Art-Kulture

Zbulim historik në vendin tonë, ja çfarë nxjerrin në pah arkeologët

Pas 30 vitesh në Belsh po zhvillohet një ekspeditë gërmimesh arkeologjike për zbulimin e strukturave të një terme të periudhës romake nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Fakultetin e Histori-Filologjisë
Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se sipas hulumtimeve paraprake, objekti i zbuluar mendohet të jetë pjesë e një kompleksi rural i tipit “Villa Rustica”, e datuar mes shek. III-IV pas Krishtit.

albsig
“👷🏼‍♀️Copëza historie nga nëntoka ⛏🏺

Pas më shumë se 30 vitesh në Belsh po zhvillohet një ekspeditë gërmimesh arkeologjike për zbulimin e strukturave të një terme të periudhës romake nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Fakultetin e Histori-Filologjisë👏

Sipas hulumtimeve paraprake, objekti i zbuluar mendohet të jetë pjesë e një kompleksi rural i tipit “Villa Rustica”, e datuar mes shek. III-IV pas Krishtit🔍📝

Ky monument përbën një aset kulturor të çmuar për zonën e Belshit dhe për trashëgiminë kulturore të vendit tonë. Njëkohësisht me gërmimin arkeologjik, restauratorët e Instituit po punojnë për projektin e konservimit dhe restaurimit të monumentit, me qëllim kthimin e tij të vizitueshëm🤝” shkruan Rama në postimin e tij.

Zbulim historik në vendin tonë, ja çfarë nxjerrin në pah arkeologët Read More »

Ronela Hajati ‘d jeg’ skenën e Eurovisionit, hap festivalin europian me ritëm dhe energji

Ka nisur nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2022 në Turin të Italisë. Hapja është bërë pikërisht nga përfaqësuesja shqiptare, Ronela Hajati. Ajo ka performuar këngën “Sekret” dhe mund të thuhet pa fri kë që e “ka dj egur” skenën.

E veshur e gjitha me rozë dhe e shoqëruar nga katër balerinë dhe koreografja e njohur, Klaudia Pepa, artistja ka bërë një performancë shumë të nxehtë, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.

Madje ka marrë edhe shumë duartrokitje, ku nuk kanë munguar as flamujt shqiptarë që valviteshin në sallën e madhe të Eurovisionit.

Tashmë të gjithë janë kurioz, nëse Ronela dhe Shqipëria do të jenë pjesë e finales së madhe. Këtu keni edhe mënyrën se si do të mund të votoni për të dhe shtete nga të cilat mund të bëhet ky votim

Ronela Hajati ‘d jeg’ skenën e Eurovisionit, hap festivalin europian me ritëm dhe energji Read More »

Vlorë/ Në Pallatin e Kulturës hapet ekspozita e 15 studentëve të degës së Pikturës

Sot në qytetin e Vlorës, nën kujdesin e Edi Kojani Art-Gallery Vlore u hap ekspozita e 15 studentëve të degës Pikturë.
Duke sjellë një frymë të re ata u gjendën mes piktorëve në zë të qytetit dhe pedagogëve të tyre. Është bukur kur shikon tentativa të bukura, krijime të një fryme të re që do të çojë më tej artin në vendin tonë.

Këta studentë të brishtë nga pamja dinë të lozin me idetë e tyre, me ngjyrat, me pasionin, talentin dhe formimin e tyre artistik duke hedhur hapat e parë drejt rrugës së tyre artistike. “Konflikti”artistik midis të resë dhe të vjetrës nuk ekziston. (Edhe pse është produktiv)

Profesorë e piktorë të qytetit si Arben Meksi, Agron Dine, Edi Kojani, Shpëtim Xhema, Besnik Spahiu, Erald Dine, etj ishin pranë studentëve nga Vlora, Lushnja, Tirana e Durrësi dhe Shkodra. U krijua një atmosferë e këndshme artistike ku brezat pranojnë njëri-tjetrin! Në ekspozitë morën pjesë këta piktorë të rinj: Izmir Bahja, Ajet Halili, Silvi Nasufi, Eva Arapi, Euro Rasa, Evarist Marashi, Klajdi Karati, Stiven Petoshati, Arnilda Kyçyku, Niva Çekiçi, Albi Yzo etj.

Vlorë/ Në Pallatin e Kulturës hapet ekspozita e 15 studentëve të degës së Pikturës Read More »

Ja cila është këngëtarja shqiptare që do hapë koncertin e këngëtarit Maluma

Ashtu siç ishte përfolur, Ronela Hajati do të marrë pjesë në koncertin e Maluma-s që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.

Ka qenë Ronela e cila ka konfirmuar lajmin duke zbuluar se do të hapë koncertin. Në koncert pritet të këndojë dhe Elgit Doda.

“Unë do të hap për shfaqjen e tij dhe nuk do të jetë thjesht një ngrohje, do të jetë CALIENTEEEE”, ka shkruar Ronela në Instagram.

Kujtojmë që koncerti i këngëtarit kolumbian ishte parashikuar dy vite më parë por u shty për shkak të pandemisë.

