Art-Kulture

Elsa e ‘Pallatit 176’ feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush aktorja e njohur shqiptare

Aktorja e njohur e skenës shqiptare Eva Alikaj feston ditëlindjen ditën e sotme dhe bën 61-vjeç. Padyshim që roli i jetës së saj me të cilën shqiptarët do ta identifikojnë gjithmonë është Elsa, te “Pallati 176”.

Eva Alika ka dhënë mjaft shumë nga vetja për kinematografinë shqiptare ndër vite. Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961.

Kur ishte vetëm 21 vjeç, fitoi Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, me filmin “Njeriu i mirë” (1982). Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar.

Eva, në teatër ka një fillim shumë të mirë, me rolin e Xhulietës në tragjedinë “Romeo e Xhulieta” të Shekspirit. Vazhdon të luajë me sukses në filma, me rolin Linda tek “Shirat e vjeshtës” (1984), Etleva tek “Treni niset në shtatë pa pesë” (1988).

Role të tjerë janë Ilona në “Botë e padukshme” (1987), Ana në “Jeta në duart e tjetrit” (1990), Evgjenia në “I paharruari” (1984), Drita në “Vendimi” (1984), Irena në “Hije që mbeten pas” (1985), Edlira në “Stolat në park” (1988). Ajo është bërë popullore për rolin komik të Elsës në komedinë “Pallati 176”.

Elsa e ‘Pallatit 176’ feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush aktorja e njohur shqiptare Read More »

Pas shumë go ditjeve të rë nda në jetën private, rikthehet fuqishëm aktorja Luiza Xhuvani

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Luiza Xhuvani vijon ende aktivitetin skenik dhe jetën artistike.
Pavarësisht disa go ditjeve të rë nda në jetën private, ku e fundit qe nda rja nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, ajo nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën.

Megjithatë, ajo u ka qëndruar larg mediave dhe rrjeteve sociale dhe është tërhequr plotësisht në jetën e saj private.
Javët e fundit admiruesit e Xhuvanit kanë patur mundësi ta ndjekin në teatër në shfaqen “Tri dimra” ku luan krah Yllka Mujos, Marjeta Ljarjat, Viktor Zhustit, Sokol Angjelit, Elia Zaharias, etj.
Kjo shfaqje e shkruar nga autorja kroate Tena Stiviçiç është një vepër që ndjek fatet e katër brezave të grave të një familjeje gjatë një shekulli të trazuar. Është një vepër, e cila hedh dritë mbi prob lemet në shoqërinë moderne duke vëzhguar gjen djen e botës nga këndvështrimi i grave.

Por përveç artit, Luiza nuk ndërmerr asnjë angazhim që mund ta li dhë me median. Përtej teatrit, “kuriozët” kanë edhe pyetje të tjera dhe mundet që të jetë pikërisht kjo arsyeja e Xhuvanit për të mos u ekspozuar ndryshe, veçse e veshur si personazh në role të ndryshme.

Nda rja nga jeta e Gjergj Xhuvanit hid hëroi shumë familjen, por sidomos Luizën që përveç teatrit ka gjetur mbështetje edhe tek e bija. Ajo në fakt kishte kohë që ishte tërhequr nga jeta publike që iu desh të hiqte dorë nga mandati i deputetes pak vite më parë, nga pikël limi i madh që i solli b urgosja e djalit të saj të vetëm.

Megjithatë Luiza nuk e ka ndërprerë raportin e saj me skenën, që është në fakt më shumë se profesion, identiteti bazë i saj jetësor.

Pas shumë go ditjeve të rë nda në jetën private, rikthehet fuqishëm aktorja Luiza Xhuvani Read More »

Vlorë/ Në Pallatin e Kulturës hapet ekspozita e 15 studentëve të degës së Pikturës

Sot në qytetin e Vlorës, nën kujdesin e Edi Kojani Art-Gallery Vlore u hap ekspozita e 15 studentëve të degës Pikturë.
Duke sjellë një frymë të re ata u gjendën mes piktorëve në zë të qytetit dhe pedagogëve të tyre. Është bukur kur shikon tentativa të bukura, krijime të një fryme të re që do të çojë më tej artin në vendin tonë.

