250 subjekte për të ngrënë avokado për arsye studimi.

“Ky studim do të shqyrtojë nëse të hash një avokado në ditë redukton dhjamin visheral në stomak”, thotë Joan Sabate, i cili drejton Qendrën për të Ushqyerin, Stilin e Jetesës dhe Parandalimin e Sëmundjeve në LLU.

Në fakt do të testohet hipoteza se avokadot ndihmojnë njerëzit të humbasin dhjamin në bark dhe të nxisë humbjen e peshës.

Në mënyrë që të kualifikohen për këtë studim, pjesëmarrësit duhet të kenë kriteret e më poshtme:

Të jenë 25 vjeç ose më të mëdhenj.
Të kenë vullnet të hanë një avokado çdo ditë për gjashtë muaj, ose të hanë vetëm dy avokado për muaj për të njëjtën periudhë.
Të kenë belin të paktën 101 centimetra nëse janë meshkuj, ose 89 centimetra nëse janë femra.
Pjesëmarrësit që do të merren në studim do të marrin falas një kontroll mjekësor nga klinikat e LLU-së si dhe një kompesim prej 300 dollarësh.

Uauuu, shpërblim prej 300 dollarësh nëse ha një avokado në ditë! Read More »

E dini se cilat janë nëntë gjërat që gratë nuk ua thonë kurrë burrave

Burrë e grua mish e thua por ja që ka disa gjëra që gratë nuk ua thonë kurrë burrave.
1. Shikojnë profilin e partnerit – Asnjë grua nuk do të pranojë të ketë parë profilin në rrjetet sociale të partnerit të tyre, duke arritur deri tek gjërat e para që ai ka postuar. Natyrisht, do të shikojnë gjithashtu edhe llogaritë në rrjetet sociale, të grave më të pranishme në fotot dhe postimet, të cilat gjithmonë do të jenë të këqija, të pakëndshme dhe mashtruese.

2. Mikja më i mirë di gjithçka – Askush nuk duhet të besojë një grua kur ajo premton të mos i tregojë asgjë, askujt. Në fakt, shoqja më i mirë gjithmonë do të dijë çdo gjë, që nga puthja e parë deri tek detajet më intime të marrëdhënieve, fotot e nxehta dhe bisedat private.

3. Gjithmonë shpenzojnë shumë për blerje – Burrat, pavarësisht se sa të mirëkuptueshëm mund të jenë, kurrë nuk do të jenë në gjendje të kuptojnë se çfarë ndodh me gratë gjatë blerjeve. Është një mënyrë për t’u çlodhur dhe kënaqur. Shpenzimi i shumë është një mënyrë për të arritur qetësinë, edhe pse është më mirë të fshehin faturat.

4. Duan fundin e lumtur – Çdo grua shpreson që njeriu i fundit që ka takuar më në fund mund të jetë ai i duhuri. Përkundër kësaj, ato kurrë nuk do ta pranojnë, përveç se kur është partneri i radhës ai që çbilancohet i pari. Deri atëherë, megjithatë, ata do të mbeten agresive dhe me mendjen e tyre.

5. Ato duan të ndryshojnë partnerin – Është e panevojshme të thuhet, gratë duan të “shpëtojnë” partnerin e tyre, duke korrigjuar të gjitha gabimet e tyre. Megjithëse duket se transformimi është i rastësishëm, realiteti është se çdo gjë iska qenëhte projektuar që nga momenti i parë. Gratë mund të jenë shumë këmbëngulëse, kur duan të arrijnë një rezultat.

6. Gjithmonë do të bëjnë gjërat në mënyrën e tyre – Edhe kur burrat përpiqen të ndihmojnë partneren e tyre në shtëpi, më pas gratë gjithmonë do të ndryshojnë rendin e gjërave, gjithmonë duke bërë sipas mënyrës së tyre. Pavarësisht kësaj, nuk e thonë sepse nuk duan të duken si mosmirënjohëse.

7. Ato nuk e dinë sa kohë u duhet për t’u përgatitur – Burrat nuk do ta kuptojnë kurrë përgatitjen e kujdesshme prapa çdo takimi. Duhet të zgjedhin pamjen e duhur, make-up dhe stilin e flokëve dhe shumicën e kohësprovojnë një mijë opsione, para se të dalin. Pikërisht për këtë arsye ne gjithmonë përfundojnë me vonesë, prandaj është e kotë të përpiqemi ta përshpejtojmë këtë proces, rezultati do të jetë gjithmonë i njëjtë.

