Kuriozitete

Ja sa miliardë njerëz arriti popullsia e botës(DETAJET)

Fondi i OKB-së për Popullsinë (UNFPA) njoftoi se India me popullsinë e saj që ka arritur në 1.441 miliardë është “vendi ku jetojnë më së shumti njerëz në botë”.

UNFPA publikoi Raportin e Statusit të Popullsisë Botërore 2024: “Jetët e ndërthurura, fijet e shpresës: Shëndeti seksual dhe riprodhues dhe përfundimi i pabarazive të lidhura me to”.

Popullsia e botës ka arritur në 8.119 miliardë njerëz ndërsa popullsia e Indisë është 1.441 miliardë, thekson raporti.

Më tej vihet në dukje se renditja e Indisë në vend të parë duke kaluar Kinën me 1.425 miliardë banorë, ka rol përmirësimi i situatës socio-ekonomike dhe ulja e vdekjeve të nënave.

Sipas të dhënave të OKB-së, popullsia e Kinës filloi të shënojë rënie pasi arriti në 1,426 miliardë në vitin 2022. Ekspertët parashikojnë se popullsia e Kinës do të bie nën 1 miliard deri në fund të këtij shekulli.

Në raportin e këtij viti tërhiqet vëmendja se pabarazitë në shëndetin seksual dhe riprodhues janë në rritje në mbarë botën.

Raporti vë në dukje se gratë në Afrikë kanë 130 herë më shumë gjasa të vdesin për shkak të komplikimeve nga shtatzënia dhe lindja sesa gratë në Evropë ose Amerikën e Veriut dhe se numri i vdekjeve të nënave gjatë shtatzënisë është deri në 500 herë më i lartë në vendet që përjetojnë krizë humanitare ose konflikt.

Ja sa miliardë njerëz arriti popullsia e botës(DETAJET) Read More »

Këto ushqime nuk duhet t’i mungojnë tryezës së natës të Vitit të Ri pasi ju sjellin fat!

Kultura të ndryshme në botë tregojnë se ka disa ushqime që konsiderohen “fatsjellëse” që nuk duhet të mungojnë në tryezën e Vitit të Ri.

Ne të gjithë e dimë se Gjeli i detit, sallata ruse dhe bakllavaja nuk mungojnë në tryezën e çdo familjeje shqiptare, por një traditë në Francë specifikon se në tryezë nuk duhet të mungojnë frutat e thata. Më konkretisht duhet të konsumohen rreth 13 fruta të thata pasi janë simbol i fatit të mirë, të paktën në këtë vend.

Thjerrëzat

Thjerrëzat simbolizojnë paratë. Dhe përdoret kryesisht në traditën italiane daton që nga koha e romakëve.

Rrushi

Spanjollët konsumojnë 12 kokrra rrushi në mesnatë. Kjo traditë daton që nga viti 1880 dhe legjenda thotë që nëse ke arritur të hash 12 kokrra (1 për çdo muaj) para se ora të shkojë 12:01, fati i mbarë është me ty.

Shega

Shega konsiderohet si një fryt fatsjellës në nisjen e vitit të ri në kulturën greke. Sipas tyre, sa më shumë kokrra të dalin nga përplasja e shegës në derën kryesore të shtëpisë, aq më i mbarë dhe fatsjellës do të jetë viti që vjen.

Speci djegës

Në shumë kultura, speci djegës përdoret si urim për pjellorinë, jo vetëm në familje, por edhe në agrikulturë.