Këta studentë të brishtë nga pamja dinë të lozin me idetë e tyre, me ngjyrat, me pasionin, talentin dhe formimin e tyre artistik duke hedhur hapat e parë drejt rrugës së tyre artistike. “Konflikti”artistik midis të resë dhe të vjetrës nuk ekziston. (Edhe pse është produktiv)

Profesorë e piktorë të qytetit si Arben Meksi, Agron Dine, Edi Kojani, Shpëtim Xhema, Besnik Spahiu, Erald Dine, etj ishin pranë studentëve nga Vlora, Lushnja, Tirana e Durrësi dhe Shkodra. U krijua një atmosferë e këndshme artistike ku brezat pranojnë njëri-tjetrin! Në ekspozitë morën pjesë këta piktorë të rinj: Izmir Bahja, Ajet Halili, Silvi Nasufi, Eva Arapi, Euro Rasa, Evarist Marashi, Klajdi Karati, Stiven Petoshati, Arnilda Kyçyku, Niva Çekiçi, Albi Yzo etj.

Vlorë/ Në Pallatin e Kulturës hapet ekspozita e 15 studentëve të degës së Pikturës Read More »

Ja cila është këngëtarja shqiptare që do hapë koncertin e këngëtarit Maluma

Ashtu siç ishte përfolur, Ronela Hajati do të marrë pjesë në koncertin e Maluma-s që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.

Ka qenë Ronela e cila ka konfirmuar lajmin duke zbuluar se do të hapë koncertin. Në koncert pritet të këndojë dhe Elgit Doda.

“Unë do të hap për shfaqjen e tij dhe nuk do të jetë thjesht një ngrohje, do të jetë CALIENTEEEE”, ka shkruar Ronela në Instagram.

Kujtojmë që koncerti i këngëtarit kolumbian ishte parashikuar dy vite më parë por u shty për shkak të pandemisë.

Ja cila është këngëtarja shqiptare që do hapë koncertin e këngëtarit Maluma Read More »

Sot 15 vite nga vd ekja e legjendës së skenës shqiptare, KADRI ROSHI!

Aktori i njohur Kadri Roshi nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe e ekranit shqiptar. Pikërisht sot më 6 shkurt 2022 mbushen plot 15 vite nga nd arja nga jeta e Titanit të ekranit në vend.
Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë në rolet e filmave apo teatrove si Dhelpra dhe rrushte, Ezopi, Pesha e kohës (1988), Kryetari, Njeriu me top (1977), Plaku Mere, Lulekuqet mbi mure (1976),

Kujdestari, e plot e plot role të tjera që e kanë bërë figurën dhe rolin e Roshit në ekran një figurë të pa vdekshme e thuajse mitotlogjike.
Në vitin 1995 ai është nderuar edhe me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, ndërsa në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Kadri Roshi është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Kadri Roshi lindi më 4 janar 1924, Mallakastër.

Roshi i përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai, e filloi karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri.
Që nga ajo kohë dhe deri sot ai numëron rreth 180 role në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm.

Në krah ka patur gjatë gjithë kohës aktorët e brezit të tij Drita Pelingu, Violeta Manushi, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Marika Kallamata, etj. Nga shumëkush është konsideruar si legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar.

Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999. Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë.

Filmografia:

Kolonel Bunker (1998)

Kaskadori shqiptar (1998)

Mirupafshim (1997)

Ali Pash Tepelena (1997) dokumentar, por i pazbuluar, shfaqet ne 28 shkurt 2009, dy vjet pas vdekjes

Tingujt e harresës (1996)

Plumbi prej plasteline (1995)

Mikres mèrès – Ditët e shkurtra (1995)

Një ditë nga një jetë (1994)

Dhelpra dhe rrushte – Ezopi …teater

Vd ekja e burrit (1991)

Fletë të bardha (1990)

Misioni përtej detit (1988)

Pesha e kohës (1988), Kryetari

Rikonstruksioni (1988)

Kur ndahesh nga shokët (1986)..Islami

Rrethimi i vogël (1986), xha Zenuni

Dasma e shtyrë (1984)

Fejesa e Blertës (1984), Uani

Apasionata (1983)

Era e ngrohtë e thellësive (1982)

Dëshmorët e monumenteve (1980), Jani

Partizani i vogël Velo (1980)

Ballë për ballë (1979), Belul Gjenomadhi

Këshilltarët (1979), Kryetari i Këshillit

Liri a vd ekje (1979), Xha Hyseni

Gjeneral gramafoni (1978), Parandili

Njeriu me top (1977), Plaku Mere

Sh ëmbja e idhujve (1977)

Zemrat që nuk plaken (1977)

Fije që priten (1976)

Lulekuqet mbi mure (1976),

Kujdestari

Përballimi (1976)

Tokë e përgj akur (1976)

Kur zbardhi një ditë (1971)

Malet me blerim mbuluar (1971)

I teti ne bronz (1970), Ademi

Tana (1958)

Sot 15 vite nga vd ekja e legjendës së skenës shqiptare, KADRI ROSHI! Read More »

Lajm i fundit/ Nd ërron jetë ‘Perikliu’ i komedisë ‘Pallati 176’

Kinematografia shqiptare në zi. Ka nd ërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktori i njohur Anastas Kristofori.

