Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, sepse do të reflektojë në të gjithë vazhdimësinë e ditës tuaj. Dhe pse të mos e filloni ditën tuaj me energji pozitive dhe ushqim të shëndetshëm? Është e vërtetë që dreka duhet të jetë më e pasur dhe më e gjallë, megjithatë mëngjesi ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e përbërësve të duhur, të cilët do t’ju japin energjinë e duhur për të përballuar ditën tuaj.
Duke u bazuar në këshillat e dietologëve, ju njeh me ushqimet më të përshtatshme për tu ngrënë në mëngjes dhe me ato që duhet të evitoni.
Ushqimet Që Mund Të Konsumoni Në Mëngjes
Vezët
Vezët janë një opsion i shkëlqyer për të filluar ditën. Ato janë të pasura me proteina dhe shumë ushqyes, të cilët do të përforcojnë metabolizmin tuaj si dhe do t’ju japin më tepër energji.
Shalqiri
Duke qenë se përmban shumë ujë ai do t’ju mbajë të hidratuar dhe për shkak të pranisë së likopenit, shëndeti i syve dhe zemrës tuaj do të përmirësohet.
Tërshëra
Ajo mbron stomakun tuaj nga acidi hidrofluorik si dhe e mbron atë nga dëmtimi ose irritimi. Gjithashtu tërshëra përmban fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë metabolizmin tuaj dhe ulin kolesterolin.
Mjalti
Mjalti do të zgjojë organizmin tuaj në mëngjes dhe do të rrisë nivelet e energjisë tuaj, duke ju rritur gjithashtu përqëndrimin dhe produktivitetin përgjatë ditës. Po ashtu do të përmirësojë gjendjen tuaj shpirtërore, sepse nxit prodhimin e serotinës, hormoni përgjegjës për lumturinë tuaj.
Ushqimet Që Duhet Të Shmangni:
Ushqimi Pikant
Mund të irritojë tërë sistemin tuaj tretës dhe për këtë arsye mund të shkaktojë urth dhe mund të dëmtojë mukozën e stomakut. Kështu që bëni mirë ta rezervoni ushqimin pikant për në drekë.
Bananet
Nëse hani një banane në mëngjes, do të rrisni nivelet e magnezit në gjak, kjo gjë mund të shkaktojë më vonë probleme të zemrës. Banania mund të shërbejë si një meze e lehtë dhe e shëndetshme, por patjetër duhet ta shmangni atë me stomak bosh.
Pijet E Gazuara Me Sheqer
Nuk ka asgjë që mund të zëvendësojë ujin në mëngjes apo lëngjet e shtrydhura. Këto pije do të ngadalësojnë metabolizmin tuaj dhe do t’ju japin ndjenjën e fryrjes gjatë gjithë ditës.
Perimet Me Gjethe Jeshile
Perimet me gjethe jeshile, janë të pasura me aminoacide të cilat mund të shkaktojnë në ndjesinë e urthit, si dhe të shtojnë gazrat. Prandaj është mirë t’i evitoni në mëngjes./AgroWeb
Ju mund të keni dëgjuar se tregjet tona janë të mbushura me fruta dhe perime që nuk janë aspak të shëndetshme dhe kjo për faktin se ato produkte janë OMGJ (organizëm i modifikuar gjenetikisht).
Kjo po bëhet një çështje jashtëzakonisht e diskutueshme kohët e fundit sepse ushqimi i modifikuar gjenetikisht, ka treguar se është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për njerëzit, kafshët dhe për mjedisin.
Sidoqoftë, përkundër këtij fakti, disa njerëz dhe vende të tëra akoma zgjedhin të mbështesin këto prodhime, duke lejuar shitjen dhe prodhimin e tyre.
Është e rëndësishme të dini si të mbroheni nga këto produkte të rrezikshme që qarkullojnë në tregjet tona, sepse në të kundërt, me vetëdije jeni duke rënë dakord në ujen e cilësisë së jetës.
Për t’u njohur më mirë produktet OMGJ, këshillohet të ndiqni disa hapa të thjeshtë.