Spinaqi dhe lakrat jeshile

Gjethet e spinaqit apo lakrave simbolizojnë paratë. Ngjyra e shpresës i përfshin ato në listën e ushqimeve që duhen futur në pazarin e festive të fundvitit

Këto ushqime nuk duhet t’i mungojnë tryezës së natës të Vitit të Ri pasi ju sjellin fat! Read More »

Shkencëtarët: Pritet tërmet i madh, mund të vrasë 40 milionë njerëz

Tërmetet janë dukuri natyrore që në pak raste parashikohen, por një shkencëtar ka paralajmëruar për një tërmet të fuqishëm

“40 milionë njerëz do të vdesin nga një tërmet i fuqishëm, i cili do të ndajë kontinentet, duke ndryshuar formën e planetit tonë përgjithmonë”,
Është ky paralajmërimi që vjen nga shkencëtari Keshe Warns, i cili thotë se kjo ngjarje do të jetë e pashmangshme.

Doktor Keshe Warns, i cili ka studiuar inxhinieri nukleare në Universitetin e Londrës thotë se tërmeti i fuqishëm, që ai e ka cilësuar si mega tërmet, do të ndajnë Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut, si dhe do të formojë cuname më disa metra lartësi.

Megjithëse nuk shpjegon se kur mund të ndodh kjo katastrofë ai mendon se tërmeti do të jetë me një magnitudë nga 20 deri në 24 ballë.

“Duke studiuar tërmetin e fundit që goditin Kilin, unë mendoj se ky tërmet që i ri do të jetë i pashmangshëm. Këto janë përfundimet e mia, ajo që ne kemi parë në shtatë ditët e fundit është këto janë tërmete të rrezikshme, të fuqishëm në magnitudë dhe që nuk kanë ndodhur më parë.” , thotë ai.

Pavarësisht se autoritetet amerikane nuk i besojnë fjalëve të këtij shkencëtari, ato janë vënë në gatishmëri dhe po trajnojnë njerëzit në rast të një situatë ku mund të bjeri tërmet.

Shkencëtarët: Pritet tërmet i madh, mund të vrasë 40 milionë njerëz Read More »

Nexhmie Hoxha

30 gjera qe nuk i dini per Nexhmie Hoxhen !

Nexhmije Hoxha, e veja e ish- liderit komunist, Enver Hoxha, është ndarë nga jeta një vit më parë. Ajo ishte ndër figurat më eminente të kohës së komunizmit në Shqipëri.

Dokumentarë e gazeta të ndryshme kanë folur e shkruar rreth veprimtarisë së saj duke e etiketuar edhe me emrin “Marimënga e zezë e Shqipërisë”.

Joel Soler, autori francez i “Despot Housewives”, dokumentar i cili përfshin gratë e komunistëve në kohën moderne, pas një interviste të gjatë me Nexhmije Hoxhën, është shprehur – “Nexhmije Hoxha është një zonjë e rëndë me një frëngjishte të shkëlqyeshme”.

Albanian Post rradhit 30 fakte që ju duhet t’i dini rreth këtij personazhi që kishte ndikim të jashtëzakonshëm në periudhën komuniste të Shqipërisë.

1. Nexhmije Hoxha erdhi në jetë me 8 shkurt të vitit 1921.

2. Ajo u lind në qytetin e Manastirit të Maqedonisë së Veriut.

3. Mbiemri i saj i vajzërise ishte – Xhuglini.

4. Naxhije dhe Tefik – ishin emrat e prindërve të saj.

5. Familja e saj kishte origjinë nga Dibra.

6. Më 1928, Nexhmije Hoxha bashkë me familje shpërngulën në Tiranë.

7. Ndoqi me gjysmë burse dhe përfundoi Institutin Femëror Pedagogjik “Nana Mbretneshë”, në Tiranë.

8. Më 10 nëntor të vitit 1941 figuron e regjistruar në Federatën Fashiste të Tiranës.
9. Me dekretin ministror të datës 20 dhjetor të vitit 1941, Nexhmije Hoxha – Xhuglini u emërua mësuese filloreje në Tiranë.

10. Pas çlirimit të vendit vazhdoi me korrespodencë studimet e larta në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi.
11. Ka marrë pjesë në mbledhjen themeluese të Rinisë Komuniste të Shqipërisë, 22-23 nëntor të vitit 1941.