Lajmin e hi dhur e kanë bërë me dije miqtë dhe të afërmit në rrjetet sociale. Anastas Kristofori njihej për një sërë rolesh, por është ngulitur në mendjen e shqiptareve për rolin e tij si drejtor Perikliu te “Pallati 176”.

Anastas Kristofori ka lindur më 28 nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970, fillon punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1971.

Të shumtë do të jenë interpretimet e tij në skenën e këtij teatri. Këtu mund të përmendim rolin e zotit Dëllfit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, roli I sekretarit të Prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës,rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit e shumë të tjera. Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009 në teledramën “Burgjet plot liria në derë”.

Në kinematografi roli I tij I parë do të jetë në vitin 1976 roli i Stavrit ,Ekonomatit të Strehës Vorfnore në filmin “Lulëkuqet mbi mure” më tej do të vazhdonin edhe role të tjera si psh: roli i Ndoc Markut në filmin “Besa e kuqe” në vitin 1982,rolin e z.Antonio,Kuestorit të Tiranës në filmin “Vendimi” në vitin 1984,rolin e z.Mavrojanis në filmin “Misioni përtej detit” në vitin 1988 etj. Roli i tij më i fundit do të jetë roli i Perikliut në kinodramën “Po vjen Ai” në vitin 1998 një vazhdim televiziv i komedisë së njohur “Pallati 176” i Adelina Balashit. Për meritat e tij artistike Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.

Lajm i fundit/ Nd ërron jetë ‘Perikliu’ i komedisë ‘Pallati 176’ Read More »

‘Humor i vaksinuar’ premiera më e re e Estradës Profesioniste të Teatrit ‘Petro Marko’ vjen këtë fundjavë

Erdhi shfaqja më e re e Estradës…! Po i jepet dora e fundit, numrit më të ri të estradës…! Po i bëhen ato “ysmetet” e fundit që produksioni të marrë formën e duhur të një premiere të denjë, alla made in “Parodistat e Vlorës” !

“Humor i vaksinuar” është titulluar, pasi edhe idea e forma e tillë është konceptuar, si një e tërë me bosht, pra me “imunitet” të lartë…!

Me vend veprimin në sheshin ndërmjet pallateve të banimit e ku protagonistë janë vetë artistët banorë. Të gjithë bashkë nga fëmijët tek pleqtë janë personazhet realë të kësaj rezidence, me profesionet, me hallet, me huqet, me talentet, me argëtimet dhe me situatat plot humor…!

Kohë karantine kaluam, kohë pandemie jetojmë e kohë me ndryshime me risi e të panjohura po përjetojmë, ndaj hajde ta jetojmë, thonë banorët artistë, pa panik me pak kujdes e me shumë argëtim…!

“Humor i Vaksinuar” është shfaqja më e re e Estradës së Vlorës, që starton të premten në sallën e ” Petro Markos”, me libret të Afrim Agalliut, Genc Demirajt dhe Agron Hamos.

Me regji të Afrim Agalliut dhe asistencë të Genc Demiraj. Muzikë të Artur Dhamos. Skenografi të Drini Shehut e koreografi të Anxhela Kapllanit.

Me këngëtarë aktorë dhe aktorë këngëtarë…! Ku Ludmilla e Viktori nuk i lënë gjë mangut lojës me Afrimin, Agronin, Matildën e Lavdien, ku Genti, Albi dhe Landi harmonizohen mrekullisht në tërësinë e lojës ansambël së bashku me Rovenën e Drinin …!

Po a duhet humbur… ?! Është premiera më e re në këtë fundvit të 2021- shit…! Nga e Premtja dt. 17 Dhjetor, e në vazhdim ora 18.00, në sallën e teatrit “Petro Marko”.

‘Humor i vaksinuar’ premiera më e re e Estradës Profesioniste të Teatrit ‘Petro Marko’ vjen këtë fundjavë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com