Si të dalloni nëse po blini një produkt OMGJ
Duhet të dini se etiketimi i vetë produktit na tregon nëse po konsumojmë një produkt OMGJ apo jo.
Kjo do të thotë se duhet të lexoni dhe të interpretoni etiketimin e produktit që po blini.
Numrat ose përbërësit që gjenden në etiketë, tregojnë se sa të rrezikshëm mund të jenë për shëndetin tuaj këto produkte.
Si janë të etiketuara domatet organike?
Shumica e produkteve organike janë të etiketuara si organike, megjithatë një tregues tjetër i një produkti organik është PLU, një sistem numrash që identifikon në mënyrë unike prodhimin me shumicë të shitur në dyqanet ushqimore dhe supermarkete.
Pra, domatet organike janë të etiketuara me një kod pesë shifror dhe ky kod fillon gjithmonë me numrin 9.
Si janë të etiketuara domatet e rritura në mënyrë konvencionale
Domatet që rriten në mënyrë konvencionale janë ato që rriten me pesticide, plehra, hormone, fungicide ose antibiotikë.
Këto lloj domatesh ndryshojnë nga ato organiket sepse etiketa e tyre përmban një kod katër shifror.
Si janë të etiketuara domatet OMGJ
Ushqimi i modifikuar gjenetikisht është etiketuar me një kod pesë shifror, megjithatë ndryshe nga produktet organike, shifra e parë e OMGJ-ve është gjithmonë numri 8. /NOA.al
Mënyra e të ngrënit, planifikimi, koha dhe frekuenca e vakteve janë elementë të pandashëm të një stili jetese të shëndetshme. Një stil i tillë në vetvete e bën njeriun më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, diabeti apo ishemia. Këtë e thotë një dokument shkencor i publikuar në revistën Circulation, një publikim i shoqatës amerikane të zemrës.
Sipas kësaj analize, koha dhe mënyra e të ngrënit ndikon në faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe ishemisë. Si pasojë e stilit kaotik të jetesës, njerëzit nuk i përbahen rregullit të tre vakteve në ditë. Ata përshtaten me aq vakte sa mund të përballojnë gjatë ditës. Kjo do të thotë, se në vend të të ngrënit një drekë të shëndetshme, shumë njerëz mjaftohen me diçka të shpejtë. Një ushqim i shpejtë nuk është domosdoshmërisht i shëndetshëm.
Marie Pierre St-Onge, eksperte e mjekësisë ushqimore në universitetin e Kolumbias në Nju Jork, shpjegon se oraret e ngrënies kanë efekt tek shëndeti. Sipas saj ato ndikojnë tek ora e brendshme e trupit. Për shembull, nëse njeriu ushqehet gjatë një faze jo aktive siç është gjumi, ora e brendshme ndërrohet duke ndryshuar metabolizmin e ushqyesve. Në këtë mënyrë, njeriu mund të shtojë më shumë në peshë dhe të jetë i prekur nga inflamacioni.
Ngrënia e mëngjesit mund të parandalojë sëmundjet kronike
Mëngjesi është padyshim vakti më i rëndësishëm i ditës, por njerëzit sot nuk kanë shumë kohë për tu ulur në tavolinë e për të ngrënë siç duhet. Studimet, kanë konfirmuar se heqja dorë nga mëngjesi rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare e shumë të tjerave. Përveç kësaj, këto sëmundje janë më të pranishme tek njerëzit që nuk janë të vëmendshëm ndaj orareve të të ngrënit. Nëse njeriu i përmbahet orareve të ngrënies së mëngjesit, drekës dhe darkës, mundet të parandalojë mbipeshën, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.