12. Gjatë luftës mori pjesë si delegate në të gjitha konferencat kombëtare si atë të Pezës, Labinotit dhe Përmetit.

13. Pas çlirimit të vendit, ajo kishte kryer funksione të larta partie dhe shoqërore.

14. Në Kongresin e Parë të PKSH-së u zgjodh anëtare e Komitetit Qendror.

15. Për një kohë kishte qenë edhe presidente e Bashkimit të Grave Antifashiste të Shqipërisë.

16. Ishte përfaqësuese e popullit në Kuvendin Popullor në të gjitha legjislaturat e tij.

17. Ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Propagandës, Arsimit dhe Kulturës në Komitetin Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë.

18. Me Enver Hoxhën u martua me 1 janar të vitit 1945.

19. Diferenca e moshës mes tyre ishte 13 vite.

20. Nexhmije Hoxha në martesën me Enverin, lindi tre fëmijë, 2 djem dhe një vajzë.
21. Nga viti 1966 e në vazhdim kreu detyrën e drejtoreshës së Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste pranë Komitetit Qendror të PPSH-së.

22. Ka kryer edhe veprimtari studimore dhe publicistike.

23. Në vitin 1988 u zgjodh kryetare e Frontit Demokratik të Shqipërisë.

24. Është vlerësuar me 13 dekorata, si dhe Urdhrin “Hero i Punës Socialiste”.

25. Ka botuar disa libra – Jeta ime me Enverin (1998), Lufta jonë çlirimtare (2011), Kosova e lirë (2015) dhe Përjetime dhe meditime në jetën time politike – 2020.

26. Në janar të vitit 1992 u arrestua me akuzën e abuzimit të fondeve dhe u dënua me 9 vjet burg, të cilat u bënë 11 kur ajo apeloi në gradën e dytë të gjykimit.

27. Nga 11 vite dënim me burg, ajo mbajti vetëm 5 nga to.

28. Në vitin 1998, Nexhmije Hoxha shkoi në Maqedonine e Veriut për herë të parë pas 70 vitesh.

29. Nexhmije Hoxha ishte ateiste.

30. Vitet e fundit të jetës i kaloi duke jetuar e vetme në shtëpinë e saj në zonën e Laprakës, në Tiranë. Ku edhe vdiq në moshën 99 vjeçare, më 26 shkurt të vitit 2020.

30 gjera qe nuk i dini per Nexhmie Hoxhen ! Read More »

E dini për çfarë flet ‘teoria e thonjve të kuq’? I kujton djemve mamanë…

Platforma “TikTok” është plot me këshilla dhe truke që të informojnë për jetën e përditshme.

Një shembull është “teoria e thonjve të kuq”, e cila thekson idenë se kjo nuancë e përjetshme është një mjet për vëmendje në çdo kohë dhe vend

Teoria e thonjve të kuq u shfaq në fillim të vitit 2022 kur eksperti i marrëdhënieve me publikun Robyn Delmonte vuri re efektin dhe shkroi në “TikTok”: “E di që djemtë tërhiqen nga thonjtë e kuq dhe jo vetëm për qasjen romantike. Lidhja me ngjyrat nis që në fëmijëri, ndaj për shumë burra, kjo nuancë manikyri u kujton thonjtë e mamave të tyre.”

Përdorimi i ngjyrës së kuqe në situata të tjera, padyshim në buzë ose në veshje, tërheq njësoj vëmendjen.

Si lidhet kjo me çështjen e vetëbesimit?

E kuqja shpesh lidhet me dashurinë, romancën dhe pasionin në shumë kultura. Por, ekspertët thonë se ngjyra e gjakut, të kujton vitalitetin dhe energjinë dhe se të gjitha këto lidhje mund të ndikojnë në mënyrë të pandërgjegjshme te individët në aspektin mendor.

“Unë mendoj se teoria e thonjve të kuq është një gjë reale, sepse psikologjikisht, ne e lidhim të kuqen me pasionin, dashurinë dhe fuqinë,” thotë estetista Mazz Hanna.