8. Takat janë të parehatshme – Asnjë grua nuk do të pranojë se janë të parehatshme dhe se në fund të ditës do të kenë këmbët copë. Për të qenë sexy, ky është çmimi më i ulët për t’u paguar.

9. Janë të tmerruara nga braktisja – Çdo grua ka frikë se do të braktiset, edhe nëse ajo kurrë nuk do ta pranojë se kjo është frika e saj e madhe. Arsyeja? Ato nuk duan t’u japin burrave kënaqësinë që të kenë pushtetin në një marrëdhënie.

E dini se cilat janë nëntë gjërat që gratë nuk ua thonë kurrë burrave Read More »

Fotolajm/ Çfarë i ka ndodhur hundës së Kryeministrit? Komentuesit ngrenë dyshime për…

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka nisur që përgjigjet ndaj qytetarëve në Facebook, t’i japë përmes videove. Por, gjatë komunikimit me pamje është vërejtur diçka e pazakontë.

Nuk mund të mos binte në sy edhe një element interesant nga fytyra e Ramës, i cili vërehet pasi kryeministri e afron kamerën pranë saj. Nuk kanë qenë të pakët ata që e kanë pyetur Ramën në lidhje me një dallim mes anës së majtë dhe asaj të djathtë të hundës së tij, ku kjo e fundit duke më e gjerë.

Shumë ndjekësh kamë komentuar se e ka të lindur, por të tjerë, edhe më ironikë këmbëngulin se ajo është zgjeruar nga “përdorimi” i tepërt.

Fotolajm/ Çfarë i ka ndodhur hundës së Kryeministrit? Komentuesit ngrenë dyshime për… Read More »

Jeni kurioz të shihni si flenë balenat? Ja momenti i rrallë (Foto)

Zhytësi Franco Banfi fotografi një moment me të vërtet të rrallë. Gjatë zhytjes në brigjet e Karaibeve, ai vuri re një grup balenash që ishin duke fjetur.

Këto gjallesa kalojnë vetëm shtatë për qind të kohës duke fjetur dhe atë e bëjnë në pozicion vertikal.

“Nuk di pse flenë në këtë formë, ndoshta e përdorin hidrolokatorin që kanë në kokë, për të detektuar ndonjë rrezik”, ka thënë Banfi lidhur me rastin.

Gjallesat e gjata 12 metra, janë mjaft miqësore dhe nuk përbëjnë rrezik, por mund të bëhen agresive kur janë me të voglin që e kanë sjellë në jetë.

 

Jeni kurioz të shihni si flenë balenat? Ja momenti i rrallë (Foto) Read More »

A e dini si e dallojnë menjëherë qentë një person të keq

Gjithmonë e kemi dëgjuar këtë shprehje por mbase ende nuk e keni zbuluar enigmën. Qentë janë miqtë më besnikë të njerëzve dhe për këtë nuk kemi pasur ansjëherë dyshime. Por si e arrijnë këtë gjë? Si ja bëjnë që ta dallojnë ‘armikun’ e pronarit të tyre direkt?!

Dhe sa e bëjnë këtë dallim, ata sillen ndryshe me dy llojet e personave. Veç kësaj, hulumtimet sugjerojnë se qentë janë të aftë të nxjerrin konkluzione për besueshmërinë e një personi varësisht nga përvoja, dhe këtë aftësi e përdorin për ta përshtatur sjelljen e tyre dhe për të parashikuar se çfarë mund të bëjë dikush në situatat e ardhshme.

Autori i këtij studimi, Akiko Takaoka, për BBC ka deklaruar se vërtetë që qentë kanë një inteligjencë më të sofistikuar se ç’kemi menduar më parë.

A e dini si e dallojnë menjëherë qentë një person të keq Read More »

Aeroplani më i madh në botë qëndron i fshehur në një magazinë (foto)

Në periferi të Kievit, diku në mes të stacioneve të metrosë të qytetit Nyvky dhe Sviatoshyn, ndodhet një ndërtesë e zymtë industriale ku mund të kaloni një mijë herë pa e kuptuar se përmban një sekret të jashtëzakonshëm.

Brenda mund të gjendet kapitulli i papërfunduar i njërës prej bëmave më të mëdha të aviacionit sovjetik, të konceptuar ndonjëherë.

I vetmi informacion është madhësia e ndërtesës. Është gjigande dhe kështu duhe ttë jetë.