Më shumë vëmendje ndaj ushqyerjes
Studimet, thonë se njeriu duhet të jetë i vëmendshëm ndaj planifikimit të vakteve dhe përzgjedhjes ushqimore.Në këtë mënyrë, njeriu mund të shmangë ushqyerjen e nxitur nga emocionet.Këto të fundit nxisin shumë episode të pakëndshme të ngrënies së tepërt, pavarësisht mungesës së urisë.Një gjë e tillë rrit numrin e kalorive të marra. Nga ana tjetër ul sasinë e ushqyesve të domosdoshëm për mbarëvajtjen e organizmit. /S.H /NOA.al
Lajini mirë patatet pa ua hequr lëkurën. Prijini në copa 1 cm dhe gatuajini në avull për 4-5 minuta.
Në një tigan me anët e larta skuqni hudhrën e shtypur në 2 lugë vaj ulliri. Kur të jetë skuqur hudhra, mund ta lini ose ta hiqni sipas dëshirës, shtoni kërpudhat dhe skuqini për 2-3 minuta.
Pas kësaj hidhni menjëherë patatet e ziera në avull dhe lërini të gatuhen bashkë me kërpudhat për 5 minuta, më pas hidhni lëngun e perimeve.
Vëreni të ziejë, hidhini kripë dhe me një frulator reduktojini pa i prishur patatet dhe kërpudhat. Shërbejeni me majdanoz të freskët dhe pak piper.
Një tortë e veçantë që nuk bën uau në pamje, por në shije, jua propozojmë sot si ëmbëlsirë pas dreke.
Për ta përgatitur atë, merrni vezët dhe nxirrni të verdhat veç. Tundni të bardhat e vezëve me sheqer dhe shtoni bajamet, sheqerin e vaniljes dhe miellin.
Në një tepsi të lyer me gjalpë piqni disa feta me këtë lëndë që përftuat pavarësisht madhësisë së tyre.
Nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen.
Ndërkohë zieni në avull të verdhat e vezëve dhe sheqerin duke shtuar çokollatë të shkrirë më parë, si dhe vanilje.
Pasi të bëhet një masë e njëtrajtshme hiqeni nga zjarri që të ftohet. Më pas shtoni gjalpin e tundur më parë dhe këtë masë që përftohet do ta hidhni në copat e pjekura në furrë. Më pas hidhni edhe arrat e grira dhe, gati!
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, madje është vërtetuar se ngrënia e mëngjesit mban nën kontroll peshën edhe urinë gjatë ditës.
Shumëkush e nis ditën duke konsumuar në mëngjes një kafe të shpejtë ose një gotë qumësht, por në fakt këto dy pije nuk duhet kurrsesi të zëvendësojnë mëngjesin, vaktin më të rëndësishëm të ditës. Ndaj thuajini po kafes dhe qumështit, por këto dy produkte nuk mjaftojnë, për këtë arsye po ju këshillojmë disa ushqime që duhet t’i konsumoni për mëngjes.
“Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”; mund të duket si fraza tipike e çdo gjysheje, por në fakt ka vlera të shumta shëndetësore, sidomos për mirëqenien e shëndetit tonë. Madje është vërtetuar se ngrënia e mëngjesit mban nën kontroll peshën edhe urinë gjatë ditës.
Këshilla
Një gamë e madhe studimesh mbështet idenë se konsumimi i mëngjesit çon në shëndet më të mirë dhe një indeks të masës trupore më të ulët (BMI). Madje studimi tregon se pas ngrënies së mëngjesit do të digjni më shumë kalori gjatë ditës sesa mosngrënia e mëngjesit nga frika se merrni më shumë kalori.
Tërshëra
Tërshëra është një ndër ushqimet më të mira që mund të hamë; ky produkt është i pasur me fibra, proteina vegjetale, vitamina të grupit B. Tërshëra përmban gjithashtu minerale sikurse është hekuri dhe magnezi.
Me konsumimin e tërshërës ulet rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiake falë një fibre të quajtur beta –glukano, përbërës e cila mund të përmirësojë nivelin e kolesterolit.
Kjo fibër gjithashtu ushqen probiotikët, duke ndihmuar bakteret mike të zorrëve për të mbijetuar dhe lulëzuar.
Vezë
Vezë është e pasur me vitaminë A, D dhe B12. Dy vezë të mëdha përmbajnë mbi 50% të kolinës, e njohur si vitamina J, për të cilën trupi jonë ka nevojë çdo ditë, ndikon pozitivisht tek kujtesa, humori dhe kontrolli muskulor.