E dini për çfarë flet ‘teoria e thonjve të kuq’? I kujton djemve mamanë… Read More »

Profecia drithëruese e Baba Vangës po bëhet realitet, një koincidencë e frikshme me Izraelin, si po zhytet Evropa edhe një herë në makthin e terrorizmit, në fund mbetet skenari i armëve bërthamore

Evropa zhytet edhe një herë në makthin e terrorizmit islamik dhe rijeton ankthin e periudhës “e errët” trevjeçare 2015-2017, me ISIS-in që ka marrë viktima të pafajshme pothuajse në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe jo vetëm.

Një klimë e errët në të cilën edhe interpretimet më pesimiste të “profetit” më të famshëm të modernitetit, Baba Vanga, “Nostradamusit” bullgar, marrin fuqi të reja.

Fjalët e tij të mbuluara me legjendë dhe pasiguri, ashtu si ato të astrologut të famshëm francez të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, mund të lexohen në shumë mënyra, shpesh të prirura ndaj ngjarjeve aktuale dhe të kushtëzuara nga sugjerimi i momentit. Shumë shpesh, parashikimet e tij për vitin e ardhshëm janë plot me vizione tragjike dhe apokaliptike.

Dhe është edhe më e vërtetë për këtë pjesë të fundit të vitit 2023, në të cilën luftës në Ukrainë që filloi një vit e gjysmë më parë po i bashkohet, në një skenar shqetësues, tensionet tashmë të hapura midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, (nga Rusia në Tajvan ), konflikti i hapur në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit,

përfshirja e mundshme e Libanit dhe Iranit që do të transformonte një luftë ende “lokale” (në letër) në një luftë botërore dhe në fund hija e xhihadizmit në një kontinent të vjetër gjithnjë e më shumë në krizë dhe më pak vendimtare. Vizionari i Evropës Lindore dekada më parë parashikoi një ndryshim në orbitën e Tokës : një profeci që disa e lexuan si një pritje të një shpërthimi bërthamor. Më pas flitet për vitin 2023 për “krijimin e fëmijëve në laborator”,

një realitet i imagjinuar tashmë nga gjenetistët nazistë 80 vjet më parë. Nga ana e tij, një nga parashikimet famëkeqe të Nostradamusit përmendi “shtatë muaj nga Lufta e Madhe , njerëz të vdekur për shkak të ligësisë”, një pasazh i parashikuar për vitin aktual.

Profecia drithëruese e Baba Vangës po bëhet realitet, një koincidencë e frikshme me Izraelin, si po zhytet Evropa edhe një herë në makthin e terrorizmit, në fund mbetet skenari i armëve bërthamore Read More »

Makina e fundit e Mbretit Zog kthehet në Shqipëri

Makina e fundit që Mbreti Zogu I përdori gjatë kohës kur qëndronte në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes, u kthye në Shqipëri. Lajmi është bërë me dije nga gazetari Blendi Fevziu, i cili thotë se makina Rover e prodhimit të vitit 1949, e porositur nga Mbreti shqiptar në mërgim dhe e përdorur prej tij në Egjipt e Francë, ishte prej shume dekadash pronë e një koleksionisti francez.

Sipas gazetarit, me interesimin e Ambasadorit shqiptar në Francë dhe falë pasionit të Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog sot mbërriti në Shqipëri dhe do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku do hapë në Tiranë.

“Makina e fundit qe Mbreti Zog perdori ne Egjipt dhe ne France perpara vdekjes, me ne fund kthehet ne Shqiperi. Makina Rover e prodhimit te limituar e vitit 1949, e porositur nga Mbreti shqiptar ne mergim dhe e perdorur prej tij ne Egjipt dhe me pas ne France ishte prej shume dekadash prone e nje koleksionisti francez.

