Art-Kulture

Vlore:Hap siparin premiera e re në Teatrin “Petro Marko” “Në Dorë të Fatit”

Hap siparin premiera e re në Teatrin “Petro Marko” “Në Dorë të Fatit” e autorit te ri Ledian Gjeçi dhe me regjisor një nga figurat më të spikatura të skenave shqipëtare,me një begraund për tu admiruar Arben Kumbaro.
Premiera e re përkon me festat e mëdha të nëntorit,por dhe me një ngjarje tepër të rëndësishme për vet këtë teatër 55- vjetorin e lindjes së tij.Në më shumë se gjysëm shekulli ky teatër ka mbajtur mbi shpinë kontributin,djersën,mundin,shpirtin,emocionet të dhjetra aktorëve të cilët janë gdhendur në memorien e qytetarëve të Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë me figurat artistike,me karakteret e spikatura që janë gdhendur në memorien e tyre duke përcjellë mesazhe të fuqishme e duke kontribuar kështu në argëtimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare.Po për këtë ngjarje do të ndalem në një moment tjetër.Tani do të flas për ç’ka përjetova në premierën e re të teatrit. Oh zot! ç’mrekulli,çfarë emocionesh,ç’fare harmonizimi,përcjellin aktorët e mrekullueshëm të qytetit të Vlorës.Në një kazino ku përzihen të gjithë këta personazhe në marrëzinë për tu pasuruar shpejt humbasin,përdhosin vlerat dhe karakterin njerzor.Shesin veten,braktisin shtëpinë dhe familjen për të fituar….dhe humbasin gjithëçka edhe jetën e tyre.Në këtë kazino e veçanta dhe e bukura qëndron se përzihen brenda saj jo vetëm njerëz të thjesht por edhe vet shteti.Pa dyshim në këtë sukses të kësaj premiere të mrekullueshme rol të rëndësishëm luan regjisori Arben Kumbaro,me konceptin e vet,me harmonizimin e lojës së aktorëve dhe groteskun me cilin fshikullon këto probleme,ka brenda mesazhin që ju njerëz që shikoni këtë spektakël edhe pse tranzicioni i stërgjatur po na lodh edhe po na mërzit si shoqëri,mos bëni kështu si ne në këtë kazino.Punoni me djersën tuaj dhe ndërtoni jetën me punë të ndershme.Faleminderit trupës së aktorëve të teatrit,faleminderit Arben Kumbaro.
Ejani në teatër….

Anila Ahmataj

Vlore:Hap siparin premiera e re në Teatrin “Petro Marko” “Në Dorë të Fatit” Read More »

Van Damme në rolin e shqiptarit shkatërron bandën serbe

Filip Shala është emri i aktorit të njohur Jean Claude Van Damme në filmin e tij të fundit. “Kill’em All” tregon historinë e një shqiptari, i cili kërkon hakmarrje për babanë e tij, të cilin e kishin vrarë serbët gjatë luftës për arsye të shkrimeve të tij si gazetar.

Ndërsa, pas shumë vitesh shqiptari Filip Shala, hyn në bandën serbe vetëm që të jetë më afër vrasësve të të atit.

Kur koha në film kthehet disa vite pas, dhe shqiptari paraqitet siç ishte fëmijë, duke u larguar nga nëna e tij, ai thërret në gjuhen shqipe “nanë” duke e përsëritur disa herë këtë fjalë.

Filmi “Kill’em All” është shfaqur në kinematë botërore para disa muajve, dhe është pritur mirë nga publiku. Ndërsa, në film kanë qenë pjesë edhe aktorë tjerë të njohur si Maria Counchita Alonso e Peter Stormare.

Van Damme në rolin e shqiptarit shkatërron bandën serbe Read More »

Bashkia Vlore ben publike kalendarin e aktiviteteve me rastin e 105- vjetorit te Pavaresise. Nje gam e gjere me aktivitete kultrore e artistike qe do te shfaqen ne qytet nga dt.17- 29 Nentor 2017.

Bashkia Vlore ben publike kalendarin e aktiviteteve me rastin e 105- vjetorit te Pavaresise. Nje gam e gjere me aktivitete kultrore e artistike qe do te shfaqen ne qytet nga dt.17- 29 Nentor 2017.

Fotografia e ONETV VLORA</

Bashkia Vlore ben publike kalendarin e aktiviteteve me rastin e 105- vjetorit te Pavaresise. Nje gam e gjere me aktivitete kultrore e artistike qe do te shfaqen ne qytet nga dt.17- 29 Nentor 2017. Read More »

Incidenti i Ramës me Adi Krastën, kryeministri thotë atë që nuk pritej

Kryeministri Edi Rama foli për herë të parë mbremjen e djeshme në emisionin e gazetares Eni Vasilit lidhur me incidentin e aq shumeperfolur që ka patur në një darkë me Adi Krastën, vite më parë, në Pallatin e Brigadave në Tiranë.

Që nga ai incident, për Krastën, që asokohë ishte pjesë e Agon Channel, pati jo pak peripeci. Vetë Krasta ishte shprehur para pak ditësh se gazetarët nuk duhet të pyesnin vetëm atë për incidentin, por edhe Ramën.

Rama tha: “Adi Krasta mund të mbaj mend një darkë me mua, por unë nuk jam i detyruar të mbaj mend ndonjë darkë me Adi Krastën”.

