Art-Kulture

E zhdukur prej 250 viteve! Zbulohet harta origjinale e Gjergj Kastriotit, qe i ‘mbyll gojen’ turqve, serbeve dhe grekeve (foto)

Kjo është harta e Skënderbeut, e gjetur nga Artan Shkreli, e cila u ekspozua mbrëmë në Kryeministri.

Harta është gjetur në Bibliotekën Qendrore të Romës.

Siç shihet, Shqipëria në hartë shoqërohet me mbishkrimin e Scanderbeg. Gazetari Roland Qafoku, i pranishëm në ceremoninë e ekspozimit dje në Kryeministri, thotë se harta daton që më 1455 dhe ishte e zhdukur për 2 shekuj e gjysmë dhe u gjet ne nje depo te mbyllur. Është e krijuar nga lëkura e nje viçi te palindur dhe me një cilësi të larte të shkrimeve, ndan detajet Qafoku.

Ndërkaq, drejtori i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido, thotë se kjo hartë mbyll edhe të gjitha gojët që duan të revizionojnë historinë për të ulur figurën e vetme përbashkuese të kombit shqiptar.

“Madhështia e Skënderbeut në një hartë. Harta e gjendur në Bibliotekën e Romës rrëfen shumës. Një truall i tërë, Shqipëria e asaj kohe, e etnikja e kësaj kohe, mbanin për toponim emrin e drejtuesit të saj Skënderbeut, në të gjallë të tij.

Kjo hartë kuptimplotë nuk mbyll thjesht Vitin Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, por mbyll edhe të gjitha gojët që duan të revizionojnë historinë për të ulur figurën e vetme përbashkuese të kombit shqiptar”, shkruan Bido.

E zhdukur prej 250 viteve! Zbulohet harta origjinale e Gjergj Kastriotit, qe i ‘mbyll gojen’ turqve, serbeve dhe grekeve (foto) Read More »

Rinia dhe Iso-Polifonia bëhen bashkë në Vlorë

Rreth 200 nxënës nga shkollat e mesme të Vlorës u bënë pjesë e aktivitetit të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Vlorë në nderim të ditës kur trembëdhjetë vite më parë Iso-Polifonia shqiptare është shpallur nga UNESCO ” Kryevepër e Trashëgimisë Orale të Njerëzimit.

I konceptuar si një takim midis grupeve të këngës dhe valles polifonike të shkollave, ky aktivitet i zhvilluar në teatrin ”Petro Marko” shënoi jo vetëm në pjesëmarrje por edhe në vlerësimin përmbajtësor të aktivitetit ku të rinjtë u ngjitën në skenë duke interpretuar këngë e valle autentike polifonike.

Krahas mësimit dhe edukimit apo zhanreve muzikore të kohës, nxënës të shkollave të ndryshme të Vlorës, vajza dhe djem fare të rinj përfshihen në një aktivitet mirëfilltë folklorik.

Kështu nxënësit e shkollës “Ali Demi”, “Jani Minga”, ” Halim Xhelo”, ” Pavarësia”, ” Qemal Ataturk”, ” Muço Delo”, ” Internacional”, ” Mynyr Xhindi” Vlahinë, ” Hasan Mëhilli” Dukat e deri në Himarë treguan, veç të tjerash, se vlerat e trashëgimisë tonë shpirtërore janë e mbeten të pa tjetërsueshme dhe të trashëguara në breza.

Aktiviteti u realizua në bashkëpunim me DAR dhe Qendrën e Artit dhe Kulturës të Bashkisë Vlorë, i cili shënoi pa diskutim një zhvillim të ri por edhe një sfidë në drejtim të vlerësimit dhe promovimit të vlerave të qenësishme të trashëgimisë tonë shpirtërore./a.a//a.g/ atsh

Rinia dhe Iso-Polifonia bëhen bashkë në Vlorë Read More »

“Ditët e Kulturës Shqiptare”, Inva Mula koncert në Koper

Në katedralen e qytetit të Koperit u organizua koncerti i sopranos së madhe Inva Mula, shoqëruar nga pianistja Lule Elezi.

Koncerti ishte pjesë e veprimtarive të shumta në kuadrin e Ditëve të Kulturës Shqiptare, organizuar nga Shoqata Shqiptare “Iliria”.