Ajo u perdor nga Mbreti deri ne vdekjen e tij ne Paris me 1961. Me interesimin e Ambasadorit shqiptar ne France dhe fale pasionit te Renis Bodinakut, makina Rover e Mbretit Zog me gjithe dokumentat origjinale u ble mga ky i fundit dhe sot mberriti ne Shqiperi. Do te jete pjese e muzeut qe Bodinaku do hape ne Tirane.”-shkruan Fevziu.

Makina e fundit e Mbretit Zog kthehet në Shqipëri Read More »

Shkenca duket se ‘ka zbuluar’ cila lindi e para, pula apo veza

Kjo është një çështje që çdo njeri e ka debatuar, që nga fëmijët e shkollave deri te profesorët e universitetit, por tashmë shkencëtarët thonë se më në fund kanë mësuar se cila ka lindur e para, pula apo veza.

Pas shumë vitesh studimi e diskutimi, një grup i universitetit britanik të shkencave natyrore në Bristol, kanë dalë me një konkluzion të qartë.
Idetë e teorive më të fundit sugjerojnë se vezët që lëshoheshin nga dinosaurët, që janë në fakt paraardhësit e pulave e shpendëve prej miliona vjeteve më parë, kanë lindur shumë më përpara krijimit të pulave, prandaj ky fakt duhet marrë në konsideratë.
Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se pararendësit zvarranikë të pulave (të cilët mund të kenë ardhur para krijimit të dinosaurve) nuk lëshonin fare vezë për shumimin e tyre.

Studimi ose teoria e publikuar në revistën shkencore ‘Nature Ecology & Evolution’, përfshinte analizën e 51 specieve fosile dhe 29 specieve në jetë, duke i ndarë në kategori ekzaminimi: oviparous (ato që lëshojnë vezë me lëvozhgë të fortë) dhe viviparous (ato që lindin pasardhës të gjallë, po lëshuar vezë, si për shembull gjitarët).

Studiuesit thonin se pararendësit reptilianë (zvarranikë) të pulave ishin viviparous – të cilët lindnin pa lëshuar vezë.

Studiuesit e universiteteve të Bristol dhe Nanjing në Kinë, thanë se kafshët që lëshojnë vezë kanë qenë në fakt një inovacion i madh.

Në disa terma të vështira shkencore Profesor Michael Benton, i University of Bristol, jepte te tjera detaje per teoritë: “Para lindjeve amniote, tetrapodët (krijesat me katër këmbë) zhvilluan gjymtyrët e tyre nga flatrat e peshkut”.

“Ato duhet të jetonin në ujë ose pranë ujit në mënyrë që të ushqeheshin dhe të shumoheshin, siç bëjnë amfibët moderne si bretkosat apo salamandrat”.

Teoria vazhdonte më tej: “Kur lindjet amniote dolën në skenë afro 320 milionë vjet më parë, ata mund të shkëputeshin nga uji duke zhvilluar lëkurë rezistente ndaj ujit, pra që të mos lejonte humbjen e ujit nga trupi. Por gjithsesi veza amniotike ishte një element çelës”.

Ai shtonte: “Puna jonë dhe e studiuesve të tjerë vitet e fundit na ka bërë të besojmë se ‘modeli fiks i vezës reptile’ nuk është më i vlefshëm”.

Profesor Baoyu Jiang, tha: “Kjo pikëpamje standarde po sfidohet teksa biologët kanë vërejtur gjarpërinj e hardhuca me strategji të papërcaktuar shumimi, pra si oviparitet dhe viviparitet.”

Por megjithëse studiuesit thonë se kanë zgjidhur debatin, ata që nuk binden prej tyre kenaqen me faktin se si veza dhe pula janë të shijshme për të ngrënë.

Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu se pararendësit zvarranikë të pulave (të cilët mund të kenë ardhur para krijimit të dinosaurve) nuk lëshonin fare vezë

Shkenca duket se ‘ka zbuluar’ cila lindi e para, pula apo veza Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com