Incidenti i Ramës me Adi Krastën, kryeministri thotë atë që nuk pritej Read More »

Vizita e ministres së Ramës në Beograd shkakton skandal/ Kush ishte 30 vjecari misterioz që ‘shkundi’ hotelin

[sgmb id=”1″]

Vizita e nje ministre shqitpare ne Beograd ditet e fundit qenka kthyer ne nje skandal. Kete e denoncon ish truproja i ish kryeministrit Sali Berisha, Izet Haxhia. Ja cfare shkruan ai.

 
Nga Izet Haxhia

 
Ne kohen e qeverise qe doli nga marreveshja e famshme e 18 majit, ishte nje ministre teknike qe pati kerkuar llogari homologut te saj te Kosoves, per mikepritjen jo te denje per nje ministre kaq te rendesishme.

 
U fol shume per kete ankese,dhe ministrja u kritikua ashper me te drejte nga mediat e shkruara dhe ato sociale.

Para disa ditesh ministrja e kultures ,rinise dhe sporteve ne qeverine Rama 2 ,ishte per nje
vizite pune ne Beograd. Deri ketu nuk ka asgje te keqe. Por sipas disa infove qe vijne prej andej  mesohet se kjo vizte ka shkatuar nje skandal te vertete,fale sjelljeve skandaloze te kesaj zonje me emrin Mirela Kumbaro.

Desha te pyes mediat e kazanit se: a dini gje se kush ishte shoqeruesi ‘misterioz ‘i kesaj
zonje ne kete udhetim ?Çfare kerkonte ai  djaloshi 30 vjeçar nga Saranda ne ekipin e
Ministres Kumbaro ?Si ishin sjellet e ministres ne dhomen e Hotelit Metropol ne Beograd ,
dhe bazenin e ketij Hoteli qe skandalizuan personelin dhe klientet e ketij hoteli.

Pse nuk shkruan media asgje per kete skandal?!

Vizita e ministres së Ramës në Beograd shkakton skandal/ Kush ishte 30 vjecari misterioz që ‘shkundi’ hotelin Read More »

Takohemi për një libër”, aktivitet me nxënësit e Gjimnazit “Ali Demi”.

Takohemi për një libër”, sot në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj”

Në kuadër të fushatës së leximit nënë moton; “Takohemi për një libër”,iniciuar nga Ministria e Kulturës me rastin e 105 vjetorit të shpalljes sëPavarësisë, sot në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” të Bashkisë Vlorë u zhvillua një aktivitet me nxënësit e Gjimnazit “Ali Demi”.

Për rëndësinë që ka leximi në formimin e intelektit, në nxitjen e imagjinatës dhe oratorisë, folën shkrimtarët Çlirim Hoxha, Eqerem Canaj, Myrtaza Mara dhe zonja Liljana Gjika.

Nxënësit e gjimnazit “Ali Demi” lexuan pasazhe nga shkrimtarët Petro Marko, Shevqet Musaraj”, Dritero Agolli, Ismail Kadare, Myrteza Mara, Eqerem Canaj, Laureta Petoshati, Çlirim Hoxha etj. Nxënësve iu bë thirrje që të regjistrohen në Bibliotekën Publike të Qytetit dhe të lexojnë sa më shumë libra, duke shmangur sa të jetë e mundur teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Nxënësit e pranishëm ndoqën me vëmendje të gjithë aktivitetin .

 

Takohemi për një libër”, aktivitet me nxënësit e Gjimnazit “Ali Demi”. Read More »

Divorcohet moderatorja e njohur shqiptare Hueyda El Saied, shkak tradhtia!

Ajo është një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar që spikati vite më parë kur u shfaq në “12 vallëzime pa një të shtunë”.

Më pas ajo ishte prezente në media për shumë kohë, por vitet e fundit ishte larguar duke u shkëputur disi, pasi jetonte me familjen e saj në Luksemburg, aty ku vazhdoi të ushtronte pasionin e saj për pikturën e jo vetëm.

Edhe pse dukej se ajo ishte e lumtur me babanë e djalit të saj, francezin Michael Tamisier i cili punon në Luksemburg në një kompani këshillimi financiar dhe investimesh, me të cilin kishte 5 vite njohje dhe 3 vitet e fundit bashkëjetonte, Hueyda i ka dhënë fund raportit me të.

“Panorama” mëson se ata kanë 6 muaj që janë ndarë dhe se shkaku i prishjes së marrëdhënies të tyre ishte tradhtia e partnerit të saj 55-vjeçar.

Divorcohet moderatorja e njohur shqiptare Hueyda El Saied, shkak tradhtia! Read More »

Vlore:Vepra e artit do të ngrihet në Lungomare

[sgmb id=”1″]

 

Vepra e artit do të ngrihet në Lungomare

Artisti Gentjan Tabaku eshte vleresuar nga komisioni i BE per vepren e tij artistike qe pritet te ngrihet ne shetitoren e bregdetit ne qytet. Gjate inagurimit te Lungomares eshte shpallur edhe vepra artistike fituese e konkursit te ngritur nga Komisioni i BE ne Shqiperi, nje veper e vleresuar mes 59 veprave te shumta arstitike te marra pjese ne kete konkurs.

Ne konkurs morren pjese 41 artiste nga Vlora, ndersa u ndan 3 cmime per 4 artiste vlonjate.

Fotografia e ONETV VLORA

Vlore:Vepra e artit do të ngrihet në Lungomare Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com