Për shkak se ajo mban brenda diçka gjigande, aeroplanin më të madh në botë që nuk është përfunduar jyrrë,

Aeroplani është një Antonov An-225, i konceptuar nga inxhinierët sovjetikë në ditët e Luftës së Ftohtë, si një gjigant që sfidon gravitetit dhe që do ndihmonte në garën e vazhdueshme të komunizmit në hapësirë dhe doniminin e lindjes në ‘qielli’.

Vetëm një An-225 u ndërtua nga kompania Antonov me bazë në Kiev.

Me emrin Mriya, fillimisht mori fluturimin në vitin 1988 dhe ka qenë në shërbim që nga ajo kohë, duke tërhequr turmat e admiruesve kudo që fluturonin krahët e saj të mëdhenj.

U nis të ndërtohej një aeroplan i dytë, por mbeti i papërfunduar. Ndërsa Mriya po thyen rekordet botërore në qiell, binjaku i saj ende qëndron në copa, vetëm në gjendje ‘të ëndërrojë’ të largohet nga toka.

Por historia nuk mbaron këtu. Raportohet nga CNN se Antonov mbetet optimiste për të ngritur në qiell edhe An-225.

Nëse përfundon ndonjëherë aeroplani do të ketë një gjatësi prej 84 metrash, 9 metra më i gjatë se avioni më i madh i pasagjerëve Airbus A380.

Është një pamje mbresëlënëse, edhe pse është paksa dëshpëruese për të parë këtë avion potencialisht madhështor të ndarë në copëza.

Aeroplani më i madh në botë qëndron i fshehur në një magazinë (foto) Read More »

Klodian Kamberi fiton çmimin “Kadeti i huaj me i mire i vitit” në Turqi.

Klodian Kamberi është studenti shqiptar, i cili është diplomuar si më i miri në Shkollën e Forcës Tokësore në Ankara, mes 1850 studentëve të tjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, duke shkruar se e ardhmja e Forcave të Armatosura është e ndritur dhe në rrugë të mbarë.

Vetë Kamberi ka shkruar se diplomimi si ” Oficeri Më i Mirë i Akademisë”, e bën të ndihet krenar pasi ka përfaqësuar Shqipërinë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Cdo gje qe kam arritur deri tani, ja dedikoj familjes sime . Fale mbeshtetjes dhe sakrificave te tyre jam ky qe jam sot . Une sot u diplomova nga Akademia e Forces Tokesore Turke (Turkish Military Academy)”, shkruan ai.

Klodian Kamberi ka marrë edhe çmimin “Kadeti i huaj me i mire i vitit” në Turqi.

Klodian Kamberi fiton çmimin “Kadeti i huaj me i mire i vitit” në Turqi. Read More »

Anija “fantazmë” rishfaqet pas 9 vitesh e humbur në det

Rishfaqja e papritur e një anijeje  “fantazmë” që preku brigjet e Mianmarit jugor ka shokuar peshkatarët lokalë, të cilët u habitën pasi zbuluan se anija gjigante nuk kishte asnjë njeri në bord.

Anija ‘Sam Ratulangi PB 1600,’ ngeci në bregun e fshatit Thama Seitta këtë javë pasi rezultonte e humbur në det prej rreth një dekade.

Peshkatarët lokalë u ngjitën në bordin e anijes pasi njoftuan autoritetet. Skuadra të marinës, rojës bregdetare dhe policisë inspektuan anijen e braktisur 177 metra të gjatë, 27 metra të gjerë me 26 mijë tonë.

Një zyrtar lokal tha se në anije nuk ishte gjetur asnjë njeri dhe as mall. “Është shumë e çuditshme se si një anije kaq e madhe mbërriti në ujërat tona”, tha Ne Win Yangon për “Myanmar Times”.

Anija ka lundruar nën flamurin indonezian dhe për herë të fundit është parë afër brigjeve të Tajvanit në vitin 2009.

“Mendoj që anija është braktisur së fundmi. Duhet të ketë një arsye për këtë”, tha sekretari gjeneral i Federatës së Pavarur të detarëve të Mianmarit, Aung Kyaw Linn.

“The Irrawaddy” raporton se autoritetet po përpiqen të gjejnë pronarin e anijes, por mund të jenë të detyruar ta shpëtojnë vetë anijen e cila ka ngecur në bregdetin me rërë të Mianmarit. /tvklan.al

Anija “fantazmë” rishfaqet pas 9 vitesh e humbur në det Read More »