Para koncerit të pranishmit i përshëndetën kryetari i Shoqatës “Iliria” Heset Ahmeti, ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi dhe Profesor Shyqyri Nimani.

I pranishëm, përveç publikut artdashës ishte edhe kleriku, drejtues i katedrales së Koperit.

Koncerti i të mirënjohurës Inva Mula, përfqaqëson një ngjarje, që vështirë se përsëritet dhe që do të mbetet gjatë në memorien e të pranishmëve dhe të jetës artistike të qytetit.

Koncerti u zhvillua pikërisht në atë katedrale, ku rreth tre shekuj më parë drejtonte meshat shqiptari Agustin Bruti./atsh

“Ditët e Kulturës Shqiptare”, Inva Mula koncert në Koper Read More »

Rinia shkollore sfidon me iso-polifoni – Nga Sejmen Gjokoli

RINI & POLIFONI…

– Rinia shkollore sfidon me iso-polifoni-

Rreth 200 nxënës nga shkollat e mesme të Vlorës u bënë pjesë e aktivitetit të organizuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare – Vlorë në nderim të 25 Nëntorit, ditës kur trembëdhjetë vite më parë Iso-Polifonia shqiptare është shpallur nga UNESCO ” Kryevepër e Trashëgimisë Orale të Njerëzimit.
I konceptuar si një takim midis grupeve të këngës dhe valles polifonike të shkollave, ky aktivitet i zhvilluar sot në Teatrin ” P. Marko, shënoi jo vetëm në pjesëmarrje por edhe në vlerësimin përmbajtësor të aktivitetit ku të rinjtë u ngjitën në skenë duke interpretuar këngë e valle autentike polifonike.
Të ngjan vërtet me një ndërmarrje apo inisiative të fortë fakti që, krahas mësimit e edukimit apo zhanreve muzikore të kohës, nxënës të shkollave të ndryshme të Vlorës, vajza dhe djem fare të rinj përfshihen në një aktivitet mirëfilli folklorik.
Kështu nxënësit e shkollës “Ali Demi”, “Jani Minga”, ” Halim Xhelo”, ” Pavarësia”, ” Qemal Ataturk”, ” Muço Delo”, ” Internacional”, ” Mynyr Xhindi” Vlahinë, ” Hasan Mëhilli” Dukat e deri në Himarë treguan, veç të tjerash, se vlerat e trashëgimisë tonë shpirtërore janë e mbeten të pa tjetërsueshme dhe të trashëguara në breza.
Detyrë e institucioneve mbetet nxitja dhe përkrahja e nismave dhe veprimtarive që vënë në lëvizje mbartjen dhe transmentimin e këtyre vlerave, siç Drkk Vlore ideoi dhe realizoi këtë takim polifonik.
Aktiviteti i realizuar në bashkëpunim me DAR dhe Qendrën e Artit dhe Kulturës të Bashkisë Vlorë shënoi pa diskutim një zhvillim të ri por edhe një sfidë në drejtim të vlerësimit dhe promovimit të vlerave të qenësishme të Trashëgimisë tonë Shpirtërore.

Aktiviteti

Fotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen GjokoliFotografia e Sejmen Gjokoli

Rinia shkollore sfidon me iso-polifoni – Nga Sejmen Gjokoli Read More »

Festat e Nentorit – Shqiptarët e vendosin flamuri kuq e zi mbi “Atomium” në Bruksel

Në Bruksel festohet dita e pavarësisë së Shqipërisë. Qytetarë të shumtë pjesë e komunitetit shqiptar që jeton në Belgjikë, ishin pjesëmarrës në një koncert festiv dhe veprimtari të tjera organizuar me rastin e festave të nëntorit.

Mbi “Atomium”, monumentin simbol të kryeqytetit belg u vendos një flamur kuq e zi e ndërsa të pranishmit shijonin aktivitetin me ngjyrime kombëtare shqiptare. Nën petkun e Skëndërbeut, një aktor performoi në rolin e heroit tonë kombëtar më 28 nëntor të vitit 1443, hipur mbi një kalë.

Organizator i kësaj veprimtarie patriotike ishte Ahmet Gjana, deputeti i parë shqiptar në parlamentin e Belgjikës. Nuk munguan në këtë eveniment edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Bruksel Suela Janina dhe ai i Kosovës Bernard Nikaj. Me rastin e festave të nëntorit në Bruksel janë organizuar disa evente në përkujtim të dative të shënuara që kanë bërë historinë e shtetit shqiptar.