Një vezë e vetme përmban rreth 8 gramë proteinë; element thelbësorë pasi çdo pjesë e trupit tonë kërkon proteinë; qoftë lëkura, gjaku dhe kockat.
Në mëngjes ideal do ishte konsumimi i dy vezëve të ziera.
Fara
Fara susami, chia, lule dielli, lino dhe kungulli…. lista e farave është tepër e gjatë.
Shtojini këto fara në drithëra, smoothi dhe madje edhe produkte të pjekura. 30 gramë fara përmbajnë 10 gramë proteina.
Farat përmbajnë minerale të shumta që nga zinku, magnezi, hekuri dhe kalciumi; të cilat do ju ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar.
Yogurt pa sheqer
Yogurti grek njihet për vlerat e shumta shëndetësore. Ndaj dhe këshilla kryesore kur përzgjidhni një kos duhet që të ketë pesë ose më shumë shtame të kulturave bakteriale, por sasia nuk duhet të kalojë 150 gramët.
Yogurti është perfekt nëse jeni në dietë, sidomos për tu ngrënë për mëngjes, por nëse dëshironi që ato të jenë pak më të ëmbël, thjesht shtoni frutat e copëtuara!
Kosi grek është plot me kalcium, ka një përmbajtje të lartë proteinash dhe shumë versione janë pasuruar me vitaminë D.
Banane
Vlerat ushqyese të bananes i dinë të gjithë. Folatet dhe vitamina B6 e pranishme tek bananet ndihmojnë në prodhimin e serotoninës, hormonit që përmirëson humorin dhe redukton ankthin.
Fibra e tretshme gjithashtu ndihmojnë në uljen e kolesterolit, duke e hequr atë nga trakti gastrointestinal dhe penguar lëvizjen e tij drejt enëve të gjakut. Për një furnizim shtesë të shëndetshëm të zemrës, gjatë mëngjesit prijini bananen në feta dhe shtojini ato në tërshëra me një lugë farash chia ose arrë.
Qumësht
Një gotë qumësht në mëngjes furnizon trupin me rreth 13 gramë proteinë. Konsumimi i qumështit në mëngjes është një zgjedhje shumë e mirë, sidomos kur jeni për vrap.
Duhet të dini se qumështi është i përbërë rreth 80% ujë, por përmban edhe minerale si kalciumi, kaliumi; të cilat ju ndihmojnë të hidratoni trupin tuaj. Nuk këshillohet t’i shtoni qumështit sheqer apo kakao.
Integralet
Drithërat integral ofrojnë përfitime antioksiduese, duke mbrojtur indet nga efektet e dëmshme dhe inflamatore.
Për më tepër, ato janë të pasura me minerale të tilla si kalcium, kalium, magnez, zink dhe hekur: çelësi për imunitetin e përgjithshëm dhe shëndetin e zemrës. Vitaminat B që gjenden në drithëra gjithashtu ndihmojnë trupin të shndërrojë ushqimin në energji.
Çaj i zi ose kafe
Ekzistojnë studime të shumta që lidhin antioksidantët dhe kafeinën që gjendet tek çaji dhe kafeja pa sheqer tek përfitimet që sjell shëndetit; duke përfshirë një rrezik të zvogëluar të sëmundjeve kronike si dhe një aleate në administrimin e peshës.
Si kafja ashtu edhe çaji janë pije me zero kalori.
daj ju këshillohet që një alternativë për mëngjes do të ishte konsumimi i 500 ml ujë, kafeje ose çaji pa sheqer. Kjo do t’ju ndihmojë të mbani hidratimin ditor në këmbën e djathtë dhe të siguroni rikuperimin e rezervave të ujit të përdorur gjatë natës.
Avokado
Ky frutë ka një përzierje unike të yndyrave të shëndetshme, ujit dhe fibrave dietike. Ky kombinim rrit ndjenjën e ngopjes, duke ju bërë më pak të ngjarë të hani gjatë pjesës tjetër të ditës.