Ja cila është këngëtarja shqiptare që do hapë koncertin e këngëtarit Maluma Read More »

Lajm i fundit/ Nd ërron jetë ‘Perikliu’ i komedisë ‘Pallati 176’

Kinematografia shqiptare në zi. Ka nd ërruar jetë në moshën 78-vjeçare aktori i njohur Anastas Kristofori.

Lajmin e hi dhur e kanë bërë me dije miqtë dhe të afërmit në rrjetet sociale. Anastas Kristofori njihej për një sërë rolesh, por është ngulitur në mendjen e shqiptareve për rolin e tij si drejtor Perikliu te “Pallati 176”.

Anastas Kristofori ka lindur më 28 nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970, fillon punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1971.

Të shumtë do të jenë interpretimet e tij në skenën e këtij teatri. Këtu mund të përmendim rolin e zotit Dëllfit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, roli I sekretarit të Prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës,rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit e shumë të tjera. Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009 në teledramën “Burgjet plot liria në derë”.

Në kinematografi roli I tij I parë do të jetë në vitin 1976 roli i Stavrit ,Ekonomatit të Strehës Vorfnore në filmin “Lulëkuqet mbi mure” më tej do të vazhdonin edhe role të tjera si psh: roli i Ndoc Markut në filmin “Besa e kuqe” në vitin 1982,rolin e z.Antonio,Kuestorit të Tiranës në filmin “Vendimi” në vitin 1984,rolin e z.Mavrojanis në filmin “Misioni përtej detit” në vitin 1988 etj. Roli i tij më i fundit do të jetë roli i Perikliut në kinodramën “Po vjen Ai” në vitin 1998 një vazhdim televiziv i komedisë së njohur “Pallati 176” i Adelina Balashit. Për meritat e tij artistike Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.

Lajm i fundit/ Nd ërron jetë ‘Perikliu’ i komedisë ‘Pallati 176’ Read More »

‘Humor i vaksinuar’ premiera më e re e Estradës Profesioniste të Teatrit ‘Petro Marko’ vjen këtë fundjavë

Erdhi shfaqja më e re e Estradës…! Po i jepet dora e fundit, numrit më të ri të estradës…! Po i bëhen ato “ysmetet” e fundit që produksioni të marrë formën e duhur të një premiere të denjë, alla made in “Parodistat e Vlorës” !

“Humor i vaksinuar” është titulluar, pasi edhe idea e forma e tillë është konceptuar, si një e tërë me bosht, pra me “imunitet” të lartë…!

Me vend veprimin në sheshin ndërmjet pallateve të banimit e ku protagonistë janë vetë artistët banorë. Të gjithë bashkë nga fëmijët tek pleqtë janë personazhet realë të kësaj rezidence, me profesionet, me hallet, me huqet, me talentet, me argëtimet dhe me situatat plot humor…!

Kohë karantine kaluam, kohë pandemie jetojmë e kohë me ndryshime me risi e të panjohura po përjetojmë, ndaj hajde ta jetojmë, thonë banorët artistë, pa panik me pak kujdes e me shumë argëtim…!

“Humor i Vaksinuar” është shfaqja më e re e Estradës së Vlorës, që starton të premten në sallën e ” Petro Markos”, me libret të Afrim Agalliut, Genc Demirajt dhe Agron Hamos.

Me regji të Afrim Agalliut dhe asistencë të Genc Demiraj. Muzikë të Artur Dhamos. Skenografi të Drini Shehut e koreografi të Anxhela Kapllanit.

Me këngëtarë aktorë dhe aktorë këngëtarë…! Ku Ludmilla e Viktori nuk i lënë gjë mangut lojës me Afrimin, Agronin, Matildën e Lavdien, ku Genti, Albi dhe Landi harmonizohen mrekullisht në tërësinë e lojës ansambël së bashku me Rovenën e Drinin …!

Po a duhet humbur… ?! Është premiera më e re në këtë fundvit të 2021- shit…! Nga e Premtja dt. 17 Dhjetor, e në vazhdim ora 18.00, në sallën e teatrit “Petro Marko”.

‘Humor i vaksinuar’ premiera më e re e Estradës Profesioniste të Teatrit ‘Petro Marko’ vjen këtë fundjavë Read More »

Arbana Osmani i çon një mesazh të rëndësishëm Borës

Donaldi pranoi dje se e pëlqen Beatrixin dhe po bën atë që do, duke hequr dorë kështu nga dashuria me Borën. Kjo ka shtangur shumë persona, por më shumë ata që janë afër Borës. Pas deklarimit të Donaldit, Arbana Osmani i dha një mesazh nga ekrani Bora Zemanit. Moderatorja tha se në çfarë situate ndodhet ishi i Donaldit.

Arbana tha:

Më vjen keq që një vajzë si Bora është futur në këtë situatë. Duhet të jetë një presion shumë i madh për të. Unë si grua e kuptoj shumë mirë dhe kam qenë një nga ato që ndjeja se mund të kishte një dashuri përrallash mes tyre, por asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë do secili prej dy protagonistëve. Të gjithë ne që jemi jashtë duhet të respektojmë si Borën dhe Donaldin./joq

Arbana Osmani i çon një mesazh të rëndësishëm Borës Read More »