Festat e Nentorit – Shqiptarët e vendosin flamuri kuq e zi mbi “Atomium” në Bruksel Read More »

“Takohemi për një libër” në Parkun Arkeologjik të Orikut

Nisma e ndërmarrë nga Ministria e Kulturës ”Lëvizja Kombëtare e Leximit” po shkon pranë brezit të ri kudo, në çdo cep të vendit. Synimi është që çdo fëmijë kudo që të ndodhet duhet të njihet me librin për t’u bërë nesër një qytetar i denjë europian i kulturuar.

Aktivitetet dhe larmishmëria e tyre në kuadër të kësaj nisme po ndërthurin së bashku leximin dhe ambiente mjaft atraktive, ku të rinjtë lexojnë, siç janë vendet e trashëgimisë kulturore. Kjo pasi të rinjtë duhet të informohen me anë të librit dhe gjithashtu të njohin nga afër historinë e vendit të tyre.

Në kuadër të ”Lëvizja Kombëtare e Leximit” nxënës të shkollës të qytetit të Vlorës, lexuan dhe interpretuan tregime dhe poezi të autorëve të ndryshëm shqiptar në Parkun Arkeologjik të Orikut.

Krahas leximit, nxënësit e kësaj shkolle u njohën dhe me të rejat e fundit të gërmimeve arkeologjike në këtë park./Atsh

“Takohemi për një libër” në Parkun Arkeologjik të Orikut Read More »

Ja sa para fitojnë disa nga këngëtaret më të njohura shqiptare

Kur fitime marramendëse kanë këngëtaret e tallavasë që mbushin lokalet shqiptare, imagjinoni fitimet e atyre që janë të famshme në gjithë botën.

Këngëtaret shqiptare janë bërë të famshme në mbarë botën, dhe pas famës vjen fitimi që ju mundëson të jetojnë një jetë mjaft komode e luksoze.

Si gjithmonë ato do thonë se fansat janë dhurata më e mirë nga gjithë ky rrugëtim por na besoni kur themi se nuk kanë dalë me kaq pak fitim. Faqja e njohur online “NET WORTH LEAKS” tregon pasurinë e gjithë artistëve në mbarë botën, mënyrën e fitimit të parave, e madje llogarit dhe fitimet e çdo viti.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe për këngëtaret më të njohura shqiptare.

Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha e së fundmi Era Istrefi me anë të këngëve, koncerteve, eventeve, e promovimeve, kanë fituar dhe miliona dollarë.

Ajo e cila kryeson listën mes këngëtareve shqiptare më të paguara është Rita Ora me plot 20,500,000 dollarë fitime. Rita përpos muzikës, ka hyrë dhe në rrugën e modës, duke u bërë disa herë bashkëpuntore me firmën e njohur Adidas duke bërë pjesë të llogarisë së saj bankare miliona dollarë.

Pas Ritës vjen Bebe Rexha me një pasuri prej 11,000,000 dollarësh. Bebe është një nga ato këngëtare që ka bashkëpunimet më të shumta me yjet e njohura në botë, dhe sigurisht që pas këngës vijnë koncertet e turnetë nëpër botë që gjenerojnë miliona para.

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare e cila po ngjit suksesin shumë shpejt ka një pasuri prej 3,000,000 dollarë. Dua së fundmi është bërë pjesë e organizatës UNICEF, që sigurisht ka një tarifë të cilën bukuroshja shqiptare do ta ketë në xhep.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është Era Istrefi me një pasuri prej 2,700,000 dollarësh. Bashkëpunimi me Will Smith dhe Nicky Jam në botëror i hapi shumë rrugë artistes shqiptare, e le të mos flasim për këngën e cila i hapi dyert e suksesit, “Bon bon”. Me atë këngë Era mori miliona klikime në rrjetin e madh Youtube, klikime që kthehen në para.

Përveç faktit që bëjnë një punë të cilën e duan me shpirt, ajo çka artistet marrin në këmbim është tejet e kënaqshme.

Ja sa para fitojnë disa nga këngëtaret më të njohura shqiptare Read More »