Bukë e thekur me vezë të copëtuara dhe avokado, e cila përmban vitamina dhe minerale B.
Sipas studimeve, yndyrat e pangopura në avokado lidhen gjithashtu me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, kacereve të lidhura me stilin e jetës dhe diabeti.
Fruta pylli
Vetëm një filxhan me fruta pylli përmban deri në 9 gramë fibra, rreth 50% të dozës së domosdoshme të vitaminës C, me vetëm 60 kalori. Antioksidantët e pranishëm tek frutat e pyllit mbrojnë qelizat.
Konsumimi sa më shumë i këtyre frutave mbron enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Në rast se frutat e pyllit nuk ju pëlqejnë shumë atëherë mund të përzgjidhni agrumet, mollë, kajsi, qershi dhe pjepër.
Ato janë plot me kalium dhe ndihmojnë në ekuilibrin e presionit të gjakut dhe për të zvogëluar ënjtjen./ Agro Web
Fryerja e barkut dhe kilet e tepërta janë një shqetësim për shumë njerëz. Me recetën e mëposhtme, ju mund të përgatitni “një sallatë diuretike”, e cila mund të konsiderohet edhe një pjatë, e lehtë dhe e këndshme për të gjithë familjen, informon noa.al.
Kjo është një sallatë ideale për t’u konsumuar në çdo rast, veçanërisht në ditët kur keni ndjesinë e fryrjes dhe ndjeni nevojën për të konsumuar diçka të lehtë, por të mirë, e cila ndihmon të shfryhemi pa na shtuar dëshirën për të ngrënë.
Pikërisht kjo sallatë diuretike eliminon ndjenjën e fryrjes, por në të njëjtën kohë ju bën të ndiheni të ngopur.
Ajo është gjithashtu e lehtë për t’u përgatitur, duke qenë një sallatë, por është thelbësore që të gjithë përbërësit e evidentuar më poshtë të jenë të pranishëm, për ekuilibrin e duhur.
Kjo është një pjatë e dobishme për të zëvendësuar një vakt e për tu ndjerë të lehtë; për të shfryrë barkun, për të larguar lëngjet e tepërta dhe për të djegur dhjamin.
Përbërësit
1 avokado
1 kastravec
225 gramë domate qershi
20 gramë qepë të kuqe të copëtuar
2 lugë gjelle vaj ulliri
20 gramë majdanoz
40 gramë djathë feta
1 lugë gjelle uthull molle.
Në një tas sallate, nisni të fusni fillimisht trangullin e prerë në feta dhe domatet e ndara më dysh. Shtoni qepën e kuqe të prerë në copa të vogla. Merrni avokadon dhe pasi ta keni qëruar, priteni në feta dhe futeni në tas. Më tej shtoni djathin e në fund, majdanozin në degë të copëtuar, vajin dhe uthullën. Përzieni dhe gati, ju bëftë mirë!
/noa.al
Një 3-vjeçar me origjinë shqiptare është shndërruar në një yll në rrjetet sociale, falë aftësive të tij të jashtëzakonshme për gatim.
Ilirian Kameraj që jeton në Nju Jork në SHBA, ka eksperimentuar në kuzhinë me nënën e tij, që kur ishte më pak se një vjeç. Dashuria e vogëlushit shqiptar për gatimin nisi pas një videoje që pa në Youtube.
Ai e nisi me një ushqim të lehtë dhe përfundoi duke ndihmuar mamanë e tij, Dorentinën të gatuante një pulë të pjekur.
Angazhimi i tij në kuzhinë, nisi si një mënyrë për ta argëtuar atë gjatë pandemisë, kur dhe e ëma filloi t’i publikonte videot në Tik Tok, duke grumbulluar miliona ndjekës.
Ai shfaqet në kuzhinë me kapelën e një shefi, ndërsa gatuan ushqime të ndryshme: sallatë me spinaq, spageti dhe qofte, pica, mish qengji, byrek me kungull, gjel deti, ëmbëlsira etj. /noa.al/